capture

Të shtëna me armë në Deçan, plagoset një person

Në Deçan ka ndodhur sot plagosja e një personi në qendër të këtij qyteti.

Periskopi.com Lajme

Policia ka rrethuar hapësirën rreth një dyqani të ushqimit ku mendohet se ka ndodhur kjo plagosje.

KALLXO.com ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë Rajonale të Pejës Xhevat Ibraj, por ai me arsyetimin se ndodhet në një takim, ende nuk është përgjigjur.

Sipas burimeve të KALLXO.com në Spitalin Rajonal të Pejës gjendja e të plagosurit që është dërguar në emergjencë është jashtë rrezikut për jetë.

Një vrasje në Deçan ndodhi në prill të këtij viti.