12589-780x439

Të hani kungulleshka luftoni sëmundjet

Për dhjetë vjet me radhë në Florida janë realizuar studime epidemologjike në mbi 15 000 persona, të cilëve iu kërkua të bashkëpunonin duke ngrënë sasira të mëdha kungulleshkash.

Periskopi.com Shëndeti

Pas dhjetë vitesh u pa se hasja e tumorit në mushkëri tek duhanpirësit ishte më e ulët në tridhjetë përqind në krahasim me rastet e tjera në vend.

U vërtetua në këtë mënyrë se kungulleshka është një armë e fortë në profilaksinë e disa llojeve të tumorit.

Janë të pasura me fibra, kalium, vitamina A dhe C, mangan, minerale që nuk i hasni në prodhimet e mishit dhe të qumështit, e që e përmirësojnë kujtesën dhe e përshpejtojnë shërimin e plagëve.

Kanë pak kalori dhe sheqer, e janë të hatashme nëse jeni në dietë dhe të këshilluara për diabetikët. Kanë shije të butë dhe neutrale, prandaj edhe mund t’i kombinoni me të gjitha ushqimet.

Janë burim i mirë për acid folik, që ul rrezikun për kancer në zorrë të trashë.

Kungulleshka është shumë e pasur me ujë (93% ujë), përmban kripëra minerale (kalium, hekur, fosfor, kalcium) dhe vitamina (B2, PP, A, dhe sasi të vogla vitamine C).

Është një nga perimet që stomaku tret shumë shpejt dhe ideale është të gatuhet me avull (në këtë mënyrë nuk humb kripërat minerale).

Kungulleshkat kanë fuqi të lart pastruese për organizmin (nga toksina të ndryshme).

Është e këshillueshme personave që kanë probleme me kapsllëkun (në këtë rast kungulleshkat duhen gatuar me gjithë lëkurë e cila është e pasur me fibra), celulitin dhe personave që vuajnë nga veshkat (gurë apo ciste).

Kungulleshka është një nga perimet që gjen përdorime të shumta në kuzhinat tona. Mund të gatuhen të skuqura, në furrë (të mbushura), në supa me perime të tjera, ose në fërgesat e vezëve. /Telegrafi/