Digjet minibusi në Prishtinë i cili kishte udhëtarë hpëtojnë (Video)

Një minibus udhëtarësh është kapluar nga flakët, por fatmirësisht udhëtarët që ishin brenda kanë arritur të dalin me kohë dhe të shpëtojnë pa lëndime.

Periskopi.com Lajme

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë të enjten rreth orës 17:30, afër Fakultetit Teknik, njofton Klan Kosova.

Ende nuk dihet se si erdhi deri tek zjarri në automjet, derisa zjarrfikësit kanë intervenuar për të shuar flakët.

Policia nuk ka dhënë detajet deri në këto çaste për këtë rast.

Një person i ‘vë zjarrin’ metrosë së Hong Kongut, të paktën 17 të plagosur

Të paktën 17 persona janë plagosur pasi një zjarr i fuqishëm përfshiu një transportin e trenave nëntokësor në Hong Kong.

Periskopi.com Lajme

Policia ka arrestuar një person për zjarrvënie të qëllimshme por tha se nuk kishin asnjë provë për motive terroriste.

“BBC” raporton se një burrë ishte përpjekur të hidhte një ‘bombë benzine’ brenda transportit gjatë orëve të fluksit në mbrëmje.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë shpërndarë një video që tregon një grua të shtrirë në platformën e përfshirë në flakë, ndërkohë që pasagjerët e tjerë përpiqen të shuajnë zjarrin.

Treni po udhëtonte nga Admiralty në stacionin e Tsim Sha Tsui. /SYRI.net

Digjet një xhami në Deçan (Foto)

Një xhami është djegur në fshatin Drenoc.

Periskopi.com Lajme

Nga fotot që një lexues i ka dërguar portalit “Indeksonline”, shihet xhamia teksa digjet dhe banorët që kanë dalë për të parë se çka po ndodhë.

Fshati Drenoc gjendet në komunën e Deçanit.

16111574-1136512946461944-1155271391-n 16111241-1136513003128605-677763456-n

Digjet kombi me derivate të kontrabanduara në veri të Kosovës

Një kombi transportues i ngarkuar me derivate kontrabandë është djegur tërësisht, ndërsa magjistralja Leshak-Leposaviq është bllokuar për qarkullim nga Policia.

Periskopi.com Lajme

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 20:00 tek vendi i quajtur ‘Kamen’ afër Leshakut.

Sipas këtyre burimeve, pronar i kombit të djegur është Sërxhan Vulloviq, i njohur me nofkën ‘Gene’, që njihet për kontrabandë në veri.

’Gene’ është i njohur për Policinë dhe ka dy pompa të benzinës në magjistralen e Leshakut.

Automjeti i tij ka hyrë sonte ilegalisht nga Serbia përmes rrugës alternative tek vendi i ‘tresave’, ndërsa afër Leshakut dyshohet se dikush ka gjuajtur koktej molotovi në drejtim të kombit duke e djegur atë tërësisht”, kanë thënë burimet.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa motivi dhe autorët e këtij incidenti mbeten të panjohur.