yaya-toure-kolo-toure

Kolo Toure: Yaya duhet të largohet nga Manchester City

Mbrojtësi i Celtic, Kolo Toure ka folur për gjendjen e valluat të tij Yaya Toure tek Manchester City.

Periskopi.com Sporti

Ish mbrojtësi i Arsenalit, Manchester City dhe Liverpool i ka sugjeruar që vëllaut të tij se  duhet të transferohet në kampionatin francez, për shembull te Marsille.

”Yaya nuk po kalon një periudhë të mirë te City, për këtë arsye e këshillojë të largohet nga aty. Ekip i përshtatshëm për të ? Besojë që në Marseille do të ishte shumë i nevojshëm për klubin.” -tha Kolo Toure. /Periskopi.com/

toure-guardiola

Guardiola-Toure, e pabesueshme

Problemet ndërmjet trajnerit Pep Guardiola dhe mesfushorit Yaya Toure duket se nuk kanë të ndalur.

Periskopi.com Sporti

Trajneri dhe mesfushori i Manchester Cityt duket se prej kohësh nuk kanë raporte shumë të mira.

Kjo, sidomos ndodhi pas përfshirjes në debat të agjentit të Toures, i cili adresoi një varg akuzash ndaj Guardiolas muaj më parë.

Por, ky i fundit thotë se sot ka folur me futbollistin 33-vjeçar, mirëpo ai nuk ka vendosur që ta rikthejë në skuadër për ta aktivizuar.

“Kam folur me Touren në këtë mëngjes, kështu që natyrisht se është bisedë private”, deklaroi Guardiola.

“Kam lexuar se çfarë tha ai dhe kjo është e rëndësishme për të dhe Manchester Cityn. Yaya vazhdon të stërvitet me ne, por ju e dini situatën e tij. Asgjë nuk ka ndryshuar”, shtoi ai.

Toure sot i kërkoi falje Guardiolas për sjelljet e menaxherit të tij, mirëpo kjo nuk ka ndryshuar mendimin e trajnerit 45-vjeçar për të. /Periskopi.com

guardiola-toure

Sërish probleme mes agjentit të Toure dhe Guardiolas

Vetëm pak kohë pasi Yaya Toure i kërkoi falje trajnerit Pep Guardiola për sjelljet e përfaqësuesit të tij, ky i fundit ka refuzuar një gjë të tillë.

Periskopi.com Sporti

Agjenti i mesfushorit të Manchester Cityt thotë se nuk ka për çka t’i kërkojë falje trajnerit 45-vjeçar.

“Ne duam paqe, por nuk do të kërkoj falje. Kërkimfalje për çfarë?”, tha agjenti i Toure.

“Ndoshta Toure ka kërkuar falje, mirëpo nuk e di për çfarë. Mendoj se Yaya nuk e ka pasur këtë qëllim. Ai do paqe me Guardiolën”, shtoi ai.

Problemet mes agjentit të 33-vjeçarit dhe Guardiolas kishin nisur muaj më parë, pasi ky i fundit nuk e kishte përfshirë lojtarin në fjalë fare për ndeshjet në Ligën e Kampionëve. /Periskopi.com

toure-guardiola

Toure-Guardiola, a e keni pritur këtë?

Yaya Toure i ka kërkuar falje trajnerit Pep Guardiola dhe klubit të Manchester Cityt, pas polemikave që kishte me ta kohë më parë.

Periskopi.com Sporti

“Dua t’u kërkoj falje – në emrin tim dhe të atyre që më përfaqësojnë mua – ekipit menaxhues dhe tërë atyre që punojnë, për keqkuptimet nga e kaluara”, ka thënë Toure në kërkimfaljen publike.

“Ato deklarata nuk kanë përfaqësuar mendimin tim për klubin dhe për njerëzit që punojnë në të. Nuk kam asgjë tjetër përveç respektit për Manchester Cityn dhe i dëshiroj më të mirën klubit”.

“Jam krenar që jam pjesë e historisë së klubit dhe dua t’i ndihmoj që të ketë sukses edhe më tej. Unë jetoj për të luajtur futboll dhe për të argëtuar fansat”.

Yaya Toure of Ivory Coast during the 2013 Orange Africa Cup of Nations football match between Ivory Coast and Togo at the Royal Bafokeng Stadium in Rustenburg, South Africa, on January 22, 2013©Samuel Shivambu/BackpagePix

Toure pensionohet nga Kombëtarja

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure ka njoftuar për pensionimin e tij nga Kombëtarja e Bregut të Fildishtë.

33-vjeçari ka zhvilluar 102 paraqitje për vendin e tij, duke shënuar 19 gola.

“Pas 14 vjet lojë me Kombëtaren time, unë kam vendosur t’i jap fund aventurës sime me Bregun e Fildishtë”, deklaroi Toure.

“Disa vendime janë të vështira për t’u marrë, por është koha që të vijnë lojtarë tjerë”. /Periskopi.com

guardiola

Guardiola: Toure të kërkoj falje, përndryshe nuk do të luajë

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola thotë se Yaya Toure nuk do të luajë në rast se nuk kërkon falje për komentet e bëra nga agjenti i tij.

Mesfushori nga Bregu i Fildisht është lënë jashtë skuadrës së ‘qytetarëve’ për ndeshjet në Ligën e Kampionëve, ndërsa agjenti i tij kishte thënë se klienti i tij ishte i turpëruar nga vendimi i Guardiolas, dhe se ky i fundit do të duhej t’i kërkonte falje 33-vjeçarit në rast se nuk e fiton Ligën e Kampionëve.

“Ai duhet të kërkoj falje”, tha Guardiola.

“Nëse ai nuk e bënë këtë, ai nuk do të luajë”, shtoi trajneri i Cityt. /Periskopi.com

pogba

Pogba si Gerrard, Lampard dhe Toure

Periskopi.com Sporti

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher ka thënë se mesfushori i Manchester United, Paul Pogba do të përmendet si një ndër mesfushorët më të mirë në Angli.

Anglezi thotë se 23-vjeçari do të ketë ndikimin te skuadra e tij sikurse dikur që kishte Steven Gerrard te Liverpool, Frank Lampard te Chelsea dhe Yaya Toure te Manchester City.

“Pogba do të krahasohet në të ardhmen me Steven Gerrard, Frank Lampard dhe Yaya Toure. Të tre këto figura dominuese në Premier Ligë në repartin e mesfushës shënonin gola, bënin asistime, fitonin ndeshje vet dhe dërgonin përpara skuadrat e tyre drejt trofeve”, ka thënë Carragher.

Pogba është kritikuar kohëve të fundit për paraqitje jo të mira te United. /Periskopi.com