veriu

Serbët e duan “Zajednicën” me kompetenca të një Republike

Përfaqësuesit politikë serbë të Kosovës, në mesin e të cilëve ndodhej edhe ministri në kabinetin e Isa Mustafës, Lubomir Mariq, si dhe kryetarët e komunave veriore të Kosovës, i kanë kërkuar Gjuriqit, “që të bëjë diçka për ta shtyrë Prishtinën që ta formojë ‘Zajednicën’ me të gjitha kompetencat e një republike”, shkruan sot, gazeta Zeri.

Periskopi.com Lajme

Përfaqësuesit politikë serbë të Kosovës, në mesin e të cilëve ndodhej edhe ministri në kabinetin e Isa Mustafës, Lubomir Mariq, si dhe kryetarët e komunave veriore të Kosovës, i kanë kërkuar Gjuriqit në Beograd, “që të bëjë diçka për ta shtyrë Prishtinën që ta formojë ‘Zajednicën’ me të gjitha kompetencat e një republike”.

Ata janë ankuar në Beograd, të premten, se Prishtina po refuzon formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe (BSK) dhe në këtë mënyrë po e vështirëson jetën në mjediset me shumicë serbe, sidomos në veri të Kosovës. Përveç Mariqit, në takim me Gjruiqin ishin edhe kryetarët e komunave paralele të veriut të Kosovës.

Ministri kosovar për Administrimin e Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq, si dhe kryetarët e komunave veriore dhe të Organeve të Përkohshme të komunave veriore, Goran Rakiq e Aleksandër Spiriq (Mitrovica e veriut), Vuçina Jankoviq e Ivan Teodosijeviq (Zveçan), Zoran Todiq, kryetar i Organit të Përkohshëm të Leposaviqit (ka munguar kryetari i Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, si dhe Stevan Vulloviq, i cili është edhe kryetar i Zubin Potokut e edhe kryetar i Organit të Përkohshëm të kësaj komune, gjatë një takimi që kanë pasur në Beograd me drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, kanë shprehur shqetësimin e tyre për siç kanë thënë, “refuzimin e Prishtinës që të fillojë me procesin e formimin e “Zajednica Srpskih Opstina” (Bashkësinë e Komunave Serbe).