Willian: Oscar një mik shumë i mirë

Futbollisti i Chelseat, Willian thotë se është i pikëlluar me largimin e Oscarit.

Periskopi.com Sporti

Braziliani është transferuar tek klubi kinez, Shanghai SIPG pasi që lojtari nuk ishte në planet e trajnerit të “Bluve”, Antonio Contes.

Willian tha se Oscar është një mik i tij shumë i mirë, por ai është i lumtur që braziliani ndihet mirë në klubin e ri.

“Oscar është një mik shumë i mirë dhe unë jam shumë i pikëlluar që ai u largu, por unë ndihem mirë që ai është i lumtur në klubin e ri”, ka thënë Willian.

“Ai do të luajë në Kinë dhe unë vetëm dua t’i uroj fat atij”.

“Ne do të jemi në kontakt, kjo nuk ka rëndësi nëse ai është në Kinë dhe unë jam këtu”.

“Kur unë kam ardhur këtu, ai më ndihmoi shumë, kështu që unë dua ta falënderoj për çdo gjë që ai bëri për mua”, ka theksuar Willian.

 

Mourinho e do yllin e Chelseat te United

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho është i interesuar të transferojë yllin e Chelseat, Willian.

Periskopi.com Sporti

Braziliani pëlqehet jashtëzakonisht nga ‘special one’, prandaj dërgimi i një ofertë për të në janar ka shumë mundësi të ndodhë.

Megjithatë, vështirë se drejtuesit e klubit nga Stamford Bridge janë të gatshëm të lejojnë largimin e 28-vjeçarit nga skuadra, duke pasë parasysh faktin se ai është një ndër futbollistët kryesor të skuadrës pesë herë kampione të Premier Ligës. /Periskopi.com

Yllit të Chelseat i vdes nëna

Futbollisti i Chelseat, Willian ka konfirmuar në Facebook se nëna e tij ka ndërruar jetë pasi humbi betejën me sëmundjen e kancerit.

Periskopi.com Sporti

28-vjeçari iu kthyer në Brazil në ditët më kritike të jetës së të ëmës, mirëpo tani ai është rikthyer në Londër, ku është në diskutim për t’u përfshirë në skuadër për ndeshjen ndaj Leicester City, e cila zhvillohet të shtunën. /Periskopi.com