Xhemile Dehari

Xhemile Dehari 17 vite punoi vetëm natën, që ditën të kujdesej për fëmijët

Sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka treguar detaje të familjes Dehari.

Periskopi.com Lajme

Ai thotë se Xhemile Dehari, nënë e Astrit dhe Arbnor Deharit (të dy tashmë të vdekur), për 17 vite në Zvicër ka punuar natën, në mënyrë që ditën të mund të qëndronte pranë fëmijëve të saj, ngase në atë kohë bashkëshortin e kishte të angazhuar politik.

Molliqaj tregoi në RTV 21 edhe më shumë. Tha se Astrit Dehari ka qenë aktivist politik dhe si i tillë është burgosur, por pa të drejt.

“I akuzuar politik është. Pse ne jemi ne të përfshirë? A është përfitim? Angazhimi i Astriti Deharit dhe krejt neve është për me ndryshu këtë gjendje. Ne po kërkojmë të sqarohet rasti. Ne nuk po thojmë se duhet dënohen Isa Mustafa, Dhurata Hoxha apo të tjerët se nuk e dimë kush e ka vra, por duhet të paktën të dorëhiqen. Dhe noraml që nuk i besojmë kësaj drejtësie”, tha Molliqaj. / Periskopi

Dafina Demaku

Dhimbja e Xhemile Deharit dhe turizmi i Dhurata Hoxhës

Kur ministrja Hoxha të kthehet nga turizmi në Amerikë, ia rekomandoj patjetër ta shohë rrëfimin e Xhemile Deharit. Jo si ministre, por si nënë.

Dafina Demaku Opinione

Nuk kanë kaluar as pesëmbëdhjetë ditë kur rasti i Astrit Deharit po shkon ‘drejt normalizimit’. Pra, nuk na ngutet për asgjë. Po na ftohen gjakrat. Ama, e kam menduar edhe vet, ashtu siç thanë prindërit e Astritit, nuk bëhet fjalë për rastin e ‘një Astriti’, por për natyrën e rastit. Pra, çka e pret dikë prej nesh që nesër mund të burgoset, të merret nga një protestë ose nën një dyshim çfarëdo qoftë? Çka e pret në burgjet e Kosovës? Vrasja, vetëvrasja?

Udhëheqëse e Ministrisë së Drejtësisë, ka qëlluar të jetë një grua që quhet Dhurata Hoxha. Me gjasë, s’ka mundur ta dëgjojë rrëfimin e dhimbshëm të një nëne, të Xhemile Deharit, në një emision. Dhimbja e saj sa të thyen, po aq të bën të fortë. Ajo flet për drejtësinë universale. Nuk flet për djalin e saj si individ. Ajo kërkon drejtësinë që e kërkojmë të gjithë. Kërkon të dihet se çka na pret nesër të gjithë neve që mund të përfundojmë në një burg? Vrasja, vetëvrasja?

Xhemile Dehari kishte me vete një fletore ku jepte një kronologji ngjarjesh që në dhimbjen e saj tingëllojnë edhe si fakte. Fliste për humbjen e djalit të parë (Arbënorit), për humbjen e djalit të dytë (Astritit). Përshkruante pushimet, net kritike të përballur me skena horrori, për të cilat familja Dehari s’paska pas marrë kurrë asnjë përgjigje nga drejtësia.

Pika më kulmore e dhimbjes së Xhemile Deharit, dukej kur përshkruante gjendjen në shtëpinë e saj, derisa mediumet po shfaqnin xhirimet nga burgu i Prizrenit, sikur të ishin një material nga ‘Big Brother’ për ta ‘kënaqur’ publikun.

Derisa po ndodhin gjithë këto zhvillime në Kosovë, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha është për vizitë në ShBA. Në kumtesën e fundit që e ka postuar në Facebook, zonja Hoxha, paska renditur disa takime me përfaqësues të lartë amerikanë të drejtësisë. Në një fjali, paska pas folur edhe për veten në superlativ, si një ministre e suksesshme në ‘fuqizimin e legjislacionit për sundimin e ligjit’. Hoyt Brian Yee, veç tjerash, njofton zonja Hoxha, ‘vlerësoi lart punën e bërë nga Institucionet e Drejtësisë në Kosovë dhe përkushtimin tim…” (lexojeni dhjetë herë: ‘përkushtimin tim”).

Tash, me këtë, s’dua të them se ministrja e Drejtësisë do të duhej ta anulonte vizitën e saj në ShBA. Por, të injorosh gjithë këto shqetësime që të adresohen Ty apo institucionin që udhëheq, atëherë vizita jote, kudo qoftë ajo, ngjan në turizëm.

Nuk mund t’u ikim do emocioneve në rastin e familjes së Astrit Deharit, edhe kur kërkojmë drejtësi. Me siguri, Xhemile Dehari ka pas emocione kur ka menduar të sakrifikojë nga Zvicra për lirinë e Kosovës. Me siguri, ato emocione kanë qenë të lidhura me lirinë tonë.

Kur ministrja Hoxha të kthehet nga turizmi në Amerikë, ia rekomandoj patjetër ta shohë rrëfimin e Xhemile Deharit. Jo si ministre, por si nënë.

Jam e bindur që secila grua në botë, për një rast të tillë, pavarësisht nga cili orientim politik do të vinte, do të fliste fillimisht si nënë edhe nga një post ministror. Pse duhet të flasësh në veten e parë kur je në Amerikë e nuk duhet të kesh pak ndjeshmëri në veten e parë përballë një rasti kur je në Kosovë?

 

Xhemile Dehari

Nëna e Astrit Deharit: Hashim Thaçi e bëri Kosovën përshesh me gjakun e djemve të mi

Nënë e të vdekurve Arbnor dhe Astrit Dehari, Xhemile Dehari thotë se Hashim Thaçi e ka bërë Kosovën përshesh por sipas saj, nuk i lejohet ta bëjë me gjak, aq më pak të djemve të saj.

Periskopi.com Lajme

Ajo ka dy fjalë edhe për Isa Mustafën, thotë se ia trazoi familjes si UDB-ja dikur. E nga Besa Gaxherri kërkon sqarim përse ia quaji djemtë kriminel.

Fjalët e Xhemile Deharit në një intervistë për KTV:

Hashim Thaqi e ka ba përshesh Kosovën. Përsheshi bëhet me qumësht e bukë, e jo me gjak. Ai e ka bërë me gjakun e djemve të mi.

Dkur UDB-ja ka ba përçarje në familjen time, tash po bënë Isa Mustafa.

Ndërsa Besa Gaxherri për djemtë e mi tha kriminelë, ku mori te drejtën për të ju thënë djemve të mi terroristë. këtë e ka thënë në Kuvend.

Kërkoj nga ajo të më thotë ku e mori atë të drejtë të ju thotë djemve të mi terroristë.

Për gjërat që na i kanë marr në shtëpi, telefona, lla topa, tableta, kerr, kerri hala në burg e djalin ma kanë qu në varr.

Ndërsa Nexhmi Krasniqin ka qenë ish shofer i KosovaTrans në 1981, ai na e njeh familjen mirë, tani e kemi marrë vesh, hetuesi i Astritit është nga Presheva, unë nga atje jam.

Kërkoj hetuesi të pavarur, jo nga Prizreni e me na lodh njerëzit.

Xhemile Dehari

Letra e dyshimtë që u gjet në shtëpinë e Deharit

“E kemi gjetur edhe një kopje të letërnjoftimit të dikujt, policia e ka, ne nuk e kemi”, ka thënë kështu ndër të tjera nëna e Astrit Deharit, Xhemile Dehari, duke rrëfyer për vjedhjen që ju bë në shtëpi, në kohën sa tërë familja ishin në pushime.

Periskopi.com Lajme

Në një rrëfim ekskluziv për Rubikon të KTV-së ajo përmendi të gjitha detajet të cilat kishte parë në momentin që ishte kthyer në shtëpi.