As ZRrE nuk i di tarifat e reja që do t’i paguajnë bizneset nga 1 prilli

Zyrtarët nga Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike (ZRRE), kanë mbajtur takim sot me përfaqësues të bizneseve anëtarë të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK).

Periskopi.com Lajme

Këta të fundit kanë kuptuar se nga një 1 prilli do të hiqen tarifat sezonale , ndërsa nuk kanë arrit të kuptojnë strukturën tarifore që duhet të paguajna për tarifat ditore dhe të natës.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të bordit të ZRRE, Krenar Bujupi, ka thënë se nga 1 prilli një kategori e caktuar e bizneseve  kanë tregun e hapur dhe mund të zgjedhin furnizuesin.

Sipas tij në tregun e Kosovës përveç KESKO-it në treg janë edhe dy kompani furnizuese.

Bujupi megjithëse kishte ardhur për të ju treguar  për tarifat e reja që do të hynë në fuqi ai nuk qe në gjendje të saktësojë strukturën e re tarifore që duhet të paguajnë për tarifat ditore dhe të natës.

“Struktura tarifore për bizneset e përmendi Ymeri ka me qenë ditë edhe natë . DO të thotë e ulët dhe e lartë se tek ne për shkak të identifikimit e përdorim se gjatë ditës është më e gjatë . Do të thotë ka  një tarife të ditës një tarifë të natës. ….A bon me mi treg numrat. Ai ke qaty numrat. Nuk e di saktë . Për konsumator shtëpiak e dina saktë i ki 7 edhe 3,  për biznese i ke sa ..Propozimi është i hapur transparent do të thotë i publikuar … “, tha  Bujupi.

Bujupi po ashtu njoftoi se ZRRE i ka licencuar edhe dy kompani furnizuese të energjisë të cilat bizneset mund të i kontraktojnë.

“Sipas ligjit, çdo konsumator i biznesit i cili ka më shumë se 50 punëtorë apo ka më shumë se 10 milionë euro qarkullim vjetor ai duhet të dal në treg të hapur. Në treg të cilin nuk janë të rregulluara tarifat nga rregullatori. Për këtë çështje rregullatori i ka licencuar edhe dy operatorë përveç KESKO-se…. Me hyrjen në fuqi të ligjeve të reja rregullatori i ka licencuar kompaninë HEPIN dhe GSA-në. Janë edhe dy furnizues të rijnë të cilët janë licencuar me të cilët mund të lidhini kontrata për furnizim…”, tha Bujupi.

Bizneset kishin shumë kritika për mosfurnizim të rregullt me energji.  Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, Brahim Selimaj, ka kërkuar të jepet  përgjegjësi  ndaj atyre që paguajnë energjinë elektrike,  por që të njejtën nuk e kanë.

Ai ka thënë se duhet të precizohet me ligj se cili është obligimi i KEDS-it ndaj konsumatorit.

Po ashtu Selimaj ka kërkuar të dijë edhe rreth investimeve në trafo dhe në infrastrukturën energjetike.

“Cila rregullore e parasheh që nëse e paguajmë energjinë elektrike a kemi mundësi minimale dhe a duhet të përgjigjet dikush ndaj neve , ndaj konsumatorëve . Posaçërisht ndaj prodhuesve të cilët kemi prodhues në Kosovë të cilët e kanë ndalë prodhimin . Një ndër ato është dhe kompania ime e cila nuk e shfrytëzon kapacitetin përpunues të vetin 20 përqind , cilësia e dobët dhe ndërprerja e energjisë elektrike….Si bënë me qenë një vjedhje flagrante nga ana e ish KEK dhe KEDS-it që matsogarfi përderisa ekziston  ora e energjisë elektrike . Unë po ju marrë një shembull ka kapacitete përpunuese për 50 kilovat në start e regjistron 150 kilovat. Ajo energji elektrike e cila duhet të shumëzohet për 30 ditë a thua a kemi ne aparaturë. …Ku ka në ekonomi të zhvilluar që në një trafo stacion i cili është i kyçur , është marrë leja për ndërtimin e një trafo s . Gjitha investimet që janë bërë në at trafo behet nga investitori edhe të tensionit të lartë edhe të trafo s edhe më në fund ajo çka është më e keqja duhet të përfundoj në xhepin e KEDS-it. “, tha Selimaj.

Ndërsa Fatim Halimi, nga kompania e ujit të Alpeve, tha se ndërprerja e rrymës ju ka shkaktuar dëme materiale në vlerë mbi 100 mijë euro. Për këtë ai thotë se i ka njoftuar organet kompetente, po askush nuk i ka dalë në ndihma.

Ne kemi probleme me ndërprerje  të rrymës ku vetëm vitin e kaluar kemi pasur dëme mbi 100 mijë euro . Qoftë në ambalazhe qoftë në makineri të cilën jemi të detyruar me ble vet. “, tha Halimi.

Ndërsa, Bujupi ka pranuar se është i njoftuar për të gjitha çështjet si ndërprerja e rrymës , por tha se gjendja me furnizim dhe me reduktime është më e mirë se sa ka qenë.

ZRrE propozon që të hiqet tarifat sezonale

Zyra e Rregullatorit për Energji në seancën publike dëgjimore, ka propozuar që të hiqet tarifat sezonale. Me këtë propozim nuk do të ketë më sezon dimërore dhe verore të tarifave.

Periskopi.com Lajme

Propozimin e strukturës së re tarifore parashihet që rryma të tarifohet për shfrytëzim ditë dhe natë.

ZRrE parasheh çmimin e konsumit ditore 7 centë  për kilovatë, ndërsa, 3 centë për kilovatë për natë.

ZRRE-ja merr masa ndaj KEDS-it për ndërprerjet e rrymës

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë(ZRRE) ka vendosur që të marrë masa për t’ia ndaluar KEDS-it ndërprerjet e energjisë që ua bën kjo e fundit konsumatorëve kosovarë, shkruan sot, gazeta Zeri.

Periskopi.com Lajme

“Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka shqyrtuar të gjeturat nga verifikimi i ndërprerjeve të planifikuara të energjisë nga KEDS-i. Verifikimi fillestar i parregullsive të prezantuara nga Komisioni i ZRRE-së ka krijuar bazë të mjaftueshme për Bordin e ZRRE-së që të reagojë ndaj të gjithë procesit të mirëmbajtjes së planifikuar. Lidhur me këtë, Bordi i ZRRE-së ka ndaluar përkohësisht ndërprerjet e furnizimit me energji elektrike për qëllim të mirëmbajtjeve të planifikuara nga Operatori i Rrjetit të Shpërndarjes (KEDS), përpos mirëmbajtjeve të domosdoshme të cilat mund të rrezikojnë sigurinë e furnizimit me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e ZREE-së.

Buzhala: Së shpejti stabilizohet furnizimi me rrymë

Në anën tjetër, Viktor Buzhala, zëdhënës në KEDS, ka thënë se po shqyrtohen një nga një të gjithë largpërçuesit dhe po intervenohet në secilin që paraqitet e nevojshme.

Sipas tij, së shpejti pritet që të rregullohet gjendja e furnizimit me energji elektrike.
”Jo, nuk ka reduktime. KEDS, në kuadër të investimeve është duke bërë revizionimin e plotë të tensionit të mesëm të Rrjetit Distributiv. Po shqyrtohen një nga një të gjithë largpërçuesit dhe po intervenohet në secilin ku paraqitet e nevojshme.

ZRRE i monitoron reduktimet e KEDS-it: Nuk do të ketë reduktime pas orës 19:00

Duke ju referuar gjendjes së krijuar kohëve të fundit, nga ndërprerjet e energjisë elektrike dhe me qëllim që të kemi një pasqyrë më reale nga terreni për ndërprerjet që po ndodhin, ZRRE-ja nga fundi i muajit tetor ka nisur një verifikim të përgjithshëm të procesit të mirëmbajtjeve të planifikuara të rrjetit të shpërndarjes nga KEDS-i.

Periskopi.com Lajme

Sipas, ZRRE-së reduktimet do të pezullohen pas oreks 16:00. “ZRRE ka kërkuar nga KEDS që nga sot, e deri nё përfundim të verifikimeve të mëtejshme, ndërprerjet e planifikuara të energjisë elektrike për qëllim të mirëmbajtjes, të mos ketë pas orës 16:00. Gjithashtu ZRRE ka kërkuar qё ndërprerjet për qëllim të mirëmbajtjes gjatë ditës tё mirёplanifikohen, në mënyrë që të eliminohet çfarëdo efekti negativ tek konsumatorët”.

Stafi i ZRRE-së ka punuar me kapacitete të shtuara gjatë tërë kohës edhe në orët e vona të natës për të verifikuar ndërprerjet e energjisë elektrike si pasojë e mirëmbajtjes dhe ka trajtuar çdo ankesë të pranuar,s hkruan Telegrafi.

“ZRRE mbetët e përkushtuar që problemet me ndërprerjet e energjisë me të cilat konsumatorët janë ballafaquar, me theks të posaçëm nga ora 16:00 deri në ora 20:00 në disa lokalitete të vendit, të mos përsëriten më. Gjithashtu, ZRRE do të vazhdoi të monitoroi të gjitha ndërprerjet që mund të ndodhin nga KEDS (qofshin ato të planifikuara apo të pa planifikuara), për të pasur një furnizim sa më të rregullt të konsumatorëve. Po ashtu ZRRE do të vazhdojë punën e saj për të siguruar se efektet negative në sistemin elektroenergjetik (në mënyrë të veçantë ndërprerjet e energjisë elektrike) do të minimizohen aq sa është e mundur”, ka njoftuar ZRRE. /Telegrafi/