Kosovari nuk ka vizë për të shkuar në gjykimin e tij në Zvicër

Periskopi.com Lajme

E veçanta në këtë proces gjyqësor është se i dënuari nuk ka qenë fare aty ku i është bërë gjyqi, shkruan aargauerzeitung.ch. Kjo ka ngjarë pasi që ai ndodhet në Kosovë dhe nuk është arritur të sigurohet vizë për ardhje në Zvicër.

Gjykata e Qarkut në Bremgarten e ka dënuar një kosovar 36 vjeçar si vjedhës serik me 27 muaj burg pjesërisht me kusht prej 4 vitesh (9 muaj duhet t`i mbajë efektivisht) dhe me 900 franga gjobë. Por e veçanta në këtë proces gjyqësor është se i dënuari nuk ka qenë fare aty ku i është bërë gjyqi, shkruan aargauerzeitung.ch. Kjo ka ngjarë pasi që ai ndodhet në Kosovë dhe nuk është arritur të sigurohet vizë për ardhje në Zvicër.

Ndonëse prokuroria kishte dhënë për të urdhrin për t`u sjellë në Zvicër dhe vetë i dënuari kishte shprehur vullnetin për të ardhur, por ai  nuk e kishte ditur se për këtë i nevojitej viza që e lëshon Ambasada e Zvicrës në Kosovë, transmeton albinfo.ch. Kështu ka thënë avokati i tij në proces.

Prokurori ka thënë se sa i përket akuzës, kosovari ia ka lehtësuar punën, pasi që ai i ka pranuar të gjitha. Nga ana tjetër avokati ka thënë se klienti i tij ishte deklaruar se dëshironte ta mbante dënimin në Zvicër. Ndërsa lidhur me deliktet e kryera ai kishte thënë se në atë kohë ka qenë “i ri dhe i marrë”. Bëhet fjalë për kohën në mes viteve 2005 dhe 2006, kur ai kishte qenë 24 deri 25 vjeçar, përcjell albinfo.ch. Vlera në para e presë që ka vjedhur ai ka qenë rreth 43 mijë franga ndërsa si bashkëpjesëmarrës dy “kolegë” të tij tashmë janë dënuar.

Pasi që veprat për të cilat i akuzuari ngarkohet kanë ndodhur më shumë se 10 vite më parë, gjyqtari ka thënë se më e udhës ka qenë që të bëhej një gjykim me procedurë të shkurtër se sa një procedurë e rregullt.

Sigurisht, ka thënë gjyqtari, kosovari synon që pas vuajtjes së dënimit të vazhdojë qëndrimin në Zvicër, ku jeton e shoqja me të cilin kanë një fëmijë. Por, nëse kjo dëshirë do t`i plotësohet ose jo, do të vendosin autoritetet për migracion.

Zvicerania zbulon rrënjët e saj kosovare

“Meqë ndodhi të jetoja në Zvicër, në fshatin e bukur Reichenburg, mendoj se kam qenë shumë më me fat se sa po të jetoja në Kosovë”, ka thënë pa ekuivoke Karina alias Laura

Periskopi.com Lajme

Karin Dubler, e lindur dhe e rritur në Zvicër, nuk kishte menduar ndonjëherë se ajo në të vërtetë ishte e lindur nga dy prindër shqiptarë dhe se pastaj një çift zviceran e kishte adoptuar. Këtë çift ajo e kishte njohur si nënë dhe baba deri në ditën kur i ka mbushur 18 vjeç, shkruan albinfo.ch duke iu referuar emisionit të televizionit zviceran SRF1.

Atë ditë ajo e kupton se emri i saj i parë ishte Laura Rushiti dhe se prindërit e saj biologjikë e kanë dorëzuar te prindërit adoptues, Erika dhe Eroch Dubler, menjëherë pas lindjes.

“Për shkak të pamjes unë mendoja se mund të isha nga Portugalia ose nga Spanja”, thotë Karin Dubler sot 23 vjeçare, në emisionin “Meine frende Heimat-Kosovo” që u emetua sonte në SRF1.

Pesë vjet pasi ka kuptuar prejardhje e saj, Laura së bashku me babanë e saj adoptues, Erichun ka ndërmarrë një nismë të guximshme, e cila do t`ia ndryshojë fare jetën: të shkojë në Kosovë dhe të takojë prindërit biologjikë. “Meqë ndodhi të jetoja në Zvicër, në fshatin e bukur Reichenburg, mendoj se kam qenë shumë më me fat se sa po të jetoja në Kosovë”, ka thënë pa ekuivoke Karina alias Laura, përcjell albinfo.ch. Këtë e thotë ajo ndërsa është duke ecur me makinë nëpër Kosovë me babanë e sa adoptues.

Ajo kishte synimin që të njihte rrënjët e saj për të plotësuar një boshllëk dhe që të fitojë ndjenjën e përkatësisë, ka thënë ajo për emisionin, duke arsyetuar vendimin për të ndërmarrë këtë udhëtim.

Por, para se të takojë prindërit ajo dëshiron që fillimisht të njohë vendin dhe njerëzit e Kosovës. Për këtë arsye së bashku me babanë, Erichun ajo ndërmerr një udhëtim nëpër pika të ndryshme të Kosovës. Në këtë mënyrë ajo sikur dëshiron të familjarizohet me Kosovën para se të njohë prindërit, që pastaj takimi kaq i rëndësishëm t`i vijë më i lehtë.

Autorët e emisonit i përcjellin dy mysaforët nga Zvicra në pika pitoreske të Kosovës, në Prizren dhe në një fshat të Dukagjinit. Këtu ata provojnë specialitetin tradicional të Kosovës, flijën dhe befasohen se atë duhet ta konsumojnë pa thikë dhe piru. Karina mandej provon të veshë edhe kostumet kombëtare të trevës së Rugovës.

Përshtypjet janë shumë të mira, gjithkah i shoqëron mikpritja shembullore shqiptare, pamje të bukura të Prizrenit dhe të natyrës kosovare në përgjithësi ilustrojnë këtë udhëtim të rinjohjes.

Po ashtu edhe takimi me moshataret e saj në Prishtinë i lë përshtpje të thella Karinës. Ato e përshkruajnë gjendjen në Kosovë ashtu siç është, me tone të zymta por te mysafirja nga Zvicra lënë përshtypje me forcën dhe mendjen e hapur të tyre, siç shprehet. “Nuk kisha pritur diçka të tillë”, thotë ajo.

Karina kishte takuar tashmë njëherë nënën biologjike por jo edhe babanë. Kështu ajo ka shumë emocione dhe dilema para se ta realizojë këtë takim. Babai në fund e pret por nuk pranon që takimi me të bijën të filmohet.

“Unë mund të identifikohem më shumë me kosovarët në Kosovë se sa me ata që jetojnë në Zvicër. Ata janë krejtësisht ndryshe”, e thotë Karina pa u hamendur, tek përshkruan  përshtypjet pozitive që ia lënë gjithandej shqiptarët në Kosovë.

Pjesë nga emisioni mund të shihni në këtë link:

http://www.srf.ch/sendungen/meinefremdeheimat/meine-fremde-heimat-kosovo-kurz-und-buendig

 

Zvicerania zbulon rrënjët e saj kosovare

Zvicra nuk sheh rrezik që do ta justifikonte ndalimin e vizitës së ministrit turk

"Shërbimet përgjegjëse për çështje të sigurisë në nivel të federatës janë të mendimit se vizita e planifikuar e ministrit turk në Cyrih aktualisht nuk paraqet ndonjë rrezikim të shtuar në mënyrë të veçantë të sigurisë së brendshme për Zvicrën.

Periskopi.com Lajme

Sipas një qëndrimi të publikuar sot nga Këshilli Federal, vizita e paralajmëruar për të dielën që vjen e ministrit të jashtëm turk Cavusoglu njuk përbën ndonjë shkallë të tillë rreziku e cila do ta arsyetonte kufizimin e lirisë së shprehje. Shërbimet përgegjëse për çështje të sigurisë në nivel të federatës janë të mendimit se vizita e planifikuar e ministrit turk në Cyrih aktualisht nuk paraqet ndonjë rrezikim të shtuar në mënyrë të veçantë të sigurisë së brendshme për Zvicrën. Për këtë shkak nuk ka arsye për një ndalim eventual të kësaj vizite, transmeton albinfo.ch komunikatën e qeverisë.

Delegacioni për siguri i Këshillit Federal, i përbërë nga përfaqësues të tri ministrive përgjegjëse e ka marrë në njohuri analizën përkatëse, të realizuar me kërkesën e Kantonit të Cyrihut. Mbi bazën e konstatimeve që ka bërë analiza në fjalë, Departamenti i Jashtëm (EDA) i është përgjigjur letrës së marrë nga kantoni i Cyrihut në lidhje me shqetësimet në fjalë. Letra hidhte dyshime lidhur me përgjegjshmërinë e një vizite të tillë.

Autoritetet federale do të vazhdojnë ta ndjekin me kujdes këtë zhvillim dhe janë të gatshme që t`i përshtasin rekomandimet e tyre, në varësi nga  nevoja. Të enjten është mbajtur një takim në Bernë në mes të një përfaqësueseje të ED-s dhe ambasadorit turk, në të cilin është biseduar lidhur me modalitetet e vizitës.

Autoritetet e federatës vazhdojnë të jenë në kontakt të ngushtë me ato të Kantonit të Cyrihut.

Zvicra ka konsideratë për rëndësinë e parimit bazë që mundëson lirinë e shprehjes së emndimit të lirë në vendin tonë. Ajo pret nga autoritetet e vendeve tjera, në veçanti nga ato tirke, që të kenë të njëjtën konisideartë për këtë të drejtë themelore, thuhet në fund të komunikatës së Këshillit Federal.

 

“Nuk shohim rrezik që do ta justifikonte ndalimin e vizitës së ministrit turk”

Familja Dehari zgjodhi zviceranët për hetime të pavarura (Video)

Familja e Astrit Deharit kanë zgjedhur një Institut në Zvicër për të bërë hetime dhe ekspertiza të pavarura për vdekjen e të birit.

Periskopi.com Lajme

Prindërit e Astritit, Xhemile dhe Avni Dehari kanë thënë se janë të bindur që djali u është vrarë, por megjithatë do e pranojnë rezultatin final.

Hetimet do të bëhen nga ekspertë dhe hetuesë të pavarur nga Qendra Universitare e Mjekësisë, në pjesën franceze të Zvicrës, me seli në Gjenevë, raporton Periskopi

Ekspertët e kësaj qendre, sipas tyre, kanë marr pjesë në ekspertiza në shumë raste të rënda brenda dhe jashtë shtetit të tyre.

Familja Dehari thotë se kanë zgjedhur Institutin në këtë shtet, meqë kanë jetuar shumë vite atje, kanë miq dhe besim të madh në punën që bëhet në Zvicër.

Besojnë se do të bëhet hetime të pavarura.

“Juridikisht do i besojmë, por shpirtërisht kurrë jo, sepse jam e bindur që djalin ma kanë vrarë”, ka thënë Xhemile Dehari, raporton Periskopi

“Për neve është e qartë se është vrasje,  por meqë Kuvendi i Kosovës mundëson dhe ka marrë vendim për angazhim të ekspertëve ndërkombëtare, atëherë le ta shohin çka po del”, tha Avni Dehari.

E në anën tjetër, përfaqësuesi juridik i kësaj familje, Tomë Gashi ka bërë të ditur se çështjet teknike do të rregullohen javën e ardhshme.

Gashi tha se nuk dihet sa do të zgjasin hetimet, por që sipas tij, të gjithë kanë besim në këtë Institut.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës  me një rezolutë obligon Ministrinë e Drejtësisë që të mbulojë shpenzimet për hetime dhe ekspertizë në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit./ Periskopi

 

 

Secili duhet të marrë 1000 euro rrogë nga shteti – pa punuar

Fitimet nga globalizimi janë të shpërndara gabimisht, mendon ekonomisti Thomas Straubhaar. Për këtë arsye ai propozon një rrogë bazike të pakusht. Straubhaar, 59-vjeçar, i ka parë nga afër pasojat e globalizimit. Qëndrimi i tij kritik vetëm sa u përforcua pas këtyre udhëtimeve. Në librin e tij të ri «Radikal i drejtë. Si e revolucionin shtetin social rroga bazike e pakusht», profesori zviceran i ekonomisë në Hamburg kërkon një kthesë radikale të sistemit.

Periskopi.com Intervista

 

Keni udhëtuar shumë për t’i parë pasojat e globalizimit. Çfarë keni mësuar?

Që ne duhet të mendojmë nga llimi. Të mendojmë se si e vlerësojmë pabarazinë. Si e matim. Nuk mjafton nëse shikojmë mesataren e ekonomive popullore. Shifrat ekonomke nuk e tregojnë historinë e plotë.

Çfarë heshtin ato?

Kam qenë në Amerikën Latine. Natyrisht e dija se atje pabarazia është më e madhe. Por është diçka tjetër ta përjetosh pabarazinë nga afërsia. Metrotë në Mexiko City janë të mbushura plot e përplot, njerëzit udhëtojnë një deri dy orë në mëngjes për të shkuar në punë dhe deri në dy orë në mbrëmje për t’u kthyer në shtëpi. Pastaj ata marrin rrogën minimale prej 80 pezo, pra katër euro – në ditë. Kjo ndodh në një qytet, i cili gjithsesi i ka shpenzimet e veta të përditshme.

Ju jeni i njohur si ekonomist që u beson mekanizmave të tregut. A është lëkundur botëkuptimi juaj?

Unë edhe më parë kisha dyshuar në teorinë e pastër të ekasitetit. Vëzhgimet e mia empirike i kanë përforcuar këto mendime kritike. Tepër gjatë i kemi besuar teorisë se tregtia e lirë, sipërmarrja e lirë, pak shtet automatikisht krijojnë barazi dhe se ne vetëm duhet të presim mjaft gjatë deri kur në fund do të shpërblehen të gjithë. Kur udhëton nëpër këto vende, atëherë rriten dyshimet. Kjo po tingëllon sikur mendoni se globalizimi ka dështuar. Nejse, pikësëpari globalizimi ia ka arritur që sot aq shumë njerëz të jenë më mirë se ndonjëherë më parë. Kurrë nuk kanë jetuar kaq shumë njerëz kaq mirë dhe kaq gjatë dhe kaq shëndetshëm se sot dhe këtë praktikisht po e përjetojnë të gjitha shoqëritë.

E ku qëndron atëherë problemi?

Njerëzit i refuzojnë situatat «win-win» (situatë kur përtojnë të gjithë), nëse timet ndahen në mënyrë të pabarabartë. Nëse krijoni një situatë në të cilën mund të tohen 100, por ju e ndani këtë tim 99 me 1, atëherë ai që e merr 1 nuk do ta quajë këtë zgjidhje si të ndershme dhe të pranueshme. Ndonëse ai objektivisht do të kishte më shumë se më parë.

Domethënë: të gjithë kanë përtuar, vetëm disa shumë më tepër.

Shumica e kanë të qartë se ekonomikisht i kanë punët më mirë se prindërit apo gjyshërit e tyre. Por ata po shohin se hendeku po bëhet dukshëm më i thellë. Dhe si në krizën e bankave timet po privatizohen dhe humbjet po socializohen. Të rinjtë po thonë se jeta është bërë më e vështirë. Pasiguria është më e madhe, planikimi është bërë më i vështirë. Për herë të parë prej një kohe të gjatë në Amerikë po rritet vdekshmëria e të punësuarve të moshës së mesme.

A po bëhet ky hendek edhe më i madh nga shtysa e digjitalizimit?

Po, prandaj unë angazhohem që të mësojmë nga gabimet e viteve të kaluara. Duhet të gjejmë mjete që shoqëria të mos polarizohet edhe më tutje nga globalizimi dhe digjitalizimi.

A nuk është vonë për këtë? Tani kur ata që e konsiderojnë veten viktima të globalizimit e çuan Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë?

Ndoshta kemi edhe një shans. Në Europë tek këtë vit mbahen zgjedhje. Besoj se ne mund të arrijmë një ringritje, e cila tregon: e kemi kuptuar, por reagojmë. Por nëse nuk e bëjmë këtë, atëherë do ta përjetojmë trumpizmin dhe neonacionalizmin edhe në Europë. Nëse nuk duam të kemi një Trump europian, duhet të ofrojmë diçka që njerëzve u jep një sinjal se ata nuk po mbesin mbrapa.

Punëdhënësit mund ta shohin rrogën bazike si shans historik për të hequr qafe në mënyrë elegante shpenzimet. A nuk ju bën kjo mosbesues kur menaxherët kryesorë befas ëndërrojnë për rrogën bazike?

Deri më tani ka qenë kështu: sapo përjashtohej dikush nga puna, shteti duhej të kujdesej për të. Ndërmarrjet nuk kishin asnjë punë me të. Në të ardhmen punëdhënësit duhet të kujdesen që të krijojnë një ambient ku punëtorët duan të japin kontributin e tyre.

Ndonjëri do t’i marrë 1000 euro dhe do të ndihet rehat.

Edhe rroga bazike nuk do ta krijojë një njeri më të mirë. Përherë ka njerëz që refuzojnë të punojnë, edhe në sistemin e sotëm. Por rroga bazike nuk është shpërblim për ndërprerje të punës, siç po thuhet shpesh. Rroga bazike legjitimon njerëzit, të cilët duan të bëjnë diçka. Kush është dobët i arsimuar, mund të largohet nga procesi i punës për një kohë dhe të shkollohet më tutje. Nga kjo për?tojnë të gjithë.

Por individi do të humbte pretendimet e tij individuale. Me 1000 euro do të paguhej gjithçka. Por kjo është e padrejtë. Dikush që jeton në malet e Bavarisë ia del me këtë shumë, një që jeton në Mynih me siguri jo.

Nëse ka arsye të mira për përjashtime, atëherë është plotësisht në rregull që ato të përmenden. Natyrisht edhe invalidi në karrocë nuk ia del me 1000 euro. Shteti në rast të tillë duhet të paguajë një kontribut shtesë./DP

Si mund të marrin shqiptarët “leje të përhershme qëndrimi” në Zvicër?

Në seancën e mbajtur në dhjetor, Dhoma Nacionale e Zvicrës ka miratuar ligjin e rishikuar për të huajt. Në formën e re ky ligj quhet “Ligji për të Huajt dhe Integrimin” dhe miratimi nga dhoma në fjalë është bërë pasi janë pastruar dallimet që kanë ekzistuar në mes të Dhomës Nacionale dhe asaj të kantoneve (Senatit) në pika të ndryshme, shkruan agjencia e lajmeve “Sda.ch”.

Periskopi.com Lajme

Me ligjin e rishikuar, leje të përhershme qëndrimi në Zvicër (Vizë C) mund të marrin vetëm ata të huaj që janë të integruar mirë në shoqërinë zvicerane, transmeton “Albinfo.ch”.

Të integruar konsiderohen ata të huaj që kujdesen për rendin dhe sigurinë, marrin pjesë në jetën ekonomike, ose arsimohen dhe kanë njohuritë e duhura gjuhësore.

Nga partitë e përfaqësuara në parlament, vetëm SVP/UDC e ka kundërshtuar ligjin e rishikuar. Sipas kësaj partie, integrimi i të huajve nuk është detyrë e shtetit. Nga ana tjetër, partitë që e kanë mbështetur ligjin kanë vënë theksin në koston e lartë që e shkakton integrimi i mangët i të huajve.

“Vizën C” të huajt mund ta humbin sërish, nën kushte të caktuara! Madje edhe nëse e kanë mbajtur për 15 vjet këtë vizë (leja e qëndrimit të përhershëm), ata mund të mbeten pa të, në rast se rrezikojnë rendin dhe sigurinë, ose janë të varur për një kohë të gjatë nga ndihmat sociale.

Nga viti 2020, zviceranët me pasaportë të re

Dizajni i ri dhe shenjat e reja të sigurisë duhet të zhvillohen gjegjësisht përpunohen gjatë dy deri tri viteve të ardhshme. Kostoja për krijimin e kësaj pasaporte sillet rreth 150 milionë franga

Periskopi.com Lajme

Rreth vitit 2020 pasaporta e sotme zvicerane do të zëvendësohet nga një model i ri pasaporte. Siç bën të ditur gazeta “Ostschweiz am Sonntag”, kostoja për krijimin e kësaj pasaporte sillet rreth 150 milionë franga.

“Dizajni i ri dhe shenjat e reja të sigurisë duhet të zhvillohen gjegjësisht përpunohen gjatë dy deri tri viteve të ardhshme”, ka thënë për gazetën, Christoph Föückiger nga Zyra Federale për Ndërtim dhe Logjistikë (BBL).

Nga ana tjetër ndërmarrja nga Kantoni i Aargaut Gemalto AG është ajo që e ka siguruar këtë punë, përmes pjesëmarrjes në tenderimin publik. Puna në fjalë përfshin edhe sigurimin e makinave që do ta bëjnë prodhimin.

Pasaporta aktuale zvicerane është në qarkullim nga 1 marsi i vitit 2010. Në vitin që po përfundon pritet të përmbyllet prodhimi i 700 mijë ekzemplarëve të kësaj pasaporte.

Nga viti 2020, zviceranët me pasaportë të re

Talenti shqiptar: Preferoj të luaj për Zvicrën para Shqipërisë dhe Kosovës

Florent Hadërgjonaj është në dyshim se për kë kombëtare do të luajë në të ardhme, por është shprehur se për momentin po mendon për Zvicrën.

Periskopi.com Sporti

“Teorikisht ende mund të zgjedh se për cilën Kombëtare mund të luajë: Zvicrën, Kosovën ose Shqipërinë. Të luajë për Zvicrën do të ishte një hap tjetër i rëndësishëm në karrierën time. Momentalisht preferoj Zvicrën”, tha ai.

Ai ka fituar vendin e titullarit tek ekipi gjerman. Ku në ndeshjen e fundit, asistoi në golin e vetëm të shënuar nga Ingolstadt në barazimin 1-1 përballë Wolfsburg. Menaxheri i Hadërgjonaj është Erdin Shaqiri, vëllai i Xherdanit.

73 mijë fëmijë të varfër në Zvicrën e pasur

Çdo të njëzeti fëmijë në Zvicër i mungojnë paratë për të jetuar. Dhe trefish më shumë janë të kërcënuar nga varfëria, konstaton një studim i qeverisë zvicerane. Kuota më e lartë e varfërisë së fëmijëve në BE është në Rumani. Jashtë BE-së varfëria e fëmijëve vazhdon të jetë e madhe në Kosovë, Shqipëri, Serbi dhe Maqedoni.

Periskopi.com Lajme

Në Zvicër jetojnë 73 mijë fëmijë në varfëri, 234 mijë janë të kërcënuar nga varfëria. Në amvisëritë pa njerëz të punësuar madje çdo i dyti fëmijë është i rrezikuar nga varfëria dhe çdo i pesti është i prekur nga skamja.

Faktor kyç për pengimin e varfërisë së fëmijëve është punësimi i të rriturve, të cilët jetojnë në amvistërinë përkatëse, thuhet në një studim të Entit Federal të Statistikave të Zvicrës (BFS), të publikuar të premten. Studimi, sipas mediave zvicerane, trajton varfërinë dhe mungesat materiale të fëmijëve në Zvicër duke u bazuar në të dhënat e vitit 2014. Rreth 30 për qind e fëmijëve të kërcënuar nga varfëria jetojnë në amvisëri pa persona të punësuar. Pjesa tjetër prej 70 për qind – pak më shumë se 51 mijë fëmijë në Zvicër – jetojnë në amvisëri ku përkundër punësimit të të rriturve të ardhurat nuk mund të kalojnë pragun e varfërisë.

Fëmijët që rriten me vetëm njërin prind janë më të rrezikuar nga varfëria. Gati çdo i dyti fëmijë në këto amvisëri duhet të jetojë në skamje. Kjo domethënë se fëmija nuk mund të merret me ndonjë aktivitet të lirë, i cili kushton, dhe në shtëpi nuk ka ambient të përshtatshëm për të mësuar. Shumë nga këta fëmijë shpesh jetojnë në banesa me lagështirë apo në vende me fqinj të papërshtatshëm, ku janë të përhapura zhurma, vandalizmi apo dhuna.

Shoqata humanitare Caritas shkruan në një deklaratë se në krahasimin ndërkombëtar Zvicra investon pak në familje. Caritas kërkon që qeveria zvicerane të angazhohet më shumë në garantimin e rrogave që sigurojnë ekzistencën dhe të marrë masa për përmirësimin e kushteve familjare dhe në ushtrimin e profesionit.

Megjithatë, në krahasim në vendet europiane Zvicra prapë qëndron mirë. Njëjtë mirë apo edhe më mirë fëmijët jetojnë vetëm në vendet skandinave dhe në Holandë. Në BE mesatarisht çdo i katërti fëmijë është i rrezikuar nga varfëria apo izolimi social, ka njoftuar javën e kaluar autoriteti europian i statistikave Eurostat. Kuota më e lartë e varfërisë së fëmijëve është në Rumani. Jashtë BE-së varfëria e fëmijëve vazhdon të jetë e madhe në Kosovë, Shqipëri, Serbi dhe Maqedoni. (-lli)/ DialogPlus

73 mijë fëmijë të varfër në Zvicrën e pasur

Mustafa thotë se Zvicra rol të rëndësishëm në progresin e Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Mustafa dhe ambasadori Lebet kanë biseduar për relacionet shumë të mira ndërmjet dy vendeve, për përkrahjen e madhe të Zvicrës për Kosovën si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit.

Kryeministri Isa Mustafa e ka njoftuar ambasadorin për zhvillimet në Kosovë, të arriturat në shumë fusha të jetës dhe për përkushtimin e Qeverisë Kosovës për avancimin e gjithanshëm të progresit.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, shprehu mirënjohje për mbështetjen e madhe e ofruar nga Zvicra për qytetarët dhe për shtetin e Kosovës, në të gjitha fazat.

“Zvicra ka dhënë mbështetje shumëdimensionale për Kosovën, duke qenë edhe vendi ku jetojnë dhe punojnë një numër shumë i madh i diasporës sonë. Zvicra, me përkrahjen e saj të pakursyer ka pasur rol vendimtar në progresin që është arritur në Kosovë në dekadat e fundit, deri në ditët e sotme”, tha kryeministri Mustafa, duke shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit.

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, vlerësoi të arriturat e Kosovës dhe shprehu përkrahjen e mëtejme të Zvicrës.

Ambasadori Lebet, po ashtu, theksoi përkushtimin e Zvicrës për thellimin e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës./ Periskopi

Shaqiri jashtë skuadrës së Zvicrës

Xherdan Shaqiri është mungesa e madhe dhe më e rëndësishme e kombëtares zvicerane të futbollit për ndeshjet e programuara në datat e lira të FIFA-s në muajin nëntor.

Periskopi.com Sporti

Mesfushori ofensiv i Stoke që është një prej shtyllave të përfaqësueses së trajnerit Petkovic, u duk se do të rikuperohej nga dëmtimi në muskuj, por situata e tij u rëndua më pas edhe nga një grip që ka detyruar stafin mjekësor të mos japë “ok” për aktivizimin.

Kështu “xhuxhi magjik” siç është pagëzuar nga mediat helvetike, nuk do të luajë në ndeshjen e programuar ndaj Ishujve Faroe, në kualifikueset për Botërorin 2018.

“Loja jonë nuk bazohet në vetëm një apo dy lojtarë. Ne na u desh të luanim ndaj Portugalisë pa Shaqirin, në Hungari pa Granit Xhakën dhe ndaj Andorrës Behrami braktisi fushën. Skuadra jonë duhet gjithmonë të plotësojë këto hapësira boshe dhe të jetë gati”, tha trajneri i Zvicrës, transmeton TCH.

Në krahasim me sfidat e kaluara, është rikthyer në kampin helvetik mbrojtësi Johan Djourou, ndërsa ka vend në listë edhe për kosovarin Shani Tarashaj. Ky i fundit është thirrur në çastet e fundit pas dëmtimit të Embolo.

Zvicra kryeson Grupin B të kualifikueseve të Botërorit me 3 fitore në po kaq ndeshje, ndërsa në vendin e dytë është kampionia e Europës, Portugalia.
Skuadra e plotë e Zvicrës është kjo.

Mediat zvicërane reagojnë pas aktit bamirës të Mehmedit

Pas aktit bamirës të futbollistit shqiptar të Përfaqësueses së Zvicrës, Admir Mehmedi, kanë reaguar mediat zvicerane për veprën e tij humane.

Periskopi.com Sporti

Të hënën ishte raportuar nga mediumet shqiptare në Maqedoni se sulmuesi i Bayer Leverkusenit, Mehmedi, e ka bërë me shtëpi një familje gjashtëanëtarëshe nga fshati Padalishtë në afërsi të Gostivarit

“Mehmedi ia dhuron familjes së varfër një shtëpi të re”, ka shkruar “20minuten.ch”.

“Reprezentuesi i Zvicrës, Admir Mehmedi, tregon zemër të madhe. Ai ia dhuron një shtëpi familjes Mustafi, që jeton në kushte të mjera në afërsi të qytetit maqedonas-Gostivar, një shtëpi të re”, ka shkruar “Blick”. /Periskopi.com

Shokon Behrami: Nuk do e zgjedhja Kosovën në asnjë mënyrë

Mesfushori kosovar i Zvicrës, Valon Behrami thotë se nuk do të luante për Kosovën, edhe nëse do t’i lejohej një gjë e tillë.

Periskopi.com Sporti

31-vjeçari bashkë me shokët e tij shqiptarë që luajnë për Zvicrën ishin përfolur muaj më parë se ndoshta do të mund të vinin të luanin për Kosovën.

Por FIFA sqaroi javë më parë se futbollistët që janë grumbulluar në Europianin e këtij viti nuk mund të ndërrojnë Përfaqësuese.

Behrami shkon tutje, ku thotë se nuk do ta zgjedhte Kosovën edhe po t’i lejohej një gjë e tillë, pasi sipas tij, një vendim i tillë do të ishte mosrespekt për Zvicrën.

“Kishte shumë spekulime për mua se do të ndërroja përfaqësuese për të luajtur për Kosovën, mirëpo unë gjithmonë kam thënë se nuk do të tregoja mosrespekt ndaj Zvicrës”, ka thënë Behrami në një intervistë për “BBC Three Counties”. “Njerëzit kanë nënshkruar peticion për të më lënë mua të qëndroja në Zvicër dhe t’ia kthej shpinën Zvicrës tash pasi vendi im është stabilizuar është diçka që do të më vriste çdo ditë. Dua ta ndihmoj Kosovën, por jo në këtë mënyrë”, deklaroi Behrami. /Periskopi.com

Zvicra me gjashtë futbollistë shqiptarë

Zvicra ka ftuar edhe futbollistin e gjashtë shqiptar, Shani Tarashaj, për ndeshjen ndaj Andorës.

Periskopi.com Sporti

Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Admir Mehmeti, Blerim Xhemajli dhe së fundmi Shani Tarashaj do të jenë të përfshirë në skuadrën helvete për sfidën e radhës kualifikuese për Botërorin 2018.

Tarashaj është i huazuar nga Evertoni te Eintracht Frankfurt. /Periskopi.com

Spektakli në Budapest mbyllet me fitoren e zviceranëve (Video)

Hungaria dhe Zvicra kanë barazuar 2-2 në një ndeshje mjaftë të bukur.

Periskopi.com Sporti

Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe pa shumë histori, pasi skuadrat e kishin rezervuar spektaklin në pjesën e dytë.

Zvicra kaloi në epërsi e para me golin e Seferovic, por hungarezët barazuan menjëherë.

Një gabim të mbrojtjes hungareze e shfrytëzoi Xherdan Shaqiri që gjuajti fuqishëm dhe portieri mbron, por topi erdhi te Seferovic që shënoi me lehtësi (1-0).

Hungarezët barazuan me Szalai në minutën e 54’të.

Nuk vonoi shumë dhe Zvicra ktheu epërsinë. Anësori i Zvicrës, Ricardo Rodriguez shënoi super gol në minutën e 67-të, ndërsa pas këtij goli hungarezët reaguan me të njëjtin lojtari Szalai pesë minuta më vonë.

Kur të gjithë pritën që ndeshje të mbyllet pa fitues në skenë doli Valentin Stocker që shënoi për 3-2.

Zvicra udhëheq grupin me gjashtë pikë.

 

Kur Granit Xhaka na shpjegonte se FIFA nuk e lejon t’i bashkohet Kosovës

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Zvicrës, Granit Xhaka ditë më parë kishte zbuluar se FIFA nuk e lejonte të luante për Kosovën.

Kosovari, i cili jo pak është akuzuar se nuk ka dashur të vijë e të luajë për vendin e tij të origjinës, kishte shkruar një letër drejtuar Kosovës, nëpërmjet së cilës tregoi se nuk e kishte të drejtën për të luajtur për shtetin më të ri të Evropës, për shkak se ishte paraqitur me Zvicrën edhe pas pranimit të Federatës së Futbollit të Kosovës në FIFA.

“Sipas një njoftimi zyrtar që FIFA ka shpërndarë, na njofton se kush ka luajtur në Kampionatin Evropian 2016 nuk ka më të drejtë të luajë për një kombëtare tjetër. Federata e Futbollit të Kosovës dhe FIFA nuk kanë një marrëveshje të qartë për kalimin e lojtarëve nga Zvicra te Kosova. FIFA thotë qartë se kush ka luajtur në ‘Euro 2016’ nuk ka më të drejtë të ndërrojë ekipin përfaqësues”.

“Kosova është pranuar në FIFA disa javë para se të fillonte Kampionati Evropian dhe që atëherë ne duhet të ishim informuar, sepse ne këtë informacion si lojtarë nuk e kishim. Të tjerë drejtues e dinin edhe duhet të na kishin informonin. Për këtë shkak tani është e pamundur të ndërrojmë kombëtaren edhe ju garantoj se si FIFA ashtu edhe FFK nuk më kanë informuar për anën ligjore dhe rruga se si duhej të veprohej. FFK duhet të kishte kërkuar sqarim nga FIFA për këtë pikë menjëherë pasi u pranua në FIFA dhe UEFA”.

“Unë si Granit jam interesuar dhe kam angazhuar stafin tim që të punojë në këtë drejtim, nëse është e mundur të luaj me Kosovën apo jo. Nuk e kam bërë publike sepse kam dëshiruar më parë të informohem, pastaj të deklarohem për një vendim të tillë. Kam punuar me muaj të tërë për një gjë të tillë”, kishe shkruar Granit Xhaka. /Periskopi.com

Xhaka me shokë mbeten te Zvicra

Periskopi.com Sporti

Zvicra ka publikuar listën e të ftuarve për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Russia 2018’.

Brenda kësaj liste gjendjen edhe tre futbollistë kosovar.

Bëhet fjalë për Granit Xhakën, Valon Behramin dhe Shani Tarashajn.

Në anën tjetër, Xherdan Shaqiri po vuan nga një dëmtim dhe nuk është përfshirë në skuadër për shkak të atij dëmtimi.

Është spekuluar shumë kohëve të fundit se lojtarët kosovar që luajnë për këtë Kombëtare do të mund të vinin për të luajtur për Përfaqësuesen e Kosovës, mirëpo një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

zvicra lista /Periskopi.com

Xhaka vendosë në ditët e ardhshme rreth Kosovës

Periskopi.com Sporti

Granit Xhaka pritet të vendosë brenda pak ditësh rreth mundësisë për të luajtur për Përfaqësuesen e Kosovës, shkruan London Evening Standard.

Kosovari, i cili prej disa vitesh luan për Zvicrën, do të ishte një përforcim tejet i madh për Kosovën, në rast se do të pranonte që tani e tutje të përfaqësonte vendin e origjinës së tij.

Vlen të përsëritet se Kosova do të zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Finlandës më 5 Shtator. /Periskopi.com