Cameron Borthwick-Jackson

Mbrojtësi i United huazohet te Wolverhampton

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i ri i Manchester United, Cameron Borthwick-Jackson ka kaluar te Wolverhampton në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.

Ai kishte arritur marrëveshje katër-vjeçare në këtë verë me United, mirëpo trajneri Jose Mourinho kishte qenë i vendosur ta dërgonte atë në huazim për të fituar më shumë përvojë.

Lojtari në fjalë ka zhvilluar 10 paraqitje te gjigandi nga Old Trafford në sezonin e kaluar. /Periskopi.com