samsung

Të enjten prezantohen Samsungët e ri, këto janë pamjet dhe risitë e tyre (Foto)

Periskopi.com Tech/Auto

Samsung të enjtën do të prezentoi tri modelet e reja në Malajzi, Galaxy A7 (2017), Galaxy A5 (2017) dhe Galaxy A3. Të tri modelet do të jenë me Android 6.0 ndërsa risi e tyre është rezistenca ndaj pluhurit dhe gjurmët e gishtave.

Galaxy A7 vije me ekran Full HD, me kamerë 16 mega pixel, me kapacitet 32 GB, bateri 3600 mAH ndërsa në dispozicion do të jenë ngjyra e zezë, blu, rozë dhe gold.

Galaxy A5 ka ekran amoled me rezolucion 1080p, me kapacitet 32 gb, kamerë 16 mega pixel, bateri 3.000 mAH ndërsa në dispozicion janë ngjyrat e zezë, kaltër pink dhe gold.

Galaxy A3 është pak më i ngadalshëm, memoria është 2 giga bajt, bateria 2.350 mAH ndërsa ngjyrat e mundshme janë e zezë, pink e kaltër dhe gold./Indeksonline/