during the Premier League match between XXX and XXX at Old Trafford on August 19, 2016 in Manchester, England.

Ibra shënon pas një super asistimi të Mkhitaryan (Video)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham United në ndeshjen që zhvillohet në kuadër të kupës së Anglisë.

Periskopi.com Sporti

Ibra ka shënuar në minutën e 2’ pas një asistimi të bukur nga armeni Mkhytaryan. /Periskopi/

ibra

Dy fëmijë shqiptarë intervistojnë Zlatan Ibrahimovic

Të realizosh një intervistë ekskluzive me një prej yjeve të futbollit botëror nuk është asnjëherë e lehtë, por dy fëmijët shqiptarë me banim në Suedi, Arbnori dhe Shenasia, ia kanë dalë mbanë.

Periskopi.com Sporti

Gjatë verës, Shenasi shkroi një artikull për “Svenska Dagbladet Junior”, duke treguar vitet e para të Zlatan Ibrahimovic në Rosegard dhe pak ditë më parë, ai bashkë me mikun e tij të ngushtë, Arbnorin, arriti t’i bënte një intervistë yllit suedez në Mançester.

Gazeta suedeze tregon se po mundohej prej 18 muajsh të siguronte një intervistë me Ibrahimovic, por ky i fundit kishte pranuar në nëntor pasi kishte mësuar se pyetjet do ia bënin Shenasi dhe shoku i tij i ngushtë, ndërsa i kishte ftuar në Mançester për këtë rast të veçantë.

Dy djemtë ishin të entuziazmuar para se të hynin në sallë, ku Ibra lexoi fillimisht artikullin që kishin përgatitur ata për Evropianin e më pas i pyeti për Rosengard, në cilat prej fushave të qytezës së vogël luanin.

Më pas erdhi radha e intervistës nga dy djemtë, të cilët mes të tjerave arritën të shkëputnin disa batuta mjaft interesante nga futbollisti i cili shquhet për të tilla, shkruan Panorama Sport.

“Për mua gjëja më e vështirë është të vrapoj, por duhet. Preferoj edhe të luaj në sulm, ndërsa të mbroj nuk ndjehem edhe aq mirë. Argëtohuni me futbollin. Nëse dikush ju mërzit, atëherë kalojani topin mes këmbëve ose driblojeni. Futbolli është argëtim, apo jo?”, ishin fjalët e sulmuesit suedez.

I pyetur me kë vrapon në stërvitje, Ibra nuk kurseu thumbimet. “Me të ndryshëm, nga Mkhitaryian te Rooney. Pogba? Disa herë. Por ai është gjithmonë vonë, mbetet në fund të rreshtit. Varet, nëse janë me fat, mund të vrapojnë përkrah meje”, tha ai.

Ibra zbuloi për fëmijët se në shkollë i pëlqente matematika “pasi kur shënon duhen numëruar gola”, se Rooney ia kishte dhënë borxh numrin 10 dhe se firma e tij e rrobave mbante emrin “A-Z” sepse tregonte se mund të shkosh “nga niveli amator, në nivelin Zlatan”.

Në fund, një shtrëngim miqësor duarsh dhe shumë foto me dy djemtë, pas asaj që Ibrahimovic e cilësoi si intervistën më të bukur që kishte dhënë në 10 vitet e fundit.

 

rooney-ibra

Ibra: Kam fatin që e kam njohur këtë lojtar

Sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic ndihet me fat që ka njohur një person si Wayne Rooney.

Periskopi.com Sporti

Suedezi thotë se bashkëlojtari i tij është person fantastik.

“Së pari, si person, është fantastik. Kam fatin që e kam njohur si person. Si lojtar, nuk ka fjalë. Ai është lojtar i përkryer. Të gjithë e dinë se çfarë mund të bëjë ai dhe çfarë ka bërë”, ka thënë Ibra.

“Mendoj se duhet të vlerësohet si lojtar. Nuk shoh shumë lojtar nga Anglia, të cilët kanë pasur një karrierë si ai, prandaj më vjen keq për situatën në të cilën ishte, por duhet të tregojmë më shumë respekt për të”. /Periskopi.com

during the Premier League match between XXX and XXX at Old Trafford on August 19, 2016 in Manchester, England.

Konfirmohet: A po largohet Ibrahimovic nga Man Utd?

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka konfirmuar se Zlatan Ibrahimovic do të mbetet në Manchester United edhe për sezonin e ardhshëm.

Periskopi.com Sporti

Portugezi thotë se po punohet që suedezi të qëndrojë edhe në sezonin e ardhshëm, gjë e cila duket se do të ndodhë.

“Situata e Zlatan është e thjeshtë”, tha Mourinho.

“Ai ka një vit plus një tjetër në kontratë. Ne jemi të lumtur me të. Jemi duke shkuar për një marrëveshje edhe për një sezon të dytë”, shtoi ai. /Periskopi.com

zlatan-ibrahimovic-manchester-united-old-trafford_3757446

Ibrahimovic: PSG-Man Utd? Kjo skuadër është më e fortë

Sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic thotë se Paris Saint-Germain është ekip më i fortë sesa skuadra e tij aktuale.

Periskopi.com Sporti

Ai insiston se skuadra nga Old Trafford nuk është favorite për titullin e Premier Ligës në këtë sezon.

“E kam thënë nga fillimi se nuk jemi favorit për ta fituar titullin këtë sezon”, deklaroi Ibrahimovic.

“Manchester United nuk është ekip i fortë sa Paris Saint-Germain”, shtoi ai. /Periskopi.com

ibrahimovic

Ibrahimovic mbret i futbollit në Suedi

Ish anëtari i shumë skuadrave europiane është një nga personalitetet më të mëdha në Suedi dhe ai konsiderohet si një ‘mbret’.

Periskopi.com Sporti

Ish anëtari i shumë skuadrave europiane është një nga personalitetet më të mëdha në Suedi dhe ai konsiderohet si një ‘mbret’.

Ibra është zgjedhur edhe në këtë vit si futbollisti më i mirë suedez.

Zgjedhja e ‘Ibracadabras’ si futbollisti i vitit ishte e 11-ta në karrierën e tij, duke qenë dukshëm futbollisti më i mirë në histori të shtetit skandinav. /Periskopi.com/

ibra

ibrahimovic

Ibrahimovic: Doja të bëhesha si ky lojtar

Sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic dikur shpresonte të bëhej si një futbollist i njohur.

Periskopi.com Sporti

Bëhet fjalë për legjendën braziliane, Ronaldo, i cili ishte sulmuesi i preferuar i suedezit.

“Mendoj se Ronaldo ishte fenomenal”, tha Ibrahimovic.

“Si një lojtar i ri unë i thoja vetës: Do të bëhem pikërisht sikur ai. Një lojtar që bënte dallimin dhe shëndriste me paraqitjet e tij. Nuk ekziston më një lojtar sikur ai”, shtoi Ibra. /Periskopi.com

ibra

Ibrahimovic-Milan, tifozë milanezë nuk do ta besoni këtë

Zlatan Ibrahimovic ka mundur të kthehej te Milani në verën e fundit.

Periskopi.com Sporti

Këtë e thonë dy regjisor suedez që janë duke xhiruar një film për yllin 35-vjeçar.

“Ibrahimovic e dashuron Italinë dhe nëse Milan do të kishte bërë një ofertë të duhur ai do të kthehej. Familja e tij e dashuron Italinë”, deklaruan Magnus Gertten dhe Frederik Gertten, regjisor suedezë që janë duke xhiruar një film për Ibrahimovicin.

Ibra kaloi në verën e fundit te Manchester United me parametra zero, pasi nuk kishte kontratë me skuadrën e tij paraprake, Paris Saint-Germain. /Periskopi.com

zlatan-ibrahimovic-manchester-united-old-trafford_3757446

Ky është zëvendësuesi i duhur i Ibrahimovic te United

Legjenda e Arsenalit, Ray Parlour beson se Harry Kane është zëvendësuesi i duhur për Zlatan Ibrahimovic te Manchester United.

Periskopi.com Sporti

Ai beson se ylli i ri i Tottenham ka klasin e duhur për të zëvendësuar veteranin e Manchester United, i cili ka gjasa të largohet nga Old Trafford në fund të këtij sezoni.

“Unë jam i sigurtë se Manchester United do ta kërkojë Harry Kane”, deklaroi Parlour.

“Ata do të mendojnë rreth Ibrahimovic; Ok, Ibrahimovic është këtu në këtë moment, por ne mund të kemi nevojë për një sulmues të ri së shpejti”, shtoi ai.

“Kane mund të jetë i përkryer për Manchester United”. /Periskopi.com

rooney-ibra

Pas Ibrahimovic, edhe ky yll mund t’i mungojë Unitedit në derbin me Arsenalin

Manchester United dhe Arsenali do të përballen të shtunën në derbin e javës në Premier Ligë.

Periskopi.com Sporti

Mediat angleze shkruajnë edhe kapiteni Wayne Rooney nuk ka stërvitur me Kombëtaren e Anglisë sot, një ditë para sfidës miqësore ndaj Spanjës.

Raporti sqaron se anglezi ka pësuar një dëmtim të vogël, ndërsa ende nuk dihet nëse do të mungojë në derbin e fundjavës ndaj Arsenalit.

Vlen të përsëritet se United do të luajë derbin ndaj londinezëve pa sulmuesin Ibrahimovic, dhe mungesa e mundshme e Rooneyt do të ishte një goditje shumë e rëndë për skuadrën nga Old Trafford. /Periskopi.com

ibra

Ibrahimovic: Nëse ndodh kjo, do ta lë futbollin

Zlatan Ibrahimovic është "zgjuar" pas dy golave të fundit të shënuar në kampionat. Pasi triumfoi në thuajse çdo kampionat ku është aktivizuar, Zlatan foli për objektivat e tij në Premier League me “djajtë e kuq” por jo vetëm.

Periskopi.com Sporti

“Në disa ndeshje këtë sezon kemi qenë vërtet pa fat por besojmë fuqishëm te titulli kampion. Kur ke besim në objektiva, atëherë edhe rezultatet do të vijnë shpejt”, u shpreh suedezi.

Në fund Ibra zbulon dhe dëshirën për ta mbyllur karrierën me triumf në Premier League dhe më pas të lërë futbollin.
“Pas disa vjetësh që nuk je në vendet e larta të renditjes, ndjehet shumë brenda ekipit por ne po punojmë fort për t’u ringritur. Jemi vetëm në fazën e parë dhe duhet ende të njihemi e të njohim dhe lojën e njëri-tjetrit. Nëse fitoj në Angli, ditën tjetër do të lë futbollin, ose aty afër”, tha sulmuesi i United.

ibra

Ibrahimovic: Manchester United do të rikthehet

Zlatan Ibrahimovic është shprehur se Manchester United do të rikthehet në rrugët e suksesit.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Manchester United ka rigjetur rrugën tek golat, pasi në ndeshjen e fundit realizoj dy gola në fitoren e ‘djajëve të kuqë’ ndaj Swansea. Ai ka folur për skuadrën, dhe se duhet një komponim më i mirë i ekipit.

“Kemi lojtarë në mosha të ndryshme, me përvojë, të rinj, dhe kualiteti është aty. Mendoj se mund të arrijmë gjëra të mëdha. E kam thënë pas takimit me Liverpoolin, dhe e kam thënë edhe më parë se ne vetëm duhet të gjejmë mënyrën si të funksionojmë”, ka thënë Ibrahimovic për Inside United.

“Sa më shumë që luajmë së bashku më tepër e njohim njëri-tjetrin dhe bëhemi familje. Ti e kupton çka të duhet, dhe e di çfarë duhet të bëjë për të nxjerr më të mirën nga bashkëlojtarët dhe ata e dinë se çfarë kam nevojë unë. Pjesët janë aty, vetëm duhet t’i bashkojmë”, ka përfunduar sulmuesi karizmatik. /Periskopi.com

ibra-pogba

Formacioni i javës në Premier Ligë (Foto)

Tabloidi Goal ka përzgjedhur formacionin e javës në Premier Ligën angleze.

Periskopi.com Sporti

Në këtë formacion janë përfshirë yje të shumtë si Zlatan Ibrahimovic, Paul Pogba, Eden Hazard apo edhe Sadio Mane.

formacioni i mire /Periskopi.com

udc

Ibracadabra arrinë shifrën magjike të Premier Ligës

Sulmuesi suedez e ka vënë emrin e tij në historinë e futbollit anglez.

Periskopi.com Sporti

Zlatan Ibrahimovic shënoi golin numër 25.000 në Premier League. Ylli i Man United e shënoi këtë gol sot kundër Swansea City.

Premier League ishte vetëm 25 gola larg këtij numri magjik, por një numër i madh i golave këtë xhiro, bëri që para ndeshjes numri të bie në vetëm tetë gola.

zky

Dhe Ibrahimovic do të hyjë në histori për këtë shifër magjike. Golin magjik numër 100 e kishte shënuar Eric Cantona, golin numër 1000 e kishte shënuar Mike Newell, golin numër 5,000 Andy Townsend, numër 10,000 Ferdinand, atë numër 15,000 Moritz Volz, golin numër 20,000 Marc Albrighton, golin numër 24,000 Kieran Gibbs. Ibra poashtu ka arritur edhe një rekord tjetër pasi që me këtë dy golësh ka shënuar golin e 400 në karrierë për klube. /Periskopi.com

ibra

ibrahimovic

Ibra largohet nga United?

Zlatan Ibrahimovic mund të largohet nga Manchester United.

Periskopi.com Sporti

The Sun shkruan se suedezi mund të zgjedhë të kalojë te skuadra amerikane, LA Galaxy.

35-vjeçari po kalon nëpër një formë aspak të mirë javëve të fundit, duke mos shënuar gola, për dallim nga javët e para në Old Trafford. /Periskopi.com

ibrahimovic

Ibrahimovic është një rrahgjokës

Mbrojtësi i Fenerbahce, Simon Kjaer ka folur pas përplasjes me Zlatan Ibrahimovic në sfidën e mbrëmshme.

Periskopi.com Sporti

Fenerbahce mposhti Manchester Unitedin në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Europa Ligës, ndërsa në fushë ndodhi edhe një incident i pahijshëm, kur sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic e kapi për fyti mbrojtësin e skuadrës turke, Simon Kjaer.

Dhe, ky i fundit e quan suedezin një rrahgjokës.

“Unë në fakt nuk e dëgjova atë që ai e tha, por unë e di se ai nuk ishte i lumtur”, deklaroi Kjaer.

“Ai është një tip i lojtarit rrahgjokës, i cili është arrogant. Kjo është mënyrë se si ai luan”, shtoi ai. /Periskopi.com

ibrahimovic

A do të dënohet Ibra për gjestin e mbrëmshëm?

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimovic, raportohet se nuk do të dënohet nga UEFA për kapjen për fyti të mbrojtësit Simon Kjaer në ndeshjen kundër Fenerbahçes në Ligën e Europës.

Periskopi.com Sporti

Suedezi u konfrontua me danezin, i cili tentoi të bllokojë Ibrën për rivënien e shpejtë anësore.

Ibrahimoviq nuk u dënua nga gjyqtari, duke rritur zërat se 35-vjeçari do të dënohej nga UEFA pas përfundimit të takimit, por gjyqtari i katërt ishte shumë afër në momentin e incidentit dhe nuk mori masa. Kjo do të thotë se Ibra i ka ikur dënimit, raporton “PA”.

zlatan-ibrahimovic-manchester-united-old-trafford_3757446

Ibrahimovic vazhdon me arrogancën e tij (Video)

Zlatan Ibrahimovic ka harruar kur ka shënuar golin e fundit në fanelën e Manchester United.

Periskopi.com Sporti

‘Ibracadabra’ është një lojtar i klasit botëror por edhe me vetëbesimin e arrogancën më të madhe se çdo lojtar tjetër në botë. Suedezi tashmë është bërë idhull i tifozëve të ‘djajëve të kuqë’ pasi ua kujton ikonën franceze të klubit, Eric Cantona i cili ka pasur të njëjtin karakter si të Ibra-s.

Ibra në ndeshjen ndaj Fenerbahce-s nuk hezitoi të tregojë se është i gatshëm për treguar afëtësitë e tij marciale ndaj mbrojtësit danez, Simon Kjaer. /Periskopi.com

balotelli

Balotelli me rekord, barazon Ibrahimovic

Sulmuesi problematik Mario Balotelli po kalon një ndër sezonet më të mira të karrierës së tij.

Periskopi.com Sporti

Me ekipin e ri, Nice, po kryeson në “ligën e parë” franceze, duke i dhënë fund dominimit disa vjeçar të PSG-së. Përveç suksesit të klubit, italiani po arrin edhe statistika mjaft të mira personale.

Ai në shtatë ndeshje të luajtura ka shënuar po aq gola, me një mesatare një gol për ndeshje, duke e barazuar rekordin që mbante Ibrahimoviç gjatë sezonit 2012/13.

Gjithsesi duhet parë deri në fund të sezonit, pasi nga një futbollist si Balotelli mund të presës gjithçka.

xhaka

Fanela e Xhakës ndër më të shiturat në Angli (Foto)

Liga Premier është liga me marketingun më të madh, ku lojtarët dhe klubet fitojnë shumë nga shitja e produkteve të tyre.

Periskopi.com Sporti

SportsDirect ka publikuar një listë me Top 15 fanellat më të shitua në Ligën Premier dhe në mesin e tyre është edhe ajo e Granit Xhakës.

Lojtari me më së shumti fanella të shitura është Paul Pogba dhe pas tij vjen Zlatan Ibrahimovic, të dy nga Manchester Unitedi.

Pastaj vijnë dyshja e Arsenalit, Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil, kurse pesëshja mbyllet nga Philippe Coutinho i Liverpoolit.

Më poshtë keni fotografinë dhe mund të shikoni 15 fanellat më të shtirua këtë sezon në Ligën Premier.

fanelat