partizani

Ylli shqiptar luan ‘rolin’ e zjarrëfikësit (FOTO)

Ylber Ramadani ka qenë protagonist i Partizanit, jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në shkallët e stadiumit në atë situatë kaotike që ndodhi mes tifozëve dhe policisë, shkruan Newsport.al

Periskopi.com Sporti

Në momentin që u ndërpre ndeshja, futbollistët e kuq u drejtuan drejt tifozëve, të cilët po konfrontoheshin me policinë. Mesfushori i të kuqve, Ylber Ramadani hyri mes turmës duke marrë një tifoz, i cili ishte goditur nga policia dhe e çoi te stafi mjekësor për trajtim të specializuar.

Nga fotot ekskluzive për Newsport.al shihet qartë mesfushori 20-vjeçar që ka kapur për krahu tifozin e kuq dhe janë drejtuar nga stafi mjekësor i Partizanit. /Periskopi.com

ramadani