92791040_036675332-1

Tajlanda shpall mbretin e ri

Princi i Tajlandës Maha Vajiralongkorn, 64 vjeçar, është bërë mbreti më i ri i këtij shteti, duke qenë pasardhës i babait të tij Mbretit Bhumibol Adulyadej, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Periskopi.com Lajme

Ai e ka marrë fronin dhe e tërë ngjarja është transmetuar në televizion para parlamentit të vendit.

Mbreti Bhumibol, që ishte monarku që ka sunduar më së gjati në botë, ka vdekur me 13 tetor.

Mbreti i ndjerë ishte parë si shtyllë e stabilitetit, gjatë shtatë dekadave të trazirave politike në Tajlandë.