avioni

Vdekja e djeshme e futbollistëve na kujton vitin 1958 në të cilën pësuan futbollistët e Man Utd

6 shkurti është një datë që i rikthen dhembjen Manchester Unitedit dhe tifozëve të këtij klubi të madh anglez.

Periskopi.com Sporti

Në këtë datë të vitit 1958, skuadrës së atërhershme të United i kishin vdekur tetë futbollistë dhe tre anëtarë të stafit të klubit, ndërsa numri total i viktimave arrinte shifrën e 23 personave.

Kjo kishte ndodhur për shkak të rrëzimit të aeroplanit, me të cilin skuadra e Unitedit po rikthehej drejt Anglisë, pasi kishte zhvilluar ndeshjen ndaj Yllit të Kuq të Beogradit, ndeshje kjo në kuadër të Kupës Europiane.

Avioni në fjalë ishte ndaluar përkohësisht në Mynih të Gjermanisë për t’u furnizuar.

Aeroplani kishte provuar dy herë nisjen drejt Anglisë, por kishte dështuar.

Ndërsa, në përpjekjen e tretë ai u rrëzua, duke shkaktuar shumë viktima.

Futbollistët të cilët vdiqën nga ky aksident:

Roger Byrne (28), Eddie Colman (21), Mark Jones (24), David Pegg (22), Tommy Taylor (26), Geoff Bent (25), Liam Whelan (22) dhe Duncan Edwards (21), të gjitha vdekur së bashku me sekretarin e klubit Walter Crickmer, trajner Tom Curry dhe trajneri Bert Whalley.

Tetë gazetarë vdiqën: Alf Clarke, Tom Jackson, Don Davies, George Fellows, Archie Ledbrook, Eric Thompson, Henry Rose, dhe Frank Swift i cili ishte një ish-lojtar i Manchester City.

Ndër futbollistët që i shpëtoi vdekjes nga ky aksident, ishte edhe legjenda Sir Bobby Charlton.

Këtë e rikthyem në vëmendje pas rrëzimit të djeshëm të aeroplanit në të cilin gjendej skuadra braziliane Chapecoense, ku i vdiqën gati e gjithë skuadra në Kolumbi. /Periskopi.com