fenerbahce-sk-v-manchester-united-fc-uefa-europa-league

Talenti i madh: Do ta refuzoja Manchester Unitedin (Foto)

Anësori i Genk, Leon Bailey thotë se do të refuzonte kalimin te Manchester United, në rast se klubi nga Old Trafford nuk i garon atij vendin në formacionin bazë.

Periskopi.com Sporti

Gara për një vend në formacionin e trajnerit Jose Mourinho është shumë e madhe, pasi lojtarë si Memphis Depay, Anthony Martial apo edhe Henrikh Mkhitaryan nuk përfshihen shpesh në formacionin bazë.

“Nëse Manchester United dëshiron të nënshkruajë me mua, ata duhet të më japin garancinë se unë do të luaj rregullisht, përndryshe unë do t’i refuzojë ata. Kjo është aq e thjeshtë”, deklaroi Bailey.

bailey

/Periskopi.com