arsenal-transfer-news-and-rumours-real-madrid-and-bayern-munich-considering-mesut-ozil-bids-mirror-co_-uk-615x375

Arsenali dhe Juventus në ‘luftë’ për yllin gjerman?

Arsenali ka rikthyer interesimin në mesfushorin gjerman të Ëolfsburd, Julian Draxler.

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Arsene Wenger është e alarmuar dhe e gatshme pas lajmit që kanë marrur se Julian Draxler mund të largohet nga Wolfsburg.

Besohet se edhe skuadra italiane, Juventus është e interesuar të përforcohet në mesfushë pas shitjes së Paul Pogbas, duke nënshkruar me gjermanin e Wolfsburg.

draxler
Julian Draxler, lojtari kyç i Wolfsburg

Draxler u transferua nga Schalke në Wolfsburg për 25 milionë euro dhe sezonin e kaluar kishte 9 gola në 34 paraqitje ndërsa këtë sezon ende nuk shënuar apo asistuar.

23-vjeçari kishte shkëlqyer me kombëtaren gjermane në kampionatin europian të mbajtur në verën e fundit ‘Euro2016’.

Vlen të theksohet se skuadra gjermane është vetëm tre pikë larg zonës së rënies nga liga në këtë sezon. /Periskopi.com/

Depay

Depay në Wolfsburg?

Wolfsburg janë të interesuar në anësorin të Manchester United, Memphis Depay.

Periskopi.com Sporti

Ekipi gjerman dëshiron të nënshkruajnë dështimin e “djajëve të kuqë”, Depay.

Mesfushori holandez ishte transferuar vitin e kaluar por ka dështuar të përformojë dhe mund të jetë i hapur për një kalim në futbollin gjerman.

Wolfsburg thuhet se do të humbasin yllin kryesor Julian Draxler dhe dëshirojnë Depay si zëvendësim i tij.

Memphis Depay në këtë sezon ka vetëm pesë paraqitje për ekipin e Manchester United. /Periskopi.com

draxler

Klubi i madh e do Draxlerin në janar

Juventusi është i gatshëm të ofrojë 40 milionë euro për transferimin e Julian Draxler nga Wolfsburg.

Periskopi.com Sporti

Gjermani ka kaluar disa sezone fantastike me formë, mirëpo ditë më parë u zbulua se ai nuk është i lumtur te skuadra aktuale.

Në anën tjetër, bardhezinjtë janë në kërkim të një mesfushori si Draxler dhe duke i shtuar kësaj faktin se ai mund të luajë në Ligën e Kampionëve, ‘Zonja e vjetër’ sipas të gjitha gjasave do të tentojë transferimin e tij në janar.

Draxler shkëlqeu edhe në Europianin e këtij viti me Gjermaninë. /Periskopi.com