PDK zbut fjalët në raport me LDK-në

Periskopi.com Lajme

Zenun Pajaziti nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se rrëzimi i Qeverisë Mustafa, nuk ishte skenar i përgatitur nga ta dhe se ky subjekt partiak asnjëherë nuk kishte prioritet zgjedhjet.

Këto deklarime Pajaziti i dha në Info Magazine të Klan Kosovës, derisa shtoi se PDK mbetet e njëjta parti e hapur me parti të ndryshme politike.

“Nuk ka një motiv më të shëndosh politik se sa t’i japim gjeneratës tonë gjëra të reja”.

“Ato që i tha Quni mund t’i thonin edhe të tjerët deputetë”.

“Po të pyetej Gashi nuk do të ndodhte as ky koalicion”.

“Para nesh kemi një proces elektoral tjetër. Nuk është që PDK ka bërë një skenar që kemi iniciuar këto procese”.

“Ne nuk kishim në agjendë prioritet zgjedhje asnjëherë. PDK mbetet e njëjta e hapur me parti të ndryshme politike për t’i dhënë vendit një drejtim të ri”.

“Jo ne nuk kemi asnjë koalicion të përgatitur, do të jemi shumë korrekt dhe do të ftojmë qytetarët për të pasur një proces të rregullt zgjedhor”.

Çfarë po ndodh në PDK? Zenun Pajaziti thotë se demarkacioni nuk është kusht i BE-së

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së Zenun Pajaziti ka thënë se marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi nuk është kërkesë e Bashkimit Evropian si kusht për liberalizimin e vizave.

Periskopi.com Lajme

Këto deklarime Pajaziti i dha në Zona B të Klan Kosovës, teksa shtoi se kufijtë janë përmendur edhe në vitin 2009-të, në çështjet që janë ngritur në ‘’Planin e Ahtisarit’’.

“Nuk mund të gjykohet nëse kjo Qeveri nuk merr vendime. Kjo është një marrëveshje ndërkombëtare.  Çështja në Kosovë e liberalizimit të vizave nuk varet nga qëndrimi im. Opozita nuk mund të hiqet nga ajo që ka bërë. Procesin e pikës kufitare, marrëveshjes së Demarkacionit e kemi neglizhuar të gjithë”, tha ai.

“Në vitin 2009 unë kam qenë pjesë e Qeverisë e ku fare nuk është përmend liberalizimi i vizave. E kemi bërë një udhërrëfyes për detyrat që mund të na ishin dhënë sepse kemi thënë se jemi të gatshëm t’i përmbushin. Kur ka filluar procesi, tek ne (Kosova)  ka pasur disa kritere politike shtesë për liberalizimin. Por kriteret negociohen”, tha Pajaziti

“Atëherë nuk besoj që është parë kaq komplekse kjo ku do të vinte koha që s’do të mund ta ratifikojmë këtë marrëveshje”.

“E para ky kriter nuk është kërkesë e Bashkimit Evropian, ka qenë kërkesë edhe atëherë kur nuk kemi qenë pjesë e udhërrëfyesit, po e them me përgjegjësinë e plotë”.

“Në 2009 më është përmend kufiri dhe kriteret dhe çështjet që ka ngrit Ahtisari në pako. Para se të jetë në udhërrëfyes”.

“Nuk dua të arsyetoj ndoshta mund të kishte diçka më shumë. Nuk dua të jem aq komod e të themi se e kemi kërkuar ne marrëveshjen për Demarkacionin”, ka përfunduar Pajaziti, njofton Klan Kosova.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së i del krahë HashimThaçit në lidhje me Ushtrinë

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, vendosshmërinë e presidentit Hashim Thaqi për transformimin e FKS-së e sheh si përmbushje të një zotimi, përderisa ka thënë që e kthen vëmendjen edhe më shumë të ndërkombëtarëve.

Periskopi.com Lajme

Në lidhje me deklaratën e ambasadorit amerikan Greg Delaëie, i cili ka thënë që transformimi i ushtrisë nuk mund të bëhet pa ndryshime kushtetuese, Pajziti ka thënë që procesi i FSK-së deri tani ka shkuar në koordinim me ndërkombëtarët dhe se ditëve dhe javëve në vijim pritet që të dakordohen për vazhdimin e procesit.

“Fakti që ndërkombëtaret nuk janë kundër ushtrisë është shumë i rëndësishëm, por mënyra e koordinimit nxori në pah një qëndrim të tillë të ambasadorit. Ditët, javët dhe muajt në vijim janë një shanse, një periudhë ku duhet të koordinohet ky proces. Është një proces i pakthyeshëm. Ajo që duhet të shohim më mirë është koordinimin me partnerët” ka thënë Zenun Pajaziti në një intervistë në Zona B të Klan Kosovës.

Tutje Pajaziti ka thënë që zhagitja e procesit të transformimit të FSK-së, do të shkaktonte probleme më të mëdha për ndërkombëtarët në Ballkan.

“Nevoja e bërjes se ushtrisë është e madhe e sidomos një zhagitje më e madhe e mundshme do të krijonte situata ku edhe partneret tanë do të kishin probleme më të mëdha. Nuk mund të bëhet fjalë e as që duhet të flitet për një prishje të partneritetit. Presidenti është i përgjegjshëm për veprimet e tij” deklaroi deputeti Zenun Pajaziti, njofton Klan Kosova.

Drejtori i Lutfi Hazirit e quan ‘zagaricë’ Zenun Pajazitin

Naser Korça, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Gjilanit e ka quajtur ‘zagaricë”, shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti.

Periskopi.com Lajme

Duke dashur t’i hyjë në qef shefit të tij Lutfi Hazirit, ai ka komentuar në një link që kishte shpërndarë Haziri e ku i dërgonte disa selame Zenun Pajazitit, të mos fshihet pas zagarëve, shkruan Gazeta Monitor.

“Zagaricat jane mshefe gjithmone mas zagarve”, ka shkruar drejtori Korça.

Naser Korca

Lufti Haziri i çon mesazh Zenun Pajazitit: Mos u fsheh pas zagarëve

Pajaziti e mbron shefin e tij: Ai dha ide, nuk paralajmëroi zgjedhje

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti thotë se shefi i tij i partisë, Kadri Veseli nuk ka thënë se do mbahet zgjedhjet e parakohshme.

Periskopi.com Lajme

Sipas tij, Veseli vetëm ka shfaqur idenë e tij, duke thënë se nëse krijohen rrethanat mund të mbahen zgjedhjet, raporton Periskopi

Madje, për Pajazitin është interesante atmosfera e krijuar momentalisht në skenën politike në Kosovë, e me refleksione të ndryshme.

“Kryetari i PDK ka shfaqur idenë e tij dhe të PDK, por nuk ka qenë apriori për zgjeshje. Ka thënë se nëse krijohen rrethanat mund të jetë e mundshme, e kjo nëse ka konsensus brenda subjekteve”, tha ai. / Periskopi