sadiku2

Sadiku: Rikthehem pas një jave

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare dhe i skuadrës së Zurich, Armando Sadiku ka folur rreth dëmtimit të tij, të cilin e pësoi në ndeshjen ndaj Servette.

25-vjeçari thotë se dëmtimi i tij nuk është serioz, dhe se mjekët e klubit i kanë thënë se ai mund të rikthehet i gatshëm 100 për qind pas një jave.

Nga loja (ndeshja) e mbremshme kunder sfc servett pesova nje goditje ne gjurin e majt nga portieri kundershtar U detyrova te ler fushen ne minuten 15 !!Mbas pergjigjes së rezonancës maknetike !! Cdo gje faleminderit zotit eshte ne rregull me gjurin Tim. Mjeket mendojn qe pas 1 Jave mund te jem perseri i gatshem 100 % ne fush !!! Ndeshje te rendesishme na presin me FC Zürich & nazional team”, ka shkruar Sadiku në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook. /Periskopi.com

15.09.2016; Villareal; Fussball Europa League - FC Villareal - FC Zuerich; Armando Sadiku (Zuerich) erzielt das 0:1
(Steffen Schmidt/freshfocus)

Sadiku flet pas super-golit ndaj Villarreal

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare i cili aktivizohet te skuadra e Zurich, Armando Sadiku, është shprehur i kënaqur pas shënimit të super-golit mbrëmë në ndeshjen kundër Villarreal në kuadër të Europa Ligës, të cilën zviceranët e humbën me rezultat 2:1.

25-vjeçari shënoi një gol tejet të bukur në minutën e dytë të takimit, ndërsa rrëfen momentin kur shënoi golin.

“Kur mora topin kisha një kundërshtar përballë dhe bëra një finte duke arritur të lirohem. Në fillim doja të pasoja te kolegu im i skuadrës që gjendej në krahun e djathtë timin pasi mu duk i lirë, por më pas ai avancoi pak më tepër dhe mendova të godas portën duke qenë se kisha hapësirën e nevojshme. Jam shumë i kënaqur që gjithcka shkoi mirë edhe pse në fund nuk arritëm të fitonim”, deklaroi Sadiku. /Periskopi.com