te

Të hënën Rama takohet me Merkelin, kjo është tema e diskutimit

Qeveria e Gjermanisë përmes zëdhënëses së saj ka bërë të ditur që Kancelarja e Qeverisë së Gjermanisë, Angela Merkel, të hënën do ta presë në një takim zyrtar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën raporton Gazeta Blic.

Periskopi.com Lajme

Ulrike Demmer, zëvendëszëdhënëse e Merkelit ka njoftuar mediat gjermane që Merkel do ta presë në zyrën e saj, me datën 28 Nëntor Kryeministrin Rama dhe me këtë rast është bërë e ditur që në këtë takim të përbashkët do të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rasjonale si dhe çështja e avitjes së Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Tirana këto ditë ka pritur e shokuar deklaratën e Deputetit Günther Krichbaum (CDU) i cili është edhe Kryetar i Komisionit për Politikë Europiane dhe në Shqipëri ka bërë të ditur qëndrimin e fraksionit më të madh në Bundestag-CDU-së që Shqipëria nuk do i nisë negociatat për anëtarësim në BE pa i plotësuar Shtatë kushte.

Kjo ka nxitur shumë opinionistë dhe politikajë shqiptarë që të sulmojnë Kirschbaum-in. Ajo që opinioni tiranas ka harruar: ishte pikërisht ky grup parlamentar që Serbisë para pesë vitesh i pat vënë gjashtë kushtet e famshme për fillimin e negociatave me Kosovën.

Dhe ajo që Edi Ramën do ta presë të hënën në Berlin do të jetë e njejta situatë: Merkel do t’ia përsërisë të njejtat kushte Edi Ramës- të cilat ky në ndërkohë duhet t’i ketë mësuar përmendësh. /Gazeta Blic/