Të shtëna në një shkollë në Florida, raportohet për viktima

Periskopi.com Lajme

Ai ka shtuar se policia e di kush është sulmuesi, ndërsa sipas disa raportimeve tashmë ai edhe është arrestuar.


Mediat amerikane raportojnë për viktima në një incident të armatosur në një shkollë të mesme, në Portland, Florida.

Situata po vazhdon dhe policia është në përpjekje për të neutralizuar agresorin, raporton KTV.

Policia u ka bërë thirrje nxënësve dhe mësuesve në Marjory Stoneman Douglas High School që të barrikadohen derisa t’i gjejë policia.

Edhe presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar për incidentin duke u lutur për viktimat.

“Asnjë fëmijë, mësues apo kushdo tjetër nuk bën të ndihet i pasigurt në një shkollë amerikane”, ka shkruar ai në Twitter.