Krojet e Vitisë përplot baltë (Video)

Uji i pijes për qytetarët e Vitisë sot ka qenë shumë i ndotur.

Periskopi.com Lajme

Lexues të Periskopi.com kanë dërguar pamje nga uji që sot kanë marrë në shtëpitë e tyre, i cili ishte shumë i ndotur.

Njëri nga lexuesit ka bërë të ditur se ata furnizohen nga Hidromorava në Viti, ndërsa shton se, “kryetari i Komunës shtron asfalt nga 2 cm, e qytetarët në vend të ujit të pijshëm ‘pinë’ ujë kanalizimi”.

 

shkolla e futbollit

Foto e rrallë : Shkolla e parë e futbollit në Vushtrri

Vushtrria përveçse një qytet i lashtë, mbetet edhe vatër e rëndësishme e sportit.

Periskopi.com Sporti

Një foto që ka siguruar Vushtrriaonline tregon gjeneratë e parë të Shkollës së Futbollit në Vushtrri të viteve 1971/1972.Vlen të ceket që themelues i kësaj shkolle ishte Xhemajl Abazi.

Në foto janë edhe gjenerata e parë e kësaj shkolle janë, nga e majta Orhan Dubovci, Shaban.. portier, Shemsedin Preteni, Naser Rexhepi, Ibrahim Zeneli, Selatin Salihu, ulur nga e majta, Fadil Lutolli, Lefter Prishtina, Shemsedin Zeneli, Rushit Preteni dhe Shemsedin Mulaku.