Xhavit Haliti

Xhavit Haliti thotë se Bashkimi Evropian s’ka kohë ta presë Kosovën

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë, Xhavit Haliti, ka vlerësuar se nëse Kosova dëshiron liberalizimin e vizave dhe integrimin e saj të plotë evropian duhet t’i përmbushë të gjitha kushtet e kërkuara nga Bashkimi Evropian.

Periskopi.com Lajme

Në intervistën për Epokën e Re, Haliti ka thënë se BE-ja nuk ka kohë ta presë Kosovën derisa t’i përmbushë kriteret e kërkuara.Ai ka theksuar se nëse Kosova i kryen detyrat askush nuk ia ndalon liberalizimin e vizave dhe integrimin në BE.

Sipas tij, në këtë çështje Kosova shpeshherë e fajëson BE-në pa të drejtë.Haliti nuk ka shprehur optimizëm nëse do të ndodhë liberalizimi këtë vit.“Janë disa arsye që tani është vështirë për ta zënën hapin që kemi humbur gjatë vjeshtës. Një ndër arsyet është se në vitin tjetër shtetet kryesore të BE-së kanë zgjedhje”, është shprehur Haliti.

2555-780x439

Përfundon takimi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim

Ka përfunduar takimi i dytë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, i cili u mbajt në Strasbourg të Francës.

Periskopi.com Lajme

Pas këtij takimi kryesuesit e dy delegacioneve, Tonino Picula dhe Xhavit Haliti kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për medie.

Haliti ka bërë me dije se gjatë dy ditëve është diskutuar për çështje të ndryshme, duke filluar nga marrëdhëniet BE- Kosovë; liberalizimi i vizave, Asociacioni i komunave, demarkacioni me Malin e Zi, sundimi i ligjit; marrëdhëniet ndërfqinjësore, zhvillimi ekonomik i Kosovës, ambienti, arsimi si dhe çështje të tjera më rëndësi për Kosovën dhe qytetarët e saj.

“Shpalosëm të arriturat, por edhe sfidat që mbesin para nesh. Theksuam edhe njëherë se institucionet e Kosovës janë dhe do të mbesin të përkushtuara në plotësimin e obligimeve që dalin nga MSA”, ka thënë Haliti.

Poashtu Haliti ka treguar se sikurse në takimin e parë të mbajtur në Prishtinë, edhe në këtë takim është miratuar një deklaratë e përbashkët me rekomandime të cilat u adresohen institucioneve të Kosovës dhe BE-së.

“Urojmë dhe shpresojmë që këto rekomandime do të zbatohen me seriozitet nga autoritetet kompetente, në mënyrë që Kosova të avancojë në procesin integrues në BE”, ka deklaruar Haliti.

Ndërkaq, Picula theksoi se institucionet e Kosovës kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm në plotësimin e kërkesave në kuadër të procesit të integrimit evropian. Por, sipas tij, mbetët ende punë për t’u bërë.

veseli-e-haliti

Skandaloze: Kadri Veseli krye në veti ia ndan 18 mijë euro Xhavit Halitit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me vendim personal dhe pa mbështetje ligjore ia ka ndarë 18 mijë euro nga paratë e taksapaguesve bashkë partiakut, njëherësh nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Haliti, raporton gazeta Fjala.

Periskopi.com Lajme

Këto mjete, mësohet se i janë dhënë për trajtim mjekësor jashtë vendit, përkundër faktit se Kuvendi nuk ka një linjë zyrtare buxhetore për raste të tilla të deputetëve.

E vetmja rrugë ligjore është ajo përmes Ministrisë së Shëndetësisë, e cila përkrah qytetarët që nuk kanë mundësi ti mbulojnë shpenzimet për shërim jashtë vendit.

Mirëpo ky nuk del të jetë rasti edhe për nënkryetarin e Kuvendit, i cili në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar se posedon pasuri të majme.

Haliti ka 110 mijë euro para të gatshme në bankë, 30 mijë euro të hyra vjetore nga Kuvendi dhe është aksionarë në dy kompani private.

foto 2 haliti

E pavarësisht kësaj, kolegët e tij dhe ata që e monitorojnë punën e legjislativit thonë se deputeti Haliti u ndihmua financiarisht, ani pse qindra rasteve tjera të qytetarëve në nevojë presin në listë.

Ndarja e 18 mijë eurove joligjore

Gazeta Fjala ka siguruar një kopje të raportit të fundi të Kuvendit, ku thuhet se shuma prej 18 mijë eurove është futur tek kategoria e subvencioneve, praktikë kjo e pazakontë për Kuvendin dhe e pambështetur ligjërisht.

Aty nuk sqarohet se për çfarë arsye i janë ndarë këto mjete Halitit.

foto 1 haliti

Mirëpo anëtarja e Kryesisë se Kuvendit, Aida Dërguti, për Gazetën Fjala, ka sqaruar se është në dijeni për këtë rast.

Sipas saj, këto para Halitit i janë ndarë për trajtim mjekësor jashtë vendit, megjithatë mohon se ka pasur një vendim të kryesisë për këtë punë.

Vendimi thotë Dërguti është kryekëput i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

“Sipas dokumenteve zyrtare subvencioni për intervenim kirurgjik jashtë shtetit i është ndarë kolegut tonë Xhavit Halitit me vendim të kryetarit Kadri Veseli. Një vendim i tillë nuk është marrë në kryesi”, ka thënë Derguti për Gazetën Fjala.

Aida Derguti ka pranuar se një vendim i tillë nuk ka mbështetje ligjore, porse është bërë edhe në të kaluarën, në raste kur ka pasur nevojë për trajtim mjekësor të ndonjë deputeti.

“Meqë nuk ka mbështetje ligjore ky vendim është futur tek kategoria e subvencioneve”, ka thënë Dërguti.

E vetmja mundësi ligjore për këso rastesh është ajo përmes Ministrisë se Shëndetësisë, ku ekziston linjë e veçantë buxhetore, ku mund të kenë qasje të gjithë qytetarët që kanë nevojë.

Albert Krasniqi nga KDI thotë se as rasti i Halitit apo kujtdo tjetër nuk do të duhej të bëjë përjashtim nga kjo rregull.

“Normalisht një gjë e tillë nuk ish dashtë me ndodh, pasi ka institucione, si Ministria e Shëndetësisë që e ka një buxhet të veçantë për trajtim të pacientëve jashtë vendit nëse këto nevoja nuk mund të mbulohen nga institucionet shëndetësore në vend”, thotë Krasniqi.

Sipas Krasniqit, edhe deputetët, sikur çdo qytetar, duhet t’iu nënshtrohen këtyre rregullave.

Kuvendi fsheh vendimin për Halitin

Gazeta Fjala ka kërkuar një kopje të këtij vendimi, për një javë rresht nga Kuvendi dhe kabineti i krye kuvendarit, por të dyja palët, nuk kanë pranuar ta bëjnë publik.

Ndërkohë të gjitha vendimet që i merr kryetari dhe kryesia e Kuvendit duhet të publikohen në faqen zyrtare të Kuvendit. Aty figurojnë të gjitha vendimet varësisht prej kohë kur janë marrë, por jo edhe ai për Halitin.

Një vendim i tillë për subvencionim nuk përmendet fare as në procesverbalet e Kryesisë së Kuvendit, ndërkohë që aty figurojnë të gjitha vendimet për subvencionet tjera të ndara gjatë gjashtë mujorit të këtij viti.

I kontaktuar disa herë nga Gazeta, sekretari i Kuvendit Ismet Krasniqi, nuk ka pranuar të jap detaje, duke aluduar se kjo është punë e kryesisë.

“Ne e kemi zbatuar vendimin e kryesisë”, ka thënë shkurt për këtë rast, Krasniqi.

Kur Gazeta ka kërkuar një kopje të vendimit, Krasniqi ka thënë se fillimisht do të konsultohet me kabinetin e krye kuvendarit. Por pas kësaj telefoni i tij ka qenë i pa qasshëm.

Gazeta ka kontaktuar edhe Xhavit Halitin. Telefoni i tij personal dhe ai në zyrë ka qenë i pa qasshëm./Gazeta Fjala/

Blerta Deliu Kodra

Edhe Xhavit Haliti thotë se Blerta Deliut nuk iu ofrua posti i ministres

Partia Demokratike e Kosovës, zyrtarisht nuk ia ka ofruar postin e ministres së Integrimeve Evropiane, deputetes Blerta Deliu-Kodra.

Periskopi.com Lajme

Këtë e ka thënë nënkryetari i PDK-së, Xhavi Halitit për lajmi.net. Emri i deputetes Deliu-Kodra është përfolur në media si kandidate për t’u emëruar në dikasterin e integrimeve.

Një gjë të tillë nuk e ka mohuar as deputetja nga Drenica, e cila madje është shprehur se ka refuzuar këtë post, pasi sipas saj, vendi shumë shpejtë do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Por, Xhavit Haliti njeriu i dytë në PDK, pas Kadri Veselit, ka thënë se në mbledhjet e kryesisë ku ai ka marr pjesë, Blerta Deliut nuk i është ofruar posti i  ministres së Integrimeve.

“Blerta Deliut nuk iu ka ofruar posti i ministres, sepse në kryesi të partisë nuk është propozuar një gjë e tillë, përveç nëse është thënë në ndonjë mbledhje që unë s’kam qenë”, ka thënë Haliti.

Ministria e Integrimeve Evropiane tash e disa muaj ka mbetur pa ministër dhe zëvendësministër, pasi ministri Bekim Çollaku e zëvendësi i tij, Ramadan Ilazi kanë dhënë dorëheqje.