gerrard-rooney

Dikur rivalë në fushë, por Rooney ka fjalë të mëdha për Gerrard

Kapiteni i Manchester United, Wayne Rooney ka reaguar pas pensionimit nga futbolli i Steven Gerrard.

Periskopi.com Sporti

Ky i fundit i dha dje fund karrierës shumëvjeçare si futbollist.

Ndërsa, Rooney e quan Gerrardin si një ndër më të mirët me të cilët ka luajtur së bashku me kombëtaren angleze si dhe një ndër më të mirët ndaj të cilëve ka luajtur.

“Një nga më të mirët me të cilët kam luajtur. Një ndër më të mirët kundër të cilëve kam luajtur. Një ndër më të mirët ndonjëherë. Shijoje pensionimin”, ka thënë Rooney. /Periskopi.com

rooney-ibra

Ibra: Kam fatin që e kam njohur këtë lojtar

Sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic ndihet me fat që ka njohur një person si Wayne Rooney.

Periskopi.com Sporti

Suedezi thotë se bashkëlojtari i tij është person fantastik.

“Së pari, si person, është fantastik. Kam fatin që e kam njohur si person. Si lojtar, nuk ka fjalë. Ai është lojtar i përkryer. Të gjithë e dinë se çfarë mund të bëjë ai dhe çfarë ka bërë”, ka thënë Ibra.

“Mendoj se duhet të vlerësohet si lojtar. Nuk shoh shumë lojtar nga Anglia, të cilët kanë pasur një karrierë si ai, prandaj më vjen keq për situatën në të cilën ishte, por duhet të tregojmë më shumë respekt për të”. /Periskopi.com

rooney-mourinho

Mourinho: Ja pse nuk startoi Rooney ndaj Arsenalit

Manchester United dhe Arsenali barazuan në derbin e fundjavës në Premier Ligës.

Periskopi.com Sporti

Kapiteni i vendësve, Wayne Rooney nuk startoi në atë sfidë, ndërsa trajneri Jose Mourinho tregon pse vendosi kështu.

“Mendova se ne do ta kishim topin më shumë. Arsenali është një ekip që i le kundërshtarët të luajnë”, tha Mourinho.

“Mendova se ne do të kemi hapësirë dhe se do ta kishim të lehtë të sulmonim”, shtoi ai. /Periskopi.com

rooney2

Nuk ndalen problemet për Rooneyn, tani përplaset me trajnerin

Wayne Rooney nuk gjen paqe. Pas fotove të publikuara nga “The Sun”, ku ai shfaqej në gjendje të dehur gjatë një ceremonie martese, sulmuesi është përfshirë në një zënkë me trajnerin e përfaqësueses angleze, Gareth Southgate.

Periskopi.com Sporti

Sipas burimeve të brendshme të Federatës Angleze të Futbollit (FA), shkaku i debatit mes trajnerit dhe futbollistit ishte pikërisht gjendja e këtij të fundit. Madje, është arritur deri aty sa Southgate po mendon t’i heqë Rooney-t shiritin e kapitenit.

Ndërkaq, FA-ja bëri të ditur hapjen e hetimeve për të kuptuar se çfarë ndodhi me saktësi në atë ceremoni martese dhe kush ishte i pranishëm në Grove Hotel, por tabloidët britanikë u treguan të shpejtë dhe publikuan disa prej detajeve.

Sipas “The Sun”, Southgate i kërkoi Rooney-t që t’u jepte fund festimeve dhe të shkonte të flinte, por sulmuesi i Manchester United e injoroi këtë kërkesë të trajnerit të tij dhe vijoi me konsumin e alkoolit dhe argëtimin deri në orët e para të mëngjesit.

Tani, e ardhmja e 30-vjeçarit në kombëtaren angleze është me të vërtetë në dyshim. Media thekson se heqja e shiritit të kapitenit është dënimi minimal për Ëayne Rooney dhe se gjithçka varet nga pozita e Southgate. Nëse ky i fundit do të konfirmohet në pankinë, diçka që ka shumë gjasa të ndodhë, atëherë karriera e Rooney me “Tre Luanët” mund të shkojë drejt fundit.

rooney

Ky është dënimi që e pret Rooneyn

Wayne Rooneyt pritet t’i kushtojë shtrenjtë publikimi i fotove ku shihej i dehur.

Periskopi.com Sporti

Kapiteni i ‘tre luanëve’ është fotografuar i dehur pas ndeshjes ndaj Skocisë.

The Sun shkruan se 31-vjeçari rrezikon të humbasë shiritin e kapitenit të Kombëtares angleze.

Mbetet të shihet nëse ky vendim do të zyrtarizohet së shpejti. /Periskopi.com

rooney-mourinho

Manchester United ka gjetur pasardhësin e Rooney

Manchester United është i interesuar në futbollistin e Tottenham Spurs, Harry Kane.

Periskopi.com Sporti

Manchester United janë të gatshëm t’i ofrojnë sulmuesit anglez, Harry Kane, pagë prej 150 mijë funte në javë, për të bindur që të transferohet në Old Trafford.

Spurs nuk dëshirojnë të shesin yllin e tyre por bisedimet për kontratë kanë stagnuar dhe kjo ka bërë që United të hudhet në aksion për reprezentuesin anglez.

23-vjecari momentalisht është në kontratë me Spurs që i përfundon më 2020 me pagë prej 60 mijë funte në javë, po shihet si zëvendësues i Wayne Rooney dhe Zlatan Ibrahimovic.

Kane në 163 paraqitje për Tottenham ka shënuar 67 gola. /Periskopi.com/

Harry Kane, pas golit ndaj Arsenalit
Harry Kane, Tottenham Spurs
_92470399_rooney_rex

Rooney kërkon falje

Kapiteni i Anglisë, Wayne Rooney, ka kërkuar falje për sjelljet e tij, pas takimit me Skocinë në kualifikimet për Botërorin “Rusia 2018”.

Periskopi.com Sporti

Pas ndeshjes të zhvilluar të premten, Rooney ishte fotografuar i dehur në një aheng me miqtë e tij dhe kjo zgjoi reagimin e Federatës së Anglisë që vendosi të shqyrtojë politikat për kohën e lirë të futbollistëve, përcjell koha.net

Në një njoftim për “Press Association Sport”, Rooney ka pranuar se fotografitë për dikë mund të jenë jo të përshtatshme.

“Natyrisht, Waynet i vjen keq që fotografitë me fansa janë publikuar. Ishte një ditë e lirë për gjithë ekipin dhe stafin, ai e di se fotografitë për dikë janë të papërshtatshme. Sot Wayne ka folur privatisht me trajnerin Gareth Southgate dhe kryetarin e Federatës Dan Ashworth, ku u ka kërkuar falje. Ai dëshiron po ashtu t’u kërkojë falje fansave të rinj, që i kanë parë ato fotografi”, thuhet në njoftimin në emër të Wayne Rooneyt.

rooney

the-sun-frontpage-16112016_fjl65bpc4ka51p2vo1ysv4p9n-1-768x977
Roney, i dehur i fotografuar nga gazeta The Sun

 

rooney

Rooney kapet ‘mat’ duke pirë alkool (Foto)

Kapiteni i Manchester United dhe Anglisë është kapur nga mediat angleze i dehur në klubet e natës.

Periskopi.com Sporti

Reagime të shumta ka ngjallur në media dhe në rrjetin social Tëitter.

Reporterët e tabloidit britanik The Sun kanë fotografuar sulmuesin anglez të dehur tapë në veshje sportive të Anglisë.

Rooney mungoi në ndeshjen e luksit ndërmjet Kombëtares Angleze dhe Kombëtares Spanjolle, për shkak të lëndimit në gju. /Periskopi.com/

the-sun-frontpage-16112016_fjl65bpc4ka51p2vo1ysv4p9n
Rooney i dehur

 

rar

wrwr

rooney-ibra

Super-lajm për Man Utd para derbit me Arsenalin

Tifozët e Manchester United kanë marrë një lajm shumë të mirë.

Periskopi.com Sporti

Kapiteni i kësaj skuadre, Wayne Rooney pritet të jetë i gatshëm për sfidën derbi të fundjavës ndaj Arsenalit, shkruan Sky Sports.

Anglezi nuk ishte i gatshëm për sfidën e Anglisë ndaj Spanjës mbrëmë dhe për këtë arsye ishte larguar nga skuadra kombëtare.

Mirëpo, burime të Sky njoftojnë se 31-vjeçari është i gatshëm për derbin e së shtunës. /Periskopi.com

manchester-united-wayne-rooney-premier-league_3793585

Rooney tronditë Manchester United

Kapiteni i Manchester United, Wayne Rooney, do të largohet nga Old Trafford në vitin 2018.

Periskopi.com Sporti

Sipas mediave britanike, sulmuesi anglez e ka kuptuar se nuk ka ardhmëri te ‘djajët e kuqë’ dhe ka vendosur që në fund të kontratës së tij të largohet.

Sulmuesi veteran më pas pritet të transferohet në MLS te tashmë ish skuadra e David Beckham dhe Steven Gerrard, Los Angeles Galaxy. /Periskopi.com/

rooney-ibra

Pas Ibrahimovic, edhe ky yll mund t’i mungojë Unitedit në derbin me Arsenalin

Manchester United dhe Arsenali do të përballen të shtunën në derbin e javës në Premier Ligë.

Periskopi.com Sporti

Mediat angleze shkruajnë edhe kapiteni Wayne Rooney nuk ka stërvitur me Kombëtaren e Anglisë sot, një ditë para sfidës miqësore ndaj Spanjës.

Raporti sqaron se anglezi ka pësuar një dëmtim të vogël, ndërsa ende nuk dihet nëse do të mungojë në derbin e fundjavës ndaj Arsenalit.

Vlen të përsëritet se United do të luajë derbin ndaj londinezëve pa sulmuesin Ibrahimovic, dhe mungesa e mundshme e Rooneyt do të ishte një goditje shumë e rëndë për skuadrën nga Old Trafford. /Periskopi.com

rooney2

Rooney refuzoi këtë klub në verë

Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney ka refuzuar të transferohet te skuadra kineze, Beijing Guoan.

Periskopi.com Sporti

Lajmi është konfirmuar nga vetë kryetari i nderit të kësaj skuadre.

“Ne vërtetë kontaktuam për Rooney në fillim të sezonit, por ai na informoi se dëshiron të qëndrojë në Manchester United”, tha ai.

“Rooney thotë se do të vazhdojë të luajë në Premier Ligë për sa kohë që shëndeti i tij lejon. Ne madje jemi takuar edhe me agjentin e tij”, shtoi ai. /Periskopi.com

rooney-mourinho

Mourinho: Rooney nuk është i lumtur

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka reaguar pas spekulimeve që e lidhin sulmuesin Wayne Rooney me një largim të mundshëm nga Old Trafford.

Periskopi.com Sporti

Portugezi thotë se anglezi është i pakënaqur kur është në bankën rezervë dhe nuk luan rregullisht.

Mirëpo, ai poashtu thotë se Rooney nuk po largohet nga skuadra e madhe angleze.

“Ai nuk po shkon askund. Ne e pëlqejmë atë”, deklaroi Mourinho.

“Ai nuk është i lumtur në ndeshjet e fundit për shkak se ishte në stol, por unë mendoj se ai është edhe më i brengosur kur nuk është fare në stol, kur ai vuan nga një dëmtim”. /Periskopi.com

manchester-united-wayne-rooney-premier-league_3793585

Konfirmohet: Rooney mund të largohet

Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney mund të largohet nga Old Trafford.

Periskopi.com Sporti

Këtë e ka thënë ish-trajneri i kësaj skuadre, Rene Meulensteen.

“Wayne ka edhe disa vjet karrierë para vetës, dhe tani mund t’i thotë vetës ‘Ok’ nuk do të luajë me Manchester United. Do të shkoj të luaj në një skuadër tjetër”, deklaroi Meulensteen.

“Mendoj se Wayne do të shikojë një aventurë të re. Ai do të vendosë të luajë në nivele të larta. Mund të luajë në Spanjë, ndoshta në Gjermani ose Francë”, shtoi ai. /Periskopi.com

united

Edhe një yll pritet të largohet nga United

Jose Mourinho si duket nuk po arrinë të nxjerrë më të mirën nga futbollistët e tij te Manchester United.

Periskopi.com Sporti

Pas paralajmërimeve për një largim të mundshëm të Wayne Rooney, Memphis Depay dhe Morgan Schneiderlin, kësaj liste duket se po i shtohet edhe ylli armen, Henrikh Mkhitaryan.

27-vjeçari u bashkua me gjigandin nga Old Trafford në verën e fundit, mirëpo tashmë e dy muaj nuk është paraqitur në fushë për këtë klub. /Periskopi.com

rooney

Rooney tregohet kapiten i vërtetë

Kapiteni i Manchester United ka humbur vendin e titullarit nën drejtimin e Jose Mournihos.

Periskopi.com Sporti

Ylli anglez në fillim të sezonit ishte i pa prekshëm por forma e tij e dobët në javët e fundit ka detyruar trajnerin portugez që të lë jashtë formacionit bazë.

31-vjeçari thuhet se nuk do të dorëzohet për vendin e tij në ekip të parë dhe do të mundohet të kalojë rekordin e 249 golave të Bobby Charlton. Rooney mund të arrijë këtë shifër por për të bërë këtë ai duhet të rikthehet si titullar.

Mourinho thuhet se në janar planifikon të shes kapitenin e tij.

Rooney golin e fundit e ka shënuar në ndeshjen hapëse të Premier Ligës më 14 gusht kunder Bournemouthit. /Periskopi.com

man utd3

Çmendet Mourinho largon yllin e United

Jose Mourinho si duket do të fillojë të largojë disa lojtarë që nuk bëjnë në planet e tij.

Periskopi.com Sporti

Sipas The Sun, e cila i referohet burimeve brenda klubit anglez. Mourinho thuhet se ju ka bërë të qartë disa prej yjeve të klubit se mund të largohen nga klubi në janar. Në mesin e tyre gjindet edhe kapiteni i skuadrës Wayne Rooney.

Menaxheri portugez besohet se ka folur me anglezin se nëse dëshiron vendin startues të largohet nga Manchester Unitedit.

Memphis Depay dhe Morgan Schneiderlin po ashtu besohet se do të largohen në afatin kalimitar të janarit. /Periskopi.com

Rooney

Ofertë e çmendur për Rooneyn

Shanghai SIPG i ka ofruar plot 500 mijë funte në javë sulmuesit të Manchester United, Wayne Rooney.

Periskopi.com Sporti

Mirror raporton se një ofertë e tillë iu kishte ofruar anglezit para 10 muajsh, por ai e kishte refuzuar.

30-vjeçari nuk është në formën e duhur në këtë sezon dhe spekulimet për një largim të mundshëm nga Old Trafford nuk mungojnë. /Periskopi.com

roooner

Mourinho: Kurrë nuk do ta shesë Wayne Rooney

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka deklaruar se nuk do ta vendosë veten në pozitë që të marr vendimin për shitjen e yllit anglez.

Periskopi.com Sporti

Rooney që nga ardhja e portugezit në skuadër është lënë disa herë jashtë formacionit bazë. Por Mourinho e shikon si një legjend të klubit dhe i pyetur nga Sky Sport se a do të shiste anglezin ai është përgjigjur duke thënë ‘jo’.

“ Unë kurrë nuk do të marr vendimin. Një lojtar si Rooney, historia e tij që kurrë nuk do të harrohet në këtë klub, nuk mendojë se klubi apo unë do dëshironim të marrim atë vendim”, tha Mourinho.

“Unë e kam vendosur në bankën rezervë për tre ndeshje rresht. Kjo është e vështirë për të, e për mua, pra kjo është të jesh i pamëshirshëm, të vendosësh interesin e klubit para lojtarit. Në këso raste edhe legjendat, të vendosesh një lojtar të kalibrit të Rooney në bankë me statistikat që ka për klubin dhe kombëtaren është e vështirë”, shtoi strategu portugez.

Rooney ka më shumë se 500 paraqitje për Manchester United duke shënuar plot 246 gola. Kapiteni i United do të mungojë në përballjen ndaj Chelsea në Stamford Bridge. /Periskopi.com

rooney-ibra

Tronditet United para derbit ndaj Chelseat

Manchester United nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e një ylli.

Periskopi.com Sporti

Bëhet fjalë për sulmuesin Wayne Rooney.

Anglezi ka pësuar një dëmtim dhe nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e nesërme.

Nesër United takohet me Chelsean për të zhvilluar derbin e javës në Premier Ligë. /Periskopi.com