Edhe deputeti i PDK’së kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje

Zgjedhjet më nuk po i kërkon vetëm opozita. Edhe deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës, po kërkojnë që vendi sa më parë të shkojë në zgjedhje të reja.

Periskopi.com Lajme

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Shaip Muja duke e komentuar deklaratën e shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, i cili është i bindur se zgjedhje do të ketë më së largu deri më 15 qershor, tha se ato janë të pashmangshme.

“Kosova duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje të parakohshme, sepse kjo qeveri e ka futur vendin në një kolaps të madh”,  tha Muja për Gazetën Blic.

Sipas Mujës puna e zgjedhjeve nuk është duke u bërë  me inat, mirëpo është e domosdoshme.

GazetaBlic ka raportuar edhe me herët për qëndrimet e  deputetëve rreth mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme .Por deri më tash krerët kryesor të partive të koalicionit qeverisës  nuk kanë dalë me ndonjë qëndrim zyrtar.

Aktivitetet e kohëve të fundit të liderit të PDK-së, Kadri Veseli po shihen si fillimi i një fushate elektorale. Ndërkaq, dje është mbledhur edhe Kryesia e LDK-së, ku ndër të tjera është folur edhe për zgjedhjet.

Madona u premton gojore secilit, por me një kusht (Video)

Madona ka dhënë një premtim të madh.

Periskopi.com Limonada

Ajo derisa këndonte në New York iu drejtua publikut, duke shprehur kështu mbështetjen e saj për Hillary Clintonin.

Tha se kushdo që voton për Clinton, ajo do të ja bëjë një gojore. Normalisht nëse ia dëshmojnë se kanë votuar për të.

Shkoi edhe më tej, filloi të lavdëronte veten se është e mirë në këtë punë./ Periskopi