Të famshëm në publik, por jo në sytë e fëmijëve të tyre

Periudha e rritjes mund të jetë një periudhë e vështirë për të gjithë fëmijët e posaçërisht për ata që prindërit i kanë të famshëm.

Periskopi.com Showbiz

Në rrjetet sociale është bërë trend që të famshmit të postojnë fotot e fëmijëve të tyre, por ka fëmijë të atillë që nuk ju pëlqen aspak sjellja e prindërve të tyre të famshëm. Dhe fëmijët e yjeve, për të cilët do të flasim më poshtë, turpërohen nga prindërit e tyre dhe tërë asaj që ata përfaqësojnë, ndërsa për postimet në internet as të mos flasim. Në publik fshihen, ikin nga ata dhe mendojnë se prindërit e tyre nuk janë aspak “cool”, respektivisht se i turpërojnë në çdo hap. Eh, kush do ta mendonte këtë?!

Lily Rose 16 vjeçe është e bija e aktorit Johnny Depp dhe këngëtares Vanessa Paradis dhe nuk ka nevojë të brengoset, sepse ka trashëguar gjenet e tyre të mrekullueshme. Mirëpo, siç e ka pranuar vetë aktori, vajza e tij turpërohet me mënyrën se si vishet ai, pasi ajo mendon se atij i ka kaluar koha që të vishet si roker, prandaj turpërohet nga ai. Ireland Baldwin edhe pse tashmë është një yll në vete si modele dhe e di si shkojnë punët në shoubiznes, disa herë ka deklaruar se turpërohet me babanë e saj Alec Baldwin, për mënyrën se si ai ende ekspozohet në rrjetet sociale. Edhe fëmijët e aktores Resse Witherspoon mendojnë se e ëma e tyre e famshme nuk është aspak “cool”.

Ajo e ka pranuar se vajza Ava dhe djali Dickon, me të gjitha mënyrat mundohen ta shmangin paraqitjen e tyre me të ëmën në publik. Britney Spears është ankuar se djemtë e saj nuk duan që ajo t’i puthë në publik, ndërsa vajza e Madonna-s, Lourdes, ka deklaruar se mamaja e saj e ka turpëruar me albumin “Rebel Heart”, pasi kënga “Holy Water” flet për seksin oral.