Tahiri ka një deklaratë të papritur për Korab Sejdiun pas dorëheqjes së tij nga AKR

Periskopi.com Lajme

 

Labinot Tahiri, deputet nga radhët e AKR-së ka thënë se Korab Sejdiu vazhdon të jetë në partinë e tyre, ndonëse ky i fundit sot dha dorëheqje.

”Unë mendj që është Korabi në partinë tonë. Do t’i shqyrtojmë vendimet e tij me Behgjet Pacollin. Unë mendoj që është akoma. Mund të kthehet prap në parti, ne e presim sepse ka kontribuar shumë për AKR-në’’, ka thënë Tahiri, transmeton Periskopi.

Ndërsa Labinot Tahiri ka deklaruar se nuk e di pse pjesa tjetër e PAN nuk ka ardhur në seancë, duke shtuar se nuk i takon Behgjet Pacolli lojërave politike./Periskopi/