zgjedhjet-lokale_1479334235-3482030

KQZ certifikoi rezultatet e zgjedhjeve në Drenas

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e rregullt, të kryesuar si pasardhës nga anëtari i KQZ-së, z. Sami Hamiti ku u certifikuan Rezultatet Përfundimtare të Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit (Gllogocit).

Periskopi.com Lajme

 

Në këtë mbledhje, u bë e ditur se në institucionet përkatëse nuk ka pasur asnjë ankesë lidhur me Rezultatet Përfundimtare të publikuara dy ditë më herët (e martë).

Rezultatet Përfundimtare të Certifikuara janë si në vijim:

rezultatet-perfundimtare-te-certifikuara-8-dhjetor-2016

Nisma

Për shkak të një anëtari të PDK-së, Nisma nuk deshi të kandidonte në zgjedhjet e Drenasit

Nisma për Kosovën nuk do të kandidonte për zgjedhjet në Drenas. Kjo sipas kreut të këtij subjekti ishte çështje e mbyllur derisa PDK bëri të ditur kandidaturën e tyre.

Periskopi.com Lajme

Sipas Limajt, për shkak të dënimit të kryetarit Nexhat Demaku, ata kishin vendosur që ta lënë Drenasin pa kryetar deri në zgjedhjet e rregullta, transmeton Koha.net.

“Për shkak të rastit siç u bë, për shkak të rastit Drenica, të arrestimit të kryetarit Demaku. Kemi thënë po e lëmë këtë punë deri në zgjedhje të rregullta”, ka thënë ai.

Limaj theksoi se PDK nuk bën të dalë me arsyetimet se Drenasi nuk është udhëhequr mirë ngase Demaku kishte procese gjyqësore.

“Nuk bën të thuhet tash se për shkak se Demaku kishte procese gjyqësore nuk ka punu dhe nuk ka pas udhëheqje të mirë, ai e ka pas një parti të tërë prapa, kjo nuk bën të thuhet dhe nuk është morale”, ka thënë ai.

Tutje Limaj theksoi se partia e cila thirret si më e madhja në vend, pse nuk e ndihmoj kryetarin Demaku.

Naim Bazaj

Rishfaqet Naim Bazaj, parashikon fitoren e ish-kundërshtarit me 75 për qind

Naim Bazaj është aktivizuar për të bërë fushatë për kandidatin e PDK-së në Drenas, Ramiz Lladrovcin.

Periskopi.com Lajme

Dikur u vetshpall kundërshtar i tij, e sot është vënë në shërbim të Lladrovcit. Bazaj thotë se PDK-ja do të fitoj me 75 për qind, shkruan lajmi.net

“Unë e kam dit që ka me ndodh balotazhi sepse nuk ka qenë organizimi i mirë, por tash e kam marr edhe unë vet përsipër përgjegjësinë se do t’i organizojmë të gjitha strukturat dhe besoj fuqishëm se do të arrijmë fitore deri në 75 për qind”, ka deklaruar Bazaj.

Ai shton se PDK-ja do të tregoj këtë rezultat të fuqishëm për të shpërfaqur se nuk ka mbetur në dorë të disave që nuk kanë fuqi elektorale.

“Unë do të bëj fushatë për Lladrovcin dhe ia uroj fitoren këtij zotnis”, ka thënë Bazaj për lajmi.net.

Madje ai as bashkimit të opozitës në një, nuk ia ka drojën.

“Opozita le të bashkohet por këtë elektorat që e kanë, nuk do ta marrin më. Janë të vogla. Ata krejt bashkë i kanë 5 mijë vota, ndërsa unë vet i kisha fituar 10 mijë”, thotë ai.

Bazaj shtoi se nuk ka asnjë marrëveshje paszgjedhore me Lladrovcin.

“Është mandat i shkurt, por dojna me tregu vetën dhe duhet me qit në stom”, ka pohuar Bazaj.

 

 

zgjedhjet-lokale_1479334235-3482030

Paralajmërohen befasi në balotazhin në Drenas

Shkuarja në balotazh e kandidatëve për kryetar të Drenasit, në zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale, sipas analistëve kosovarë ka qenë një ndryshim i cili nuk është pritur në këtë komunë.

Periskopi.com Lajme

Sipas tyre, balotazhi në Drenas, përveç se do të jetë një garë e fortë në mes kandidatëve Ramiz Lladrovci nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Isa Xhemajlaj nga “Nisma për Kosovën”, mund ta përmbysë rezultatin.

Analisti Imer Mushkolaj, mendon se mund të ndodhë përmbysja e rezultatit nëse të gjitha partitë “kundër PDK” bëhen bashkë në balotazh.

Ai ka theksuar për Telegrafin se PDK do të bëjë çmos ta mbajë Drenasin, ngase humbja e kësaj komunE, sipas tij, do te ishte debakël i plotë.

“Për PDK-në edhe balotazhi është humbje”, ka shtuar Mushkolaj.

Ndërsa, analisti Adrian Çollaku, ka thënë për Telegrafin se duke marrë parasysh praktikat e deritanishme, se si është përmbysur rezultati në balotazh në Prishtinë dhe Mitrovicë – në zgjedhjet e vitit 2013 – e njëjta gjë mund të ndodhë edhe në Drenas.

Sipas tij, përmbysja e rezultatit në garën e balotazhit, varet shumë edhe nga mënyra se si do të zhvillohet fushata paraelektorale dhe nga koalicionet e mundshme.

“Nëse kandidati i ‘Nisma për Kosovën’ arrin që të bëjë koalicione me Aleancën për Kosovë të Re (AKR), kandidatin e pavarur Xhavit Drenorin dhe eventualisht me LDK-në, ka gjasat të mira që t’i fitoj zgjedhjet”, ka shtuar ai.

Por, në të kundërtën sipas Çollakut, pa koalicione, kandidati i “Nisma-s” do ta ketë shumë të vështirë ta përmbys rezultatin, duke shtuar se “e pret një rezultat tepër të ngushtë në balotazh”.

Ndryshe, të dielën në Drenas janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës, rezultati i të cilave e ka dërguar këtë komunë në garën e balotazhit.

PDK-ja për herë të parë pas 17 viteve të periudhës së pasluftës, ka marrë më pak se 50 për qind të votave, duke e dërguar këtë komunë në garën e balotazhit, në të cilën do të ballafaqohen Ramiz Lladrovci nga PDK dhe Isa Xhemajlal nga “Nisma për Kosovën”.

takimi i ramiz lladrovcit dhe veselit ne drenice

PDK arsyeton dështimin në Drenas, fajëson NISMA-n dhe Xhavit Drenorin

Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar oponentët e saj për kryetar të Drenasit, se të njëjtit, kanë tubuar vota duke u thirrur në emër të partisë së tyre dhe presidentit të vendit, Hashim Thaçi. Kështu ka deklaruar në një intervistë për “Indeksonline”, deputeti nga rajoni i Drenicës, Shaip Muja.

Periskopi.com Lajme

Ai thotë se kandidati nga NISMA, Isa Xhemajli dhe Xhavit Drenori kanë përdorur elektoratin e PDK-së për të arritur deri në balotazh.

“Mendojë se ne i kemi arritur të gjitha votat e tona mirëpo disa kandidatë kanë spekuluar në emër të PDK-së, siç është z.Isa Xhemajli si dhe Xhavit Drenori. Ata kanë përdorur elektoratin tonë duke spekuluar se kanë marrëveshje edhe me ish-liderin e PDK-së. Elektorati them se ka në një mënyrë ka qenë i hutuar”, ka thënë ai.

(Foto: Shaip Muja gjatë zgjedhjeve të 4 dhejtorit)

Megjithatë, Muja thekson se në zgjedhjet e 18 dhjetorit do të jetë përgjigjja e saktë e elektoratit dhe bastioni i PDK-së, Drenica, do të rikthehet në pozicionin e njëjtë siç ka qenë.

Më tej, ai tregon se partia e cila udhëhiqet nga Kadri Veseli deri më tash nuk ka arritur asnjë koalicion parazgjedhor për garën e balotazhit ndërmjet Ramiz Lladrovcit dhe Isa Xhemajlit.

“Unë s’kam asnjë informacion për bashkëpunim me partitë tjera por ne kemi koalicion me qytetarët e Drenasit. Ne kemi punuar dhe dihet se struktura jonë politike ka punuar me përkushtim të madh për Drenicën. Prej marrjes së pushtetit në qeverisjen e PDK-së nga 2008-ta ka filluar zhvillimi në këtë pjesë”, ka thënë Muja.

Në fund, deputeti i Kuvendit ka dhënë edhe një porosi për rivlat e tij politik në komunën e Drenasit.

“Ata të cilët mendojnë që do ta bëjnë ndryshe gabojnë sepse 70 vite nuk është ndërtuar në Drenicë dhe normal se nuk është ndërtuar ende komplet infrastruktura, kanalizimi, ndriçimet; janë ato që nuk mund të bëhen brenda ditës dhe një kohe të shkurtër”, është shprehur ai. /Indeksonline

xhavuit-650x358-640x352-1

Gjest i ultë i Drenorit. Tallet me veshin e Ramiz Lladrovcit (Foto)

Periskopi.com Lajme

Ish kandidati i pavarur për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori, ka postuar sot një ‘selfie’ ku në sfond shihet portreti i kandidatit për kryetar të kësaj komune, Ramiz Lladrovcit. Me këtë foto ai i është drejtuar Berat Buzhalës, duke ia kujtuar atij premtimin për një debat në emisionin ‘Komiteti’, raporton Magazina.al.

Por në një rast, bënë humor në llogari të veshit të Ramiz Lladrovcit, të cilit pas një ‘aksidenti’ e ka dëmtuar një pjesë e tij. ‘Miremengjesi nga DrEnasi Berat Buzhala. Kur po don me m’ftu n’KOMITET o burri i dheut. M’i zgate vesht. E te na n’Drenice veshin e gate t’a han pela. PS.: T’premtoj qe nuk kallxoj per votat qe jane mbushe ne oda n’2010-ten’, shkruan Drenori.

drenoriiiiiiii2016

zgjedhjett

“Qytetarët kuptuan kurdisjet e PDK-së, andaj ‘tradhtuan’ Lladrovcin”

Të dielën janë mbajtur zgjedhjet në Komunën e Drenasit, ku nga rezultatet e shpallura, PDK dhe Nisma për Kosovën do të shkojnë në balotazh.

Periskopi.com Lajme

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ramiz Lladrovci, nuk ka arritur që në rundin e parë  të zgjidhet kryetar i Drenasit. Në Drenas votuan vetëm 40 për qind të të regjistruarve dhe kjo do të thotë se edhe mbi 60 për qind që nuk dolën në zgjedhje, ia kthyen shpinën PDK-së.

Kjo është hera e parë që nga paslufta që zgjedhja e kryetarit të Drenasit do të përcaktohet në raundin e dytë të zgjedhjeve, pasi që PDK-ja në vazhdimësi kishte siguruar fitore bindëse pa u detyruar të shkojë në balotazh. Lladrovci do të detyrohet që edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve të garojë me Isa Xhemajlajn e “Nismës për Kosovën”. Në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2013 kandidati i PDK-së, ish-kryetari Nexhat Demaku, i cili kishte fituar rreth 64 për qind të votave, në zgjedhjet e së dielës Lladrovci ka fituar rreth 45 për qind të votave apo 19 për qind më pak se në zgjedhjet paraprake.

Njohësit e çështjeve politike kanë pohuar se qytetarët e Drenasit nuk e duan Ramiz Lladrovcin, për shkak të përfshirjes së tij në listën e zezë të SHBA-së.

Sipas tyre, Drenasi ka vendosur që përfundimisht ta zgjedhë një kryetar që nuk ka probleme me Ligjin, dhe kjo është një reflektim i mirë që edhe qytetarët kanë filluar të vetëdijesohen që t’i thyejnë barrierat partiake, për ta votuar me të mirin.

Drenasi ka qenë bastion i PDK-së, që nga paslufta

Njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi ka pohuar se Drenasi ka qenë bastion i PDK-së, që nga pas lufta, mirëpo edhe këtu u thye heshtja, kur PDK-ja ishte e bindur së do të fitojë bindshëm zgjedhjet, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi, ku qytetaret i thanë jo Lladrovcit.

Ai ka pohuar se qytetarët e Drenicës tani janë vetëdijesuar për arsye se nuk pranuan që të udhëhiqen nga një kryetar i cili duket si sundimtar (Monark), ku pasuria e tij milionëshe nuk dihet nga ka ardhur, gjithashtu Lladrovci është edhe në listën e Zezë të SHBA-ve, dhe mbi të gjitha nuk gëzon njohuri të udhëheqë një komunë.

“Balotazhi pritet të mbahet më datën 18 janar, ku kandidatet do të jenë z. Lladrovci nga PDK-ja dhe z. Xhemajli nga Nisma për Kosovën, ku do të jetë një garë tepër interesante në mes të dy ish partiakëve, sepse deri në këto zgjedhje Drenasi së ka shikuar kandidatin por partinë, mirëpo kanë filluar edhe qytetarët t’i hapin sytë, të mos votojnë statuja ashtu siç ka ndodhur deri me tani. Drenasi ka vendosur që përfundimisht ta zgjedhë një kryetar që nuk ka probleme me ligjin dhe kjo është një reflektim i mirë që edhe qytetarët kanë filluar të vetëdijesohen që t’i thyejnë barrierat partiake, për ta votuar më të mirin”, ka thënë Krasniqi për gazetën Bota sot.

zgjedhjet_lokale

Muja: PDK-ja të hyjë pa koalicion në balotazh

Ramiz Lladrovci i PDK-së dhe Isa Xhemajlaj i “Nismës për Kosovën” do të ballafaqohen më 18 dhjetor në garën e balotazhit për kryetar të Drenasit. Mirëpo, të dy kandidatët  ende nuk kanë menduar nëse do të lidhin koalicion me ndonjërën nga partitë që fituan më pak vota.

Periskopi.com Lajme

Përfaqësues të partisë më të madhe në vend (PDK) thonë se në balotazh duhet shkuar si të vetëm, pa marrëveshje me kandidatët e tjerë, shkruan sot, gazeta Zeri.

“Koalicion PDK-ja ka me qytetarët e jo me individët edhe me grupet të cilat nuk përputhen as në qëndrimet e asnjërës parti atje, nuk i janë përputhur kur thirren për balotazh. Propozimi im është që PDK-ja të shkojë pa asnjë koalicion sepse nuk ka nevojë, pasi nuk janë koalicionet e vlefshme atje”, ka thënë për “Zërin” deputeti i PDK-së, Shaip Muja, i cili vjen nga komuna e Drenasit, porse, sipas tij, vendimin përfundimtar e merr Kryesia e PDK-së.

Deputeti Muja ka folur edhe për shkaktarët që çuan PDK-në në balotazh në këtë komunë, të cilën tradicionalisht e kanë fituar qysh në rundin e parë. “Unë mendoj që qytetarët janë spekuluar nga dy grupe, nga kandidati i pavarur, i cili ka spekuluar veten se është i PDK-së e ai s’ka qenë i PDK-së, ai ka qenë i ‘Nismës’ dhe ka kaluar në PDK me 150 vota, ka krijuar një identitet me PDK-në. Po ashtu kandidati i ‘Nismës’ është thirrur që unë jam me PDK-në, por ju votoni për mua se mund të jem më i përkushtuar”, ka theksuar ai, duke shtuar se kjo ka bërë që elektorati të hutohet. Por shpreson se elektorati do të ketë mundësi të reflektojë dhe në asnjë rrethanë nuk do të paraqet shkurorëzim nga PDK-ja.

pdk-2

Balotazhi në Drenas, fillimi i tatëpjetës së PDK-së

Rezultati më i dobët zgjedhor që nga paslufta për PDK-në në Drenas vlerësohet se do të ndikojë negativisht edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Analistët politikë nuk e përjashtojnë mundësinë që edhe në Drenas të ndodhë skenari i Prishtinës, ku kandidati i dytë me më shumë vota ta fitojë garën e balotazhit.

Periskopi.com Lajme

Rezultati i zgjedhjeve të parakohshme lokale në Drenas, i cili çoi në balotazh PDK-në dhe “Nismën për Kosovën”, mund të jetë vetëm fillimi i tatëpjetës së PDK-në, shkruan sot, gazeta Zeri.

Kështu vlerësojnë njohësit eçështjeve politike në Kosovë pas rënies në vota që pësoi subjekti më i madh politik në vend në bastionin kryesor të saj që nga paslufta, në Drenicë. Kjo është hera e parë që kandidati i PDK-së detyrohet të garojë edhe në rundin e dytë të zgjedhjeve në Drenas, pasi që vazhdimisht kishin siguruar fitore bindëse në rundin e parë.

Në raport me zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2013, kandidati i PDK-së në Drenas, Ramiz Lladrovci, ka marrë rreth 19 për qind vota më pak se paraardhësi i tij në këtë komunë, ish-kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku.

Nga ana tjetër, përfaqësues të “Nismës për Kosovën”, kandidati i së cilës më 18 dhjetor 2016 “do t’i masë përsëri forcat” me Lladrovcin e PDK-së, kanë pohuar se pas këtij rezultati ky subjekt do të vazhdojë të kërkojë edhe më shumë zgjedhje të parakohshme. Sipas tyre, rezultati i zgjedhjeve në Drenas tregon qartë se PDK-ja ka filluar të zbehet.

Megjithatë, në PDK janë të bindur se Lladrovci do ta konfirmojë fitoren në balotazh, njëjtë siç ka fituar më së shumti vota nga të gjithë kandidatët në zgjedhjet e së dielës që lamë pas.

ramiz

Drenasi e vë PDK-në nën presion

Derisa Partia Demokratike e Kosovës gjendet nën presion pas rezultatit zgjedhor në Drenas, analistët parashohin rënien e saj edhe në rajonet e tjera, të cilat kjo parti i ka konsideruar bastione të veta.

Periskopi.com Lajme

Partia që tani udhëhiqet nga Kadri Veseli, për herë të parë nga paslufta nuk arriti të fitojë pa balotazh në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Drenasit, shkruan sot Koha Ditore.

Kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci, që arriti t’i marrë rreth 45 për qind të votave, do të përballet edhe një herë me Isa Xhemajlajn e Nismës, i cili doli i dyti me 26 për qind.

Megjithëse PDK-ja nuk e ka marrë si “tragjike” shkuarjen në balotazh, analistët parashohin trend në rënie të votave për partinë që qeveris në nivel qendror bashkë me LDK-në.

ilir-deda

Deda: Zgjedhjet në Drenas, fillimi i fundit të bastioneve politike në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Deputeti i pavarur Ilir Deda, ka folur rreth zgjedhjeve për kryetar të Drenasit, të cilat u mbajtën dje.

Sipas tij, Zgjedhjet në Drenas janë fillimi i fundit të monopoleve e bastioneve politike në Kosovë.

“Vetëdijësimi në rritje i qytetarëve e zhbën politikën klienteliste. Demokratizimi që filloi në Drenicë është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe duhet të rezultojë me ndryshim e kryetar të ri në janar 2017. Urime Isa Xhemajlajt dhe Xhavit Drenorit në suksesin e arritur”, ka shkruar Deda në Facebook.

auto_isa-xhemajlaj-650x3511480929654

AKR-ja do ta mbështes kandidatin e Nismës në Drenas

Periskopi.com Lajme

Aleanca Kosova e Re do ta mbështesë në balotazh kandidatin e Nismës për Kosovën, Isa Xhemajli.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri në emisionin Zyra e Ankesave të TV Dukagjinit.

“Natyrisht se do të mbështesim ndryshimin demokratik dhe humbjen e PDK-së”, ka thënë Bahtiri.

jakup-krasniqi-nisma-per-kosoven

Krasniqi i mahnitur me qytetarët e Drenasit: Ju dje ia dhatë politikës një leksion

Periskopi.com Lajme

Me fjalët më të mira dhe i lumtur me vendimin e qytetarëve të Drenasit, Jakup Krasniqi ka thurur fjalët më të mira për ata. Nëpërmjet “Facebook”-ut ai ka uruar banorët e asaj ane duke i përgëzuar për vendimin që kanë marrë pas rezultateve të zgjedhjeve. Ky është statusi i Krasniqit: URIME QYTETARË TË DRENASIT! Qytetarë […]

Me fjalët më të mira dhe i lumtur me vendimin e qytetarëve të Drenasit, Jakup Krasniqi ka thurur fjalët më të mira për ata.
Nëpërmjet “Facebook”-ut ai ka uruar banorët e asaj ane duke i përgëzuar për vendimin që kanë marrë pas rezultateve të zgjedhjeve.

Ky është statusi i Krasniqit:

URIME QYTETARË TË DRENASIT!

Qytetarë te Drenasit,

Ju dje treguat fuqishëm se Vdekja politike, askujt nuk i vie nga kundërshtarët politik!

Vdekja politike e secilit vie nga nënshtrimi i vullnetshëm i gjithësecilit njeri!

Këta Burrat e Mëdhenjë (ne foto) te Lavdisë Shqiptare edhe pse u ndeshën me armiqtë e shumtë.

Vdekja i bëri të përjetshëm politikisht e kombtarisht!

Mos të harrojmë! Keta pos shumësisë armike i kishin dhe kundërshtarët politik dhe jo të paktë brenda llojit!

Qytetarêt e Drenasit dje përseri politikës shqiptare ia dhanë një leksion politik!

Vullneti politik i drenicasëve me shumicë ishte për ndryshim! Ndryshim ne qeverisje.

Urime qytetarë te Drenasit!

Vullneti Juaj do të triumfoj!

Ne i bindemi vullnetit tuaj!

Ne nuk duam dhunshëm ta rrembejmë besimin tuaj!

Mos harroni, ndryshimi ka vetëm një emër – Isa Xhemajlaj!

Ju priftë e mbara!

rasim-kicina-650x358

As gjysma e qytetarëve të Drenasit nuk votuan për kryetar

Vetëm 40,55 për qind e qytetarëve me të drejtë vote të Drenasit kanë votuar dje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Periskopi.com Lajme

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pjesëmarrja e qytetarëve është cilësuar si dalja më e ulët në votime në këtë komunë që nga paslufta.

Nga 52.569 qytetarë të regjistruar për të votuar në komunën e Drenasit, votën e tyre e kanë hedhur saktësisht 21.318 veta.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se këto janë zgjedhje me pjesëmarrje të ulët që nga zgjedhjet e fundit të vitit 2013. “Ka qenë një numër më i vogël i votuesve për 8 për qind. Kjo tregon se vazhdimisht kemi ulje të votuesve në këtë komunë’, ka thënë Daka.

Në zgjedhjet lokale (2013) në Drenas patën votuar 24 mijë e 362 votues apo 48,66%. Megjithatë, sipas saj, procesi ka shkuar pa ndonjë parregullsi që do ta cenonte integritetin e zgjedhjeve. “Procesi ka qenë i rregullt dhe është treguar një kulturë e lartë demokratike e të gjithë atyre që shfrytëzuan të drejtën e tyre për të votuar”, ka thënë Daka, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Gjatë procesit të numërimit të votave, KQZ-ja ka dalë me konferencë për shtyp tri herë gjatë ditës së diel. Në konferencën e parë të orës 11:00, në votime kishin dalë vetëm 7.63 për qind e qytetarëve apo 4010 persona. Në konferencën e orës 15:00 numri i votuesve ishte rritur në 14.193 persona apo 27 për qind.

Ndërkohë, konferencën e parë preliminare KQZ-ja  e ka mbajtur në orën 21:30. Sipas rezultateve të tyre preliminare, asnjëri prej kandidatëve nuk ka fituar numrin e mjaftueshëm të votave për të qeverisur me Komunën. Pavarësisht rënies së ndjeshme, për afro 20 për qind nga zgjedhjet e vitit 2013, kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci, ka fituar numrin më të madh të votave.

vehbi-berisha

Vehbi Berisha: Faleminderit për votën, Drenasi reflektoi këtë herë

Kandidati për kryetar të komunës së Drenasit, Vehbi Berisha i partisë Fjala, ka falënderuar qytetarët e kësaj komune që kanë votuar atë.

Periskopi.com Lajme

Berisha ka theksuar se është fat i mirë se procesi zgjedhor ka përfunduar si është më së miri dhe pa probleme, shkruan Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Drenasit, të nderuar miq dhe përkrahës, shumë faleminderit për të gjithë ju të cilët zgjodhët të votoni për mua, sepse kjo votë e juaja për mua ka vlerë tek unë dhe njëkohësisht e çmoj shumë. Është fat i mirë se ky proces zgjedhor përfundoi si është më së miri dhe pa probleme të legjitimitetit të këtyre zgjedhjeve dhe përfundimisht mendoj së kësaj radhe Drenasi reflektoj edhe me votë karshi zhvillimeve politike në Drenas. Një falënderim i veçanet shkon për të gjithë Komisionerët tanë që sot e bënë ma të mirën duke garantuar një proces të mirëfilltë zgjedhor në Drenas.

Urime për të gjithë, suksese

unnamed-37

LDK: Është arrestuar një vëzhgues i PDK-së

Shefi i shtabit zgjedhor nga dega e LDK-së në Drenas, Rifat Billali ka treguar disa parregullsi që po ndodhin në qendra të ndryshme të votimit në këtë komunë. Ai ka kërkuar nga policia që t’i mbikëqyrin qendrat e votimit në Gradicë, Gllanasell dhe Komoran.

Periskopi.com Lajme

 

Bilalli tha që një vëzhgues i PDK-së është arrestuar nga policia për shkak që ka kërcënuar një anëtarë të KKZ-së nga LDK-ja.

Ai tha që në qendër të votimit në shkollën e mesme të ulët “Mehmet Gradica” në Gradicë është ndërprerë votimi për shkak të mungesës së komisionerëve, edhe pse ka komisionerë rezervë nga ana e LDK-së.

“Shtabi zgjedhor i LDK-së në Drenas në bazë të raporteve të vëzhguesve të vet në terren ka konstatuar këto parregullsi në qendrat e votimit. Si shtab zgjedhor kërkojmë nga policia të mbikëqyrë qendrat e votimit në Gradicë, Gllanasell dhe Komoran, ku ka lëvizje të madhe të njerëzve të paautorizuar. Rreth orës 14 një vëzhgues i PDK-së e ka kërcënuar Albion Nikën, anëtarë i KKZ nga LDK-ja dhe është arrestuar nga policia, kjo qendër që nga mëngjesi është manifestuar me parregullsi. Qendra e votimit në Gllanasell 0316 militantë të PDK-së janë tubuar në oborrin e qendrës së votimit, duke ju bërë presion votuesve për votim. Në qendrën e votimit në Likoshan 0312 E, krijohet tollovi nga militantët e PDK-së të cilët qëndrojnë para qendrës së votimit. Në orën 12:30 në vend votimin e shkollës së mesme të ulët “Mehmet Gradica” në Gradicë 0305 E/02 është ndërprerë votimi për shkak të mungesës të komisionerëve”, tha ai.

Kurse, për qendrën e votimit në Komoran, ai thotë që lista e votuesve nuk ka qenë e kompletuar dhe që votimi ka filluar me vonesë.

votar-por-correo-3

Vazhdojnë parregullsitë në Drenas, një grua fotografoi votën

Parregullsitë gjatë zgjedhjeve në Drenas nuk po kanë të ndalur.

Periskopi.com Lajme

Shkelja që më së shumti po ndodh gjatë procesit të këtyre zgjedhjeve ajo e fotografimit të votës.

KQZ-ja, raporton se një rast i tillë ka ndodh edhe në fashtani Qikaovë e Re,  në shkollën “Ali Gashi”, ku votuesja Fidaie Bytyqi  është evidentuar derisa ka fotografuar votën e saj, raporton Periskopi./Periskopi/.

zgjedhjett

Deri më tani, vetëm rreth 900 persona votuan në qendrën më të madhe të votimit në Drenas

Vetëm 863 persona nga gjithsej rreth 4 mijë me të drejtë vote, kanë votuar  deri në orën 14:00, në qendrën më të madhe të vendvotimit në Drenas në shkollën “Rasim Kiçina”, raporton “Zeri.info”.

Periskopi.com Lajme

Siç mëson “Zeri.info”, kjo është edhe qendra më e madhe e votimit në Drenas e cila ka pesë vendvotime.

Mirëpo, pavarësisht kësaj se në këtë qendër të votimit janë të regjistruar rreth 4 mijë votues, interesimi i tyre nuk është aq i madh.

“Zeri.info”, raporton se në këtë qendër të votimit nuk është regjistruar ndonjë parregullsi i cili do të mund ta pengonte procesin e votimit, përveç disa incidenteve të vogla të cilat janë regjistruar, pra mos-gjetja e emrave në lista është kryesisht problemi më i theksuar në këtë qendër të votimit.

c

Nisma: PDK-ja po shpërndanë para për vota në Komoran

Nisma për Kosovën, Dega në Drenas ka akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) se po shpërndan mjete financiare në këmbim të votës së qytetarëve, për kandidatin e tyre për Drenasin,  Ramiz Lladrovci.

Periskopi.com Lajme

Kështu ka thënë për Periskopin, sekretari për informim i Nismën në Drenas, Qendrim Krasniqi.

“Në Komoran disa zyrtarë janë duke shpërndarë mjete financiare në këmbim të votës”, ka thënë ai.

Ai  ka thënë se disa zyrtarë të PDK-së janë duke bërë presion te qytetarët të cilët kanë dal për të votuar.

Sipas tij në vendvotimet “Hasan Prishtina”  në Llapushnik, dhe në shkollën “Xheladin Gashi”, zyrtarët e PDK-së kanë dal nga këto vendvotime për t’i pritur votuesit dhe për t’u bërë presion që të votojnë për Ramiz Lldrovcin.

Ai ka thënë se në fashtin Negroc, presion te votuesit  është parë duke bërë edhe deputetja e PDK-së Sala Berisha-Shala./Periskopi/

Zgjedhjet-ne-Kosove-4_0

Ja sa ishte pjesëmarrja në zgjedhjet e kaluara në Drenas, sot po marrin pjesë shumë pak

Procesi i zgjedhjeve në Drenas që nga fillimi ka pasur probleme të ndryshme, edhe pse raportohet se numëri i votuesve deri tani është ulët.

Periskopi.com Lajme

Sipas raportimeve të “Demokracisë në Veprim” deri në ora 12:00 kanë votuar vetëm 6,956 qytetarë apo 13.23 për qind.

Ndërkaq, edhe në zgjdhjet në kaluara në Drenas nuk kishin votuar as gjysma e qytetarëve me të drejtë vote. Ne zgjedhjet e kaluara në këtë komunë dalja e qytetarëve në zgjedhje ishte 48 për qind./Periskopi/