BE: Rënia e Qeverisë në një kohë kritike për Kosovën

Periskopi.com Lajme

Bashkimi Evropian u bëri thirrje liderëve politikë dhe institucioneve të Kosovës që të mos harrojnë sfidat e mëdha me të cilat përballet vend i tyre.

“Jemi në dijeni për votën e mosbesimit të Kuvendit të Kosovës dhe shkarkimin e qeverisë. Kjo votë u zhvillua në një kohë kritike për Kosovën dhe reformat që lidhen me BE-në”, tha përmes një deklarate me shkrim Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

“Është e rëndësishme që puna, e cila, mes tjerash, lidhet me promovimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik, dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe liberalizimin e vizave, të vazhdojë për të mirën e popullit të Kosovës”, tha Kocijançiq.

Bëhet ‘i gjallë’ Isa Mustafa, flet për zgjedhjet dhe thumbon Fatmir Limajn

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Isa Mustafa thotë se Qeverinë që e udhëheq ai po tentojnë ta rrëzojnë ata që kanë probleme me ligjin.

“Nuk jam fare i shqetësuar për këtë. Ajo çfarë kam parë unë deri më tani, kam vërejt se rrëzimin e qeverisë e kërkojnë të gjithë ata që kanë probleme me ligjin, ata që në të kaluarën kanë shkel diku keq në ligj që me korrupsion, me krim të organizuar dhe forma të tjera”, tha Mustafa për RTK-në.

Iniciativën për rrëzimin e Isa Mustafës nga pozita e kryeministrit e ka marrë Fatmir Limaj dhe partia e tij, Nisma për Kosovën.

Këtë deklaratë Mustafa tërthorazi e ka drejtuar në adresë të Limaj i cili ende është në proces gjyqësor të dyshuar për korrupsion derisa ishte ministër i ish MPTP-së.

Mocioni për votëbesimin e qeverisë do të hidhet në votim më 10 maj në Kuvendin e Kosovës.

Zgjedhjet afër, Limaj kërkon mocion mosbesimi ndaj qeverisë

Kreu i subjektit politik NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj thotë se a ardhur kohya për mocion mosbesimi ndaj qeverisë. Beson kjo është koha e fundit kur duhet filluar iniciaitvën parlamentare.

Periskopi.com Lajme

Thotë se Qeveria ka dështuar në të gjitha planet dhe programet e saj.

Limaj, siç raporton Periskopi, thotë se si pasojë e kësaj qeverisje vendi ynë tashmë një vit e gjysmë është në krizë politike.

“Kjo qeveri nuk arriti të adresoj dhe të zgjidh as edhe një problem me të cilin ballafaqohet Kosova. Kemi një mosbesim dhe mosfunksionim total brenda vet kabinetit qeveritar. Të gjitha institucionet e vendit në tërësi janë jo funksionale”, thotë ai.

E sipas Limajt, e tërë kjo klimë më së miri po shpërfaqet tash e sa kohë në parlament, ku ky koalicion qeverisës edhe me afro 90 deputetë të cilët i ka, që disa herë nuk arrin që të ketë kuorum as për votimin e ligjeve të qeverisë së tyre, e po ashtu, siq thotë ai, ka edhe shumë nga deputetët të koalicionit që edhe janë deklaruar kundër vazhdimit të këtij koalicioni qeverisës.

Vlerëson se mungesa permanente e ministrave të kësaj qeverie në seancat e parlamentit e ka ndihmuar dhe e ka thelluar jo funksionalitetin e këtij parlamenti.

“E vetmja zgjidhje për të dal vendi ynë nga kjo situatë, e në të cilën edhe praktikisht të gjitha institucionet janë jo funksionale, janë zgjedhjet e lira dhe demokratike. Prandaj i takon opozitës që të nis iniciativën për mocion mosbesimi për këtë qeveri dhe me këtë ti hapim rrugë zgjedhjeve.  Unë në emër të NISMA-së thërrasë të gjitha grupet parlamentare opozitare në Kosovë që ta ndërmarrim këtë iniciativë dhe me këtë t’ju mundësojmë të gjithë deputetëve të parlamentit që të shprehen përmes votës për mocionin e mosbesimit dhe kështu të dalim nga kjo situatë e krijuar, e në të cilën asgjë nuk po funksionon”, thotë Limaj./ Periksopi

 

Lekaj përsëritë një kërkesë të kahmotshme

Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se zgjedhjet në Kosovë duhet të mbahen sa më parë.

Periskopi.com Lajme

 

Ai thekson se që nga konstituimi i Qeverisë LDK-PDK, të udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa ka pasur një varg problemesh e dështimesh.

Sipas Lekajt qeveria aktuale ka shkaktuar edhe skandale të shumta dhe serioze, duke iu referuar Marrëveshjes për Asociacionin dhe Marrëveshjes për Demarkacionin.

“Në  vendin tonë, për shkak të qeverisjes së keqe e dështake, me mijëra biznese veçanërisht të vogla madje edhe të mesme në vend të funksionimit janë ç’regjistruar dhe mbyllur, duke shkaktuar dhe rritur numrin edhe ashtu jashtëzakonisht të madh të papunëve! Po ashtu  edhe investimet e jashtme  janë në rënie të vijueshme!”, tha Lekaj.

Sipas shefit të Grupit parlamentar të AAK-së po bëhen dy dekada që nga çlirimi i vendit e gati dekada e parë që nga shpallja e pavarësisë dhe nuk kemi liberalizim për qytetarët e Kosovës, duke mbetur kështu vendi më i izoluar në Evropë.

Ai tha se shkaku esencial i dështimit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës nuk është, kinse, pezullimi i ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin, por dështimet qeveritare në fusha të ndryshme, veçanërisht në: harxhimet enorme dhe të panevojshme për numrin jashtëzakonisht të madh të ministrive, bordeve e agjencive; gjendja anarkike e kaotike në sistemin e drejtësisë, në shëndetësi, arsim sikundër në  ekonomi; humbja e rasteve gjyqësore të vlerave jashtëzakonisht të larta për shkak të   veprimeve pushtetare korruptive; korrupsioni gallopant në të gjitha sferat e jetës shoqërore, ekonomike, politike, arsimore, shëndetësore; dështimi i anëtarësimit të vendit tonë në UNESCO-n;  dështimi evident i realizimit të premtimeve megalomane zgjedhore, dështimi për reformimin e sistemit zgjedhor.

Policia tregon për gjendje para zgjedhjeve serbe në Kosovë

Policia e Kosovës deklaron se situata e sigurisë, pas paralajmërimit të mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale serbe edhe në Kosovë, është e qetë dhe se nuk ka ndonjë indikacion se mund të ketë ndonjë përkeqësim.

Periskopi.com Lajme

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha për Radion Evropa e Lirë se gjendja është e qetë dhe stabile.

“Policia e Kosovës ka kapacitet dhe numër të mjaftueshëm të zyrtarëve policorë për të garantuar një siguri të përgjithshme, për të garantuar një lëvizje të lirë dhe për të zbatuar ligjin në përgjithësi”, tha Hoxha.

Hoxha shtoi se edhe me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë, Policia, si institucion zbatues i ligjit, vepron në funksion të mbajtjes së rendit, sigurisë dhe qetësisë publike.

“Bazuar në vendime të autoriteteve qeveritare të Republikës së Kosovës dhe parashtrimit të kërkesave për asistencë që mund të vijnë nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian që ndërlidhen me procesin apo aktivitetet e tyre në grumbullimin e fletëvotimeve, Policia si institucion zbatues i ligjit, vepron në funksion të mbajtjes së rendit, sigurisë dhe qetësisë publike, si dhe ndërmarrjen e të gjitha masave ligjore ndaj çdo veprimi destruktiv apo që bie ndesh me ligjet e Republikës së Kosovës”, shtoi Hoxha.

Mbajtja e zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës ka nxitur një valë reagimesh të qytetarëve shqiptarë. Në fshatin Hoçë e Madhe të Rahovecit, të mërkurën ata bllokuan një autobus të qytetarëve serbë të fshatit që provoi të lëvizte drejt veriut të Kosovës për të marrë pjesë në fushatën zgjedhore.

Gjithashtu, dy magjistralet Prishtinë – Gjilan dhe Prishtinë – Mitrovicë u bllokuan nga qytetarët shqiptarë që provuan të pengonin hyrjen e paralajmëruar të kryeministrit aktual të Serbisë Aelksandër Vuçiq, njëri nga kandidatët presidencial në Serbi.

Ndërkaq, kryeministri i Serbisë, Vuçiq, anuloi të martën vizitën e tij në Kosovë, vetëm pak orë pasi Qeveria në Prishtinë i dha dritën jeshile për vizitë disaorëshe.

KQZ-ja tregon vendimin për zgjedhjet serbe në Kosovë

Qeveria e Isa Mustafës ka miratuar mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale serbe në Kosovë. Mirëpo, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) thotë se këto zgjedhje nuk ekzistojnë.

Periskopi.com Lajme

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë për “Indeksonline” se Komisioni që ajo drejton nuk merret fare me këto zgjedhje.

Ajo ka sqaruar se këtë do ta bëjë OSBE-ja.

“Ne nuk kemi asgjë të bëjmë me këto zgjedhje. S`kemi asgjë. Për ne ato zgjedhje nuk ekzistojnë. Me këto zgjedhje merret vetëm OSBE-ja”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, OSBE-ja ka sqaruar se qendrat ku pritet të votohet, do të quhen si qendra grumbullimi ose degë përkatëse. Lidhur me mbajtjen e këtyre zgjedhjeve janë shprehur pakënaqësi nga ana e opozitës, për të cilët kjo përbën shkelje të Kushtetutës së Kosovës.

Deri sa, për partinë që udhëhiqet nga kryeministri Isa Mustafa (LDK), është veprim i duhur që kësaj çështje nuk i është bërë bujë.

Zgjedhjet pritet të mbahen ditën e diel, më 2 prill.

Lugina e Preshevës mobilizohet për bojkotim të zgjedhjeve serbe

Kryetari i Këshillit nacional të shqiptarëve, Jonuz Musliu u ka bërë thirrje të enjten shqiptarëve në komunat Bujanovc, Preshevë dhe Medvegjë që të bojkotojnë zgjedhjet presidenciale serbe, të caktuara për datën 2 prill.

Periskopi.com Lajme

Ai i ka thënë agjencisë së lajmeve Beta se deri te ftesa ka ardhur pasi që asnjëri nga kandidatët presidencialë në programin e tyre nuk ka treguar interesim për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve.

Musliu, i cili është lider i Lëvizjes për Progres Demokratik theksoi se të gjithë kandidatët në zgjedhjet për president të Serbisë janë treguar diskriminues ndaj shqiptarëve, që është edhe arsyeja për të cilën i ka bërë thirrje votuesve shqiptarë që të mos marrin pjesë në zgjedhje.

Ai ka bërë të ditur se deri më tash nuk është zgjidhur asnjë problem, as përdorimi i simboleve dhe ka mungesë të investimeve.

Shpend Ahmeti ka një porosi dhe tregon vendimin që ka marr

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se nuk do të dorëzohet asnjëherë.

Periskopi.com Uncategorized

Ato që u publikuan kohëve të fundit për të i quan sulme, dhe thotë se është e kuptueshme meqë këtë vit ka zgjedhje lokale.

“Kam prit dhe pres sulme sepse sivjet është vit zgjedhor dhe Prishtina është halë në sy për ata që e kanë zhvat dhe e zhvasin këtë shtet. Është shtuar edhe konspiracioni edhe ligësia. Munden me shpif në të gjitha anët, por nuk do të dorëzohemi asnjëherë para matrapazëve e hajnave. Bring it on!”, thotë Ahmeti./ Periskopi

PDK e gatshme për zgjedhje dhe kërcënon institucionet e vendit të cilat i udhëheqë

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot punimet e Konventës së VIII, ku është diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe për platformën e kësaj partie.

Periskopi.com Lajme

 

U lëshua një deklaratë pas kësaj konvente, e cila ishte e mbyllur  për media, përveç fjalimit të kreut të kësaj partie Kadri Veselit, që edhe u transmetua direkt në dy kanale të televizionit publik. Për këtë askush nuk tregoi nëse ishte hapësirë me pagesë apo siç di Veseli , u bë më ndërhyrje në këtë televizion, raporton Periskopi

Në këtë deklaratë me shumë pika, PDK shprehet e gatshme për zgjedhje të parakohshme, përkrahë Hashim Thaçin për transferimin e FSK-së dhe vlerëson se për këtë kanë përkrahjen e  Amerikës.

Jo vetëm kaq, në pikat e tyre ka edhe obligime që u japin institucioneve të vendit. Duket sikur kanë harruar se vet janë udhëheqës të tyre.

E ka pjesë mjaftë të çuditshme në këtë deklaratë. Në shumë pika duket sikur PDK është në opozitë. Kërkojnë nga partnerët ndërkombëtarë të hiqet fletëarrestet e lëshuara nga Serbia, serbëve u thonë se është e dëmshme të mos jenë pjesë e institucioneve të Kosovës, ndërsa për krimin dhe korrupsionin, PDK kërkon që të bëhet luftë e pa kompromis, raporton Periskopi

 

Deklarata e plotë:

  1. PDK i jep mbështetje dhe besim të plotë Kryetarit të saj, Kadri Veselit, dhe strukturave drejtuese të partisë, në avancimin e proceseve që fuqizojnë shtetin dhe forcojnë besimin  në institucionet e vendit.
  2. PDK e vlerëson të rëndësishëm komunikimin e lidershipit të PDK-së me qytetarët e vendit, dëgjimin e shqetësimeve, preokupimeve dhe propozimeve të tyre te vlefshme, të cilat do të inkorporohen në platformën dhe vizionin e PDK-së për të ardhmen e vendit.
  3. PDK mirëpret ardhjen e kuadrove dhe profesionistëve të dëshmuar dhe mbetet e hapur për të gjithë ata që duan t’i bashkohen vizionit të PDK-së dhe sjellin një konkurrencë cilësore dhe  vlerë të shtuar demokratike.
  4. PDK mbështet vizionin e lidershipit për përfaqësim dinjitoz  dhe të barabartë të femrës në strukturat vendimmarrëse të partisë, por edhe në institucionet e vendit.
  5. PDK është e përgatitur për zgjedhjet lokale dhe në bashkëpunim e koordinim të plotë me degët do të nominojë kandidatët më të mirë dhe më profesionalë, të cilët do të dalin fitues në shumicën e komunave të Kosovës.
  6. PDK është e gatshme për zgjedhjet parlamentare, qoftë në afatin e rregullt, por edhe më herët, nëse për këtë ka dakordim nga i gjithë spektri politik.
  7. PDK i jep mbështetje Qeverisë dhe institucioneve tjera të vendit në përmbushjen e  detyrimeve kushtetuese.
  8. PDK i jep mbështetjen e plotë Presidentit të vendit, Hashim Thaçit, në angazhimin e tij për fuqizimin të rolit dhe misionit të ri të FSK-së, edhe përmes ndryshimit të ligjit për FSK-në, dhe e sheh këtë si një hap  të domosdoshëm, i cili i hap rrugë ndërtimit të kapaciteteve të nevojshme të sigurisë, sipas standardeve të NATO-s dhe e shpejton rrugën e integrimit të Kosovës në NATO-s.

PDK e vlerëson se formimi i ushtrisë se Republikës se Kosovës është një hap i domosdoshëm dhe në përputhje të plotë me procesin e Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë, i  cili është bërë  me mbështetjen dhe miratimin e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht të SHBA-ve.

  1. PDK i inkurajon përfaqësuesit e serbëve në Kosovë që të bëhen pjesë konstruktive të këtij procesi dhe të gjitha proceseve me rëndësi për vendin dhe jetën e qytetarëve. Instrumentalizimi i tyre nga Beogradi dhe bojkotimi i institucioneve, mbi të gjitha, është në dëm të interesave të qytetarëve serbë të Kosovës.
  2. PDK shpreh përkushtimin e saj për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit me partnerët strategjikë ndërkombëtarë, SHBA-të, Bashkimin Evropian dhe NATO-n.
  3. PDK kërkon nga institucionet që t’i kryejnë obligimet e tyre në raport me procesin e liberalizimit të vizave dhe sa më shpejt t’u mundësohet qytetarëve lëvizja e lirë.
  4. PDK shpreh vullnetin e saj që për çështjen e demarkacionit dhe çështje tjera të interesit nacional të punohet bashkërisht që të arrihet një konsensus institucional dhe të kontribuohet në zgjidhjen e kësaj çështjeje e cila është më shumë se e një partie politike. Ne duhet të tregojmë që jemi të gatshëm të marrim vendime të drejta, demokratike, që mbrojnë interesin nacional, respektojnë fqinjësinë e mirë dhe ruajnë partneritetin ndërkombëtar.
  5. PDK mbështet dialogun si vlerë dhe alternativë e vetme për zgjidhjen e problemeve, por kërkon nga bashkësia ndërkombëtare si ndërmjetësuese e këtij dialogu që të bëjë presionin e duhur ndaj palës serbe që të respektojë marrëveshjet e arritura deri më tash dhe të ndërpresë provokimet e vazhdueshme që e minojnë këtë proces. Provokimet si ai me murin, trenin dhe provokime tjera janë të pajustifikueshme dhe nuk i shërbejnë ndërtimit të raporteve të mira fqinjësore.
  6. PDK kërkon nga partnerët ndërkombëtarë, në radhë të parë BE dhe SHBA, që të bëjnë presion mbi Serbinë për tërheqjen e fletarresteve që kanë motive politike dhe nuk kanë bazë juridike në raport me qytetarët e vendit tonë.
  7. PDK shpreh vendosmërinë dhe angazhohet fuqishëm për sundim të ligjit të luftës të pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe dukurive tjera negative në shoqëri.
  8. PDK mbështet institucionet e rendit dhe sigurisë në luftën e vazhduar kundër terrorizmit dhe çdo akti dhe veprimtarie që cenon lirinë dhe sigurinë e qytetarëve të vendit.
  9. PDK ka qenë dhe mbetet një parti e qendrës së djathtë, puna e së cilës ka për qëllim zhvillimin dhe promovimin e vlerave demokratike dhe kushtetuese në Republikën e Kosovës, për të ndërtuar një vend sa më stabil dhe prosperues për brezat e ardhshëm.
  10. PDK angazhohet fuqishëm në zhvillimin ekonomik të vendit në bazë të parimeve dhe vlerave kushtetuese të tregut dhe konkurrencës së lirë.
  11. PDK angazhohet dhe është e vendosur në respektimin, mbrojtjen dhe afirmimin e lirive dhe të drejtave të njeriut pa dallim, si dhe respektimin, mbrojtjen dhe afirmimin e të drejtave të komuniteteve pakicë, në pajtim me kushtetutën dhe konventat ndërkombëtare.
  12. PDK është e vendosur dhe synon të ndërtojë një pluralizëm politik të bazuar në frymën e tolerancës politike dhe bashkëpunimit të gjithmbarshëm të partive politike në të mirë të Republikës së Kosovës.
  13. PDK punon fuqishëm për të mbrojtur vlerat kushtetuese të lirisë, paqes, barazisë, diversiteti etnik dhe shtetit laik e sekular, me qëllim të krijimit të një shteti të sigurt për të gjithë qytetarët.
  14. PDK siguron të gjithë qytetarët e Republikës se edhe më tutje do të vazhdojë dhe do të intensifikojë aktivitetin e saj politik, me qëllim të jetësimit të vlerave të lartpërmendura, krijimit të vendeve të reja të punës, si dhe krijimit të një ambienti social të barabartë dhe të sigurt për të gjithë pa dallim.
  15. PDK falënderon të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për besimin dhe mbështetjen e dhënë në vazhdimësi për të qeverisur vendin.
  16. PDK zotohet se do te angazhohet për një jetë më të mirë të qytetarëve tanë, për sigurinë e tyre, për kohezion nacional dhe qytetar, për partneritet ndërkombëtar në ndërtimin e Republikës së Kosovës vend të dashur për qytetarët tanë dhe të respektueshëm nga bota demokratike.
  17. PDK angazhohet që Diaspora të ketë së paku tre deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
  18. PDK fton gjithë anëtarësinë e saj dhe çdo qytetar të Republikës së Kosovës për angazhim të përbashkët dhe për fuqizim të PDK-se dhe Republikës së Kosovës.

 

Mazllum Baraliu

Baraliu tregon a lejohet mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë

Ish kryeshefi ekzekutiv i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, njëherësh edhe profesor i së drejtës Kushtetuese, duke folur për mbajtjen e zgjedhjeve serbë në Kosovë, ka thënë se në bazë të Kushtetutës zgjedhjet e një shteti në një shtet tjetër nuk janë të lejuara.

Periskopi.com Lajme

“Në Kushtetutë zgjedhjet e një shteti tjetër në një shtet tjetër nuk janë të parapara. Por nga bisedat në Bruksel është krijuar një Listë Serbe që është zë i Beogradit. Nëse kjo po ndodh duhet të shikohen dispozitat ligjore dhe kushtetuese. Ne kemi komuna që nuk e njohin Republikën e Kosovës, ka thënë Baraliu, në emisionin “Fakt Plus”, në Tribuna Channel.

Ai ka thënë se atmosfera e krijuar politike në vend tregon për një atmosferë para elektorale.

Sipas tij, Kosovë ka filluar para fushata zgjedhore.

Baraliu ka thënë se për tu përgatitur një proces elektoral lokal ose qendror, minimumi i kohës që nevojitet është gjashtë muaj.

“Në Kosovë ka pasur situatë të tillë dhe se asnjëra nga qeveritë nuk ka arritur të ketë mandatin e plotë dhe në këto raste janë organizuar zgjedhjet e parakohshme”, tha Baraliu.

Sipas Baraliu, zgjidhja më e mirë është të ketë zgjedhje të parakohshme.

“Është koha e duhur për tu përgatitur për zgjedhje”, ka thënë ai.

 

Përfundon aplikimi për kandidat në zgjedhjet presindeciale në Serbi

Tashmë ka përfunduar afati për dorëzimin e kandidaturave për zgjedhjet presidenciale në Serbi.

Periskopi.com Lajme

 

Ky skadim i afatit u bë gjatë mesnatës, ku ishin 12 kandidatura të hapura por që vetëm shtatë prej tyre kandiduan,t transmeton Indeksonline.

Në kandidaturën e parë emrat që u bënë të ditur janë: Aleksandër Vuçiq, Sasa Jankoviq, Voislav Sheshel, Vuk Jeremiq, Bosko Obradoviq dhe Sasa Raduloviq.

Kurse gjatë mbrëmjes së kaluar kandidimin e bëri të ditur edhe Aleksandër Popoviq.

Duhet përkujtuar që zgjedhjet presidenciale serbe janë paralajmëruar të mbahen edhe në 90 për qind të vendvotimeve në Kosovë.

Maqedonia nuk rrezikohet nga “Platforma shqiptare”, por nga mafia politike

“Platforma shqiptare” nuk është arsyeja pse presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, po refuzon t’ia japë mandatin për krijimin e qeverisë liderit të LSDM-së, Zoran Zaev. Kështu ka thënë publicisti dhe analisti nga Maqedonia, Sasho Ordanoski, në një intervistë për “Kohën Ditore”.

Periskopi.com Lajme

 

Sipas tij aktualisht në Maqedoni nuk flitet se kush e ka shumicën, por për mafi politike, e cila është duke luftuar për ekzistencën e vet. Ordanoski ka hedhur dyshime edhe për “Platformën shqiptare”, për shkak të momentit që BDI-ja zgjodhi ta plasojë atë.

Ordanoski, i cili ka qenë ish-kryeredaktor në televizionin publik maqedonas, si dhe drejtor menaxhues në Alsat-M, ka shtruar pyetjen se pse BDI-ja nuk ia kërkoi gjuhën shqipe Gruevskit gjatë këtyre viteve sa ishin në bashkëqeverisje, shkruan sot “Koha Ditore”.

Megjithatë, ai nuk e sheh platformën e shqiptarëve si argument real për ta “thyer” kushtetutën, duke mos ia dhënë mandatin Zaevit. “Neni i kushtetutës është shumë i qartë, ai e obligon presidentin që shumicës t’ia japë mandatin. Nuk ka këtu ‘dua apo nuk dua’”, ka thënë Ordanoski.

“VMRO-ja ka humbur çdo të drejtë për të qeverisur me shqiptarët”

KD: Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, refuzoi t’ia japë mandatin për themelimin e qeverisë Zoran Zaevit me arsyetimin se ai ka pranuar platformën e hartuar në Shqipëri për shqiptarët, ku kërkesë kryesore është që gjuha shqipe të bëhet gjuhë zyrtare në të gjitha nivelet administrative. A rrezikohet vërtet Maqedonia nga “Platforma shqiptare”?

Ordanoski: Maqedonia është një shoqëri multietnike dhe Maqedonia është udhëhequr nga një qeveri shumetnike në këto 20 vitet e fundit. Rrjedhimisht për cilëndo parti politike maqedonase është me rëndësi të shikojë se cilat janë nevojat dhe kërkesat e faktorit politik shqiptar. Kështu që “Platforma…” duhet të trajtohet si diçka për të cilën me unanimitet e kanë kërkuar partitë politike shqiptare.

Hahn: Duhet më shumë kohë për formimin e qeverisë në Maqedoni

Ndryshe nga apelet e një dite më parë për përshpejtim të procesit të formimit të Qeverisë së re të Maqedonisë, duket që kjo do të marrë më shumë kohë.

Periskopi.com Lajme

Këtë e bëri të ditur komisari evropian për zgjerim Johanes Han i cili pas takimeve të një dite më parë me krerët e partive politike deklaroi se cilësia e marrëveshjes për qeverinë e re është më e rëndësishme se sa shpejtësia e krijimit të ekzekutivit.

“Me sa duket, kjo do të marrë pak kohë. Partitë duhet të negociojnë dhe duhet të marrin vendim në interes të vendit, të qytetarëve, të perspektivës evropiane dhe të jenë të fokusuara në punë konkrete. Ne do të bëjmë çdo gjë për të ndihmuar vendin dhe lidershipin në vend. Ka të bëjë me cilësinë dhe jo shpejtësinë dhe ata duhet të negociojnë, duhet të dëshmojnë pjekurinë e tyre demokratike, duhet të kenë një program të shkëlqyer, bazuar në Marrëveshjen e Përzhinës, përkushtimin në perspektivën evropiane dhe nëse bëhet kështu unë jam shumë i bindur për të ardhmen e vendit. Unë jam gjithmonë optimist”, ka thënë Johanes Han, komisionari për zgjerim.

Megjithatë nevoja për Qeveri të re dhe rikthimi në funksion të plotë i të gjitha institucioneve shtetërore në një kohë të shpejtë është theksuar edhe gjatë takimit të eurokomesarit Han me presidentin George Ivanov.

Në takim u potencua se është e rëndësishme që sa më shpejtë të formohet Qeveria sepse vetëm me institucione tërësisht funksionale shteti do të jetë i gatshëm të merret me të gjitha sfidat si dhe të angazhohet në reformat evropiane dhe qëllimet euro-integruese.

Negociatat për formimin e Qeverisë nuk kanë lëvizur në drejtim të një marrëveshje. Kreu i BDI-së Ahmeti sot ka zhvilluar konsultime me nënkryetarët e partisë por mbledhja e kryesisë ku pritet të merret një vendim, nuk është caktuar akoma. Ahmeti së fundmi publikisht ka kërkuar të shkruara në letër të gjitha kushtet që ofron LSDM-ja për një koalicion të mundshëm mes këtyre dy partive. Nga LSDM-ja deklaruan se nuk e kanë problem t’i dorëzojnë edhe të shkruara kushtet e negocimit, por vazhdojnë t’i mbajnë ato larg syve të opinionit. Një ditë më parë mediat u shmangën dhe nuk arritën të sigurojnë pamje dhe prononcime nga takimi i kreut të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski me eurokomesarin Han kurse heshtja e tyre ka vazhduar edhe sot.

Kriza në Maqedoni, Zoran Zaev: Shkova të merrja mandatin, por Presidenti nuk ma dha

Moskrijimi i qeverisë së re vazhdon të thellojë krizën politike në Maqedoni.

Periskopi.com Lajme

Pas dështimit të marrëveshjes mes Gruevskit dhe BDI-së, radhën për të krijuar qeverinë e ka lideri i opozitës Zoran Zaev në bazë të votave që partia e tij ka marrë. Por, Presidenti maqedonas George Ivanov nuk i ka dhënë mandatin.

“Erdha për ta marr mandatin, por presidenti nuk ma dha. Ivanov tha se fillisht duhet të dëshmojmë se kemi 61 mandate dhe pastaj të mund të marr mandatin për formimin e qeverisë”, deklaroi Zaev për mediat pas takimit me Presidentin e Maqedonisë.

Ai theksoi se në këtë takim janë diskutuar të gjitha detajet rreth procedurave për formimin e kabinetit të ri qeveritar.

Shërbimet sekrete amerikane nxjerrin raportin: Putin ndihmoi në zgjedhjen e Trumpit president

Inteligjenca amerikane ka gjetur se Rusia ka ndikuar në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, shkruan CNN.

Periskopi.com Lajme

Sipas inteligjencës amerikane, Rusia nëpërmjet mënyrave të ndryshme ka promovuar mbështetjen për Donald Trump si dhe ka ndërmarrë një seri veprimesh për ta ‘lënduar’ fushatën elektorale të Hillary Clinton, shkruan tutje CNN.

Në mesin e aktiviteteve ruse për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, kanë qenë edhe ndërhyrjet kibernetike./Periskopi

Nishani dekreton datën e zgjedhjeve, qershor 2017

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar këtë të hënë datën e mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Periskopi.com Lajme

Burime nga zyra e shtypit e Presidencës kanë bërë me dije se kreu i shtetit ka caktuar datën 18 qershor 2017.

Në njoftimin e Presidencës saktësohet se, data në fjalë bie ditën e diel dhe se dekreti i Nishanit hyn në fuqi menjëherë. /Top Channel/

KIZ: Shqetësues rasti në vendvotimin në Polluzhë

Koalicioni për Integritet Zgjedhor – KIZ, e vlerëson si shqetësues rastin në qendrën e votimit 0318E /01R – Polluzhë

Periskopi.com Lajme

KIZ ka bërë të ditur vëzhguesi i PDK-së i ka kërkuar të nënshkruhen të gjithë vëzhguesit e pranishëm në këtë vendvotim.

“Koalicioni veprimin e tillë e konsideron si të papranueshëm dhe si formë e presionit ndaj vëzhguesve të pavarur.  Koalicioni njofton opinionin publik që është duke monitoruar të gjitha vendvotimet në Komunën e Drenasit, dhe do ju mbaj të informuar në kohë reale për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Drenas.”, thuhet në njoftimin e KIZ.  Sipas të dhënave nga monitoruesit e Koalicionit, nga 72 vendvotime 58 janë hapur me kohë, kurse 12 janë hapur me vonesë  prej 10 deri 50 minutash. Në shumicën e vendvotimeve vonesat kanë ardhur për shkak të mungesës së materialit zgjedhor. Vonesat më të mëdha janë identifikuar në këto vendvotime,   Gllobar vendvotimi 0321E/02  është hapur me 50 minuta vonesë, Qikatove e vjetër 0322E/ 02 është hapur me 50 minuta vonesë, Likoshan përkatësisht vendvotimi 0312E, është hapur me 40 minuta vonesë për shkak të mungesës se Kryesuesit të këshillit të vendvotimit, anëtarët tjerë kanë vendosur për hapjen e vendvotimit pa prezencën e kryesuesit”, bëhet e ditur në komunikatën e KIZ.

Ndryshe, rrjeti i OJQ-ve “Koalicioni për Integritet Zgjedhor – KIZ”, ka për qëllim që të promovojë dhe garantojë vlera demokratike që do nxisin zgjedhje të lira, të drejta dhe të barabarta. Ky rrjet përbëhet nga këto organizata jo qeveritare: Çohu, Democracy Plus (D+), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Iniciativa Qytetare në Skenderaj (IQS), Iniciativa për Progres (INPO) dhe Community Building Mitrovica (CBM).

Koalicioni – shfrytëzon rastin që ti bën thirrje të gjithë qytetarëve të Komunës së Drenasit që të dalin në votime, për të ushtruar të drejtën e tyre qytetare dhe Kushtetuese.

KQZ: Nëse s’ka fitues në raundin e parë, balotazhi në Drenas mbahet më 1 janar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Sekretariati i saj, kanë kryer të gjitha obligimet për përgatitjen e një procesi zgjedhor në Drenas.

Periskopi.com Lajme

“Tash jemi në fundin e këtyre përgatitjeve dhe gjithçka ka shkuar sipas planeve tona operacionale dhe nuk ka diçka për të mos u theksuar në kuptimin e mos realizimit”, ka thënë Enis Halimi, kryeshef i sekretariatit të KQZ-së në Tribuna Channel.

Sipas tij, materiali tani gjendet në depot e KQZ-së përfshirë edhe fletëvotimet.

“Lista zgjedhore është tema bosht e një procesi zgjedhor. I kemi disa probleme në kuptimin e cilësisë së listës, por ne kemi bërë gjithçka për ta pasur një listë cilësore, një listë të pastruar”, ka deklaruar Halimi.

Sa i përket akreditimit të vëzhguesve ai ka thënë se nuk ka numër të saktë të tyre sepse afati për akreditim është ende i hapur.

Ligji parasheh që balotazhi të mbahet katër javë pas ditës së votimit në raundin e parë dhe nëse do të këtë balotazh atëherë del se data 1 janar do të jetë dita kur qytetarët e Drenasit, ndonëse festë, do t’i drejtohen edhe njëherë kutive të votimit.

“Ne jemi të përgatitur për çdo proces. Por tani jemi fokusuar vetëm në ruanin e parë”, ka deklaruar Halimi.

Aleanca për Shqiptarët: BDI inskenon sulmet, për të akuzuar të tjerët!

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar lidhur me thyerjen e shtabit të BDI -së në Sllupçan të komunës së Likovës.

Periskopi.com Lajme

Ku sipas tyre ky incident është i inskenuar me qëllim për të njollosur subjektet tjera politike.

Aleanca për Shqipëtarët vlerëson se BDI shpeshherë i ka përdorur këto truke edhe në zgjedhjet e kaluara, me të vetmin qëllim, për të përfituar politikisht.

“Aleanca për Shqiptarëtdistancohet nga të gjitha tendencat e qëllimshme dhe të paqëllimshme që kanë të bëjnë me incidente të fushatës dhe thyerje të shtabeve zgjedhore.

Njëkohësisht i bën thirrje anëtarësisë dhe mbështetësve partiak që mos bien pre e këtyre provokimeve dhe të jenë të kujdesshëm gjatë gjithë këtij procesi zgjedhor, duke kontribuar për një proces zgjedhor demokratik si dhe duke promovuar vlerat qytetare dhe demokratike të Aleancës për një fushatë të qetë, pa tension dhe pa luftë psikologjike”, theksohet në reagim, duke kërkuar nga BDI që të tërhiqet nga këto manipulime dhe tentime parazgjedhore. “Edhe sikur vërtetë dikush të ju gjuaj me gurrë dhe të Ju thotë se jeni të padëshiruar në vendbanimet tuaja, ajo nuk është faji i Aleancës për shqiptarët”, nënvizohet në reagim./albeu.com/

Opozita për zgjedhje të dyfishta në pranverë

Kohëve të fundit janë shtuar zërat që vendi mund të shkoj drejt dy palë zgjedhjeve, atyre qendrore dhe lokale, paralelisht në pranverë të vitit të ardhshëm.

Periskopi.com Lajme

Këtë ide po e mbështetin plotësisht, tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovën, të cilat zgjedhjet i shohin si rrugëdalje të vetme nga gjendja në të cilën ndodhet vendi, shkruan Indeksonline.

Muharrem Nitaj, anëtar i Kryesisë së AAK-së, vlerëson se kërkesa për të shkuar drejt zgjedhjeve, tashmë nuk është vetëm kërkesë e opozitës, por edhe të tjerëve në përgjithësi. Kjo sipas tij, ka ardhur si pasojë e zhvillimeve të fundit politike.

“Çështja e zgjedhjeve të parakohshme apo të jashtëzakonshme, tashmë po shndërrohet në një kërkesë përtej AAK-së, apo opozitës në përgjithësi. Momenti politik dhe zhvillimet e fundit i kanë shtruar si nevojë zgjedhjet. Nëse nuk keni harruar ne fundvitin e shkuar AAK, ka dalë me idenë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, kjo si rrugë për të dalë nga bllokada që dukej që atëherë, por të tjerët na kanë akuzuar se kundërshtimin e dy çështjeve të mëdha, e kishim vetëm për pushtet”, ka thënë Nitaj.

Sipas tij, tani pas një viti Kosova ka ardhur në situatë, kur për zgjedhjet e parakohshme nuk mendon vetëm AAK apo opozita, por kjo ide dhe kërkesë është gjithnjë e më e shprehur edhe nga vetë eksponentë të partive në pushtet.

“Unë besoj se edhe partitë e shumicës, zgjedhjet e parakohshme duhet t’i shohin si një mundësi të rikthimit të një far lloj normaliteti në vend, dhe sot nuk kemi normalitet. Kjo nuk duhet të shihet si agjendë e opozitës, por domosdoshmëri e krijuar nga një situatë pa rrugëdalje. Tani, e mira e së mirës do të ishte që zgjedhjet të mbaheshin menjëherë, por nëse klasa politike e këtij vendi, mund të arrijë një konsenzus që zgjedhjet të mbaheshin edhe në pranverë, kjo do të ishte gjyma e të keqes”, ka theksuar Nitaj për Indeksonline.

Edhe zyrtari për media i Lëvizjes Vetëvendosje, Shkodran Hoti vlerëson se zgjedhjet duhet të mbahen sa më parë, aq më mirë. Madje, ai ka thënë se VV-ja veçse ka filluar përgatitjet në teren, duke u bërë gjithmonë e më e fortë.

“Për ne është jashtëzakonisht urgjente mbajtja e zgjedhjeve dhe kjo duhet të ndodhë sa më parë. Kjo sepse shtetin nuk mund ta drejtojë tutje një qeveri e cila punon në kundërshtim me vullnetin e popullit, e cila është e kriminalizuar dhe të cilës i ka humbur legjitimiteti. Ne ka kohë që kërkojmë zgjedhjet dhe mendojmë që sa më shumë vonohet mbajtja e tyre, aq më shumë stërkeqet vendi, prandaj do të duhej që pranvera e 2017’së ta gjente Kosovën me një qeveri të re”, ka thënë Hoti për Indeksonline.

Ndërsa sa i përket zgjedhjeve lokale, Hoti ka shtuar se edhe në nivel lokal, në shumicën e komunave gjendja është e rëndë sepse udhëheqin këto parti dhe kanë model të njëjtë. Megjithatë, sipas tij,  prioritare dhe urgjente janë zgjedhjet e përgjithshme, ngase është i nevojshëm një ndryshim rrënjësor në qendër.

“Por, sidoqoftë, ne jemi duke u forcuar në terren dhe VV është më e fuqishme se kurrë më parë. Paralelisht me shtrirjen e madhe në terren jemi në përgatitje edhe për proceset zgjedhore”, ka thënë tutje Hoti.

Partia tjetër opozitare, Nisma për Kosovën mbështet mbajtjen e zgjedhjeve sa më parë që është e mundur. Bilall Sherifi, anëtar i Kryesisë së Nisma-s ka thënë për Indeksonline se meqë asgjë nuk po bëhet si duhet në Kosovë, zgjedhjet janë zgjidhja e vetme.

“Duke e parë që në vend asgjë nuk është duke u bërë sikur që duhet, atëherë rëndësi ka që zgjedhjet të mbahen sa më shpejt qoftë menjëherë brenda 45 dite, qoftë në pranverë”, ka thënë shkurt Sherifi. /Indeksonline/