Të gjitha që duhet t’i dini për ndeshjen e zjarrtë që luhet sot mes Juventusit dhe Tottenhamit

Periskopi.com Sporti

Juventus dhe Tottenham ndeshen për herë të parë, derisa normalisht Juventus është skuadra më me përvojë në këtë përballje.

“Zonja e Vjetër” ka një ecuri prej 6 ndeshjeve pa humbje përball skuadrave nga Premiership, me 3 fitore e 3 barazime, duke i fituar të tri ndeshjet e fundit me ekipet nga Premier League dhe e fundit ishte ajo kundër Manchester City-t në Torino me rezultat 1-0, në fazën e grupeve të sezonit 2015/16.

Kurse, rezultatet në shtëpi të Juventus kundër ekipeve angleze janë: 13 fitore, 5 barazime dhe 3 humbje.Tottenham në anën tjetër, përballjen e fundit me ekipet italiane në fazën e top 16 skuadrave, e kishte me Milan në sezonin 2010/2011, të cilin e mposhti me rezultat të përgjithshëm 1-0, pasi kishte arritur ta mposhtë në Milano.Megjithatë klubet nga Londra kanë arritur të shënojnë vetëm 4 fitore në 14 ndeshjet e tyre në udhëtim në garat evropiane, duke barazuar në 4 dhe u mposhtën në 6 prej tyre.

Kurse, bilanci i dueleve të Tottenham me ekipet italiane është me 5 fitore, 6 barazime dhe 4 humbje. Nga këto fitore, vetëm një herë ka arritur të triumfojë në Itali, derisa është mposhtur 4 herë dhe ka barazuar 3.Fitorja e vetme në Itali, ishte ndaj Fiorentinës me rezultat 2-0 në Europa League, në fazen e 1/8 së finales në sezonin 2014/15.