james-zidane

James injoroi keq Zidanen pas El Clasicos

James Rodriguez i është kundërpërgjigjur Zinedine Zidanit në heshtje. Mesfushori kolumbian, James Rodriguez, po kalon momentet më të vështira në karrierë te “Los Blancos”.

Periskopi.com Sporti

Në “El Clasicon” e së shtunës, lojtari që u ble për 80 milionë euro nuk u aktivizua fare, teksa edhe të rinjtë si Mariano Diaz dhe Marco Asensio ishin zgjedhjet e para e Zinedine Zidane, madje në një ndeshje të madhe siç është “El Clasico”.

James nuk ka folur për media për situatën e krijuar, por ka vendosur që t’i kundërpërgjigjet Zidanit vetëm me veprime. Lojtari nuk u kthye në shtëpi pas “El Clasicos”.

Sipas Marca, 25 vjeçari shkoi në qendrën stërvitore në Valdebebas për t’u stërvitur në palestër.

Situata e James nuk është aspak e mirë. Përderisa nuk kishte minuta në “El Clasico” dhe para tij u inkuadruan lojtarë të rinj si Mariano e Asensio, atëherë zgjidhja e vetme duket se është largimi nga “Santiago Bernabeu”.

zidane

A ka favorit në El Clasico sipas Zidane?

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka folur para ndeshjes me Barcelonën.

Periskopi.com Sporti

Gjigandët e futbollit spanjoll takohen nesër me fillim nga ora 16:15, për të zhvilluar ndeshjen më derbi në futboll.

Trajneri i Los Blancos pranon se ndeshja e nesërme do të jetë mjaft e vështirë për skuadrën e tij, mirëpo thotë se në këtë përballje nuk ka favorit.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, shumë e vështirë. Kjo është normale, sepse ne do të luajmë kundër një rivali të madh. Ne jemi përgatitur mirë dhe jemi gati. Njerëzit duan të shohin një lojë të mirë dhe gjëja e rëndësishme është që të jenë të përqendruar në punën tonë. “, tha Zidane.

“Ne do të japim maksimumin si gjithmonë për të bërë një ndeshje të mirë. Nuk ka favorit në El Clasico. Shanset janë të barabarta 50 me 50”, shtoi ai. /Periskopi.com

zinedine-zidane-real-madrid

Zidane trajneri i vitit?

FIFA ka zbuluar listën e trajnerëve kandidatë për çmimin ‘trajneri i vitit’.

Periskopi.com Sporti

Në këtë listën gjendet Zinedine Zidane, i cili fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin.

Gjithashtu edhe Fernando Santos, që ngriti trofeun e kampionatit evropian me Portugalinë si dhe Claudio Ranieri, i cili bëri një sezon të jashtëzakonshëm me Leicester Cityn duke u shpallur kampion i Ligës Premier.

Finalistët për trajnerin më të mirë të futbollit të femrave janë Jill Ellis i SHBA-së, Silvia Neid i Gjermanisë si dhe Pia Sundhage, trajnere e Suedisë. /Periskopi.com

zidane

Tragjedia e Chapecoense, çfarë ka bërë Zidane?

Zinedine Zidane ka shprehur ngushëllimet e tij për klubin brazilian Chapecoense.

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka shprehur ngushëllime për tragjedinë e skuadrës braziliane Chapecoense, pas rrëzimit të aeroplanit.

Fluturimi për në Medellin të Kolumbisë nga Bolivia të hënën u rrëzua duke lënë të vdekur 71 nga 77 udhëtarët.

Dhe, Zidane para duelit me Cultural Leonesa në Copa del Rey ka shprehur ngushëllime pas ngjarjes së rëndë.

“Para se ta filloj këtë konferencë për media, e dërgoj mbështetjen time, në emër të gjithëve në klub, tek familjarët dhe të afërmit e viktimave të aksidentit në Kolumbi”, deklaroi ai.

“Ne ndjejmë shumë për atë që ndodhi”, theksoi Zidane.

zidane

A do ta thejë Zidane rekordin e madh të Ancelottit?

Që nga humbja e 6 prillit ndaj Wolfsburgut 2-9, Zidane dhe Real Madrid nuk kanë njohur më disfata. Ata janë deri më tani të pamposhtur për 234 ditë, ose një total prej 30 ndeshjesh.

Periskopi.com Sporti

Nëse “galaktikët” fitojnë edhe sot kundër Sporting Gijonit, Zizou dhe lojtarët e tij barazojnë rekordin e Ancelottit. Carletto arriti që ta mbante Real Madridin pa humbur në sezonin 2013-2014 për 31 ndeshje.

Bilanci i gjatë i italianit dhe Real Madridit të asaj periudhe ishte 26 fitore dhe 5 barazime, ndërkohë që Zidane ka 22 fitore dhe 8 barazime deri më tani/.

ronaldo-zidane

A i kanë tensionuar raportet Ronaldo dhe Zidane? Përgjigjet portugezi

Tre herë futbollisti më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo ka folur për raportet e tij me trajnerin Zinedine Zidane.

Periskopi.com Sporti

Superylli i Real Madridit thotë se ka raporte të shkëlqyera me të parin e pankinës së Los Blancos.

“Kam marrëdhënie të shkëlqyera me Zidanin dhe kam qenë një fans i madh kur ishte lojtar. Tani jam fans më i madh si trajner, pasi po bën punë të mrekullueshme”, tha Ronaldo.

Muaj më parë u raportua se dyshja ka prishur raportet për shkak se Ronaldo ishte nervozuar pas një zëvendësimi që i kishte bërë Zidane. /Periskopi.com

zidane

Zidane flet për gjasat ndaj Atletico Madridit

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka folur për përballjen e nesërme ndaj Atletico Madrid.

Periskopi.com Sporti

Dy skuadrat nga kryeqyteti spanjoll takohen nesër me fillim nga ora 20:45, për të zhvilluar derbin e javës në La Liga.

Zidane thotë se nuk sheh favorit në këtë takim, pasi sipas tij gjasat janë 50-50.

“Nesër do të jetë një ndeshje tjetër. Gjasat në kët takim janë 50 me 50. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne jemi mësuar me përballje të tilla”, ka deklaruar Zidane në konferencën për media.

“Atletico Ka një ekip të mirë që çdo vite mundohet të arrij maksimumin., Gjithashtu ata kanë një trajner të madh”, ka shtuar ai. /Periskopi.com

2FB0141F00000578-0-Cristiano_Ronaldo_has_said_that_he_does_not_expect_to_remain_in_-a-31_1451953551282

Ronaldo ka disa fjalë për Zidanen

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka folur për ‘dashurinë e veçantë’ që ka për trajnerin e tij, Zinedine Zidane.

Periskopi.com Sporti

Portugezi thotë se e ka pëlqyer gjithmonë francezin si lojtar dhe tani e pëlqen edhe si trajner.

“Ai është një lojtar që bën pjesë në historinë e Real Madridit dhe tani është trajner i skuadrës së parë”, deklaroi Ronaldo.

“Unë e kam pëlqyer atë si një lojtar dhe tani e pëlqej si një person dhe trajner. Kam një dashuri të veçantë për të”, shtoi portugezi. /Periskopi.com

MADRID, SPAIN - SEPTEMBER 15:  Cristiano Ronaldo of Real Madrid celebrates with Karim Benzema after scoring Real's 2nd goal from the penalty spot during the UEFA Champions League Group A match between Real Madrid and Shakhtar Donetsk at estadio Santiago Bernabeu on September 15, 2015 in Madrid, Spain.  (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Lajm shumë i keq për Real Madridin

Karim Benzema ka pësuar një dëmtim dhe nuk do të luajë në ndeshjen e nesërme ndaj Leganes në La Liga.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi madrilène ka pësuar një dëmtim, të cilin e pësoi në sfidën që Franca e zhvilloi ndaj Polonisë.

Lajmin për mungesën e tij në sfidën e nesërme e ka konfirmuar trajneri Zinedine Zidane.

“Karim nuk do të luajë nesër”, deklaroi Zidane.

“Ai ka disa problem pas ndeshjes në Poloni”, shtoi ai. /Periskopi.com

roanldo-zidane

Yjet që për pak nuk u transferuan te këto skuadra

Yje të mëdha si Zinedine Zidane, Cristiano Ronaldo, Zlatan Ibrahimovic dhe Maradona ishin gati të bënin një transferim të ‘çmendur’.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski ishte gati të transferohet tek skuadra angleze, Blackburn Rovers, ashtu sikurse edhe legjenda francez, Zinedine Zidane, i cili u kërkua me ngul nga skuadra mbretërore angleze.

Braziliani i njohur që mbrojti me suksese ngjyrat e Barcelonës, Rivaldo u kërkua shumë një kohë nga skuadra tjetër angleze, Bolton Wanderers, por në fund ky transferim nuk ndodhi, shkruan Telegrafi.

Mesfushori francez, Patrick Viera gjithashtu ishte gati të kryente një transferim të ‘çmendur’ duke u bërë pjesë e gjigantit spanjoll, Real Madridi, ndërsa edhe legjenda argjentinase, Diego Maradona ishte gati të transferohej te Sheffield Utd.

Dy transferime të ‘çmendura’ që ishin gati të ndodhnin janë edhe yjet botërore si Cristiano Ronaldo dhe Zlatan Ibrahimovic, të cilët ishin afër të bëheshin pjesë e Arsenalit të Arsene Wengerit.

zidane1

Zidane: Ky lojtar e meriton ‘Topin e Artë’

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane beson se Cristiano Ronaldo e meriton të fitojë ‘Topin e Artë’ për këtë vit.

Periskopi.com Sporti

Këtë, trajneri francez e thotë pas arritjeve të mëdha të portugezit në këtë vit, ku u shpall kampion i Europës me Portugalinë dhe e fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin.

“Nëse shikoni rrjedhën e vitit, dhe shikoni se çfarë ka arritur Cristiano, është e jashtëzakonshme”, deklaroi Zidane.

“Më kanë pyetur disa ditë më parë dhe kam thënë se ai e meriton ta fitojë ‘Topin e Artë’, pa pasur fare dyshim”, shtoi ai. /Periskopi.com

zidane

Barca keq pa Messin

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Real Madridit ka folur për mungesën e Lionel Messit në skuadrën e Barcelonës.

Argjentinasi u dëmtua në derbin e mesjavës kundër Atletico Madridit, ndërsa francezi beson se katalunasit do ta kenë të vështirë pa pesë herë futbollistin më të mirë në botë.

“Barcelona është shumë më keq tani pasi që e ka humbur Messin”, deklaroi Zidane.

Është konfirmuar se Messi do të mungojë për të paktën tre javë. /Periskopi.com

zidane

Zidane nuk shqetësohet për Ronaldon

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane nuk shqetësohet që Cristiano Ronaldo nuk arriti të shënonte në barazimin 1:1 kundër Villarreal.

Francezi thotë se 31-vjeçari është lojtar i rëndësishëm për skuadrën dhe se shqetësim në lidhje me të ka vetëm kur ai nuk është i gatshëm për lojë.

“Cristiano ishte një lojtar i rëndësishëm për ne kundër Villarreal, pasi ai gjithmonë është”, deklaroi Zidane.

“Unë nuk shqetësohem nëse ai nuk shënon. Është e rëndësishme që ai të jetë në fushë për ne. Jam i shqetësuar kur ai nuk është në fushë”, përfundoi francezi. /Periskopi.com

makelele-zidane

Isha truproja e Zidane, e mbroja nga shqelmat

Periskopi.com Sporti

Ish-mesfushori i Real Madridit, Claude Makelele ka kujtuar kohën kur luante bashkë me Zinedine Zidane te Los Blancos.

Francezi thotë fjalë të mira për Zidane, ndërsa shton se ishte truproje e tij në fushë, pasi kundërshtarët e shënjestronin atë për ta lënduar.

“Zizu ishte një gjeni i futbollit. Futbollist që bënte mrekulli në fushë, por duhet të kishte gjithashtu mbrojtje. Duke qenë se mbrojtësit kundërshtarë e shënjestronin për ta ndaluar me ndërhyrje të gabuara apo me shqelma, Zinedine e kishte të vështirë të rezistonte”.

“Kam qenë unë truproja e tij, pasi duhet ta mbroja nga shqelmat, duke u dalë para lojtarëve që kishin si detyrë për ta markuar. Mjaftonte që unë t’i krijoja hapësirë dhe pastaj ai bënte atë që askush tjetër nuk mundej”, kujton Makelele. /Periskopi.com

zidane-guardiola

Guardiola te Barca apo Zidane te Reali, cili ka statistikat më të mira si trajner?

Periskopi.com Sporti

Zinedine Zidane po kalon një periudhë shumë të mirë të rezultateve te Real Madrid.

Skuadra nga Bernabeu ka barazuar rekordin e Barcelonës me 16 fitore rresht në La Liga, arritje kjo e katalunasve në sezonin 2010/11, kur skuadra nga Camp Nou drejtohej nga Pep Guardiola.

Por, cili ishte më i suksessëm, Guardiola te Barca më 2011 apo Zidane te Reali në këtë kohë?

Këtu mund të shihni disa statistika të rëndësishme në lidhje me këtë krahasim.

zidane-pep /Periskopi.com

zidane

Zidane thyen një rekord me Realin

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thyer një rekord me skuadrën e tij.

Bëhet fjalë për fitoren e 16 radhazi në La Liga, që madrilenët e shënuan mbrëmë ndaj Espanyol.

Ishte viti 1961 kur trajneri i atëhershëm i Los Blancos, Miguel Munoz kishte arritur të fitonte 15 ndeshje radhazi në ligë, por francezi e ka tejkaluar atë shifër për një më shumë.

Vlen të ceket se Zidane barazoi edhe rekordin e Pep Guardiolas prej 16 fitoreve në ligë, të cilin strategu katalunas e kishte arritur në kohën kur drejtonte Barcelonën. /Periskopi.com

zidane1

Zidane trajneri më i mirë

Periskopi.com Sporti

Ish-futbollisti i njohur, Luis Figo beson se Zinedine Zidane ka qenë trajneri më i mirë në botë që nga muaji janar i këtij viti.

Francezi mori përsipër detyrën e trajnerit te Real Madridi, pas shkarkimit të Carlo Ancelotti në fillim të këtij viti.

“Ai ka performuar më mirë se kushto tjetër prej kohës kur është emëruar në këtë pozitë”, deklaroi Figo.

“Ajo që ai ka arritur është fenomenale. Ai erdhi në gjysmë të sezonit dhe arriti të fitojë Ligën e Kampionëve, si dhe për ta bërë tejet të ngushtë garën për titullin e La Liga’s, pas Real Madrid ishte shumë prapa në këtë garë. /Periskopi.com

ronaldo

Ronaldo do të luajë për 90 minuta

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane thotë se Cristiano Ronaldo sipas të gjitha gjasave do të luajë për 90 minuta në sfidën e nesërme ndaj Sporting Lisbonës në Ligën e Kampionëve.

Superylli portugez përballet me ish-skuadrën e tij të fëmijërisë, nga e cila ishte tranferuar te Manchester Unted para 12 vjetëve.

“Ideja është që ai të luajë 90 minuta”, tha Zidane.

“Unë do të përpiqem të flas me Cristianon për gjëra të tjera përveç minutave. Nëse ju i kërkoni atij, ai gjithmonë dëshiron të luajë për 90 minuta”. /Periskopi.com

zidane

Zidane: Nuk jemi favorit në Ligën e Kampionëve

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane nuk beson se skuadra e tij është favorite në Ligën e Kampionëve në këtë sezon.

Ai thotë se ka shumë skuadra të cilëat mund ta fitojnë këtë trofe në këtë sezon.

“Unë nuk do të thoja se jemi favoritë”, tha Zidane.

“Ka shumë skuadra të cilat mund ta fitojnë atë. Ju duhet të konkurroni sepse ju keni për të luajtur”.

“Të jesh në Ligën e Kampionëve kjo bëhet me punë. Lojtarët e dinë që objektivi është gjithmonë fitorja”.

Real Madridi arriti të fitojë Ligën e Kampionëve në sezonin e kaluar, për herë të 11 në histori të klubit. /Periskopi.com

2FB0141F00000578-0-Cristiano_Ronaldo_has_said_that_he_does_not_expect_to_remain_in_-a-31_1451953551282

Zidane ishte çelësi i Real Madridit

Periskopi.com Sporti

Cristiano Ronaldo beson se trajneri Zinedine Zidane ishte çelësi i suksesit të Real Madridit në sezonin e kaluar.

Madrilenët fituan Ligën e Kampionëve për herë të 11 në histori dhe portugezi shton se Zidane është një punëtor i madh.

“Zidane ishte çelësi për sezonin tonë”, tha Ronaldo.

“Ai erdhi, na bëri të punojmë shumë dhe të punojmë mirë. Ai është një profesionist i madh dhe një person i madh”. /Periskopi.com