Paniku në aeroplan, Vuçiq e sheh vetën si hero (Video)

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka shpallur edhe zyrtarisht kandidaturën për president të shtetit.

Periskopi.com Lajme

Mirëpo, disa ditë para zyrtarizimit, ai publikoi një  video-reklamë ku shihet në një aeroplan me mbishkrimin “Serbia 2017”.

Derisa krijohet paniku tek pasagjerët, Vuçiq për një moment tregohet “hero” i tyre, transmeton Indeksonline

 

 

Vuçiq i frikësohet shqiptarëve në Bruskel (Video)

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tregoi detaje interesante nga udhëtimi i tij në Bruksel për të takuar palën kosovare.

Periskopi.com Lajme

Ai foli edhe për frikën që pati nga zyrtarët e BE-së dhe shqiptarët.

 

Vuçiq takoi serbët në Rashkë, akuzoi rëndë Kosovën

Periskopi.com Video

Vuçiq e pranon se do shembet muri në veri

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq është takuar pasditen e së enjtes me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe kryetarit e komunave me shumicë serbe në Kosovë

Periskopi.com Lajme

 

Gjatë një pauze të këtij takimi ai u ka thënë medieve se në takimin e së mërkurës në Bruksel bisedimet kanë qenë të rënda.

“Dëshiroj të them se kemi pasur bisedime të rënda, në të cilat Serbia i ka pranuar gjithçka që është kërkuar nga ajo. Pse këtë nuk duan ta thonë disa, pyetni ata. Së shpejti do të jem i gatshëm që qytetarët e Serbisë, plotësisht t’i informoj dhe tu them se me çfarë presionesh jemi ballafaquar, me çfarë tentimesh të shembjes së sovranitetit të vendit tonë”, ka thënë Vuçiq.

Sipas tij nga Prishtina është kërkuar shembja e murit në Mitrovicën e veriut, pavarësisht që rregullimi komunal është nën kompetencat e komunës.

“Madje edhe sipas ligjeve të Kosovës, kjo është nën kompetencat e drejtpërdrejta të vetëqeverisjeve lokale, pra nën kompetencat e Goran Rakiqit nga Mitrovica e veriut. ‘Nuk numërohet’, nuk vlejnë as ligjet e Kosovës. ‘Nuk vlen asgjë, duhet të shembet’. Goran Rakiq pranon që të shembet (muri), jo pse mendon keq për popullin e tij ose pse është frikacak, por sepse dëshiron ta ruaj paqen”, theksoi Vuçiq.

Ai gjithashtu ka theksuar se i ka porositur serbët e Kosovës që të rrinë të qetë.

“Në emër të shtetit të Serbisë dhe në emrin tim personal i lus serbët e Kosovës që të rrinë të qetë me çdo çmim, të jenë të dinjitetshëm dhe me krenari ta ruajnë emrin dhe mbiemrin e tyre serb, të mos i braktisin vatrat e tyre. Ne do të luftojmë me të vërtetën, me të drejtën dhe me drejtësi”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se për Serbinë dhe për serbët më e rëndësishme është paqja.

Nis takimi i Vuçiqit me serbët e Kosovës (Foto&Video)

Ka filluar takimi i kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me përfaqësuesit politik të serbëve nga Kosova në kazermën “Stefan Nemanja” në Rashkë, shkruajnë mediat serbe.

Periskopi.com Lajme

Takimi urgjent ishte caktuar menjëherë pas raundit të dytë të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës në nivelin më të lartë, që është mbajtur mbrëmë në Bruksel, transmeton Telegrafi.

Në të njëjtën kohë, ministri i mbrojtjes dhe i Punëve të Brendshme, Zoran Gjorgjeviq dhe Nebojsha Stefanoviq, si dhe gjenerali i Ushtrisë serbe Lubisha Dikoviq, janë duke mbajtur një takim me përfaqësuesit e ushtrisë serbe dhe MUP-it.

5-10 4-14 3-16 2-24 20170202180306170646 ghfgh

Pasi takoi Thaçin dhe Mustafën, Mogherini nis takimin me Nikoliqin dhe Vuçiqin

Kanë filluar takimet e para të ndara të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Periskopi.com Lajme

Pas takimit me delegacionin e Kosovës, i përbërë nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa, Mogherini është takuar me përfaqësuesit serb, presidentin Tomisllav Nikolliq dhe kryeministrin Aleksandar Vuçiq.

Pas përfundimit të takimeve të ndara është paraparë takim i përbashkët mes dy delegacioneve, me ndërmjetësimin e Mogherinit.

Thaçi bisedë telefonike me Vuçiqin, ja për çfarë folën

Periskopi.com Video

Vuçiqi kërcënon Mogherinin: Ndali shqiptarët!

Marrëveshja nuk po qëndron mendon dhe thotë Beogradi zyrtar përmes televizionit shtetëror- zëdhënës i politikës së Qeverisë serbe.

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka kërkuar nga Përfaqësuesja e BE-së dhe nikoqirja e takimit të mbrëmshëm Federica Mogherini të reagojë publikisht dhe të dënojë sjelljen “joprofesionale dhe të papërgjegjshme të palës shqiptare”,  e cila nëse vazhdon kështu, do të jetë një shenjë e qartë se shqiptarët nuk duan të flasin më me çdo kusht dhe tregojnë se duan të rrezikojnë paqen dhe stabilitetin e brishtë, ka lajmëruar në edicion e lajmeve qendrore Televizioni shtetëror i Serbisë (RTS), raporton Gazeta Blic.

Në Bruksel mbrëmë, në një takim të delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës, është ranë dakord për të ulur tensionet, për të vazhduar dialogun dhe që të dyja palët të përqëndrohen në dialogun që vijon, i është thënë RTS-it nga rrethi i Vuçiqit.

Në këtë frymë, Kryeministri i Serbisë ka thënë se me mbështetjen e dialogut të Bashkimit Euroopian  Beogradi ka premtuar që të “ulet topi poshtë” në mënyrë që të vazhdohet dhe jepet shansi dialogut.

Por duket që Deklaratat e zyrtarëve të Prishtinës, megjithatë, në sytë e Vuçiqit ishin në një ton më ndryshe, ose të ngjashme me ato që mund të ishin dëgjuar në javët e fundit, prandaj edhe vjen ky hidhërim nga Beogradi. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se Serbia ka bërë të qartë se  provokime të tilla si ai me trenin do ta marrin përgjigjen e duhur.

RTS raporton se kjo ka bërë Vuçiqin të kërkojë nga Mogerini  të reagojë publikisht dhe dënojë sjelljen joprofesionale dhe të papërgjegjshme të palës shqiptare. Ai pokështu ka kërcënuar se në qoftë se kjo nuk ndodh, do të jetë një shenjë e qartë se shqiptarët nuk duan të flasin më dhe duan me çdo kusht që të rrezikojë paqen dhe stabilitetin në rajon njofton RTS.

Kundërshtarët e Vuçiqit në Beograd: Ushtria dhe policia serbe – një grusht mjerim

Provokimi me trenin ishte “budallallëk”, thuhet në Beograd. Mediat qeveritare thonë se vetëm politika e “urtë” e kryeministrit Vuçiq e ka evituar konfliktin e armatosur. Por të tjerët paralajmërojnë.

Periskopi.com Uncategorized

Vetë qeveria e ka krijuar krizën, sepse ajo është përgjegjëse për mbishkrimet dhe provokimet në trenin e nisur për Mitrovicë, thonë kundërshtarët e kryeministrit Aleksandar Vuçiq, shkruan DË. Ndërsa tani kryeministri po përpiqet të paraqitet si paqebërës, me deklaratat se e ka evituar konfliktin. Por mbështetësit e Vuçiqit thonë se “konfliktin e ka evituar politika paqësore dhe nervat e fuqishme të Vuçiqit”. Politikani i Rusisë Unike, Sergej Zheleznjak pohon madje se “duke i falënderuar kësaj politike të Vuçiqit, është evituar konflikti i armatosur në zemër të Evropës”.

20170117132215758

A mundet zjarrvënësi të jetë zjarrfikës?

Mendoj se e gjitha ajo që po ndodhë mes Beogradit dhe Prishtinës është vetëm një vazhdimësi logjike e politikës së qeverisë serbe, e cila ka lidhje me zgjedhjet që po afrohen, thotë për DË Dragan Popoviq, kryetar i Qendrës për politikë praktike në Beograd. “Kjo është një politikë e cila po e shfrytëzon Kosovën dhe të gjitha që lidhen me Kosovën për t’i dërguar mesazhe opinionit të brendshëm dhe të jashtëm. Varësisht nga nevojat, dërgohen mesazhe ashpërsuese apo nënshkruhet ndonjë marrëveshje. Ndaj edhe kjo është një krizë artificiale e krijuar qëllimisht, që dëshmon se ne nuk kemi nisur procesin serioz të normalizimit të raporteve mes serbëve dhe shqiptarëve”.

Qeveria serbe

Popoviq mendon se treni është përdorur për qëllime të brendshme dhe për të ngritur tensionet, sepse gazetat e Serbisë janë përplot me paralajmërime për konflikte dhe luftë. “Mediat qeveritare me ditë të tëra janë duke zhvilluar një fushatë jo normale, ku njerëzit përgatiten për njëfarë lufte dhe skenarë katastrofash. Ndaj edhe treni nuk mund të konsiderohet ndryshe por vetëm një budallallëk dhe provokim i panevojshëm”

Kush ka fituar në Bruksel?

Kam përshtypjen se të dy palët po përpiqen të zhvendosin vëmendjen nga problemet e tyre të brendshme në Kosovë apo Serbi, thotë për DË Filip Shvarm, redaktor përgjegjës në revistën “Vreme”. “Ata po përpiqen që Marrëveshjen e Brukselit ta paraqesin si fitore të tyre. Ndaj tani kemi një situatë kur secila anë përpiqet ta prezantojë si fitore për vete atë që është nënshkruar në Bruksel. Në Ballkan kemi pra oligarki të cilat përfitojnë nga ashpërsimi i gjendjes dhe ngritja e tensioneve”.

Pushteti në Serbi ka dëshmuar edhe në këtë rast se vet krijon probleme, ndërsa pastaj paraqitet si “shpëtimtar”. Në këtë mënyrë përpiqet të përfitojë edhe mbështetjen e Perëndimit. “Qeveria e tanishme paraqitet si faktor stabiliteti dhe paqe në Ballkan. Në fund të fundit, që nuk është e vërtetë. Qeveria po e shfrytëzon këtë paraqitje jashtë vendit për të shkelur lirinë e mendimit dhe të mediave në Serbi si dhe për shkatërrimin e institucioneve. Qeveria e Aleksandar Vuçiqit po prodhon pa ndërprerë kriza dhe më pas përpiqet t’i zgjidhë ato. Vuçiqi pohon se e ka evituar luftën, ndërsa vet ai e ka dërguar trenin”, pohon Popoviq.

Serbët viktima më e madhe

Filip Shvarm pohon se kjo lojë me armë dhe kërcënimet e Beogradit kanë një karakter ritual, sepse “Serbia nuk ka potencial dhe dëshirë për një luftë tëre”. “Ushtria dhe policia janë një grusht mjerim. Por pushteti po përpiqet që në këtë vit zgjedhor të futet me legjitimim në aksione dhe të paraqitet si mbrojtës universal i interesave të serbëve, por edhe si lider rajonal “.

Ndaj Dragan Popoviq pohon se “humbësi më i madh i këtyre krizave është qytetari serb dhe në veçanti serbët e Kosovës. Ata do të jenë viktimat e para në qoftë se situata del jashtë kontrollit. Ata janë një monedhë e qeverisë për kusur. Qeveria serbe po vazhdon strategjinë e krijimit të tensioneve dhe frikës në prag të zgjedhjeve”.

Hoxhaj-Vuçiqit: Po tregoni fytyrën e vërtetë të Serbisë

Enver Hoxha, ministri i Punëve të Jashtme i është bashkuar reagimeve në distancë të bëra nga kryeministri Isa Mustafa dhe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Periskopi.com Lajme

Hoxhaj ka thënë deklaratat e fundit të Vuçiqit tregojnë fytyrën destabilizuese dhe anti-paqësore të Serbisë.

“Përpjekja e Serbisë për të manipuluar serbët e Kosovës që ti bojkotojnë institucionet e Kosovës tregon fytyrën e vërtetë dhe karakterin destabilizues dhe anti-paqësor që ka Serbia” ka shkruar Hoxhaj në profilin e tij Twitter.

Vuçiq: Aeroplanët nga Rusia i kemi blerë që mos të përsëritet më viti 1999

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiq ka thënë se Serbia nuk do të heq dorë nga neutraliteti ushtarak dhe se fuqia e Serbisë nuk e ka ndryshuar politikën e saj.

Periskopi.com Lajme

“Unë nuk jam një nga ata që kur shkojnë në Moskë, thonë një gjë, por kur shkojnë në Uashington thonë një gjë tjetër. Në Moskë thonë se ne jemi në rrugën evropiane, në Uashington thonë se ne nuk do të vendosim sanksione në Federatën Ruse. Kjo është politika jonë”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se Serbia ka marrë MiG- 29 nga Rusia dhe i ka marrë “plotësisht lirë” dhe tani vetëm duhet paguar raketat (ajër – ajër dhe ajër tokë), transmeton lajmi.net.

Përveç kësaj, Vuçiq ka thënë se Serbia do të ketë “dhjetë avionë më të fuqishëm se MiG gjatë 14 viteve të ardhshme që do të jenë absolut të parat në rajon.”

Ai ka thënë se Serbia ka blerë MiG për të mbrojtur “qytetet, fshatrat dhe urat”, por nuk e ka ndërmend të fillojë ndonjë luftë sulmuese apo ndonjë konflikt.

“Ne e bëjmë këtë për të mbrojtur fëmijët tanë dhe për t’i garantuar atyre një të ardhme. Shumë koka serbe kanë humbur”, ka thënë kryeministri i Serbisë.

Ai shtoi se i kërkoi disa herë presidenti rus, Vladimir Putinit, MiG- 29, për shkak që të “kujdesemi për të ardhmen e Serbisë”.

“Njerëzit tani nuk do të kenë fatin e atyre që përjetuan vitin 1995 dhe 1999, nuk do të vuajnë më”, ka thënë ai, duke shtuar se Serbia ka mësuar nga gabimet e saj, por tani e pret një e ardhme më ndryshe dhe shumë më e mirë.

 

Edi Rama po fiton simpatinë e Serbisë

Periskopi.com Video