zafir-berisha2-933x445_1477587333-2416701

Zafa e bën përgjegjëse PDK-në për padrejtësitë ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së

Sjellja e demarkacionit si pikë shqyrtimi në njërën prej sancave të mbetura të Kuvendit për këtë vit, do të bëhej me qëllimin e vetëm që të nxitet situata aktuale dhe përshkallëzimi i raporeteve politike.

Periskopi.com Intervista

Kështu ka thënë  deputetei i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, në një intervistë për Periskopin.

Berisha ka thënë se në ditët e sotme lufta e UÇK-së po keqpërdoret për favore politike, derisa duke përmendur dënimin e grupit “Drenica2”, Berisha ka konsideruara se PDK-ja është përgjegjëse për siç thotë ai padrejtësinë që po u bëhet njerëzve të luftës.

Sa i përket mosgatishmërinë e kolaicionit qeverisës për një diskutim bnë Kuvend në lidhje me vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, Berisha ka theksuar se partitë në pushtet kanë përgjegjësi të madhe për këtë vdekje.

Berisha i ka quajtur matrapazë kandidatët e pavarur për kryetar të Drenasit, Naim Bazajn dhe Rrahim Elshanin, derisa ka shtuar se zgjedhjet në Drenas janë mundësi e mirë që qytetarët e kësaj komune të votojnë kundër PDK-së dhe politikës të dëmshme të saj.

Intervista e plotë:

Periskopi: A mendoni se koalicioni qeverisës do të arrijë ta sjell demarkacionin në Kuvend brenda këtij viti. Nëse sillet version aktual në Kuvend si do të veprojë Nisma?

Berisha: Nuk po besoj se janë trapa sa duhuet ta dinë se nuk i kanë votat per me kalu këtë verison të gabuar të demarkacionit me Malin e Zi, ta sjellin në Kuvend, vetëm nëse janë të interesuar me nxitë situatën dhe me i përshkallëzu raportet politike në Kuvend, atëherë edhe mund ta sjellin. Nëse e sjellin ne do të vazhdojmë ta kundërshtojmë si deri më tani, të bindur se jemi në rrugën e Zotit, ligjit dhe atdheut.

Periskopi: Si e komentoni  fryerjen e listave të veteranëve të UÇK-së dhe ndërprejen e pagave për famijet e dëshmorëve?

Berisha: Njerëz të papërgjegjshëm. Për interesa politike, por edhe të xhepave të vetë i kanë fry listat e veteranëve në mënyrë të pandershme, duke rrezikuar edhe stabiltetin financiar dhe duke i rrezikuar edhe veteranët e vërtetë që meritojnë me pas një mbështetje simbolike nga shteti. Lufta speciale kundër vlerave të UÇK-së , fryerja e listave është e papranueshme sepse nuk është e ndershme që çlirimtarët e shtetit me i paraqit si shkatërrimtarë të shtetit. Qeveria, që mendoj se është fajtori kryesor për këtë gjendje, duhet të merr hapa urgjente që të ndryshojë  Ligji për Veteranët e  UCK-së i cili ka defekte të cilat hajdutët me mjeshëtri i kanë shfrytëzuar. Perndryshe, mendoj se jo vetëm veteranët mashtrues, por edhe shumë invalid mashtrues që nga paslufta që marrin mbështetje financiar nga shteti duhet të hetohen, të dalin para drejtësisë dhe t’i kthejnë të gjitha paratë që i kanë marrë, siç ka ndodhë edhe në Kroaci.

Periskopi: A mendoni se po keqpërdoret lufta dhe vlera e UÇK-së për favore politike?

Berisha: Jo pak, po shumë. Ju jeni duke e parë se si po zhvillohet edhe fushata në Drenas ,ku në mënyrë të pandershme veteranët e gjorë përdoren për fushata elektorale.

Periskopi: Pse, sipas jush pozita nuk është e gatshme që të diskutojë për vdekjen e Astrit Deharit në Kuvend?

Berisha: Populli gjithë ka thënë “ ai që ka mizën nër kapuç i kruhet koka”. Mendoj se mazhoranca që qeverisë me vendin ka pergjegjësi shumë të madhe për vdekjen e Astirit Deharit, sepse ai ka humbë jetën në institucionet e shtetit.

Periskopi: Çka qëndron mbrapa vendimit të KQZ-së për decertifikimin e Naim Bazajt dhe Rrahim Elshanit si kandidat për kryetar të Drenasit?

Berisha: Këta dy janë matrapazë të llojit të veçantë të cilët kandidaturat i kanë bërë vetëm që t’I ndrisin pazaret e veta personale. KQZ-ja është kapur si shumë organe tjera të shtetit dhe nuk duhet pritur vendimë të drejta nga ata që janë të kapur nga partitë në pushtet.

Periskopi: Si i komentoni zhvillimet e fundit në PDK, pas shpalles së zgjedhjeve në Drenas?

Berisha: Fillimisht duhet të dallohet ajo padrejtësi në emër të drejtësisë që i është bër grupit “Drenica 2” nga kjo që është duke u zhvilluar këto ditë. PDK-ja është përgjegjësi kryesor për dështimin e shtetit në këtë rast dhe për padrejtësinë që i bëhet njerzëve të luftës dhe për këtë unë mendoj se drenicakët e kanë mundësinë e mirë të votojnë kundër PDK-së dhe politkës të dëmshme të saj. Njësitet parapolitike të PDK-së janë duke bër presion të jashtëzakonshëm kundër qytetarëve, që të mos e votojnë kandidatin e NISMA-s Isa Xhemajlin,  i cili është e vetmja shpresë për qytetarët e Drenasit.

Periskopi: A mund të pritet ndonjë koalicion parazgjedhor i Nismës dhe AAK-së, me partitë tjera ?

Berisha: Jemi ti hapur për të gjitha ata subjekte të gatshme që të bashkohen me boshtin NISMA-AAK, i cili është garanca e vetme per ta ndryshuar keqqeverisjen në Kosovë./Periskopi/

largea_zafir1431714547

Zafir Berisha thotë se kryeministri i vërtetë në Kosovë është Kadri Veseli

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha – i cili përfaqëson këtë parti në Komisionin për Punë të Jashtme – ka treguar idenë për nxjerrjen e një deklaratë, e cila do t’i dërgohej Brukselit për çështjen e liberalizimit të vizave.

Në Tribuna Channel, ai ka thënë se deklarata duhet të jetë në nivel të komisionit dhe jo të partive politike. Më këtë deklaratë, sipas tij, do të shprehej gatishmëria dhe vendosmëria që procesi i demarkimit të ndodhe në një fazë të mëvonshme mbi faktet politike dhe argumentet shkencore qe janë prezantuar nga ana e opozitës dhe ekspertëve të pavarur.

Ai thotë se tash e disa muaj qe është duke ndodhur procesi i bisedimeve, i ndërmjetësuar nga Naim Rashiti nga Grupi Ballkanik për Politika, qëndrimet e palëve janë përafruar.

Duke folur për bojkotin e Listës Serbe nga institucionet e Kosovës, deputeti i Nismës ka thënë se Isa Mustafa është i pafuqishëm, “prej ditës se parë kur është emëruar në atë pozitë dhe se është vetëm argat i PDK-së”.

“Kryeparlamentari pret shirita e përuron fabrika, kryeministri jep deklarata koti pa mbulesë për opinionin publik”, ka thënë Berisha.

Në këtë intervistë ai ka treguar pse ka kërkuar nga kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme qe mediet të nxirren jashtë në kohën kur po diskutohej për sigurinë në vend.

“Mundësia e rrezikimit të sigurisë nga vende jo mike të Kosovës është i madh, sidomos në pjesën veriore të vendit”, ka theksuar Berisha.

Ndërsa, sa i përket letrave të cilat presidenti Thaçi i ka dërguar në Prokurorinë Speciale të Kosovës, ai ka thënë se ky është vetëm një tendencë e tij për të bërë lajm dhe nuk ka asgjë serioze. Madje, ai e ka vlerësuar si interferim në organet e drejtësisë.