Policia-e-Kosovës-Arrestim

Gjendet një 9 vjeçar i zhdukur, arrestohet një i dyshuar

Policia e Kosovës arreston një person të dyshuar për ‘trafikim me njerëz’ dhe gjenë personin e raportuar të zhdukur

Periskopi.com Lajme

Në një komuniakatë nga Policia thuhet se më datë 18.11.2016 në Stacionin Policor Istog  është raportuar rasti ,,Person i zhdukur” nga familjarë të viktimës (fëmijut  nëntë vjeçar të zhdukur) që i përkiste komunitetit Rom dhe me shtetësi Kosovar.

Policia e Kosovës, respektivisht rajoni i Ferizajt pas hetimeve intenzive me datë 30.11.2016, ka arritur ta gjejë viktimën (fëmiun nëntvjeqar), tek e dyshuara: L.H femër K-Shqiptare.

Sipas policisë e njëjta është arrestuar dhe intervistuar për shkak të kryerjes së veprës “Trafikim me Qenie Njerëzore”.

“Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku me vendim të prokurorit e dyshuara është ndaluar për 48 orë, ndërsa viktima në fjalë iu është kthyer familjarëve të tij.”thuhet në komunikatë.