Sondazhi i fundit, VV’ja partia e parë në vend, LDK’ja në vendin e katërt (Video)

Për vetëm më shumë se një orë votim në televizionin Rrokum, rekord i votimit ka shënuar për subjektet politike në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

Mijëra votues janë paraqitur në sondazhin e këtij televizioni, e në dy versionet ka dal fituese Lëvizja Vetëvendosje. Edhe përmes telefonit edhe online në rrjetin social facebook, raporton Periskopi

7256 persona kanë dhënë votën e tyre, që rreth gjysma prej tyre votuan për Vetëvendosjen.

Larg saj ka mbetur PDK-ja, e ajo që bie në sy është që LDK ka mbetur e katërta, pas AAK&NISMA.

Këto janë rezultatet

 

VV – 3600

PDK – 1531

AAK – NISMA 940

LDK – 703

AKR – 362

ALTERNATIVA- 120

 

 

 

KQZ e gatshme për zgjedhje

Shefja e Komisionit Qendror Zgjedhor, në Ballë për Ballë të Klan Kosovës, ka thënë se institucioni që ajo drejton është i gatshëm për të organizuar zgjedhje të parakohshme nëse kjo gjë kërkohet.

Periskopi.com Lajme

Ajo ka deklaruar se KQZ tashmë e ka kaluar provimin në organizimin e zgjedhjeve, por në bindjen e saj personale ka theksuar se nuk beson të ketë zgjedhje të parakohshme paralamentare, njofton Klan Kosova.

“KQZ e ka obligim kushtetues që të organizojë zgjedhje sa herë kërkohen. Normalisht që ato të parakohshmet janë sfiduese. Por nëse presidenti i vendit i shpall, neve nuk na mbetet tjetër vec t’i organizojmë. Nuk do të ishte e para herë që organizojmë zgjedhje. Në fakt, prejse jam kryetare e këtij institucioni asnjëherë nuk kemi pasur zgjedhje në afat të rregullt. Do të ishte më mirë që ato të organizoheshin në afat optimal, megjithatë”.

“Konsideroj që nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ky është mendimi im personal, jo si kryetare e Komisionit Qëndro Zgjedhor”.

“Zgjedhjet më sfiduese kanë qenë ato lokale të vitit 2013. Sepse janë mbajtur për të parën herë në të gjithë territorin e Kosovës. Edhe në komunat me shumicë serbe”. /klankosova.tv

Partia e kryeministrit të Holandës fitoi më së shumti vende në Parlament

Partia Liberale e kryeministrit të Holandës, Mark Rute, ka fituar më së shumti vende në zgjedhjet e sotme parlamentare, derisa partia e djathtë ekstreme e Gert Vilders renditet e dyta, tregojnë rezultatet e anketave të bëra pas daljes nga vendvotimet.

Periskopi.com Lajme

Shërimi publik NOS ka bërë të ditur se partia e Rute do të fitojë 31 nga 150 vende në Parlament, derisa partia e Vilders do të ketë 19 vende, transmeton AFP.

Dalja e votuesve në zgjedhje ishte 73 për qind, që është për shtatë për qind më pak se sa ishte pritur, transmetojnë mediat holandeze.

Vendvotimet janë mbyllur në ora 21.00, pas të cilave priten të dalin edhe rezultatet e para nga disa ishuj të vegjël, të cilët i takojnë Holandës dhe qytete të vogla, thanë ekspertët, derisa rezultatet e para jo zyrtare dhe jo të plota pritet të dalin në ora 23.00, transmeton Deutsche Ëelle.

Në disa qytete të mëdha, si Amsterdami dhe Roterdami, rezultatet e votimit nuk do të dihen para mesnatës, transmeton “Guardian”.

Deri në ora 18.00 kanë votuar 55 për qind nga 12,9 milionë votues me të drejtë vote, ka bërë të ditur Instituti për hulumtime të qëndrimit publik.

VMRO nuk heq dorë nga ideja për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Partia VMRO-DPMNE e Nikola Gruevskit i ka bërë thirrje LSDM-së së Zoran Zaev që ta refuzojë platformën shqiptare dhe të pranojë zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale.

Periskopi.com Lajme

Në një komunikatë për media të shtunën nga VMRO-DPMNE thuhet se njoftimi i liderit të LSDM-së Zoran Zaev për debat në lidhje me platformën e partive shqiptare tregon qëllimin e tij për ridefinim të shtetit.

“Përpjekja e Zoran Zaevit për të manipuluar publikun dhe për të nënvlerësuar inteligjencën e qytetarëve është e pasuksesshme. Ai i në stilin e tij, i hutuar u përpoq të njoftojë se nëse e merr mandatin do ta vazhdojë diskutimin për platformën e Tiranës. Ky fakt tregon qëllimin e Zoran Zaevit, e cila më parë është përgatitur nga ekspertë të LSDM-së nëpërmjet diskutimeve dhe konsultimeve të shumta me ekspertët e partive dhe  me ndihmën e të huajve, për të ridefinuar shtetin”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, dje ka prezantuar programin qeveritar, me ç’rast tha se Maqedonia do të jetë shtet për të gjithë dhe që synon integrimet euro-atlantike, ndërsa veprimet e presidentit George Ivanov dhe kreut të VMRO-DPMNE i quajti si lojë të rrezikshme.

Ai ka bërë të ditur se programi i Qeverisë së re, përmban parimet e programit parazgjedhor të LSDM-së, ku synohet zhvillimi ekonomik, kthimi i demokracisë dhe sundimi i së drejtës, transmeton KosovaPress.

Duke folur rreth Ligjit për gjuhët, kreu i LSDM-së tha se do të mbështesin politikë gjuhësore për të gjithë qytetarët.

“Do të mbështesim ndryshime ligjore në pajtim me amendamentin 5 të Kushtetutës, që t’i mundësojmë bashkësisë etnike shqiptare që të komunikojnë në gjuhën e tyre amtare me të gjitha institucionet shtetërore. Do të ketë ndëshkime për të gjitha institucionet që nuk do të respektojnë këto  vendime”, ka thënë Zaev.

Kryeziu thotë se po vjen ‘era’ zgjedhje: Kadri Veseli bëhet president

Drejtori i Isntitutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu paralajmëron zgjedhje.

Periskopi.com Lajme

Ai thotë se Thaqi dhe Mustafa siq kanë ardhur bashkë në pushtet ashtu po duket se po shkojnë. E këtu ai përmend se President për gjashtë muaj do jetë Veseli.

“….presidenti paska paralajmeru doreheqje… qysh po duket qe Hasha e Isa bashke kane ardhe e bashke po shkojne… e Kadria nja gjashte muaj president 🤔… jo vetem zgjedhje por dhe zgjidhje interesante po behen”, thotë Kryeziu./Periskopi

Pantina thotë se premtimi i Thaçit për dorëheqje e çon vendin në zgjedhje

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina ka thënë se presidenti Hashim Thaçi kishte premtuar se do të jepte dorëheqje nëse marrëveshja për Asociacionin do të binte ndesh me Kushtetutën.

Periskopi.com Lajme

“Thaçi ka thënë se do të jap llogari nëse vetëm një shkronjë e marrëveshjes për Zajednicën bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Gjykata Kushtetuese ka thënë se janë 23 kapituj që janë ndesh me Kushtetutën. Nuk është hera e parë që ai nuk i ka përmbushur premtimet e tij. Ai ka thënë se në vitin 2010 do të integrohemi në BE dhe do të liberalizohen vizat. Ai ka shpërbë UÇK-në, TMK-në”, tha Pantina.

Pantina që është e ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se deklarata e presidentit Thaçi se do të japë dorëheqje nëse nuk bëhet Ushtria, dërgon drejt zgjedhjeve.

“Për mendimin tim premtimi i Thaçit për dorëheqje na çon në zgjedhje. Ata nuk kanë asnjë kartë për të kërkuar votën e votuesve dhe prandaj po duan që ta përdorin këtë, Thaçi bashkë me Veselin. Thaçi flet çdo herë në njëjës”, tha ajo.

 

Zgjedhje të parakohshme më së largu në qershor

Demarkacioni, e edhe projektligji për bërjen e FSK’së ushtri, janë dy çështje të cilat do të përdoren për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Periskopi.com Lajme

Burime brenda partisë më të madhe në vend, PDK’së, kanë thënë për gazetametro.net, se do të ketë zgjedhje të parakohshme gjatë këtij viti, dhe një pjesë e partisë po insiston që ato të mbahen sa më shpejt, më së largu në qershor. Në PDK tanimë, thuhet se përgatitjet për zgjedhje veçse kanë filluar.

Megjithatë, sipas të njëjtit burim, për këtë ende nuk ka folur kryetari i partisë, Kadri Veseli, edhe pse ai vet ka filluar të dal në terren dhe të bëj spote, që mund të konsiderohen parapërgatitje për fushatë elektorale.

Ky burim po ashtu thotë se nëse zgjedhjet nuk do të mbahen këtë qershor, ato do të mbahen në të njëjtën kohë me zgjedhjet lokale.

Nga koalicioni qeverisës LDK është ajo që nuk po dëshiron të ketë zgjedhje të parakohshme. Kjo parti po insiston që të respektohet kalendari i rregullt zgjedhor.

Sipas analistit Imer Mushkolaj, tani është koha më se e nevojshme që vendi të shkojë në zgjedhje dhe se gjasat janë si asnjëherë më shumë.

“Partnerët e koalicionit qeveritar madje as nuk po komunikojnë si duhet, lëre më të marrin vendime të rëndësishme për vendin. Çdo ditë më tepër në pushtet i këtij koalicioni vetëm sa e dëmton vendin dhe nuk e ndihmon”, ka thënë Mushkolaj për gazetametro.net.

Ndërsa publicisti, Xhemal Ahmeti ka thënë për Gazetën Metro, se kriza brenda LDK’së reflektohet në kualitetin dhe kompaktësinë e koalicionit, dhe kjo sips tij shkakton dëme si në qeverisje brenda ashtu edhe në politikat e vendit me faktorët ndërkombëtarë.

“E vetmja alternativë, me apo pa zgjedhje, për problemet aktuale mbetet një tryezë urgjente gjithëpërfshirëse për të dalë nga kjo pozitë pa rrugëdalje në të cilën gjendet vendi. Përndryshe atë ditë që njëri nga partnerët e koalicionit të kërkojë zgjedhje të reja ato do caktohen”, ka thënë Ahmeti.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, po ashtu ka shprehur gatishmërinë teknike, për t’i organizuar ato, kurdo që partitë marrin vendim për këtë

 

VMRO-DPMNE bën thirrje për zgjedhje të reja

VMRO-DPMNE i bën thirrje LSDM-së dhe Zoran Zaevit nëse janë të sigurt se pranimi i platformës gjithëshqiptare është e mirë për ardhmërinë e Maqedonisë dhe ajo do të mbështetej nga qytetarët, të pranojnë shpallje të zgjedhjeve të reja në të cilat do të votohej për platformën nga Tirana.

Periskopi.com Lajme

“Në zgjedhjet e dhjetorit qytetarët nuk votuan për platformën nga Tirana. Atë apo cilëndo qoftë platformë tjetër të përpiluar në shtet të huaj nuk mund dhe nuk lejohet të bëhet kusht për formim të qeverisë në Republikën e Maqedonisë”, theksojnë nga VMRO-DPMNE në kumtesën në të cilën shtojnë se LSDM-ja është shantazhuar ta pranojë platformën dhe të punojë në gjetjen e mënyrës ajo të realizohet.

Sipas atyre më pak është e rëndësishme me çka është i shantazhuar Zoran Zaev dhe LSDM-ja, shkruan Zhurnal.mk.

Shumë me më rëndësi, theksojnë është të parandalohen pasojat nga shantazhi dhe zbatimi i platformës të cilat donë të thonë ridefinim i Maqedonisë dhe bartin rrezik që të shkaktojnë tensione.

“Nëse Zoran Zaev nuk është i sigurt në rejtingun personal dhe mbështetjen, vlerësojmë se LSDM-ja duhet ta hedhë poshtë platformën dhe të heq dorë nga realizimi i të gjitha elementeve nga ato të cilat çojnë drejtë formimit të shtetit binacional. Në rast të tillë VMRO-DPMNE-ja do t`ia jap votat e saj LSDM-së që të formojë qeveri, si dëshiron, por pa shatnazhe dhe pranim të platformave të cilat shkaktojnë dëme të mëdha dhe e shndërrojnë Maqedoninë nga shteti multietnik në shtet binacional”, thuhet në kumtesë.

Kosova, pjesë e fushatës zgjedhore të Vuçiqit

Kosova është një ndër temat me të cilën kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, bën fushatë në përpjekjen e tij për t’u zgjedhur president i Serbisë.

Periskopi.com Lajme

 

Madje, Vuçiq është zotuar, të enjten, se në kuadër të fushatës së tij zgjedhore do të qëndrojë edhe në Kosovë.

Siç raporton agjencia e lajmeve FoNet, në një paraqitje publike në Vranjë, i pyetur nga gazetarët, Vuçiq ka thënë se gjatë fushatës zgjedhore për president të Serbisë ai do të qëndrojë edhe në Kosovë, ku ai shpreson se “do të fitojë përkrahjen e popullit serb prej së paku 70 për qind”, përcjell Koha Ditore.

“Çfarë fushate është kjo nëse nuk shkoj në Kosovë?”, tha Vuçiq para gazetarëve në Vranjë.

Mogjerini pret që nesër të vendoset për kryeparlamentarin e Maqedonisë

“Nga ora 18 deri 19 takim me liderët politik në parlament të cilës do t’i paraprijë takimi me kryetarin e Kuvendit (akoma nuk është zgjedhur, por pritet që të zgjidhet gjatë kësaj vizite)”, shkruhet në agjendën e Fredrika Mogherinit.

Periskopi.com Lajme

Takimeve në Kuvend do t’i paraprijë edhe një takim me presidentin Ivanov nga ora 16:30 në rezidencën e tij, me kohëzgjatje prej 20 minutave. Ndërsa pas takimeve në parlament, Mogherini do të takohet me përfaqësues të shoqërisë civile në hapësirat e delegacionit të BE-së në Shkup./FLAKA,info

Deputeti shqiptar  i’a ‘përplasë’ në frytyrë Ivanovit: Kërkesat tona nuk cenojnë shtetin

Deputeti shqipatr në Kuvendin e Maqedonisë, Artan Grubi nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), ka reaguar pasi presidenti Gjorgje Ivanov nuk ia dha mandatin Zoran Zaevit për ta themeluar qeverinë e re së bashku me partitë shqiptare.

Periskopi.com Lajme

 

Grubi, ka thënë se deklarata e përbashkët e partive shqiptare është për një Maqedoni evropiane, duke theksuar se barazia nuk dëntom askë.

“E kam thënë, po e përseris dhe do vazhdoj ta artikuloj çdo ditë për sa kohë që ka të tillë që abuzojnë të vërtetën: Deklarata e përbashkët e partive shqiptare të Maqedonisë është nje deklaratë e hartuar në Shkup , nga partitë shqiptare të Maqedonisë dhe për një Maqedoni evropiane. Barazia nuk dëmton askënd, barazia dhe integrimi i brendshëm janë ne funksion të integrimit euro-atlantik”, ka thëna ai, përcjell Periskopi.

Ai ka tregaur nga rrejdhin pikat e veçanta të kësaj deklarate.

“Pikat e veçanta të deklataratës së përbashkët të partive parlamentare shqiptare rrjedhin nga programet tona zgjedhore, nuk cënojnë në asnjë mënyrë karakterin unitar të shtetit, nuk i referohen as federalizimit, as kantonizimit e as ndarjes së vendit. Përqafimi i kësaj Deklarate nga të gjithë qytetarët është në përputhje me vlerat evropiane”, ka pohuar ai.

Grubi gjithashtu  ka adersuar një kërkesë për parititë maqedone.

“Prandaj, ftoj partitë maqedonase që përplasjen e tyre ndërpartiake mos ta bëjnë mbi baza etnike e aq më pak duke përdorur pjesë të ndara nga deklaratat tona për t’i vënë në kontekstin e histerisë së përplasjes së tyre konceptuale sepse, e para, nuk i shërben të vërtetës, dhe e dyta, është një lojë e rrezikshme”, ka thënë ai./Periskopi/

Besa kërkojnë ndërhyrje të bashkësisë ndërkombëtare në Maqedoni

Lëvizja Besa përmes një komunikate të dërguar për Telegrafin në Maqedoni ka reaguar ndaj vendimit të sotëm të presidentit Ivanov, i cili vendos të mos e ndajë mandatin për formimin e qeverisë së re. Nga Lëvizja Besa thonë se ky është moment shqetësues dhe Ivanov është shkelësi më i madh i Kushtetutës.

Periskopi.com Lajme

“Ky është një moment shqetësues për vendin. Në të vërtetë, Ivanov është shkelësi më i madh i Kushtetutës, qoftë kur ia dha mandatin padrejtësisht kryetarit të VMRO-DPMNE-së ose kur nuk ia dha kryetarit të LSDM-së. E kur kihet parasysh se ai përfaqëson institucionin më të lartë të vendit, ndërsa në emër të këtij institucioni ai gati sa nuk bëri thirrje për linçim të shqiptarëve të Maqedonisë, vetëm për arsyen e vetme se shqiptarët paskan nënshkruar një Deklaratë të Përbashkët të Partive Shqiptare, kjo është alarmante. Prandaj i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, që ta kenë parasysh se vendimi i sotëm është rrezik potencial për komunitetin shqiptar në Maqedoni, andaj i ftojmë ato që të ndërhyjnë në rikthimin e shtetit të së drejtës, për të garantuar paqen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë dhe për ta vendosur shtetin në binarët e integrimit euro-atlantik”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Besa.

Ata gjithashtu ju bëjnë thirrje qytetarëve të jenë gjakftohtë dhe të mos bien pre e provokimeve të ndryshme./Telegrafi/

Arsim Bajrami tregon kur do të mbahen zgjedhjet

PDK’ja i qëndron marrëveshjes së koalicionit me LDK’në dhe në këtë drejtim nuk ka asnjë ndryshim politik, thotë Bajrami.

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i PDK’së Arsim Bajrami, ka hedhur poshtë mundësinë e zgjerimit të koalicionit qeverisës PDK-LDK. Ai ka thënë se aktualisht nuk ka asnjë ndryshim politik dhe, sipas tij, PDK’ja i qëndron marrëveshjes së koalicionit me LDK’në.

Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, Bajrami ka theksuar se koalicioni qeverisës është duke funksionuar mirë dhe nuk ka arsye për zgjedhje të parakohshme.

Ai ka theksuar se zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 2018.

Kurse sa i përket demarkacionit me Malin e Zi, Bajrami ka thënë se dy partitë në koalicion duhet të koordinohen dhe të kenë një përgjegjësi të përbashkët karshi këtij procesi.

Ai ka theksuar se çështja e demarkacionit është në duart e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kadri Veseli preferon zgjedhje në pranverë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, që është edhe kryetar i PDK+së, Kadri Veseli megjithatë e ka thënë se preferon zgjedhjet në pranverë.

Periskopi.com Uncategorized

Në një intervistë te Alban Dudushi u deshën disa pyetje rreth zgjedhjeve nëse do mbahen në pranverë apo në vjeshtë, por në fund e tha.

Teksa refuzonte të fliste dhe thoshte se është për respektimit të mandatit kushtetues, shprehu gatishmërinë për to kurdo që mbahen.

“Nuk duhet dal në shira sepse pastaj ftohemi”, ka thënë Veseli teksa qeshte./ Periskopi

 

Bernd Borchardt

Rrezikohen zgjedhjet, qarkullojnë 2 miliardë euro para të pista nga kanabisi

Investimi i parave të kanabisit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare është një risk real për 18 qershorin.

Ilva TARE Intervista

Në intervistën e parë televizive që prej marrjes së detyrës, Ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt, në “Tonight Ilva Tare” thotë se “qarkullojnë më shumë se 2 miliardë euro para të pista. Pra ekziston risku se këto para mund të përdoren për të blerë deputetë”.

Kjo është arsyeja thotë, Bernd Borchardt,  pse OSBE pro ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, për të shmangur apo më saktë për të limituar sa më shumë blerjen e votave.

Pozitive sipas tij, është fakti se “pavarësisht për një kohë të gjatë prodhimi i kanabisit nuk ka qenë një shqetësim i madh për qeverinë e opozitën, tani është bërë shqetësim për të dyja palët”.

Protestën e opozitës e sheh legjitime por me shqetësim sheh bojkotin e Kuvendit, çka sipas tij do ngadalësojë ecurinë e reformave, kryesisht atë në drejtësi.

Ambasadori i OSBE sqaron se OSBE nuk është kundër votimit dhe numërimit elektronik, por se ka paralajmëruar mungesën e një kohë të mjaftueshme për ta futur në legjislacion.

Të pamundur për tu realizuar e sheh edhe votimin e emigrantëve për zgjedhjet e 18 qershorit, pasi nuk ka një regjistër të shqiptarëve që jetojnë jashtë.

Protesta e opozitës

Ilva Tare: Besoj se nuk është e lehtë që 4 muaj para mbajtjes së zgjedhjeve për një ambasador  të OSBE-së të shohë opozitën kryesore të vendit në protestë, pikërisht në emër të mbajtjes së zgjedhejve të ndershme e të lira. Si ndiheni në këtë pozicion?

Bernd Borchardt: Protesta e opozitës është absolutisht legjitime. Kjo është një e drejtë e tyre. Unë kam parë demonstrata shumë të mëdha në vendin tim, ku ka pasur më shumë se 3 mijë vetë të cilët kanë shprehur shqetësime dhe për disa zhvillime në vendin tim. Njerëzit këtu janë  të shqetësuar. Unë ndaj disa nga këto shqetësime, zhvillime në këtë vend. Është e drejta e tyre të demonstrojnë. Unë besoj se është mirë të demonstrohet.

Ilva Tare:  Si do ti përgjigjeshit kërkesës së tyre për qeveri teknike?

Bernd Borchardt: Kjo nuk është diçka për të cilën OSBE do të kishte një qëndrim. Nuk ka pasur rekomandime të OSBE/ ODIHR për një qeveri teknike. Nëse palët janë dakord. Nëse ndryshohet Kushtetuta për këtë, atëherë kjo do të ishte legjitime.

Ilva Tare: A e kishit parashikuar që do të mbërrihet në këtë pikë, do të radikalizohej situata deri këtu, nga kontaktet që keni pasur me kreun e PD-së, kryeministrin apo aktorët e tjerë politikë?

Bernd Borchardt: Unë nuk shoh ndonjë radikalizim. Kjo ka qenë dhe vazhdon të jetë një proçes paqësore. Nuk shoh radikalizim. Sigurisht që ndaj pikëpamjen e BE-së që dialogu duhet të vazhdojë në parlament por që një parti apo disa parti të forcojnë pikëpamjet që i shprehin në parlament duke dalë në rrugë dhe duke i kërkuar mbështetësve të tyre të dalin në protestë është normale dhe legjitime.

Ilva Tare:  Opozita ka paralajmëruar bojkotin e parlamentit, që besoj do të krijonte probleme të mëdha për funksionimin e parlamentit por dhe të reformave të ndërmarra?

Bernd Borchardt: Po do të ulte shpejtësinë e reformës gjyqësore, për të cilën do të më vinte keq. I dimë rezultatet e sondazheve. Shumica mezi pret zbatimin e reformës në drejtësi. Sigurisht kjo bën pothuajse të pamundur reformimin e Kodit Zgjedhor. Kështu që do të na vinte keq dhe neve.

Zgjedhjet, ndryshimet në kodin zgjedhor

Ilva Tare:   Në kushtet aktuale që jemi 4 muaj para zgjedhjeve, me këtë qeveri apo qeveri teknike, a ka ende kohë për të bërë ndryshime në kodin zgjedhor?

Bernd Borchardt: Janë 50 rekomandime të bëra nga OSBE/ ODIHR të gjitha këto rekomandime nuk mund të zbatohen. Ajo cka mund të bëhet është të përqëndrohemi tek 4 fusha të rëndësishme. Transparenca dhe kufizimet e financimit të fushatave.Mbaj mend që kam qenë në 2009 dhe shihja një oqean flamujsh e banerash dhe më pas dëgjosha shifra shumë të ulëta shpenzimesh për fushatën zgjedhore nga të dyja partitë politike. Prandaj duhet të ketë më shumë kontroll.Aspekti i dytë janë kuotat gjinore. Kemi parë gjatë zgjedhjeve lokale që ka qenë kuota 50  me 50 dhe ka sjellë një erë të re në shumë prej këshillave bashkiakë. Ne inkurajojmë partitë politike që të ecin me të njëjtën rrugë në zgjedhjet parlamentare.

Një tjetër aspekt është forcimi i sanksioneve për shkeljet e ndryshme të zgjedhjeve. Sanksionet për blerje votash, fotografim të votave. Kjo është dicka që duhet ndëshkuar. Duhet të ketë sanksione. Në të shkuarën, 2011, 2012, parlamenti vendosi disa sanksione për komisionerët që merrnin vulën me vete dhe largoheshin nga qendra e votimit. Kjo nuk është një fenomen që është zhdukur, por është reduktuar në zgjedhjet e mëpasshme.

Ilva Tare: Problemi është se ata që kanë kryer shkelje të tilla, si blerje vote, fotografimi nuk janë dënuar. Mendoni se është problem në mënyrë si është shkruar në Kod apo nuk ka pasur vullnet për ta  zbatuar dhe më përpara. Cfarë mund të ndryshojë nëse do të përfshihen propozimet që ju bëni?

Bernd Borchardt: Nga njëra anë sanksionet, ose nuk janë individuale, sepse njerëzit mund të fotografojnë fletën e votimit dhe nuk ndëshkohen. Nëse dikush merr 50 euro për fotografimin e votës dhe dënohet 500 mijë lekë sigurisht që do ta frenonte. Sic ka qenë frenues dhe për komisionerët që largoheshin me vulën me vete.

Nga ana tjetër është çështja sa shkon para drejtësisë. Kjo është çështje e intensitetit të sanksioneve. Në fund të vitit ka një traditë në Shqipëri, që jepet amnisti dhe persona me krime të vogla, dhe persona me krime të tilla mund të falen. Dmth nuk ka shumë ndjekje penale për këto shkelje. Sigurisht që është dhe cështje e qytetarëve që duhet të denoncojnë këto raste në polici

Ilva Tare: Kjo është çështje kulture. Në Shqipëri kjo kulturë është ende e ulët dhe klasa politike e ka shfrytëzuar. Mendoni se shoqëria shqiptare e ka pjekurinë të bëjë denoncime të tilla?

Bernd Borchardt: Shikoni foton. Ka mijëra qytetarë që demonstrojnë. Dalin të mbrojnë atë që mendojnë është e drejta e tyre. Kjo tregon se kanë pjekurinë dhe ndërgjegjësimin. Ata protestojnë për të inkurajuar që gjërat bëhen mirë. Sigurisht që këta njerëz mund të shkojnë në polici të ankohen për sjelljet që kanë të bëjnë me shkelje të ligjit apo Kodit Zgjedhor. E kam të qartë që diktatura që ka kaluar Shqipëria ka qenë më e ashpër se në shumicën e vendeve të tjera dhe kjo sigurisht që çon në një mentalitet të caktuar. Por kjo mund të tejkalohet. Sigurisht që kërkon kohë. Ka shumë shqiptarë që janë të dedikuar për të mbrojtur demokracinë e shtetin e së drejtës

Ilva Tare: Kuptimi i demokracisë është pushtet i popullit. Sa e përshtatshme është kjo në Shqipëri. A e ndjeni se ka pushtet populli?

Bernd Borchardt: Çështja nuk është kush sundon por si kontrollohen ata që sundojnë, qeverisin dhe kanë mjetet për të kontrolluar ata që qeverisin.  Nuk bëhet fjalë vetëm për zgjedhje, por për media,  institucione të pavarur, ILDKP, apo komisioni i ri i Vettingut i cili presupozohet të kontrollojë gjyqësorin. Të gjitha këto institucione mund të përdoren për të kontrolluar pushtetin. Por që ato të jenë të dobishme na duhet të shohim tablonë e madhe. E dimë se shoqëria e hapur është e kërcënuar jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën. Këto institucione funksionojnë  më mirë nëse mbështeten dhe nëse janë të forta. Autokratët modernë nuk i çojnë njerëzit në Aushvic, Spac apo në Burrel, autokratët modernë përdorin mjete të tjera për të ushtruar presion. Kërcënojnë njerëzit se do ti heqin nga puna, i blejnë njerëzit, mediat. Është në dorë të njerëzve të luftojnë kundër gërryerjes së institucioneve. Njerëzit duhet të mbështesin institucionet sepse është pushteti i tyre.

Ilva Tare: A e ka populli mundësinë që përmes këtij sistemi elektoral të votojë por dhe të zgjedhë? A favorizon ky sistem popullin për të zgjedhur vërtet ata që mendon se duhet ta qeverisin vendin?

Bernd Borchardt:  Ka sisteme të ndryshme procese zgjedhore. Në Shqipëri sistemi i dakordësuar mes dy partive të mëdha. Është një sistem që duhet respektuar. Sigurisht që është i hapur për tu ndryshuar dhe unë kam dëgjaur argumente të mira për ta ndryshuar këtë sistem. Argumente që mund të mbështeten dhe në zhvillimin e Shqipërisë në 9 vitet e fundit.

Ilva Tare: Në Shqipëri e marin demokracinë për të mirëqënë apo nuk e njohin mirë çfarë është demokracia?

Bernd Borchardt:  Sistemi shtypës në Shqipëri ka lënë gjurmë.   Unë jam rritur në shoqërinë gjermane të pas luftës. Kur unë fillova të kuptoja politikën, shihja që shoqëria ishte ende totalitare ishte demokratike, por trendi kryesor ishte totalitar. Kjo ka ndryshuar shumë me kalimin e viteve. Sot është një demokraci shumë e pjekur dhe kjo po zhvillohet dhe në vendet ish komuniste. Për ta bërë këtë duhet të diskutosh të kaluarën. Duhet thënë se diktatura ishte shumë e keqe.

Hapja e dosjeve

Ilva Tare: U deshën 26 vjet për një ligj për hapjen e dosjeve. A jeni optimist për ngritjen e Autoritetit për Hapjen e Dosjeve.

Bernd Borchardt:  Bashkëpunëtorët e sigurimit sigurisht që kanë të drejtë të jenë pjesë e shoqërisë pasi ata nuk mund të çohen në një Burrel tjetër apo Spaç por duhet të jetë e qartë roli që ata kanë luajtur. Pastaj i takon shoqërisë të vendosë nëse do të jenë në parlament apo funksione shtetërore.Ne mbështesim ngritjen e autoritit që do të bëjë një lloj vettingu për të kaluarën komuniste në mënyrë që procesi të jetë eficent dhe i besueshëm.

Ilva Tare: Mendoni se ky proçes do të jetë efikas?

Bernd Borchardt:  Autoriteti është gati duke u ngritur. Buxheti është gati. Një nga koleget e mi po  e mbështet. Po planifikojmë të organizojmë dhe shumë diskutime për të parë si mund të organizojmë aksesin e qytetarëve dhe gazetarëve në dosje pa cënuar të drejtat e individëve. Është një proces që po diskutohet. Po bëhet mjaft punë por shoh që është pozitive.

 Ilva Tare: Krahasuar me Gjermaninë, ligji është komentuar si shumë i butë? Nuk u bë lustracioni edhe pse e kërkoi shoqëria civile.

Bernd Borchardt:  Në Gjermani nuk ka qenë shumë ndryshe sa këtu. Në Gjermani kemi ligjin për trajtimin e dosjeve të Stazit, policia sekrete, dhe ky ligj është zbatuar. Por Gjermani është një vend shumë i decentralizuar dhe ka pasur akte të ndryshme nënligjore për mënyrën si duhej përdorur ky informacion.

Mbaj mend një shifër interesante në lindje rreth gjysma e policëve nuk u lejuan të vazhdojnë punën. Vende të ndryshme të Gjermanisë aplikuan standarde të ndryshme. I takon shoqërisë shqiptarë të përcaktojë çfarë është lustracioni.

Ilva Tare: Ideja është e drejta morale e tyre për tu bërë publik bashkëpunimi me të kaluarën. Qytetarët do ta kenë në dorë nëse do të lejojnë të kenë në dorë funksione publike. Kështu ka ndodhur dhe në Gjermani?

Bernd Borchardt:  Mbaj mend një nga stacionet më të mëdha televizive, 10 vjet pas rënies së komunizmit, vendosi të punojë me procesin e lustracionit. Më pas pyetja ishte se me kë do të zëvendësoheshin këta njerëz?

Ilva Tare:  Sa kohë ju desh Gjermanisë të kalonte periudhën e hapjes së dosjeve?

Bernd Borchardt:  Trajtimi i dosjeve pas diktaturës komuniste u shoqërua me diskutime të gjata. Madje  me zgjatje të mandateve të autoritetit që merreshin me dosjet. Por ishte një shumicë njerëzish që donin të vazhdonte puna.  Bëhet fjalë për funksione të rëndësishme. Nuk dihet të ketë ndodhur hakmarrje. Ka pasur miqësi, martesa të prishura por jo akte të rënda hakmarrje.

Bllokimi i reformës zgjedhore

Ilva Tare: Ku ka ngecur reforma zgjedhore, pse nuk u bë në këto tre vite e pak muaj? Çfarë ka ndodhur, nuk duan palët, nuk kanë vullnet, nuk gjejnë gjuhën e përbashkët? A e ka bërë OSBE rolin e ndërmjetësit? Në këtë emision ka pasur edhe shumë kritikë ndaj OSBE, kanë quajtur pak apatike të pamotivuar, ose jo shumë të përfshirë për ti ushtruar presion partive politike për ta bërë reformën zgjedhore. Keni një përgjigje për ta?

Bernd Borchardt: Pikë së pari, fill pas zgjedhjeve të 2013 dhe pas zgjedhjeve lokale të 2015, OSBE/ODIHR kanë dorëzuar rekomandimet e tyre, një udhërrëfyes të qartë për mënyrën sesi duhen trajtuar problemet me zgjedhjet. Ne kemi thënë vazhdimisht se kjo ishte diçka që duhej bërë në kohë të mjaftueshme para zgjedhjeve të ardhshme. Para se unë të vija në 2 tetor vitin e kaluar më ka informuar paraardhësi im që prioriteti i parëështë që të vazhdohet, madje ai nuk më tha që të filloj por që të vazhdonim të punonim për reformën zgjedhore dhe unë pikërisht këtë gjë kam bërë. Fill disa ditë pasi mbërrita jam takuar me dy bashkryetarët e komisionit ed hoc, por sic e dimë nuk ndodhi deri shumë vonë. Pastaj filloi reforma në drejtësi që thithi shumicën e madhe të energjive, por edhe reforma në drejtësi u bë dhe pritet zbatimi i saj. Është shumë e vështirë të kuptohet se pse partitë politike kujtohen të them shumë pak kohë para zgjedhjeve të bëjnë ndryshime madhore, qoftë për votimin elektronik, qoftë për ndryshime të mëdha të kodit zgjedhor, pastaj pas zgjedhjeve prap harrojnë dhe pastaj kujtohen para zgjedhjeve të ardhshme. Ka një jurispudencëtë Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut që vlen edhe për Shqipërinë , që do të thotë se ndryshimet madhore të Kodit Zgjedhore duhet të bëhen shumë kohë më parë, në mënyrë që njerëzit të mësohen që elektorati të ketë një shank. Zgjedhjet nuk bëhen për partitë politike, zgjedhjet bëhen për popullin, për njerëzit prandaj janë njerëzit ata që duhet të jenë në qendër të vëmendjes. Ne duhet të shohim çfarë presin njerezit. Njerëzit duhet ta kenë të qartë si funksionin sistemi i tyre i zgjedhjeve dhe kjo është dicka që kërkon kohë.

Ilva Tare: A ka një afat, limit. Psh 6 muaj para zgjedhjeve apo 4 muaj parazgjedhjeve nuk mund të bëhen ndryshime në kodin elektoral. A është një rregull i pashkruar diku, apo edhe i shkruar?

Bernd Borchardt: Siç thashë është jurispudenca e Gjykatës Europiane e të Drejtave të Njeriut. Janë edhe rekomandimet tona, të OSBE /ODIHR…

Ilva Tare: Që sanksionojnë, saështë afati?

 

Bernd Borchardt: Atëhere ne kemi thënë psh kemi rekomanduar që për të vendosur, për të pasur sistem tëri zgjedhor të bazuar mbi teknologjinë psh rekomandimi ynë thotë që të ketë të paktën një vit e gjysmë afatë, më shumë. Një tjetër shembull është linja e Gjykatës Europiane është që edhe cështja është pak a shumë si këtu. Pra ndryshimet madhore në sistemin zgjedhor sipas Gjykatës Europiane duhet të bëhen të paktën një vit e gjysëm apo dy vjet para zgjedhjeve.

Votimi dhe numërimi elektronik

Ilva Tare: Ka pasur një perceptim që ju jeni kundër votimi elektronik që kërkon PD veçanërisht! Ju jeni kundër votimit elektronik  në parim, kundër votimit elektronik për tu zhvilluar në Shqipëri në këto momente për shkak të mungesës së kohës si është e vërteta? Keni dhënë shembullin e Holandës për të thënë se ata duan ta heqin nga sistemi. Pyetja tjetër që lidhet me këtëështë: A  do ta zgjidhte problemin e mosbesimit që ekziston mes klasës politike në Shqipëri, votimi elektronik?

Bernd Borchardt: Më lejoni të jem i qartë. Unë nuk kam thënë kurrë që jam kundër votimit elektronik. E njëjta gjë vlen edhe për gjithë sistemin e OSBE/ODIHR. Ne nuk jem as kundër as nuk jemi pro të themi një sistemi të caktuar zgjedhor për sa kohë ai sistem është në përputhje në praktikat më të mira dhe në përputhje me kriterët ndërkombëtare dhe votimi elektronik është në përputhje me to. Por, unë kam paralajmëruar duke pasur parasysh mungesën e një kohë të mjaftueshme për ta futur në legjislacion le të themi dhe ekziston një sërë argumentesh për ta mbështetur këtë. Ne nuk jemi as kundër as pro votimi elektronik në përgjithësi. Amerika psh e përdor, holandezët sapo e kanë hequr me argumentin se ne duam që të rikrijojmë besimin te vota. Në Gjermani Gjykata Kushtetuese e ka përjashtuar. Pra ka një gamë të gjerë sistemesh. I takon sovranit, parlamentit të vendosë se çfarë sistemi do të ketë.

Ilva Tare: Megjithatë në Shqipëri edhe një projekt pilot është i pamundur të bëhet për zgjedhjet e 18 qershorit të paktën?

Bernd Borchardt: Unë besoj që ka shumë aspekte  që duhen marrë parasysh dhe po ju jap disa prej tyre. Aspekti i parëështë: A ka një lloj marrëveshje me partive politike, a ka marrëveshje politike me organizatat e shoqërisë civile apo me ekspretë ndërkombëtare. Nëse nuk kanë rënë dakord kjo do të trondiste besimin e votuesit, do të dëmtonte besimin e publikut tek vota. Aspekti i dytëështë që ne mbështesim një futje graduale të votimit elektronik. Psh në disa qendra votimi  në zgjedhjet parlamentare apo për shkak të ligjit të dekriminalizimit ne do të shohim jo shumë larg nga sot disa zgjedhje vendore të pjesshme. Ndoshta mund të bëhej një test aty, por kjo ka nevojë që njerëzit të edukohen dhe kjo mund të ishte më e lehtë në përgjithësi. Në përgjithësi testet janë të nevojshme për të identifikuar risqet dhe për të krijuar një lloj besimi mes votuesve në përgjithësi. Duhet parë fizibiliteti, duhet bërë prokurimi i pajisjeve që besoj janë të shtrenjta dhe procesi i prokurimit është i gjatë sipas legjislacionit shqiptar. Duhen përgatitje, duhen testime, duhet bërë  një lloj vleresimi testimit, duhet bërë një lloj çertifikimi i testimit nga institucionet e pavarura.  Pastaj duhet edukimi, njerëzve u duhet shpjeguar si funksionion votimi elektronik. Pra të gjitha këto kanë të bëjnë me besimin e publikut. Sa kohë do kjo? Kjo varet edhe sesa familjarë janë njerëzit me teknologjinë e informacionit. Në bllok e njohin të gjithë, por në fshatra të thellë nuk e di sa e njohin njerëzit teknologjinë. Kjo mund ti konfuzojë njerëzit. Flasim për njohjet, nëse i kërkon nënës time të shkojë të votojë elektronikisht nuk e di nëse do të guxonte. Ajo nuk do as celular, nuk di ta përdorë. Kështu që votuesit mund të kërkojnë asistencë dhe kjo na sjell prap në problemin e fshehtësisë së votës. Ndonjëherë madje teknologjia edhe i frikëson votuesit. Kemi parasysh Estoninë, një nga vendet me të avancuar në IT dhe në fakt në Estoni njerëzve u jepet mundësia të zgjedhin osë votim elektornik ose thjesht me letër. Pastaj ka probleme me teknologjinë në zona të thella. Se psh unë kam parë të paguajë me kartëkrediti  në një fshat të thellë, por nuk funksiononte dhe skisha as para me vete. Që të kesh një sistem të tillë të bazuar vetëm tek teknologjia….nuk e di si mund të jetë kjo dhe kjo mund të trondisë besimin e votuesve tek vota. Një nga shqetësimet që ka dalë kohët e fundit janë edhe hekrat që kanë mundësi të hyjnë dhe të infulencojë tek votuesit në mënyre elektronike. Pra është edhe çështja e sigurisë. Dmth duhet të ketë një nivel shumë të lartë sigurie. Dhe e fundit votimi elektronik nuk ështëse i zgjidh të gjitha problemet. Në planin afatgjatë ka edhe mënyra të tjera më të lira le të themi, por unë dëgjoj që një nga mënyrat për të influencuar njerëzit në Shqipëri është përmes blerjes së kartave të identitetit të opozitës. Kjo është diçka që votimi elektronik nuk do ta zgjidhte një tjetër aspekt është që njerëzit mund të bëjnë fotografi. Zakonisht votimi elektronik është i shoqëruar edhe me dokumentacion shkresor. Kështu qëështë një proces që kërkon kohë dhe fushata e edukimit të votuesve.

Ilva Tare: Nga të gjitha argumentat që dhatë duket se nuk jeni shumë në favor të zbatimit të mundësisë për votim elektronik në Shqipëri.

Bernd Borchardt: Nuk ka rëndësi çfarë mendoj unë personalisht. Parlamenti vendos që votimi elektronik do futet, ne do bëjmë më të mirën për ta mbështetur.

Ilva Tare: Por duhet të vendosin të dyja palët. Po sa i takon numërimit elektronik a ka një mundësi?

Bernd Borchardt: Numërimi elektronik ka disa avantazhe, por edhe disa probleme. Është bërë një testim në 2013 dhe problemi i testimit ishte që në fund në fletën e votimit kishte më shumë parti politike sesa mund të nxinte makineria. Pra në 1 maj të këtij viti është afati i regjitrimit të partive politike. I bie pak më shumë se 4 jave dhe a mund të blihen këto makineri? Përveç kësaj; PSH e zëmë se në një fletë votimi  partië X, Y, Z dhe këtu duhet të bësh kryqin, dhe nëse njerëzit e bëjnë kryqin këtu, unë e ti e dimë që ky person ka votuar për partinë A, pro makineria nuk e di. Kështu kjo është njëvotë që duhet numëruar me dorë. Përveç kësaj kam frikë se do ketë edhe njerëz që do thonë, makineria është minpuluar dhe do të insistojë që votat të numërohet me dorë. Sidomos kur rezultati është kokë më kokë.

Votimi i emigrantëve

Ilva Tare: Nga këto që thatë kërkesat kryesore të PD kanë qenë votimi elektronik, ndërsa nga krahu tjetër është edhe një kërkesë e PS që nuk u miratua, nuk u mor në konsideratë ishte votimi i emigrantëve. A mund të bëhej në një kohë të shkurtër?

 

Bernd Borchardt: Në fakt nuk ekziston asnjë regjistër i plotë i emigrantëve. Në fakt ministri prezantoi një sistem, një shërbim online për qytetarët shqiptarë jashtë, por edhe kjo do të kërkojë ca kohë edhe palët duhet të bien dakord për një sistem ku të gjithë besojnë, një sistem që krijon besim për dërgimin e votës. Unë mund të votoj për Gjermaninë, mund të shkoj në Ambasadë të regjstrohem për atë kryqin tim. Ta vendos në zarf dhe ta dërgojë në Gjermani, funksionin po.

Ilva Tare: Tani është e pamundur të bëhet pasi nuk ekziston as regjistrim i shqiptarëve jashtë?

Bernd Borchardt: Po dhe për katër muaj nuk e di sesi mund të bëhet kjo.

Bojkoti i opozitës

Ilva Tare: Po 4 rekomandimet që ju përmendët pak më herët, a ka ende kohë që të bëhen nëse PD kthehet në Parlament dhe dy bashkryetarët që ju thatë i keni takuar…po këto ditë e fundit i këni takuar, çfarë pritshmërie kanë, çfarë mundësish kanë për të bërë një reformë?

Bernd Borchardt: Linja partiake për momentin është bojkoti. Unë kam besim tek fuqia e vullnentit për të pritur disa nga kërkesat e PD duhen parë edhe rekomandimet që ne kemi bërë për ndryshimet në kodin zgjedhor por edhe kodit penal, apo dhe të legjislacioneve të vetë partive politike për një kontroll të mirë të financave politike dhe kjo është një rast i mirë dhe ka një lloj shtyse dhe duket se ka vullnet edhe nga ana e mazhorancës për të negociuar për këtë.

Ilva Tare:Për t’iu kthyer dhe një herë kritikëve të OSBE, të rolit të OSBE, pranoni si kritikë, mendoni se duhet të kishit bërë dicka më shumë apo ka qenë diçka e pamundur?

 

Bernd Borchardt: Gjithmonë të gjesh gjera të vogla është procesi i të mësuarit nga e kaluara. Sigurisht që gjerat mund të bëheshin edhe më ndryshe, kjo është normale për çdo organizatë. Që vetë organizata të jetë kritike le të themi dhe për mënyrën si e ka bërë, çfarë ka bërë. Nga ana strategjike nuk shoh se çfarë mund të ishte bërë ndryshe. Ne jemi këtu si partnerë të Shqipërisë dhe nuk jemi këtu për të vendosur, për të imponuar. Ne bëjmë rekomandime dhe këto rekomandime filluan shumë pak kohë përpara zgjedhjeve.

Ilva Tare: Paralelizmi ishte me reformën zgjedhore, ambasadorët e BE dhe SHBA ishin në ballë të presionit të vazhdueshëm të angazhimit të tyre, edhe OSBE mund të kishte bërë të njëjtën gje me reformën zgjedhore. Kur Ju po thoni që ka munguar vullneti nga palët politike për t’iu përgjigjur rekomandimeve që ju kishit bërë tashmë?

Bernd Borchardt: Partitë politike mund të kishin reaguar për reformën zgjedhore përpara se të merreshin me reformën për drejtësinë. Reforma në drejtësi mbaroi që verën e shkuar, kishte kohë që të bëhej më shumë dhe tani ka mbetur më pak kohë për fat të keq dhe ne nuk pamë ndonjë progres të madh.

Ilva Tare:A e ndikon klimën e qtytetarëve shqiptarë që do të shkojnë në 18 qershor kjo klimë aktuale, PD në protestë e bojkot në emër të votës së lirë sipas tyre të cënuar dhe nuk ka garanci të hyjë në zgjedhje…si ndihet qytetari shqiptar në këtë situatë?

Bernd Borchardt: Një funksion i demonstratave nuk është të ushtrojnë presion për një gjë të caktuar apo për disa gjëra. Kjo bëhet për të motivuar mbështetësit e tyre. Kjo bëhet për fushatë aktive zgjedhore dhe kjo mund ta ketë ndihmuar PD për të motivuar mbështetësit e saj për fushatën e saj zgjedhore që fillon në të ardhmen e afërt. Ka efekte të mëdha ndërgjegjësimi sepse njerëzit diskutojnë më shumë në raste protestash për kërkesat e PD. Kjo është gjë e mirë sepse krijon një debat të gjallë dhe debati i gjallëështë pjesë e një shoqërie të hapur.

Ilva Tare:Sa i takon propozimeve dhe rekomandimeve që përmendët me herët, edhe përfaqësimin e grave 50 me 50. A është e mjaftueshëm në rast se liderët politikë vendosin gra në listësa për të plotësuar numrin dhe jo në bazë të meritës. Ky diskriminim në favor të grave a do ta përmirësojë cilësinë e përfaqësimit të popullit në Parlament.

Bernd Borchardt: Më lejoni ti përgjigjem me një pyetje. A mendoni se të gjithë burrat janë zgjedhur me meritë ?

Ilva Tare: Jo nuk e mendoj këtë, larg prej saj.

 

Bernd Borchardt: Ne mbështesim gratë e zgjedhura me një nga projektet tona me kurse trajnimi duke ndihmuar që të përballin sfidat e punës dhe qoftë edhe këshilltaret gra. Eksperienca jonëështë që gratë sjellin një lloj ere të re në Këshillat bashkiak, sigurisht jo të gjitha gratë e zgjedhura janë të zonjat si jo të gjithë burrat janë të zotët..

Ilva Tare: Kështu që do ta shihnit si një inkurajim pozitiv për klimën politike në vend?

Bernd Borchardt: Po

Shtyrja e zgjedhjeve

Ilva Tare: Ka dhe një opsion tjetër që po diskutohet dhe mund të jetë pjesë e një negociate të mundshme nëse do të ketë mes palëve politike, shtyrja e zgjedhjeve. E shihni të mundur? Do të ishte problem për vendin?

Bernd Borchardt: Çfarë fitojmë duke i shtyrë, varet nga ndryshimet, varet nga çfarë ndryshimesh do mund të bënim dhe për çfarë shtyrje flasim. Sigurisht që do kërkonte një ndryshim të Kushtetutës me mazhorancë.

Ilva Tare: Për ta mundësuar këtë.

Bernd Borchardt: Po.

Financimi i partive

Ilva Tare:Financimin e partive politike që e përmendët si një shqetësim edhe për shkak të shpenzimeve që bëhen gjatë fushatës që më pas në auditimin që bën në mënyrë formale KQZ ka pasur problem të gjendet edhe auditues për ta bërë këtë për shkak të pagesave minimale dhe të funksionimit në mënyrë informale të deklarimit nga partia politike. Si mund të zgjidhet me ligj financimi transparent i partive politike, keni ju një formulë qëja kenu propozuar partive?

Bernd Borchardt: Ne kemi bërë rekomandime dhe janë hartuar formula të ndryshme në komisioni ed hoc, kemi dhënë edhe opinionin e ekspertëve tanë për këtë. Pra ky është një proces që kanë ndodhur disa diskutime, nuk kemi qenë vetëm ne, ka qenë edhe Këshilli i Europës që kanë dërguar një ekspert shumë të njohur për financimin e partive politike dhe besoj se rekomadnimet janë bërë janë të mira që përfshijnë…një aspekt i tyre është që financimi do bëhet transparent dhe të bëhet para ditës së zgjedhjeve, që votuesit të kenë një tjetër informacion për një parti politike, sa shpenzon. Votuesit nuk janë të trashë, nuk është se nuk e kuptojnë nga vjen paraja. Kur shohin që harxhohet shumë para, është një gje që edhe unë si votues do ta merrja parasysh.  Në 2009 jam habitur kur kam dëgjuar shifrat e publikuara pas zgjedhjeve nga partitë politike. Për mua dukej qartë sesa ishte shpenzuar. Pra ne kemi shpenzuar që KQZ të caktojë disa çmime reference. Psh sa kushton një zyrë për fushatë, sa kushton një poster, një flamur, një miting…Kjo do ju jepte mundësi ju si media ose OJQ që të bënin një llogaritje të drejtë të parave të shpenzuar dhe kjo do të rriste transparencën dhe do të ishte një fushatë e turpërimit.

Ilva Tare: Kjo duhet të ishte në detyrat e KQZ, pra KQZ të përcaktonte çmimet e referencës, çka duhet vënë në kod si detyrë e saj. A ka vullnet nga dy bashkëkryetarët për financimin e partive poltike, sepse PD kishte një propozim tjetër, plotësisht nga buxheti?

Bernd Borchardt:  E di këtë propozim, sigurisht mund të ishte një opsion. Në vendet anëtare të OSBE rregullohet nga  mënyrat më të ndryshme transparenca e financimit të partive politike. Ka vende psh ku të gjitha parate e partive politike vijnë nga buxheti i shtetit. Në vendin tim kur unë jap një donancion për një parti politike mund ta zbres nga tatimet. Kështu qështeti u jep mundësi qytetarëve, e promovon që qytetarët të japin donacione. Ka kufizime sigurisht, por në pë përgjithësi funksionin. Kjo është dicka që u takon politikës shqiptare që të marrë një vendim.

Ilva Tare: Nga bisedimet paraprake pika e financimit të partive politike është pritur mirë nga dy bashkryetarët apo nuk duan ta prekin këtë pjesë.

Bernd Borchardt:Kemi pasur shumë diskutime të mira të hapura. Unë nuk jam shumë ekspert për detaje të vogla. Ne kemi sjellë në Shqipëri edhe një ekspert shumë të njohur për zgjedhje dhe mund të komentojë dhe është familjarizuar me të gjitha vendimet e Gjykatëa Europiane për të Drejtat e Njeriut për çështje të ndryshme dhe ai komentoi për idetë e ndryshme të partive politike pët të ndihmuar që gjërat të ecin, për momentin është e qartë qëështë vendim politik.

Rreziku i kanabisit në zgjedhje

 

Ilva Tare: Mendoni se kanabisi ka pasoja që dalin përtej që i mbart shoqëria apo që të ardhurat e tij mund të përdoren për të blerë vota?

Bernd Borchardt:  Me prodhimin e paligjshëm të kanabisit me përmasa fenomenale shoqëria përballet me probleme të ndryshme.  Një fermer, që prodhon kanabis, nga sigurohet që fëmijët e tij nuk e pijnë?! Çfarë ndodh nëse fermerin e kapin dhe shkon në burg?! Është një spirale që ka përfunduar keq. I takon njerëzve të vendosin, nëse për më shumë apo më pak para të japë tokën për kanabisin, por ka një rrezik të madh ama. Një tjetër aspekt është fluksi i parave të pista në zgjedhje . Edhe ky është një risk i madh. Kanabisi prodhohet në Shqipëri që në fillim të viteve në 1990. Në 2013 Guardia di Financa përllogariti që prodhimi ishte 1 mijë ton, vlera bruto e të cilëve shkonte më shumë se 2 miliardë euro. Po të marrim shifrat e publikuara nga ministria e Brendshme për plantacionet e shkatërruara, duket që mbjelljet kanë qenë më të mëdha se në 2013. Jo gjithçka është kapur sepse çdo javë dëgjohet se janë kapur ngarkesa. Kjo do të thotë se qarkullojnë më shumë se 2 miliardë euro para të pista. Pra ekziston rrisku se këto para mund të përdoren për të blerë deputetë. Të gjitha këto janë rreziqe të mëdha. Prandaj ne jemi pro ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, për të shmangur apo më saktë për të limituar sa më shumë blerjen e votave. Plani pozitiv është se pavarësisht për një kohë të gjatë prodhimi i kanabisit nuk ka qenë një shqetësim i madh për qeverinë e opozitën, tani është bërë shqetësim për të dyja palët. Kjo është pozitive. Dhe shoqëria po ndërgjegjësohet për këtë risk të madh që i kanoset Shqipërisë. Besoj se kjo tregon mënyrën si mund të ecet përpara. Ne po mbështesim qeverinë në hartimin e një strategjie kombëtare kundër kanabisit. Ka elemente shumë pozitivë që i kam parë. Nuk është publikuar ende dhe nuk mund të gjykoj për gjithë përmbajtjen.

Ilva Tare: Bëhet fjalë për një plan tërësor për luftën kundër kanabisit? Ku qëndron mbështetja, me specialistë, ekspertë?

Bernd Borchardt: Po kemi disa specialistë me background policor. Në zyrën qëndrore në Vjenë kemi nëj departament të tërë që merret me atë që quhet kërcënim transnacional, dhe pjesë e këtyre është dhe prodhimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike. Flasim për një produkt që shkon kudo: Budapest, Londër. Është një drogë që shkon jo vetëm në Itali e Zvicër. Përditë shohim kapje të sasive të drogës, dhe përditë po shkojnë më shumë e në veri të Europës. Në Amsterdam ka coffe shops ku kanabisi është i ligjshëm dhe emri i Lazaratit është i njohur.

Ilva Tare: Tani do të jetë zëvendësuar me Shqipërinë?

Bernd Borchardt (qesh)

Dënimi për shkelësit e kodit zgjedhor

Ilva Tare:  Të kthehemi tek reforma zgjedhore. A parashikohet sa do të jetë dënimi për shkelësit e kodit zgjedhor. Do të quhet një vepër penale, apo nuk është diskutuar në detaje të tilla

Bernd Borchardt: Ne kemi sugjeruar që sanksionet të ashpërsohen. Kemi sugjeruar që të futen dhe sanksione penale. Ka sanksione në kod për ata që shesin votën por janë të ulëta, pse të mos i rrisim. Njerëzit do të frenohen. Pse të mos futet dënim për njerëzit që fotografojnë fletën e votimit? Nëse shkruhet e zezë mbi të bardhë, qoftë dhe 1 mijë lekë gjobë, njerëzit do të mendonin dy herë para se të fotografonin votën.

Unë e di që nuk janë vetëm sanksionet që zgjidhin çdo problem. Sigurisht që do të ketë njerëz që do të përpiqen të blejnë votën, por do të limitohen. Kodi Penal parashikon mënyrën si trajtohet krimi, por nuk e heq atë.

Ilva Tare:  Një tjetër pikë që keni rekomanduar është transparenca e fushatës në media. A mund të na tregoni më shumë çfarë kërkoni?

Bernd Borchardt: Ky është rekomandimi i katërt. Kodi Zgjedhor rregullon fushatën duke përfshirë dhe dërgimin e kasetave politike në redaksi dhe tv duhet ta transmetojnë. Kjo e mjegullon ndarjen mes gazetarisë, që është pushtet i katërt dhe ligjvënësit. Nuk duhet të ndodhë kjo gjë. Ne jemi dakord që partitë të prodhojnë mesazhet e kasetat e tyre por ata të transmetohen duke u identifikuar saktësisht si prodhime të tyre. Në të njëjtën kohë gazetarët duhet të vazhdojnë të raportojnë për fushatën zgjedhore. Siç bëhet tani me protestën.

Ilva Tare:  Pra transparenca është vetëm heqja e kasetave të famshme apo dhe të ardhurat që vijnë nga partitë politike në media gjatë fushatës?

 

Bernd Borchardt: Është çështje transparence. Është e njëjta si me financimin. Është legjitime që një parti të lejohet të blejë një minutazh të caktuar në tv por nuk duhet të ngatërrohet me  produktin gazetaresk.

 Ilva Tare:  Ka një shqetësim se mund të vendoset kufizim sesa të ardhura apo financim mund të jepen nga partitë gjatë fushatës elektorale. Kufizim që do të penalizonte mediat të cilat fushatën zgjedhore, në pikëpamjen komerciale, e shohin si moment i rëndësishëm për të kthyer mbrapsht disa të ardhura që ata shpenzojnë gjatë vitit. A do të ketë kufizim?

Bernd Borchardt: Kufiri mund të ketë të bëjë me madhësinë e partisë politike. Në vendin tim dëgjoj spote për parti që si kam dëgjuar më parë. Mund të bëhet dhe dhënia e minutazhit në mënyrë proporcionale me partinë, në mënyrë që qytetarët të dinë çfarë është produkt i partive dhe çfarë është produkt gazetaresk.

 Ilva Tare:   Si do të garantohet transparenca? Kush do ta monitorojë?

Bernd Borchardt: Një mënyrë është të limitohet. Në vendin tim ka një minutazh (5- 10 minuta) para lajmeve të produkteve që prodhohen nga vetë partitë politike. Por nuk ka ardhur koha për të diskutuar këto detaje

Ilva Tare: Gjasat që të implementohet gjatë zgjedhjeve të 18 qershorit janë të ulëta?

Bernd Borchardt: Besoj se është e lehtë nëse ekziston konsesusi për të ndryshuar ligjin. Nëse anëtarët e komisionit për reformën zgjedhore punojnë bashkë dhe bien dakord është gjë e thjeshtë për tu bërë.

 Ilva Tare: Si do të jenë zgjedhjet e 18 qershorit? Pak më të mira se zgjedhjet e kaluara por asnjëherë në hapat e duhura për të qenë plotësisht në standardet e OSBE/ ODIHR?

Bernd Borchardt: Do ta mësojmë më 19 qershor. Në një masë të madhe varet nga partitë politike, por dhe nga qytetarët. A janë ata të gatshëm për të shitur votën?! A do të shkojnë për të votuar?!Është e vështirë për tu parashikuar.

Ilva Tare: Dy zgjedhjet e fundit e kanë kaluar testin e OSBE. Kjo ndodh sepse OSBE/ ODIHR e mban miër me klasën politike, mbyllin një sy ndaj problemeve, apo se ka kritikë se dhe organizata ndërkombëtare si OSBE duan të kenë jetëgjatësinë më të madhe në një vend, siç është Shqipëria në këtë rast.

Bernd Borchardt: Është një pyetje e çuditshme. Mendoni se ekspertët shkojnë në shumë vende, bëjnë rekomandime si mund të përmirësohen ato në të ardhmen. Mendoni se ekspertët tanë, profesioniostë, shkojnë në një vend, psh si Shqipëria, dhe thonë se do i jap një vlerësim pozitiv?! Nuk më duket shumë realiste.

E dyta: Nuk jemi arbitër. Ne themi janë të lira e të ndershme por ama kanë këto probleme. Edhe pas zgjedhjeve do të ketë gjëra që mund të përmirësohen, por shpresoj të mos ketë kaq shumë.

Procesi i vëzhgimit ët zgjedhjeve nis dy muaj para zgjedhjeve. Shohin kuadrin zgjedhor, si e mbulon media, fushatën, përgatitjen e partive politike. Më pas sjellim vëzhguesit afatshkurtër në ditën e zgjedhjeve. Të gjithë sjellin vëzhgimin e tyre dhe e bëjnë këtë publike.

 Ilva Tare: Klasa politike duhet sikur e ka humbur besimin ndaj OSBE-së. Çfarë ka ndodhur?

Bernd Borchardt: Pse mendoni kështu?

Ilva Tare: Nuk e di nëse është alibi, apo humbje besimi që kanë apo sipas argumenteve që në përgjithësi organizata të tilla janë komformiste me situatën dhe shkojnë në favor të zgjedhjeve të buta dhe asnjëherë nuk kanë bërë zgjedhje të duhura për vendin. Shpesh herë janë ekspertët e OSBE që sulmohen se nuk njohin konstekstin lokal, nuk kanë bërë ndërhyrje të duhura. Por kjo nuk është pyetje për mua?

Bernd Borchardt: Disa rekomandime nuk janë në linjë me disa politikanë. Në përgjithësi në të gjitha diskutimet unë kam qenë me përfaqësues të politikës shqiptare. Nuk kam parë refuzime por argumente. Në prononcimet e partive në media shoh që të gjithë partitë janë në favor të zbatimit të rekomandimeve të OSBE/ ODIHR.

Ilva Tare: Nuk mendoni se ka një krizë?

Bernd Borchardt: OSBE zhvillohet nuk rri në vend. Ka ardhur në 1997. Unë kam ardhur në 1996 për të negociuar për ngritjen e misionit të OSBE. Në 1997 Shqipëria ka qenë një vend tërësisht tjetër. Sot jemi një partner i rëndësishëm i institucioneve shqiptare. Po punojmë ngushtë për një numër të konsiderueshëm fushash që janë në një linjë me mandatin tonë dhe janë relevante për Shqipërinë.

Ilva Tare: Përmendët më herët protestën e opozitës, si legjitime. Po në takimet me qytetarët nga vizitat që bëni në Shqipëri a ju duken ata të shqetësuar për votën, mbarëvajtjen e zgjedhjeve, apo kjo është çështja e fundit që u kalon ndër mend?

Bernd Borchardt: Nga miqtë e mi që kam këtu e di që një numër i konsiderueshëm njerëzish janë të shqetësuar. Shohin disa rrisqe, sidomos të theksuara shumë shpesh nga opozita dhe shumë besojnë që këto rrisqe ekzistojnë vërtet. Shpresoj që të kontribuojmë për të reduktuar këto rrisqe.

Ilva Tare: Çfarë shqetësimesh ju shprehin më shumë?

Bernd Borchardt: Një nga shqetësimet kryesore është blerja e votës, patjetër.  Prandaj sa herë që kam folur e theksoj si mund të parandalohet kjo.

 Ilva Tare: Si është Shqipëria në respektimin e të drejtave të njeriut

Bernd Borchardt: Shqipëria ka bërë njëprogres të jashtëzakonshëm. Ka nënshkruar të gjitha konventat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.  Ka përkthyer i ka shndërruar në legjislacion vendas. Problem është implementimi. Zbatimi sikurse dhe në fushat e tjera. Të marrim korrupsionin. Është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Kur dikush shkon në spital dhe i kërkohet të paguajë për të mjekuar fëmijën e tij kjo është një shkelje serioze e të drejtave të njeriut. E njëjta gjë vlen dhe kur njerëzit dëbohen nga shtëpitë e tyre dhe zhvendosen në baraka që nuk janë as në nivelin e dinjitetit njerëzor. Të marrim dëmet mjedisore. Kur kompanitë private shkaktojnë dëme mjedisore. Ky është mohim i të drejtave të njeriut dhe shteti duhet të ndërhyjë për të zgjidhur këto probleme.

Ilva Tare: A ka vullnet për të zgjidhur këto probleme? Apo politika e ditës është e zënë me probleme të tjera?

Bernd Borchardt: Sigurisht që do të donim që disa gjëra të ecnin më shpejt. Të marrim korrupsionin. TI është organizata që jep indikatorin më të besueshëm dhe vitin e fundit Shqipëria ka mbetur në të njëjtin klasifikim. Ky është një indikator, dhe ne kemi dalë publikisht që të kërkojmë progres.

Reforma në drejtësi

Ilva Tare: Po një vlerësim sa i takon reformave të ndërmarra nga maxhoranca aktuale. Si kanë shkuar nga momenti i miratimit tek zbatimi?

Bernd Borchardt: Reforma në drejtësi sapo ka filluar dhe ne jemi shumë të lumtur që monitorimi ndërkombëtar ka filluar. Procesi vazhdon. Unë jam i shqetësuar se mund të bllokohet.Sidomos proçesi i vettingut mund të bllokohet nga debati politik që po ndodh për momentin dhe që ka çuar dhe në bojkotimin e parlamentit nga opozita. Që gjërat të ecin përpara nuk mund të bëhen vetëm nga qeveria. Është e nevojshme që dhe opozita të mbështesë procesin.  Për të gjitha organizatat ndërkombëtare kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për Shqipërinë. Pra të zbatohet reforma në drejtësi. Jam i sigurtë që reforma do vazhdojë por bëj një apel që kjo të ndodhë shumë shpejt. Unë kam qenë këtu si ambasador për gjermaninë, dhe kam parë kompani gjermane që kanë ardhur dhe kanë ikur. Dhe kam dëgjuar nga ata se largimi i tyre kishte të bënte me sistemin e drejtësisë. Kjo është e rëndësishme për zhvillimin e vendit tuaj.

Sa i takon reformës së decentralizimit. Një gjë e madhe që duhet çuar para është financimi i qeverisjes lokale. Nuk janë ende në momentin që ata të përmbushin po aq detyrime që u janë dhënë me ligj sa kanë dhe fonde.

Reformës në  administratën publike i kushtojmë vëmendje.  Ne monitorojmë nga afër. Do ta monitorojmë dhe pas zgjedhjeve se çfarë efekti do të kenë zgjedhjet. Do ta bëjmë bashkë me organizata lokale për të parë si ndikon ndryshimi i qeverisë apo koalicionit pas zgjedhjeve të 18 qershorit.

Ilva Tare: Nga sa e keni parë dhe ju nuk ka dialog mes palëve politike. Ato gjejnë gjuhën e përbashkët kur duan të bëjnë marrëveshje por nuk është dialog i vazhdueshëm. Si mund të implementojmë në klasën politike frymën e dialogut? Çfarë mund të bëjë OSBE

 

Bernd Borchardt: Kur erdha klima e dialogut politik nuk mu duk se ka ndryshuar shumë nga ana cilësore. Ka mjete për ta çuar para. E kam parë se hapësira mes qytetarëve e politikanëve është zvogëluar. Kemi ndihmuar të hapim disa zyra për zgjedhësit në disa qytete.  Janë zyra që ka ngritur dhe shoh komisione parlamentare që shkojnë e diskutojnë me qytetarët. Është një zhvillim pozitiv. Por toni është ende i ashpër.

Ilva Tare:  Duhet të kalojë më shumë vite, apo do të marrë fund kur të ndërrohet elita politike në vend? A lejon sistemi futjen e një elite të re politike në vend? 

Bernd Borchardt: U takon Shqipërisë të vendosë dhe të bëjë zgjedhje. Sa i takon ashpërsisë së debatit politik kam kuptuar se ky është momenti që edhe debati politik ndërkombëtar po bëhet dhe më i egër madje. Është një mal shumë i pjerrët të cilit po i ngjitemi

Dekriminalizimi

Ilva Tare: Dekriminalizimi?

Bernd Borchardt: Miratimi i ligjit ishte një ndër arritjet më të mëdha. Zbatimi pastaj kërkon kohë. Më kanë thënë se një anëtar i parlamentit, ka vendosur në deklaratën e vet dhe diçka që nuk ka ekzistuar nëpër regjistra. Shumë të dhëna do ti merrni nga jashtë Shqipërisë. Ka pasur raste kur njerëz kanë kryer krime në vende të huaja me emra të tjerë. Është një proces që kërkon kohë, por është një zhvillim pozitiv dhe që do të ndihmojë për të krijuar më shumë besim tek sistemi politik.

Ilva Tare: Një letër e kryetarit të KQZ-së drejtuar Ambasadorëve sa i takon shqetësimit nga ndërhyrjet që vijën nga prokuroria. E keni pasur dhe ju këtë shqetësim prej tij?

 

Bernd Borchardt: Nuk e kam diskutuar ende me të.

Ilva Tare: Krahasuar me Shqipërinë e misionit tuaj të parë, cfarë ka ndryshuar?

Bernd Borchardt:  Sa i takon ndryshimeve pozitive parlamenti ka ecur në rrugën e duhur. Përveç, kanabisit të famshëm, industria e bujqësisë është përmirësuar. Ka pasur shumë më pak produkte lokale. Ky është një zhvillim pozitiv. Zhvillime të tjera mund të them për infrastrukturën por nga ana tjetër ka disavantazhin që njerëzit duhet të paguajnë më shumë

Ilva Tare: Po përkeqësuar ?

Bernd Borchardt: Është mbjellur më shumë kanabis. Një tjetër shqetësim është mbërritja e ekstremizmit të dhunshëm. Kjo ka qenë dhe surpriza ime më e keqe. Nuk e imagjinoja kurrë që kishte shqiptarë që shkonin të luftonin në luftën e shenjtë.

 Ilva Tare: Zgjedhjet e 18 qershorit i prisni me ankth frikë?

Bernd Borchardt: Sigurisht që jemi entuziastë se çfarë do të ndodhë. Presim kolegët të na vinë nga ODIHR. Ata do të vijnë nga java e ardhshme për të bërë fillimisht një vlerësim të nevojave, ku duhet të fokusohemi më shumë. Do të jenë muaj emocionues këto muaj që vijnë

Ilva Tare:  Faleminderit zoti Ambasador që ishit në studion time.

/Oranews.tv/

 

 

 

 

Basha nga protesta: Ose zgjedhje të lira, ose zgjedhje nuk ka

Kryetari i Partisë Demokratike bëri publik vendimin e madh që kishte paralajmëruar për disa ditë me radhë. Duke folur para protestuesve në Bulevard, Basha foli për një fillim të ri.

Periskopi.com Lajme

“Sot marrim vendimin për të ndalur njëherë e mirë maskaradën e grabitjes së zgjedhjeve. Ose do të bëjmë zgjedhje të lira, ose zgjedhje nuk do të ketë! Rrugë të mesme nuk ka! Rrugë tjetër nuk ka! Zgjedhje për fasadë, zgjedhje të njollosura, nuk do t’i pranojmë. Zgjedhje të standardeve të krimit nuk do t’i pranojmë. Zgjedhje me kriminelë të veshur me pushtet nuk do t’i pranojmë”, tha Basha, shkruan Top Channel.

Kreu i demokratëve shtoi se kjo qeveri e ka çuar vendin në mjerim, varfëri dhe kaos dhe “tani që u ka vjedhur gjithçka nga xhepat dhe shtëpitë tuaja, do t’u vjedhë edhe zgjedhjet”.

“Jemi mbledhur sot këtu për të thënë boll më. Sot nisim rrugëtimin drejt një fillimi të ri, për të cilin ka nevojë vendi ynë. Sot jemi këtu për ta shpallur këtë vendim me zë të lartë, po duam zgjedhje të lira dhe të ndershme, duam ndarjen e politikës nga krimi, duam, dinjitet, drejtësi, punë duam të vëmë interesin e njerëzve të thjeshtë të parë. Duam një të ardhme dinjitoze”, shtoi ai.

Zgjedhje, por fillimisht lirimin e Haradinajt

Që nga 17 shkurti i vitit 2008, Republika e Kosovës është bërë shtet i pavarur dhe Sovran. Gjatë këtyre nëntë viteve ky vend ka kaluar nëpër shumë situata të vështira politike. Partia e Ramush Haradinajt tregon se si erdhi kjo pavarësi me gjithë sakrificën e popullit.

Periskopi.com Intervista

Në një intervistë për Indeksonline, deputeti i AAK-së, Bali Muharremaj ka treguar se Kosova ka merituar në  këto 9 vite që tashmë t’i  ketë të kryer çështjet si: Ushtria, liberalizimi I vizave dhe vendet të reja pune.

Ai po ashtu ka theksuar se sa  i përket zgjedhjeve të vendit, AAK-ja nuk mendon njëherë për këto, për arsye se lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj është duke qëndruar  i izoluar në Francë, ndërsa sipas mendimit personal të tij zgjedhjet duhet  të mbahen sa më shpejt.

Janë bërë 9 vite që Kosova është shtet i pavarur, çfarë konsideroni sukses përgjatë këtij rrugëtimi?

Muharremaj: Pavarësia e Kosovës erdhi si rezultat i sakrificës së popullit, edhe pse realiteti nuk është në përputhje me pritjen. Dëshmorët, të vrarët, ish të burgosurit politik dhe gjithsecili që ka kontribuar sado pak meriton të falënderohet me respekt. Kosova ka merituar të jetë më e zhvilluar pa korrupsion, nepotizëm dhe probleme tjera politike. Është dashur ta ketë tashmë çështje të kryer Ushtrinë, liberalizimin e vizave dhe vende të reja pune.

Cili është mossuksesi më i madh i qeverisjes përgjatë kësaj periudhe?

Muharremaj:  Në shumë e shumë raste. A e dini sa i riu ka ik nga Kosova i zhgënjyer nga koalicione politike që s’kanë punuar në të mirën e vendit. Secili milion në tender është keqpërdorur duke mos u garantuar siguri donatorëve. Për 9 vite është dashur që së paku ti kishim themelet e zhvillimit ekonomik e jot ë jetë e degraduar gjithçka për të keç. Keq është arsimi, shëndetësia, siguria. Realiteti po e dëshmon kështu.

Çfarë qëndrimi ka AAK-ja për zgjedhjet e vendit, kur do t’i kem ato?

Muharremaj: Për qëndrimin e AAK –së duhet t’i pyesni organet tjera të Partisë. Ne e kemi liderin tonë të izoluar në Francë ku ai mund të përgjigjej dhe në këtë rast  po bëhet shumë pak rreth kësaj. Kemi barrë mbi shpinë shumëçka që për mendimin tim duhet të kërkohet përgjegjësi më shumë prej institucioneve. Mendimi personal i imi është që ato do të duhej të mbaheshin sa më shpejt.

Cili është mesazhi juaj për shtetin e Kosovës, si duhet që të vazhdohet më tutje?

Muharremaj: Ky 9 vjetor po vie si vit krize duke ik rinia nga vendi. Ky 9 vjetor është pa Ramush Hardinaj. Ky 9 vjetor po vie fatin e të zhdukurve si temë e pazgjidhur e shumëçka tjetër. Sidoqoftë ne duhet ta rikthejmë shpresën për të ardhmen. Liria ishte meritë e atyre që ranë. Shteti i mirëfilltë është obligimi ynë.

Gorani: Zgjedhje të parakohshme, të cilat i fiton Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje pret triumf në zgjedhjet e ardhshme, e kjo do të jetë e natyrshme falë angazhimit shumëvjeçar të saj.

Periskopi.com Lajme

Kështu thotë, Dukagjin Gorani në një intervistë për Gazeta Metro, në paraqitjen e tij në media pas një kohe të mos paraqitjes në publik, siç bën të ditur ai, shkaku i disa problemeve shëndetësore.

Duk folur për zhvillimet e fundit në vend, duke përfshirë edhe trenin dhe murin, Gorani thotë se roli i Qeverisë ka qenë inekzistent, dhe institucionet nuk kanë funksionuar fare.

Treni dhe muri, Gorani thotë se filloi dhe përfundoi ashtu siç edhe filloi, në mënyrë të palavdishme dhe provinciale.

“Të gjitha palët u përpjekën ta paraqesin atë si një lloj triumfi të tyre. Mirëpo, atë që e nxjerrën në fund, ishte një turpërim kolektiv dhe publik, në të dy anët”.

“Ideja e atij treni ka qenë një ide që mundet t’i bjerë në mend vetëm provincës serbe. Ndërkohë që rrahahgjokësat e ndalimit të atij treni janë në vazhdën e halcinimeve që i bën rregullisht skena jonë politike”.

Gorani në këtë intervistë ka folur edhe për mos pranimin e Vetëvendosjes nga ana ambasadave të Qunitit në Kosovë, në veçanti nga ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kori diplomatik, dhe opinioni publik, do të marrë pak kohë sipas Goranit, derisa ta kuptojë Lëvizjen Vetëvendosje, e natyrisht edhe derisa ta pranojë.

“Si të kuptuarit, e po ashtu edhe pranimi i saj do të jetë i pashmangshëm. Që të mund të kuptohet Vetëvendosje, është mirë që të liroheni nga steerotipizimi. E bashkësia ndërkombëtare e ka të vështirë të dalë nga kjo, sa herë që del nga zona e komforit të saj që funksionon”.

Sa i përket marrëveshjes së demarkacionit, Gorani thotë se ajo është e pamundur të ratifikohet, dhe opozita e ka luajtur rolin e vet për demaskimin e përmbajtjes së kësaj marrëveshje.

Mosratifikimi i kësaj marrëveshjeje, sipas Goranit do të përdoret për ta shpërndarë Kuvendin, dhe ta detyrojë shoqërinë kosovare që të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Akuzat e fundit të qeverisë drejtuar opozitës për dështimin e ratifikimit të Demarkacionit, Gorani i krahason me fabulën e ujkut i cili “e akuzon qengjin që po ia turbullon ujin”.

Në këto zgjedhje, që Gorani thotë se do të jenë të parakohshme, ai pret që Lëvizja Vetëvendosje, të dalë forca e parë politike. Kjo sipas tij natyrshëm shkaku i angazhimit të saj shumëvjeçar.

“Bashkë me Vetëvendosjen në këto zgjedhje do të jetë edhe një grup i madh i shoqërisë progresive kosovare, e cila do të rreshtohet krahas me Lëvizjen, për të ndërprerë një udhëheqje kriminale të vendit tonë”.

I pyetur për negociatat me Serbinë, dhe përfshirjen në to edhe të presidentit Thaçi, Gorani ka thënë se këto nuk janë negociata, pasi sipas tij aty diskutohet për njëmijë tema, e që sipas tij ato do të duhej të kishin vetëm një qëllim, “njohjen faktike në rajonin ballkanik, ku Kosova është shtet i pavarur”.

Gorani, ish këshilltar i Thaçit kur ky i fundit ishte kryeministër, thotë se përfshirja e tanishme e presidentit në negociatat me Serbinë, shërben vetëm si problematizim e ndërlikim i mëtutjeshëm i çështjes.

E duke ditur se në zgjedhjet e ardhshme Kosovës i shtohet edhe partia më e re “Alternativa”, e krijuar nga kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, dhe ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, Gorani thotë se u uron atyre themelimin e këtij subjekti politik, por ende nuk mund të flas për rolin e tyre në politikën kosovare, pasi sipas tij, duhet shikuar se si do të zhvillohet dhe prezantohet para shoqërisë kosovare.

Ndërsa, një tjetër çështje për të cilën Gorani flet në këtë imntervistë është edhe vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në qendrën e paraurgimit në Prizren, në fillim të nëntorit të vitit të kaluar. /gazetametro.net.

 

Veseli flet sërish për zgjedhjet e parakohshme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka deklaruar sonte në Radio Televizionin e Kosovës se PDK si partia e parë nuk frikësohet zgjedhjeve por nuk është e interesuar për zgjedhje të parakohshme pa marrëveshje me spektrin politik.

Periskopi.com Lajme

“Nuk frikësohemi nga zgjedhjet sepse e respektojmë vullnetin e popullit. Ne jemi partia e parë por koalicioni po vazhdon sepse kemi përgjegjësi, objektiva dhe procese për të përmbushur. Por unë kam thënë edhe më parë se me marrëveshje mund të shkojmë zgjedhje”, tha Veseli në RTK në emisionin Natën me Fatmir Spahiun.

E “vulosë” Xhavit Haliti: Tregon çka do të ndodhë me koalicionin dhe me zgjedhjet e reja

Pas zërave të shtuar për prishjen e koalicionit dhe për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme, shumë gjëra qartëson njëri nga njerëzit më të fuqishëm të PDK-së.

Periskopi.com Lajme

Ai në një prononcim për Gazetën Blic ka theksuar se nuk ka prishje të koalicionit me LDK-në e as zgjedhje të shpejta.

Ai tha se në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së nuk është biseduar për prishje të koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Sa i përket deklaratave të Shukri Bujës, i cili tha se shumë shpejt PDK do ta prish koalicionin dhe se ka pajtueshmëri në partinë më të madhe në vend për këtë gjë, Haliti tha që “njerëzit janë të lirë të diskutojnë, dhe që qëndrimin e Bujes e dimë të gjithë sepse e ka shprehur edhe në parlament”.

“ As une e as Shukri Buja nuk mund të marrim vendime të tilla, për këto kujdeset kryetari Veseli”, shtoi tutje Haliti.

Ndryshe, ditëve të fundit ka pasur përplasje ndërmjet PDK-së e LDK-së, rreth koalicionit dhe zgjedhjeve.