shaqa

Shaqiri e fiton duelin ndaj Valon Behramit

Xherdan Shaqiri me skuadrën e tij Stoke City ka fituar si mysafirë i Watfordit të Valon Behramit.

Periskopi.com Sporti

Watford ishte nikoqirë i Stoke City në kuadër të Premier Ligës Angleze.

Që të dytët ishin në fushë nga minuta e parë për skuadrat e tij, por që skuadra e Shaqirit ishte ajo që fitojë me rezultat 0-1, me autogolin e Gomes i cili shënoi në portën e tij.

berh
Valon Behrami, Watford

Stoke City me këtë fitore renditet e  me 16 pikë ndërsa Watford mbetet në pozitën e tetë me 18 pikë. Vlen të theksohet se Behrami është ndëshkuar me karton të verdhë. /Periskopi/

lfv watford

Liverpool 2-0 ndaj Watford (Video)

Skuadra e Liverpool është në epërsi prej dy golavë ndaj Watford.

Periskopi.com Sporti

Goli e shënoi Saido Mane pas harkimit të Coutinhos nga korneri në minutën e 26′. Ndërsa golin e dytë e realizoj ai që asistojë pas një solo aksioni të tij në minutën e 30′ /Periskopi.com

liverpool1

Formacionet zyrtare: Liverpool-Watford

Liverpool dëshiron të vazhdojë serinë e fitoreve ndaj skuadrës së Watford.

Periskopi.com Sporti

‘Të Kuqtë’ sot e presin skuadrën modeste Watford e drejtuar nga italiani Mazzari, i cili është duke e bërë të ëndërrojë për futboll europian, pasi për momentin gjindet në pozitën e 7 me 15 pikë dhe është afër zonës për futbollin europian.

Liverpool do të tentojë të rrëmbëje lidershipin në Premier Ligë, pasi që nëse e mposhtë Watfordin do të ketë 26 pikë. Takimi fillon nga ora 15:15.

Kwto janw formaiconet zyrtare:

Liverpool: Karius, Clyne, Lucas, Matip, Milner, Henderson, Can, Lallana, Mane, Coutinho, Firmino.

Watford: Gomes, Britos, Kaboul, Amrabat, Deeney, Behrami, Janmaat, Ighalo, Holebas, Capoue, Pereyra.  /Periskopi.com

watford-odion-ighalo-goal-west-ham_3370921

Watford mund të dënohet me pikë nga EFL

Sipas mediave nga Ishulli, ekipi anglez mund t’i ndodhë kjo pasi që ka manipuluar me dokumentet e financave të klubit.

Periskopi.com Sporti

The Telegraph raporton se ‘Hornets’ kishin dërguar një letër të falsifikuar bankare, gjatë kohës kur klubi ishte duke kaluar në duart e pronarit të ri italian, Gino Pozzo dhe tani klubi është nën hetime nga EFL.

Thuhet se kjo ishte bërë për të dëshmuar se italiani kishte fonde të mjaftueshme për të marr pronësinë e klubit.

Tani klubi nga Premier League është duke u hetuar nga EFL dhe mund të përballet me dënim serioz – poashtu edhe me reduktim të pikëve. /Periskopi.com

deeney

Futbollisti i Premier Ligës i blenë nënës veturë super-luksoze (Foto)

Sulmuesi i Watfordit, Troy Deeney i ka bërë një dhuratë të madhe nënës së tij.

Periskopi.com Sporti

Ai i ka blerë nënës së tij një veturë super-luksoze të tipit BMW X5.

Ai ka shpërndarë një foto në llogarinë e tij në Instagram, ku shihet nëna e tij duke qëndruar pranë veturës, e cila i kushtoi atij mbi 50 mijë funte.

vetura/Periskopi.com

ibra

Ibra arrogant, por është lehtë ta ndalësh

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Watfordit, Miguel Britos thotë se është e lehtë ta ndalësh sulmuesin e Manchester United, Zlatan Ibrahimovic.

Këtë të fundit ai e quan edhe arrogant, i cili nervozohet shpejt.

“Nuk ishte hera e parë që unë luajta kundër tij”, deklaroi Britos.

“Unë e bëra këtë edhe kur ai ishte në Inter dhe Milan. Ne ishim në gjendje ta kontrollonim atë, ashtu si edhe Rooneyn”.

“Ibrahimovic është pak arrogant dhe nervozohet shpejt. Por, ai mbetet një lojtar i madh dhe i kompletuar”.

Watford mposhti në funjavë Unitedin me rezultat 3:1. /Periskopi.com

shaw

Shaw ishte i lënduar kur United pësoi golin e dytë

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Manchester United, Luke Shaw ishte i lënduar në momentin kur Watford shënoi golin e dytë në ndeshjen e djeshme, ku United u mposht 3:1.

Trajneri Jose Mourinho e kishte fajësuar anglezin për reagim të dobët në rastin e pësimit të golit të dytë, mirëpo del se portugezi nuk kishte të drejtë, pasi talenti i ri në ato momente kishte pësuar një dëmtim, i cili rezultoi me largimin e tij nga fusha vetëm dy minuta pas pësimit të atij goli.

Ende nuk dihet nëse lojtari në fjalë do të mungojë në sfidat e ardhshme për Unitedin. /Periskopi.com

mourinho3

Duhet të përmirësohemi

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka kërkuar nga skuadra e tij që të përmirësojnë lojën.

Këtë, portugezi e tha pas disfatës së djeshme në Premier Ligë nga Watford.

“Mendoj se disa individë ndoshta ndjejnë presion dhe shumë përgjegjësi. Por, ne duhet të përmirësohemi, pa dyshim, individualisht dhe kolektivisht. Dhe kjo është puna ime”, ka thënë Mourinho.

Skuadra e trajnerit portugez ka pësuar tre humbje rresht në tre ndeshjet e fundit, dy në Premier Ligë dhe një në Europa Ligë. /Periskopi.com

mourinho2

Mourinho gjen fajtorin për humbjen nga Watford

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka reaguar pas humbjes nga Watford me rezultat 3:1.

Portugezi fajëson indirekt mbrojtësin Luke Shaw për golin e dytë të pësuar në ndeshjen e djeshme.

“Kur ishim 1:1 ne filluam të marrim kontrollin e ndeshjes dhe ideja ishte që të fitonim”, deklaroi Mourinho.

“Kishim kohë për të bërë diçka të tillë. Por, pastaj ra goli i dytë i tyre që për mënyrën se si ra ishte një gabim i pafalshëm i lojtarit tonë”, shtoi portugezi duke iu referuar mbrojtësit anglez Shaw. /Periskopi.com