ohio

Të shtëna armësh në Universitetin e Ohios

Në kampusin e Universitetit Shtetëror të Ohios janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, njofton CNN, duke u bazuar në raportimet e Departamentit për Siguri Publike.

Periskopi.com Lajme

Njerëzve u është kërkuar që të mos frekuentojnë vendin dhe të shmangin daljet jashtë.

Nuk ishte bërë e qartë menjëherë se çfarë kishte ndodhur.

Një student i vitit të dytë, Wyatt Crosher, ka thënë se ka dëgjuar të shtëna të cilat ai beson se vinin nga një ndërtesë matën rrugës.

“Unë dhe cimeri im dëgjuam tri ose katër të shtëna nga ana tjetër e rrugës, dhe menjëherë dëgjuam policinë dhe ambulancën”, ka treguar 19 vjeçari.

“Nuk mund të shihnim ndërtesën prej nga erdhën të shtënat, pasi pamja në atë pjesë është e bllokuar”.