ze-roberto

Legjenda braziliane do të luajë një vit pa pagesë për Chapecoense

Mesfushori veteran, Ze Roberto ka fituar titullin kampion të Brazilit në moshën 42 vjeçare me Palmeiras.

Periskopi.com Sporti

Edhe pse shumë futbollist tjerë do të preferonin që pas një suksesi të tillë të pensionosheshin, ish mesfushori i Bayernit dëshiron të vazhdojë.

E qëllimi i tij është që tashmë të bëhet pjesë e skuadrës, Chapecoense e cila një ditë më parë humbi pothuajse të gjithë ekipin në një aksident me avion.

Ze Roberto ka propozuar të luaj për ekipin brazilian për një vit pa pagesë në shenjë respekti dhe solidariteti për viktimat e ekipit.