Enver Hoxhaj

Hoxhaj në Zvicër dhe Lihtenshtajn, kërkon mbështetje për zhvillim ekonomik dhe investime

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar vizitë zyrtare në Zvicër dhe në Lihtenshtajn. Gjatë kësaj vizite, Hoxhaj është takuar me homologët e tij, ministrat e jashtëm të të dyja shteteve, ku temë kryesore e takimeve ka qenë zhvillimi ekonomik dhe sjellja e investimeve nga këto dy shtete në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

Në Zvicër, Hoxhaj ka biseduar edhe për çështjen e pensioneve.

Gjatë qëndrimit në Zvicër, ministri Hoxhaj ka takuar udhëheqësin e Departamentit Federal për Punë të Jashtme, Didier Burkhalter. Ai ka folur për klimën e mirë për investime në Kosovë, me ç’rast ka kërkuar sjelljen e investimeve nga Zvicra në vendin tonë.

“Në takimet që kisha më Ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, dhe me ministren e Lihtenshtajnit, biseduam për mbështetjen e këtyre vendeve sa i takon zhvillimit ekonomik dhe sjelljes së investitorëve të rinj në Kosovë, si dhe për mbështetjen në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Besoj që në të dyja çështjet do të kemi mbështetjen e tyre”, ka thënë Hoxhaj.

Po ashtu, në këtë takim, Hoxhaj ka adresuar edhe çështjen e pensioneve për qytetarët e Kosovës të cilët kanë punuar në Zvicër. Ai ka thënë se shumë shpejt pret vendime pozitive në këtë drejtim.

“Në takimin me homologun tim zviceran kemi adresuar edhe çështjen e pensioneve të qytetarëve të Kosovës që kanë punuar në Zvicër dhe shumë shpejtë presim vendime pozitive në këtë drejtim”, ka përfunduar Hoxhaj.

Gjatë vizitës në Lihtenshtajn Hoxhaj ka takuar homologen e tij Aurelia Frick. Edhe në këtë takim temë kryesore ka qenë zhvillimi ekonomik dhe sjellja e investorëve të rinj nga Lihtenshtajni në Kosovë.

Përveç takimeve me homologët e tij, Hoxhaj ka mbajtur takime edhe me Komisionet për Politikë të Jashtme të të dyja vendeve. Ndërkaq sonte, Hoxhaj do të mbajë ligjeratë në Universitetin e Bernit./ Periskopi

6 4 3 2

Euro

18-vjeçarja nga Kosova mashtron zviceranin 59-vjeçar

Një vajzë 18 vjeçe ka luajtur me dashurinë një burri 59 vjeç, duke e shfrytëzuar financiarisht. Tani ajo dhe tutori i saj janë arrestuar, raporton gazeta zvicerane “Blick”.

Periskopi.com Lajme

Ngjarja ka ndodhur në Uster të Zvicrës, ku vajza ka arritur t’i rrëmbejë atij rreth 2000 franga në emër të dashurisë për interes”.

18­vjeçarja është shqiptare nga Kosova, gjithashtu dhe tutori i saj 40 vjeç.

“Shqiptarja e ka shfrytëzuar 59­vjeçarin për operacione të ndryshme, pagesa dhe për shpenzime të tjera. Të martën e kaluar, 59­vjeçari kuptoi mashtrimin e saj dhe e paraqiti rastin përpara policisë së Uster, që filloi vëzhgimin e çiftit nga Kosova.

Nuk shkoi gjatë dhe 18­vjeçarja i paraqitet përsëri burrit në moshë për t’u takuar dhe qëllim për ta shfrytëzuar ekonomikisht.

Policia në momenti që e pa duke zbritur nga vetura e tutorit, i arrestoi të dy me akuzën “mashtrim për favore seksuale”.