Hashim Thaçi

Presidenti i shmanget pyetjes për kryetarët e komunave të dënuar të PDK-së

Presidenti Hashim Thaçi tha se Kosova ka qenë e pakompromis ndaj secilit rast të korrupsionit që është ngritur nga prokuroria.

Periskopi.com Lajme

Duke folur për emisionin “Jeta në Kosovë”, Thaçi u shpreh se ka punuar që “të gjithë të jenë të barabartë para ligjit”.

Kur u pyet pse ka lejuar që në partinë e tij të dikurshme të emërohen dhe të lejohen në detyrë kryetarë komunash të dënuar dhe me aktakuza, Thaçi tha se “e respekton ligjin dhe jo prejudikimet politike”.