Zjarr masiv në Angli, restoranti në Manchester përfshihet nga flakët (Video)

Një zjarr masiv ka shpërthyer në qendër të qytetit të Manchester në Angli.

Periskopi.com Lajme

Zjarri nisi në një restorant pranë kryqëzimit të rrugëve Bootle Street dhe Deansgate, ndërsa mediat lokale, aktualisht, nuk raportojnë për të lënduar.

Një re e dendur tymi duket mbi ndërtesën e përfshirë nga flakët, ndërsa zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Shkaku i zjarrit mbetet për tu zbardhur.

Tmerr: Zjarr dhe tym i zi nga djegia e gomave në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë (Video)

Dje në magjistralen Vushtrri Mitrovicë është parë një tym i zi dhe flaka e madhe që ka tmerruar të gjithë ata që dje kanë udhëtuar përgjatë kësaj rruge, por edhe banorët përreth.

Periskopi.com Lajme

Në një video të dërguar nga një lexues i lajmi.net shihet se një zjarr i madh ishte ndozur qëllimisht nga dikush afër rrugës teksa kalonin veturat, mirëpo nuk shihet se ka zjarrfikës apo policë në vendin e ngjarjes.

Kujtojmë, se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka bërë një udhëzim që paralajmëron ndëshkime për të gjithë ata që gjuajnë mbeturina në tokë dhe ndezin goma, raporton lajmi.net.

Pra, ligji për mbrojtjen e ajrit ndalon rreptësisht djegien e gomave. Me ligj dënohet çdo person që kryen një veprim të tillë mund të dënohet më 100 euro.

Ndryshe, ndezja e gomave në mjedis të hapur liron dyoksinën dhe materie tjera të rrezikshme që janë tejet të rrezikshme për shëndetin e njeriut. /Lajmi.net

 

 “Përvëlohet” Australia, 97 vatra zjarri dhe temperatura deri në 45 gradë celsius (Video)

Zonat rurale të Uellsit të ri jugor në Australi janë evakuuar plotësisht për shkak të zjarreve masive dhe të shumta në këtë shtet.

Periskopi.com Lajme

Flakët kërcënojnë seriozisht zonat e banuara dhe kanë bllokuar dhjetëra rrugë, duke e bërë evakuimin të detyrueshëm. Autoritetet lokale thanë se janë regjistruar 97 vatra zjarri nga të cilat 37 janë jashtë kontrolli.

Për fat më mirë, nuk ka raporte për viktima, për meritë të ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikëseve dhe ekipeve të emergjencës.

Temperaturat e larta që në disa zona kanë arritur rekorde mbi 45 gradë celsius dhe erërat e shkretëtirës që fryjnë fort, kanë shtyrë flakët që përparojnë me shpejtësi dhe pavarësisht përpjekjes masive për ti kontrolluar, nuk kanë të ndalur.

Më shumë se 2000 zjarrfikës janë angazhuar në këto përpjekje, ndërsa autoritetet thonë se bëhet fjalë për zjarret më të rënda në historinë e këtij shteti.

Sipas mediave lokale, ndërsa natyra po ndihmon përparimin e flakëve, duket se nuk është ajo përgjegjëse për nisjen e tyre. Mësohet se një djalë 13-vjeçar dhe një grua 40-vjeçare janë arrestuar dhe akuzuar se ishin ata që ndezën zjarrin në një pyll, i cili më pas u përhap kudo./tch/

Zjarr në një ndërtesë në Prishtinë, digjet njehsorët, askush nuk merr përgjegjësi (Foto)

Sot në mesditë është parë zjarr në një ndërtesë në Prishtinë.

Periskopi.com Lajme

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Avdullah Presheva” në lagjen “Mati 1”, raporton periskopi

Sipas fotografive të siguruara nga Periskopi shihet gjendje e tmerrshme pas zjarrit, se si janë dëmtuar njehsorët elektrik tërësisht.

Banorët e këtij objekti thonë se përveç zjarrëfiksëve askush nuk ka reaguar, pra KEDS.

I gjithë objekti është mbushur me tym, dhe ishte rrezik për banorët e objektit kolektiv.

Pa energji kanë mbetur 56 familje, e përveç energjisë, dritave në këtë rast, ata nuk kanë as ngrohje, meqë përmes rrymës funksionojnë./ Periskopi

16409194_10207885146398924_553990097_o 16402412_10207885146238920_544279122_n 16426716_10207885144958888_268080213_n  16395934_10207885141638805_624925953_n 16402125_10207885141078791_711377356_n 16402296_10207885140238770_729717905_n 16426663_10207885139398749_1912605937_n 16425248_10207885133518602_1143159248_n

Zjarr i madh përfshinë qendrën tregtare “Viva” në Shtime (Video)

Një zjarrë i madh ka përshirë para disa minutash qendrën tregtare “Viva” në Shtime, i cili ende është duke vazhduar.

Periskopi.com Lajme

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar Basri Shala nga Policia në Ferizaj, që sipas tij nuk raportohet për viktima.

Ai ka thënë se zjarrfikësit janë duke u munduar ta shuajnë zjarrin, por që po hasin në vështirësi pasi flakët janë shumë të mëdha.

“Konfirmoj që ka ndodhur zjarri dhe edhe është duke vazhduar. Zjarrfikësit po mundohet të bëjnë punën e tyre. Ne ndihmë u kanë dalë zjarrfikësit e Ferizajt dhe të Lipjanit, megjithatë është problem që të shuhet zjarri pasi është një flakë shumë e madhe. Rasti ka ndodhur para rreth një ore dhe zjarri ende po vazhdon. Ende nuk dihen shkaktarët e zjarrit”, tha ai.

Zjarri i madh shihet nga largësia edhe në një video të dërguar nga një lexues i Periskopit./Periskopi/

 

Vazhdon lufta me zjarrin në Graubünden

Deri tash nën flakët e zjarrit janë 120 hektarë pyje por aktualisht është arritur që zjarri të izolohet brenda kësaj hapësire, është thënë në një konferencë për media në Chur, Graubünden

Periskopi.com Lajme

Zjarri që ka shpërthyer mbrëmjen e të martës në pyje, në Misox të Kantonit të Graubündenit ende nuk ka arritur të shuhet. Duket se zjarrfikësit dhe të angazhuarit tjerë në shuarjen e zjarrit do të përballen edhe gjatë ditëve në vijim me zjarrin e rrezikshëm.

Deri tash nën flakët e zjarrit janë 120 hektarë pyje por aktualisht është arritur që zjarri të izolohet brenda kësaj hapësire, është thënë në një konferencë për media në Chur, Graubünden. Ndryshe, erërat e fuqishme që po fryjnë rrezikojnë përhapjen më të madhe të zjarrit. Ato po pengojnë helikopterët zjarrfikës dhe kjo është arsyeja përse deri tash zjarrfikësit nuk kanë pasur mundësi të afrohen te vatra e zjarrit.

Tash për tash autostrada A13 vazhdon të jetë e mbyllur për trafikun. Në shkëmbinjtë skaj autostradës, për shkak të temperaturave të larta dhe ujit që përdoret për shuarje, vazhdimisht po shkëputen gurët dhe po pamundësojnë zhvillimin normal të trafikut.

Vazhdon lufta me zjarrin në Graubünden

Sulm ndaj trolejbusëve në Athinë

Një grup personash kanë ndalur tre trelejbusë dhe pasi kanë zbritur udhëtarët brenda, në automjete kanë derdhur lëndë djegëse

Periskopi.com Lajme

Tre trolejbusë në Athinë janë sjellë në gjendje të papërdorshme si pasojë e sulmit me koktej molotovi, raporton Anadolu Agency (AA).

Një grup personash në rrugën Patission në afërsi të lagjes Eksarhia kanë ndalur tre trelejbusë dhe pasi kanë zbritur udhëtarët brenda, në automjete kanë derdhur lëndë djegëse dhe kanë gjuajtur me koktej molotovi.

Pas zjarrit kanë ndërhyrë edhe ekipet zjarrfikëse, ndërsa 3 trolejbusët janë shkatërruar. Ndërkohë, policia ka marrë masa intensive të sigurisë në vend, ndërsa vendi i ngjarjes ka qenë i mbyllur për trafikun për një kohë.

Në lagjen Eksarhia shpeshherë ndodhin përplasje mes policisë dhe grupeve që e quajnë veten si “anarkistë kundër rendit”.

Digjet vetura në mes të rrugës në Prishtinë (Foto)

Një veturë e tipit Audi është kapluar nga flakët në mes të ditës afër stacionit të autobusëve në Prishtinë.

Periskopi.com Lajme

Një shikuese e Klan Kosovës ka dërguar videon kur vetura ishte gati e tëra në flakë, afër Qendrës Tregtare Dardha.

Nuk dihen shkaqet që çuan deri tek ndezja e flakëve dhe as nëse është lënduar dikush.

Derisa vetura ishte në flakë kanë mbërritur edhe zjarrfikësit dhe kanë intervenuar për të shuar flakën.

Në vendin e ngjarjes nuk është parë policia.

vetura vetura-ballina

Merr flakë një aeroplan në aeroportin e Çikagos, evakuohen pasagjerët (Video)

Një aeroplan i kompanisë ajrore “American Airlines” ka marrë flakë teksa ndodhej në pistën e Aeroportit ndërkombëtar “O’Hare” të Çikagos.

Periskopi.com Lajme

Të paktën 6 ambulanca janë thirrur me urgjencë për në vendngjarje, ndërkohë që raportohet se aeroplan ka marrë flakë pas shpërthimit të njërës prej rrotave të tij teksa ai po ngrihej në ajër.

Pasagjerë të shumtë nga aeroporti në fjalë kanë nisur hedhjen e fotove dhe videove nëpër media sociale.

Zjarri ka rënë në një avion tregtar, ndërsa pamjet e shtëllungave të dendura të tymit janë regjistruar edhe nga një tjetër avion në lëvizje.

Raportimet e para flasin për evakuimin e të gjithë pasagjerëve në bordin e avionit.

Sipas asaj që thonë dëshmitarë nga vendngjarja, avioni ka marrë flakë menjëherë pasi ka tentuar të ngrihet nga pista, e më pas është rrëzuar, ngjarje e shënuar rreth orës 14:30 me atë lokale.

Ende nuk ka asnjë konfirmim sesa njerëz ndodheshin në avion në atë moment, apo nëse ky incident do të shkaktojë vonesa të fluturimeve të tjera nga “O’Hare”, një prej aeroporteve më të ngarkuara të botës.

Ja si merr flakë një makinë në qendër të Tiranës

Periskopi.com Video