Ramiz-Lladrovci-636x358

Lladrovci: Do ta padisë Xhavit Drenorin dhe babain e tij

Xhavit Drenori bashkë me babain e tij shumë shpejt mund të përballen me një padi për shpifje.

Periskopi.com Lajme

Kjo pasi që kryetari i Drensit Ramiz Lladrovci ka në plan ta padisë atë për shpifje ndaj tij për kinse vjedhje të parave.

Lladrovci në emisionin “Republika” me Dardan Gashin ka thënë se akuza e Drenorit se Lladrovxi ka bajtur para me thasë është plotësisht e pa vërtët dhe se për këtë do të padisë Drenorin.

Drenas

Nga tani taksa për ankesa në komunën e Drenasit, është zero

Kandidati i pavarur për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori që doli i treti në zgjedhjet e jashtëzakonshme që u mbajtën më 4 dhjetor, ka një lajm të mirë për të gjithë në këtë komunë.

Periskopi.com Lajme

“Kënaqësi të propozohet në kuvend një kërkesë dhe ajo pas debatit konstruktiv të anëtarëve të kuvendit komunal, përkundër argumenteve të disa drejtorëve të ekzekutivit të komunës sonë (që tashmë u ka dal “afati”), pas hedhjes në votim të merr shumicën absolute të votave të anëtarëve të kuvendit komunal. Definitivisht demokracia po shënon për çdo ditë e më shumë progres në DrEnasin tonë”, thotë Drenori

Ai bënë thirrje qytetarëve të DrEnasit, që të ankohen për çdo të padrejtë që u bëhet, dhe u premton se ditë më të mira po vijnë për ta, e shumë të këqija për shkelësit e ligjit. / Periskopi

drenori-848x478

Drenori paralajmëron Lladrovcin dhe Xhemajlajn: Përvilni mëngët

Kandidati i pavarur për kryetar të Drenasit, që doli i treti me vota, Xhavit Drenori e që tashmë me programin e tij i është bashkuar NISMA's, sot a paralajmëruar të dy kandidatët që janë në garë.

Periskopi.com Lajme

Ai u thotë atyre, se cilido që fiton, i pret punë e madhe kundër uzurpimeve, raporton Periskopi

Shkrimi i tij:

Ramiz o vlla, ose

Isë o vlla (cili do që fitoni me 18.12.2016).

Shumë punë ju pret burra.

Sot Drejtori i drejtorisë komunale të urbanizmit e pranoj me këtë dokument që megjithatë ka prona të uzurpuara komunale dhe të tillat (meqë në to ka familjar ose klientë të politikës) po keqpërdorën që sa vite.

Ramiz o vlla, Isë o vlla,

vetëm për tri banesa, pronë komunale ka vendim të kuvendit komunal për shfrytëzim të përhershëm.

Paramendoni sa dëm i është bërë buxhetit të komunës sonë me uzurpim të tyre nga njerëz të politikës (minimumi 100 mijë euro).

Burra, cili do qe fitoni, përvilni mëngët se shumë nxehtë është 2017-ta.

Nësë i ktheni këto prona nën menaxhim të komunës, cili do që fitoni, me keni argat pa kompensim (nga pozita e asamblistit), nese jo, “ymrin ka me jav nxi” me to.

Shoqatat e dala të luftës i kan tri banesa pa vendim, njëra nga to është ri shitë absolutisht jashtligjshem.

Po pres deri në mbledhjen tjetër të kuvendit komunal, e nese nuk marr përgjigjie në pyetjet e mija nga drejtori në fjalë, të gjitha faktet e këtij krimi të organizuar do përfundojnë në prokurori. (Besoj që u lehtesoj punë).

Ma bani hallal burra nesë ua prisha terezinë!

PS.: Foto e parë pasqyron mbledhjen e sotme të kuvendit komunal në sallën e re!  / Periksopi

15337492_10154329706293772_4863441671815657831_n

drenori-dhe-nisma-1-640x360

Nisma pranon ofertën e Drenorit, nënshkruajnë kolicionin

Kandidati i NISMA’s për Kosovën, Isa Xhemajlaj ka arritur marrëveshje për koalicion me ish-kandidatin e pavarur për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori për balotazhin e 18 Dhjetorit në këtë komunë.

Periskopi.com Lajme

 

Marrëveshja është nënshkruar pak minuta më parë në Drenas, vetëm katër ditë para se të nis fushata e balotazhit për kryetar të kësaj komune, në të cilin garojnë Xhemajlaj i NISMA’s dhe Ramiz Lladrovci i PDK’së.

Drenori si kandidat i pavarur, në raundin e parë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme kishte dalur i treti me vota, duke mundur kadidatët e tri partive, LDK, AKR dhe Fjala.

Xhavit Drenori u kishte bërë ofertë me gjashtë pika, dy kandidatëve të cilët do të garojnë në balotazh, Xhamajlat dhe Lladrovcit.

Ndryshe, zgjedhjet e jashtëzakonshme të 4 dhjetorit shënuan herën e parë që kjo komunë shkon në balotash, pasi në të gjitha herët e kaluar PDK’ja kishte fituar bindshëm që në raundin e parë.

Xhavit Drenori

Drenori u jep kohë deri nesër në orën 12:00 Lladrovcit dhe Xhemajlajt (Dokument)

Periskopi.com Lajme

Por, ai ka bërë një marrëveshje, në të cilën janë shkruar gjashtë veprime që janë urgjente për realizim në qeverisjen lokale 2017, në periudhën tre deri gjashtë mujore.

Këtë marrëveshje ai u ka dorëzuar të mërkurën, të dy kandidatëve që janë në balotazh, Ramiz Lladrovci nga PDK-ja dhe Isa Xhemajlajt nga NISMA, raporton Periskopi

Drenori thotë se deri nesër në orën 12:00, cilido që e nënshkruan këtë marrëveshje, do të kërkon nga votuesit e tij, që ta përkrahin atë person.

Ndërsa, Drenorir thotë se do të vazhdon të jetë anëtar i kuvendit komunal (Asamblist) dhe nga ai pozicion do ndjek mbarëvajtjen e marrëveshjes nëse ajo do nënshkruhet nesër, dhe nënshkruesi i saj do jetë kryetar i ardhshëm.

Sqarimi i plotë i Drenorit:

 

Të nderuar bashkëvendës të komunës së Drenasit,

të nderuar përkrahës të vizionit tonë,

kaluan dy ditë që nga përfundimi i zgjedhjeve lokale në Drenas. Kohë e mjaftueshme që me ekipen time të analizojmë edhe njëherë të gjithë procesin si dhe rezultatet.

Rezultatet e zgjedhjeve, ekipën time e renditën të tretën, përderisa dy kandidatët tjerë, z. Ramiz Lladrovci nga PDK dhe z. Isa Xhemajlaj nga NISMA për Kosovën do dalin edhe njëherë në garë me 18 dhjetor 2016.

Shumë nga Ju, përkrahës të nderuar, më keni shkruar dhe këshilluar se çfarë qëndrimi të mbajmë në balotazh.

Shumë nga Ju, tashmë jeni njoftuar se për kënd unë nuk do të votoj me 18.12.2016.

Me ekipin tim, kemi punuar në mënyrë intensive këto dy ditë që të provojmë të gjejmë argumente sa me të arsyeshme që të mund t’ju ndihmojmë në përcaktimin e Juaj për mbështetje të njërit apo tjetrit kandidat.

Duke qenë se programi ynë dhe vendosmëria jonë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në qeverisjen lokale në Drenas në zgjedhjet e 04 Dhjetorit ishte “arma” e fortë që u pozicionuam si të pavarur në pozitën e tretë, sot zyrtarisht ju dërguam një ofertë për marrëveshje të dy kandidatëve në garë, gjashtë veprime që janë urgjente për realizim në qeverisjen lokale 2017, në periudhën tre deri gjashtë mujore.

Veprimet dhe kohën e realizimit të tyre i gjeni në dokumentet e bashkangjitura me këtë postim.

Unë dhe ekipa ime kemi vendosur që definitivisht mos të jemi pjesë e qeverisjes lokale të vitit 2017, mirëpo për t’ju lehtësuar Juve vendimin se cili kandidat do duhej të mbështetej me 18 Dhjetor, nënshkrimi i kësaj marrëveshje ose jo, deri nesër në ora 12:00 do të jetë sugjerimi ynë për Ju.

Ne, ekipa Drenori, jemi të vetëdijshëm që votuesit dhe përkrahësit tanë do kenë mirëkuptim për pozicionin tonë si ekipë, meqë behët fjalë për parime, ne do të vazhdojmë të ndihmojmë secilin kandidat që fiton mandatin e kryetarit për të qeverisur mirë, dhe e kundërta do ti dalim me gjithë forcën demokratike përpara për ta penguar të punoj jashtëligjshëm.

Unë do vazhdoj të jem anëtar i kuvendit komunal (Asamblist) dhe nga ai pozicion të monitoroj mbarëvajtjen e marrëveshjes nëse ajo do nënshkruhet nesër, dhe nënshkruesi i saj do jetë kryetar i ardhshëm.

Përndryshe, unë dhe ekipa ime nuk kemi qenë të etur për pushtet sa kemi qenë dhe jemi të etur për ndryshime pozitive në qeverisjen lokale në Drenas.

Shpresojmë dhe besojmë në mirëkuptimin e Juaj.

Me respekt,

Ekipa Drenori/ Periskopi

15326037_10154318438763772_1097879457197506228_o 15304289_10154318439428772_920330343615056178_o 15338894_10154318439833772_6397658724631893461_n 15380486_10154318440748772_4627696937258413389_n 15355604_10154318442008772_6891413989574657151_n 15319289_10154318442733772_8007417680370318936_n 15326568_10154318443143772_2639270767726635766_n 15420909_10154318443958772_1051363883193502803_n 15283942_10154318444498772_7008755363608026764_n 15055670_10154318445373772_7297707554092086383_n

 

takimi i ramiz lladrovcit dhe veselit ne drenice

PDK arsyeton dështimin në Drenas, fajëson NISMA-n dhe Xhavit Drenorin

Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar oponentët e saj për kryetar të Drenasit, se të njëjtit, kanë tubuar vota duke u thirrur në emër të partisë së tyre dhe presidentit të vendit, Hashim Thaçi. Kështu ka deklaruar në një intervistë për “Indeksonline”, deputeti nga rajoni i Drenicës, Shaip Muja.

Periskopi.com Lajme

Ai thotë se kandidati nga NISMA, Isa Xhemajli dhe Xhavit Drenori kanë përdorur elektoratin e PDK-së për të arritur deri në balotazh.

“Mendojë se ne i kemi arritur të gjitha votat e tona mirëpo disa kandidatë kanë spekuluar në emër të PDK-së, siç është z.Isa Xhemajli si dhe Xhavit Drenori. Ata kanë përdorur elektoratin tonë duke spekuluar se kanë marrëveshje edhe me ish-liderin e PDK-së. Elektorati them se ka në një mënyrë ka qenë i hutuar”, ka thënë ai.

(Foto: Shaip Muja gjatë zgjedhjeve të 4 dhejtorit)

Megjithatë, Muja thekson se në zgjedhjet e 18 dhjetorit do të jetë përgjigjja e saktë e elektoratit dhe bastioni i PDK-së, Drenica, do të rikthehet në pozicionin e njëjtë siç ka qenë.

Më tej, ai tregon se partia e cila udhëhiqet nga Kadri Veseli deri më tash nuk ka arritur asnjë koalicion parazgjedhor për garën e balotazhit ndërmjet Ramiz Lladrovcit dhe Isa Xhemajlit.

“Unë s’kam asnjë informacion për bashkëpunim me partitë tjera por ne kemi koalicion me qytetarët e Drenasit. Ne kemi punuar dhe dihet se struktura jonë politike ka punuar me përkushtim të madh për Drenicën. Prej marrjes së pushtetit në qeverisjen e PDK-së nga 2008-ta ka filluar zhvillimi në këtë pjesë”, ka thënë Muja.

Në fund, deputeti i Kuvendit ka dhënë edhe një porosi për rivlat e tij politik në komunën e Drenasit.

“Ata të cilët mendojnë që do ta bëjnë ndryshe gabojnë sepse 70 vite nuk është ndërtuar në Drenicë dhe normal se nuk është ndërtuar ende komplet infrastruktura, kanalizimi, ndriçimet; janë ato që nuk mund të bëhen brenda ditës dhe një kohe të shkurtër”, është shprehur ai. /Indeksonline

drenori-780x439-933x445

Xhavit Drenori  e “ngushton” Ganimete Musliun

Kandidati për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori, i cili arriti të marrë 2437 vota, ka komentuar në një status të deputetes së PDK-së, Ganime Musliut.

Periskopi.com Lajme

 

“Gane, nuk me urove per rezultatin”, ishte komenti i Drenorit.Ndërsa deputetja nga Drenica iu kundërpërgjigj me “habi”; “Kam mendu qe ke konkuru per vendin e pare por nëse ti je i kënaqur me rezultatin urime”, ka shkruar ajo, transmeton Indeksonline.

drenori-780x439-933x445

Voton edhe Xhavit Drenori

 Kandidati i Pavarur për Kryetar të Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori Kandidat ka votuar mirëpo jo edhe bashkëshortja e tij.

Periskopi.com Lajme

 

Kjo pasi që emri i saj nuk është gjetur në listat e votimit, në qendrën votuese, në shkollën “Rilindja” në Dobrashec, njofton Klan Kosova.

“Sot është një dite e bukur, procesi zgjedhor deri më tani ka shkuar në rregull. Sot qytetaret e Drenasit janë të barabartë dhe besoj që do të tregojnë që janë shembull” ka thënë Drenori.

drenori-780x439-933x445

Ja çfarë shtëpie ka kandidati i pavarur për kryetar të Drenasit (Video)

KALLXO.com i ka xhiruar me dron shtëpitë e të gjithë kandidatëve që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit më 4 dhjetor.

Periskopi.com Lajme

 

Kjo është shtëpia e kandidatit të pavarur për kryetyar të komunës së Drenasit, Xhavit Drenori.

Shtëpia e tij dykatëshe me fasadë portokalli gjendet në Prishtinë dhe posedon një oborr jo fort të gjerë.

Një profil më i gjerë i kandidatëve për kryetar të Drenasit do të jepet të premten në debatin parazgjedhor të moderuar nga Jeta Xharra që do të transmetohet në orën 21:20 në Televizionin 21.

auto_drenas1480324319

Kompleksi Memorial i Jasharëve përdoret për fushatë zgjedhore

Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Drenasit, Xhavit Drenori, ka shfrytëzuar kompleksin e Jasharaëve për fushatë zgjedhore raporton zëri.info.

Periskopi.com Lajme

Ai ka bërë homazhe në këtë kompleks me ç’rast para  medieve ka shpalosur programin për qeverisje komunale.

Xhavit Drenori

Çfarë kishte bërë Ramiz Lladrovci me paratë e mbledhura nga lufta, tregon Xhavit Drenori

Kandidati i pavarur për Drenas, Xhavit Drenori ka bërë sot një bashkëbisedim me babanë e tij, me të cilin thotë se zhvilloi një bisedë interesante.

Periskopi.com Lajme

Babai e pyeti, Drenorin se ku i ka lënë Ramiz Lladrovic thasët me para që ishin transportuar me kamionetën ngjyrë portokalli pas luftës dhe ishin ruajtur nga disa njerëz në Drenas.

E Xhavit Drenori i ka treguar për secilin thes me radhë, raporton Periskopi

Bashkëbisedimi i tij më babanë:

Programin e finalizum për zgjedhje sot e diskutova me prindin tim dhe i mora disa këshilla se si luftohen analfabetët me diploma.

Me pyeti: “Çka ka ba Ramizi me thasët me para që ishin transportuar me kamionetën e portokalltë pas lufte dhe ishin ruajtur nga disa njerëz të fshatit tonë? (Para të mbledhura nga fondet për luftën).

Ju përgjigja: “ Për disa thasë tashmë është dëshmu se ku i ka lanë”:

Një thes, investime në pallatin e tij në Gllanasellë;

Një thes, investime në toka të privatizuara, 14 hektarë në Zabel të Poshtëm / Krajkovë nga F.Sh. (me çmim 125 euro për ari); 10 hektarë në Komoran nga N.M. (me çmim 130 euro për ari); 6 hektarë në Gllobar nga Xh.G.; disa ari në Prishtinë; disa banesa në Prishtinë, etj.

Një thes, për ti blerë votat për deputet në vitin 2010, ku disa prej parave të këtyre zgjedhjeve kishin përfunduar edhe në fshatin tonë, madje në një odë të kojshive (lagje tjetër) kishte pasur edhe rrahje sepse dikush kishte marrë më shumë e dikush më pak nga ato para.

Një thes tash për këtë fushatë të egër zgjedhore në Drenas.

Për tjerë thasë i premtova se do të punoj intenzivisht me i identifiku dhe kur një ditë të kemi bërë shtetin ku sundon ligji, do ta detyrojmë t’ia kthejë popullit milionat që ishin mbledhur për luftë.

Nuk u çudit prindi im, sepse më tha që Ramizin e njohim që prej sa ishte fëmi, por si nxënës i dobët (gjatë shkollimit kishte humbur edhe vitin si nxënës ngelaq), po çuditem tha se si diti burri i botës me i vjedhë dhe me i keqpërdorë gjithë ato para dhe tash pa fije turpi vjen me kërku besim për më e qeverisë Drenasin!

Me pyeti edhe për këtë: “ A mos ju kan hargju parët dhe po don prap me na plaçkitë, siç i kishte plaçkitur mërgimtarët gjatë luftës?”

Ju përgjigja: “Mos baj dert se aty afër më ka, edhe nesë arrinë me i ble votat, nga pozita e asamblistit nuk e lejoj!”.

Për fund me tha: “Bir, muje dhe ç’liroe Drenasin nga hajnat se na kan zanë frymën” !

Ju përgjigja: “Qytetarët e Drenasit do ta mposhtin me votën e tyre, e unë jam thjeshtë një argat i qytetarëve!”/ Periskopi

 15235414_10154289294823772_8669147208311247599_o 15250929_10154289294568772_4753538190240865209_o

 

Xhavit Drenori

Drenori: Drenasi do t’ia kthejë shpinën Lladrovcit

Përderisa zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Drenasit po afrojnë, kandidati i pavarur për postin e të parit të qytetit Xhavit Drenori, ka thënë se beson që ka shanse të mira të jetë fitues sepse qytetarët e Drenasit, ia kanë kthyer shpinën Ramiz Lladrovcit.

Periskopi.com Lajme

Në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, Drenori tha se Partia Demokratike e solli në kandidaturë Lladrovcin në mënyrë autoritare, prandaj ka vendosur të kandidojë i pavarur, dhe shton qytetarët do ta dënojnë PDK-në për këtë arsye.

“S’jam kundër PDK-së, por jam kundër kandidatit që e sollën në kandidaturë në mënyrë autoritare. Qytetarët e Drenasit, do t’ia kthejnë shpinën kandidatit që erdhi në mënyrë autoritare në garë. I kam shanset e mira që edhe pa balotazh ta fitoj garën, megjithatë secili prej nesh mbanë përgjegjësi për ato që thotë, the assesi nuk do të tërhiqem nga gara”.

Ai ka thënë se edhe qeverisja e kaluar në krye me Nexhat Demakun që u dënua për krime lufte, ishte jo e mirë për qytetarët dhe kishte elemente autoritarizmi.

“Qeverisja Demaku, ishte një qeverisje totalisht autoritare, ku ata kanë vendosur për çdo gjë në atë qytet”.

Drenori thotë t’i ketë hyrë garës me optimizëm se e ka mbështetjen e zgjedhësve, duke premtuar se do të bëjë ndryshime të mëdha dhe do t’i adresojë të gjitha problemet që ka qyteti.

“Janë disa arsye se pse kam vendosur t’i hyj kësaj gare. E para është për t’i zgjidhur problemet të cilat i kam identifikuar si asamblist gjatë tri viteve. Debati brenda Partisë Demokratike nuk ka qenë efektiv, dhe pas bisedave që kam pasur me qytetarët e miqtë, kam vendosur që të kandidoj i pavarur”.

“Arsyeja kryesore pse një qytetar i Drenasit duhet të votojë për mua është se kam krijuar besim tek qytetarët, dhe jam shumë i informuar me problemet e tyre”.

“Disa prej çështjeve që s’kam mundur t’i shtroj sa isha anëtar i Kuvendit, do t’i bëj tani dhe ato që s’mundi t’i bëjë kryetari i kaluar, do t’i bëj unë”, ka thënë Drenori.

Ndër të tjerash, ai ka deklaruar thënë se, “jam optimist sepse jam çdo ditë në kontakt me elektoratin, që mezi ka pritur të jem në garë. Flas me bindje të plotë se në Drenas do të ndodhë një befasi kësaj radhe”. /Klan Kosova/

Xhavit Drenori

Drenori: Elektorati i Naim Bazajt tani më voton mua dhe Isa Xhemajlajn

Një ditë para tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimet për zgjedhjet e 4 dhjetorit, kur pritet të votohet për kryetarin e ri të Drenasit, kandidati i pavarur, Naim Bazaj është tërhequr nga gara.

Periskopi.com Lajme

Tërheqja e tij ka rritur shpresat për numër më të madh të votave të elektoratit tek kundërkandidatët tjerë, shkruan Indeksonline.

Asamblisti i PDK-së, tashmë kandidat i pavarur për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori ka thënë në një prononcim për Indeksonline se nuk e ka pritur që një gjë e tillë do të ndodhte tash që po afrohet dita e zgjedhjeve.

“Është definitivisht një garë interesante, sidomos pas ngjarjeve që ndodhen dje. Ato që kanë ndodhur dje në momentin e fundit, unë realisht nuk i kam pritur, por ja që tashmë u bë”, tha Drenori.

Sipas tij, pas asaj që ndodhi mbrëmë, përkrahësit e Bazajt nuk do të votojnë për kandidatin e PDK-së, të përzgjedhur nga kryesia e partisë dhe kryetari i saj, Kadri Veseli.

“Mund t’iu them me siguri të plotë se njerëzit që e kanë përkrah kandidatin e tërhequr, Naim Bazaj kanë qenë votues të PDK-së e që nuk kanë qenë të kënaqur me mënyrën se si është sjell kandidati i PDK-së për Drenasin nga kryesia, respektivisht Kadri Veseli. Ata përkrahës nuk do ta përkrahin kandidatin e PDK-së, shumë prej tyre tashmë veçse më kanë telefonuar dhe janë në gjendje edhe të zyrtarizojnë përkrahjen e kandidaturës sime”, ka theksuar kandidati Drenori.

Ai vlerësoi se gara për Drenas është interesante dhe se gjërat kanë ndryshuar por në bërthamë vazhdojnë të jenë të njëjta.

Tashmë edhe publikisht disa votues të cilët kishin ndarë mendjen ta votojnë Bazajn, pas tërheqjës së tij nga gara kanë dalë me qëndrime të hapura në rrjetet sociale se nuk do ta votojnë Lladrovcin, por dikë tjetër nga partitë që garojnë në Drenas.

I pyetur se a pret që votat e kandidatit të tërhequr t’i marr ai, Drenori është shprehur i bindur se do të ndodh një gjë e tillë.

“Minimumi 70% të votave të kundërshtarit të tërhequr do t’i marr, sepse në bazë të informacioneve që kam, një pjesë tashmë kanë kaluar te kundërkandidati Isa Xhemajlaj dhe ata që nuk kanë dashur të votojnë kandidatin e PDK-së nuk do ta votojnë prapë. Pra, votat prapë do të mbesin jashtë PDK-së”, tha tutje Drenori.

Kujtojmë se Drenasi ndodhet në prag të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të komunës, të cilat vijnë pas konfirmimit të dënimit nga Apeli ndaj tanimë ish kryetarit, Nexhat Demaku. Drenasi voton për kryetarin e ri më 4 dhjetor. /Indeksonline/

Drenori

Bazaj përpiu fjalët e tij, Drenori ende po kërkon vota nëpër oda (Foto)

Derisa Naim Bazaj i përpiu fjalët e tij, dhe u kthye sërish pranë Kadri Veselit në PDK, edhe pse u kandidua si i pavarur për kryetar të Drenasit, fjalët ende nuk i ka ndryshuar XHavit Drenori.

Periskopi.com Lajme

Me kapacitet e tij, ai po shkon odë më odë.

“Konsultime në Sankoc. Ne nuk ndalemi, sepse jemi në rrugë të drejtë”, ka shkruar ai.

15095724_10154262201818772_8849966998739626920_n

Ditë më parë në një intervistë për Periksopi ai ka akuzuar Ramiz Lladrovin, kandidatë i PDK-së për Drenas, se ka vjedhur para të dedikuara për UÇK-në.

Ramiz Lladrovci akuzohet për keqpërdorim të parave të UÇK-së

E Bazaj që tentonte të merrte elektoratin e PDK-së, u pendua sot. Mësohet se pas presionit që iu bë dhe ofertave të ndryshme për poste./ Periskopi

Bazaj fikë telefonin, kishte presion për t’u larguar nga gara për Drenasin

Shaip Muja Xhavit Drenori

Xhavit Drenori ‘selame’ Shaip Mujës: Nuk do të mbrosh më biznese të pista (Foto)

Gara për të parin e Drenasit ka fillur para kohës së caktuar, kur kanë mbetur edhe tri javë deri në datën e zgjedhjeve.

Periskopi.com Lajme

Sipas Xhavit Denorit, kandidat i pavarur për kryetar të Drenasit, deputeti Shaip Muja po e quan kryetar i “sallatave”!

E Drenori i ka nisur selame Mujës, se nëse bëhet kryetar komune, objektin e tij në Drenas do ta dërgoj në Gjykatë për uzurpim prone.

“Doki, unë si kryetar i “sallatave”, siç po më quan Ti nëpër oda të Drenasit, me kismet nga pozicioni i kryetarit këtë objektin mbrapa meje që në janar të vitit 2017 e përcjelli në Gjykatë, sado që më kishe bërë presion të madh që mos të merrem më të!”

“Ty, Doktor Shaip Muja edhe shokëve Tu, që keni për mision ruajtjen e bizneseve të pista në prona komunale në Drenas, nën llogo të PDK-së “pushka top ju baftë” se nuk keni mujtë dhe nuk do mund të më ndalni kurrë në luftën time të pa kompromis të lirimit të pronës komunale nga individë/përfitues të partisë”, ka thënë Drenori./Drenicapress

14054050_10154258282148772_8158583753372633451_n-1 15094355_10154258282273772_1458942340875479564_n-1

13599791_10153899126433772_6315271201521048852_n

Ramiz Lladrovci akuzohet për keqpërdorim të parave të UÇK-së

Ramiz Lladrovci, tani kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Drenasit duke u fshehur pas lavdisë së të vëllait të tij, kishte keqpërdoruar para të shumta pas luftës, të mbledhura për luftën e UÇK-së.

Kushtrim hajzeri Intervista

Kështu ka deklaruar në një intervistë për Periskopin, ish-anëtari i kësaj partie në Drenas, Xhavit Drenori,  tani kandidat i pavarur për të parin e kësaj komune.

Drenori ka potencuar se Lladrovci gjithashtu identifikohet për orkestrim të vjedhjes së votave në disa fshatra të Qyqavicës në zgjedhjet e vitit 2010, gjë për të cilën sipas tij  e paguan me burg dhe gjoba të majme qindra qytetarë të Drenasit.

Sipas Drenorit PDK-ja  është duke u braktisur nga qytetarët e Drenasit për shkak të keqqeverisjes së vazhdueshme dhe përfshirjes së disa zyrtarëve të kësaj partie në afera të shumta të korrupsionit.

Drenori ka potencuar se PDK-ja nuk e pa atë të denjë për të hyrë garës zgjedhore të 4 dhjetorit si kandidat i kësaj partie, për arsye se ai ishte këmbëngulës në demaskimin e krimit dhe korrupsionit që po ndodhte në Komunën e Drenasit.

Intervista e plotë:

Periskopi: Pse PDK-ja nuk ju pa të denjë ta përfaqësoni për të parin e Drenasit?

Drenori: Unë që nga marrja e mandatit të Asamblistit në Kuvendin Komunal në Drenas, të gjithë aktivitetin tim jam munduar ta ushtroj në funksion të përfaqësimit të interesave të gjithëmbarshme të qytetarëve, duke demaskuar punë të këqija që bënin firma me lidhje të ngushta familjare me njerëz të pushtetit dhe demaskime të zyrtarëve komunal që abuzonin me pozitat zyrtare që i kishin marrë nga PDK-ja. Për tri vite mandat kam ngritur shumë çështje për zgjidhje dhe shkeljet e mëdha që zgjidhja nuk kam arritur t’u gjej në Kuvendin Komunal  dhe 5 nga këto çështje që lidhen me keqpërdorim të pozitës zyrtare në dëm të qytetarëve të Drenasit i kam dërguar edhe në Prokurori si kallëzime penale. Gjithashtu kam dërguar edhe 5 denoncime tek krimet ekonomike dhe korrupsion. Në të shumtën e këtyre rasteve direkt apo indirekt lidhet edhe emri i kryetarit që shkoj.

Prandaj një nga arsyet pse unë nuk u pashë i denjë për të kandidat nga PDK-ja, sado që veprimet e mija në Kuvendin Komunal në Drenas ishin 100% në linjë me interesat e gjithëmbarshme të qytetarëve, ishte pikërisht demaskimi i krimit dhe korrupsionit që po ndodhte më të madhe në qeverisjen lokale në Drenas.

Arsye tjetër do ishte edhe listimi i katër prioriteteve që i kisha identifikuar si tepër urgjente për intervenim në qeverisjen lokale në Drenas, e siç duket disa nga to kishin prekur direkt familjarë dhe klientë të pushtetit në nivel lokal dhe qendror, si ndërtimet pa leje nga persona që kishin lidhje familjare apo klientë me zyrtarë të lartë të partisë në nivel lokal por edhe në qendër, pastaj uzurpimet e pronave nga zyrtarë që gjithashtu lidhen me emrin e partisë, pasta pastrimi i arsimit nga mësimdhënës të pa kualifikuar të cilët ishin angazhuar gjithashtu në baza familjare dhe klientele. Pra janë këto çështje që kanë prekur direkt interesat e zyrtarëve të PDK-së.

Periskopi: Pse ka kaq pakënaqësi në degën e PDK-së në Drenas ?

Drenori: Ndryshimet në mënyrën e qeverisjes lokale në Drenas kanë qenë domosdoshmëri e kohës. Mirëpo lidershipi i ri i PDK-së në qendër, që gjatë fushatës për kreun e PDK-së e kishte plot gojën reforma dhe distancim nga zyrtarët e korruptuar që pozitat i kanë marrë nga PDK-ja, në Drenas jo që nuk u dëshmua, por ndodhi e kundërta. Me shkuarjen e kryetarit Demaku, në vend që të hapej debat rreth reformave në qeverisje lokale dhe nga ai debat të përcaktohej një ekip e fortë ekspertesh e më pas edhe emri i kryetarit, lidershipi i PDK-së pa e pyetur degën e PDK-së në Drenas e solli për kandidat një njëri i cili duke u fshehur pas lavdisë së të vëllait të tij, kishte keqpërdoruar para të shumta paslufte të mbledhura për luftën e UÇK-së si dhe i njëjti identifikohet gjithashtu për orkestrim të vjedhjes së votave në disa fshatra të Qyqyvicës në zgjedhjet e vitit 2010, gjë për të cilën e paguan me burg dhe gjoba të majme qindra qytetarë të Drenasit. Prandaj pika kulminante e pakënaqësisë së një pjesë të madhe të njerëzve që do të mund të jepnin kontribut në PDK-në e Drenasit, ishte pikërisht sjellja në “zarf” e kandidatit për kryetar nga PDK-ja pa fije kredibiliteti.

Periskopi: Cili kandidat ju rrezikon në garën për të parin e Drenasit ?

Drenori: Gara për pozitën e kryetarit te komunës së Drenasit këtë vit është shumë më ndryshe nga zgjedhjet e mbajtura që nga pas lufta.  Për shkak te keqqeverisjes së vazhdueshme në nivel lokal në Drenas dhe aferave të shumta të zyrtarëve të PDK-së të përfshirë në korrupsion, qytetarët kanë filluar më të madhe ta braktisin PDK-në në Drenas. Goditjen më të madhe PDK-së besoj që i ka dhënë vetë veprimi arbitrar i kreut të PDK-së që ta nominojë për kryetar një kandidat që më së paku ka lidhje me qeverisjen lokale kur kemi parasysh problemet e shumta që janë mbledhur tash e sa vite në Komunën tonë nga keqqeverisja.

Prandaj, shoh një garë të nxehtë ndërmjet katër nga tetë kandidatët dhe në bazë të informacioneve nga tereni balotazhi është i pashmangshëm. Ne qëndrojmë mirë dhe do jemi në garë edhe në rundin e dytë, mirëpo është goxha interesante të dihet kandidati tjetër që do jetë prapë në garë në balotazh.

Periskopi: Çka ju favorizon juve kundrejt Ramiz Lladrovcit dhe çka do t’i ofroni më shumë Drenasit se sa ai?

Drenori: Pastërtia ime para ligjit, njohuritë e mija të thella rreth qeverisjes  lokale, vendosmëria ime për luftën e pa kompromis kundër korrupsionit (të dëshmuar gjatë mandatit të deritashëm në Kuvendin Komunal), dhe mbi të gjitha besimin që kam krijuar tek qytetarët e Drenasit.

Periskopi: Cilat janë pikat kryesore me të cilat ju mendoni ta fitoni Drenasin?

Drenori: Qytetarët e Drenasit me 04 dhejtor në kandidaturën time gjejnë disa elemente thelbësore që më japin avantazhe karshi kolegëve tjerë në garë. Lufta e pa kompromis kundër korrupsionit dhe informalitetit në Komunën tonë që e kam dëshmuar si Asamblist për tri vite. Qytetarët e Drenasit e kanë vlerësuar angazhimin tim në Asamble dhe ky vlerësim nga ta është kthyer në një besim të pa lëkundur të një pjesë e madhe e elektoratit. Pikë tjetër që më jep avantazhe besoj që janë pikat kryesore të programit tim që i kam shpalosur këto ditë në konsulta me qytetarë, si fusha e arsimit, shëndetësisë, urbanizmit dhe kadastri e prona.

  1. Arsimi ( hapja e dosjeve të të gjithë mësimdhënësve të komunës së Drenasit, dhe pastrimi i arsimit në Drenas nga mësimdhënësit e pa kualifikuar).
  2. Shëndetësia (Stabilizim i gjendjes së përgjithshme në shëndetësi, duke monitoruar punën e të gjitha Qendrave të mjekësisë familjare me kamera konform ligjit, me qellim të rritjes së kualitetit të shërbimeve për qytetarët.
  3. Urbanizmi (Ndalimi i ndërtimeve pa leje, trajtimi i objekteve të larta të nderuara dy viteve te fundit konform ligjit, kontrollimi i cilësisë së projekteve kapitale të dy viteve të fundit pasi që shumicën e këtyre punimeve i kanë kryer firmat e lidhura ngushtë me pushtetin dhe kontroll strikt i te gjitha punimeve qe do të kryhen tash e tutje në teren – Investimeve kapitale).
  4. Kadastri dhe prona (Identifikimi dhe lirimi i pronave komunale të cilat janë të uzurpuara nga njerëz të lidhur ngushtë me pushtetin).

Të gjitha këto reforma të nevojshme që do të realizoj për 6 muajt e parë të qeverisjes realizohen me zero kosto dhe më këto veprime automatikisht komunës sonë i japin një imazh krejt tjetër, pra nga një komunë që shfrytëzohej si plaçkë nga pushtetarë të nivelit qendror dhe lokal, do të shndërrohet në një komunë ku sundon ligji, e rrjedhimisht krijohen kushtet për investime nga investitorë serioz, e që komuna jonë ka prona të mjaftueshme (posa të liroheshin pronat e uzurpuara) dhe lokimi i komunës sonë në nivel të republikës është shumë i favorshëm në krahasim me komuna tjera.

 

Intervistoi: Kushtrim Hajzeri/ Periskopi