Xhemajl Mustafa

Kryeministri kërkon zbardhjen e vrasjes së Xhemajl Mustafës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në 16 vjetorin e vrasjes, ka përkujtuar veprimtarin e shquar të Kosovës, Xhemajl Mustafa.

Periskopi.com Lajme

Fjalët e tij për Mustafën:

Sot, bëhen 16 vjet nga vrasja tinëzare e Xhemajl Mustafës, intelektualit të jashtëzakonshëm dhe veprimtarit të shquar të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, një prej emblemave të lëvizjes për liri, pavarësi dhe demokraci të prirë nga Presidenti Historik, Ibrahim Rugova.

Xhemajl Mustafa, gjatë veprimtarisë kolosale në shërbim të atdheut, dha kontribut të madh për realizimin e aspiratave të popullit të Kosovës, me theks të veçantë në fushën e informimit dhe të sensibilizimit të opinionit vendor e ndërkombëtar, për Kosovën dhe kauzën e saj.

Mbi të gjitha, Xhemajl Mustafa ishte një njeri i jashtëzakonshëm, optimist, me vullnet të pathyeshëm dhe me qetësi të admirueshme shpirtërore, i cili në çdo kontakt rrezatonte pozitivitet, besim dhe virtytet më të larta njerëzore.

Me këtë rast, ripërsërisim kërkesën tonë konsistente për zbardhjen sa më të shpejt të vrasjes së Xhemajl Mustafës dhe dhjetëra personaliteteve politike të shquara të Kosovës, të vrarë në atë periudhë./ Periskopi