Zaev: Gruevski nuk guxon të formojë Qeveri (Video)

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, nëpërmjet konferencës për shtyp, i paralajmëroi të gjitha partitë që kanë fituar mandate, por edhe VMRO-DPMNE-në, që të mos formojnë Qeveri, pasi që sipas tij, LSDM-ja në këto zgjedhje është fitimtare.

Periskopi.com Lajme

“Kemi fituar regjim me stilograf dhe votë. Regjimi nuk guxon të formojë Qeveri. I porosisim të gjithë partitë që të mos guxojnë të formojnë qeveri/ Edhe VMRO-në e porosisim që të mos guxojë të formojë Qeveri. Ekzistojnë ndryshime në rezultatet e procesverbaleve dhe rezultateve që i ka publikuar KSHZ për të njëjtat njësi zgjedhore. Vetëm nëse korrigjohen këto numra, LSDM, ka më shumë mandate në Njësinë Zgjedhore 6, me çka mandatet do të jenë 50-50. fotografitë e fundit do ta japin rezultatet përfundimtare pas ankesave. Qytetarët janë deklaruar se nuk duan më politikanë si Nikolla Gruevski”, Deklaroi Zaev. Ai shtoi se qytetarëve të Maqedonisë në zgjedhjet e Maqedonisë, bashkë zgjodhën plan për Maqedoninë, e rrëzuan regjimin.

“Ta respektojmë shumicën të cilën votuan për jetë, demokraci dhe liri. Ata thanë se nuk duan kriminelët që të udhëheqin me shtetin”,  shtoi Zaev.

 

Maqedonin Zaev e nxjerrin me plis në Ditën e Flamurit (Foto)

Një pjesë e mediave të afërta me VMRO-DPMNE sot me rastin e Ditës së 28 Nëntorit – Festës së Flamurit dhe Pavarësisë së shtetit shqiptar e kanë nxjerrë liderin e LSDM-së, Zoran Zaev me plis në kokë.

Periskopi.com Lajme

Në tekstin e shkruar dhe të shpërndarë në shumë portale theksohet se Zaev është një nga politikanët që po angazhohet për federalizimin dhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoni, transmeton ina. Ndërsa në këtë shkrim thuhet se Zaev ka hapur Kutinë e Pandorës, duke i hapur një derë Shqipërisë së Madhe, apo kantonizimit të Maqedonisë.

Këtu përmendet takimi i kryetarëve të komunave shqiptare në Ballkan në Tiranë në organizim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

‘Zaev po bëhet më shqiptar se shqiptarët’

Analisti maqedonas Nikolla Sërbov ka akuzuar kryetarin e LSDM-së se po e shkel Marrëveshjen e Ohrit, për shkak të pretendimeve të tij për të ndryshuar Kushtetutën e Maqedonisë për të zbatuar dygjuhësinë në vend.

Periskopi.com Lajme

“Kjo është shkelje e Marrëveshjes së Ohrit dhe Zaev është i vetëdijshëm, se fakti që LSDM-në dëshiron të “formojë” parti shqiptare, është në kundërshtim me marrëveshjen kornizë”, deklaroi Sërbov për TV Nova.

Sërbov gjithashtu deklaroi se Zoran Zaev po mundohet të bëhet më shqiptar se shqiptarët dhe po hap çështje të cilat më vonë mund të sjellin pasoja të mëdha për shtetin, çështje të cilat shqiptarët as nuk kanë imagjinuar t’i hapin ndonjëherë. /albeu.com