Fillojnë mediat e Serbisë: Dëshmitarët e Gjykatës Speciale në Kosovë po vriten! (Foto)

Nuk kanë kaluar as shtatë orë dhe në mediat e Serbisë ka filluar të hapet lajmi për atë që tashmë është filluar me vrasjen e dëshmitarëve të Gjykatës Speciale.

Periskopi.com Lajme

Bazuar në raportet e botuara nga media për “ndërlidhjen” e vdekjes (në këtë rast “vrasjes”) së djeshme të Bleranda Currit dhe vdekjen (po misterioze) e paradokohshme të  babait të saj, ish pjesëtar në UÇK dhe sipas po të njëjtave portale edhe dëshmitar për Gjykatën Speciale… dhe për krejt këto fakte aspak të vërtetuara e lëre më konfirmuara nga zyrtarët e Policisë apo Prokurorisë së Kosovës, e lëre më Gjykatës Speciale për Kosovën, në Serbi, tragjikisht sot ky lajm ka zënë vend kryesor, raporton Gazeta Blic.

Portale prestigjioze serbe të cilat provojnë t’i ikin ndikimit të shtypit të verdhë por për këtë bëjnë politikë shtetërore dhe anti shqiptare, B92 apo Rts, në ballinat e tyre tërë pasditën kanë përcjellur lajmin për Bleranda Currin, babain e saj- të dy të ndjerë për “vrasjen” e tyre.5 orë më parë Kosova duhet të ngrit padi kundër Serbisë për krimet që ka kryer gjatë vitit 1998-1999.

Në vijim Gazeta Blic ua sjell dy foto nga këto dy portale të njohura serbe me titujt (në serbisht) që dëshmojnë çdo gjë.

Sulm në Siri, 40 të vdekur nga shpërthimi me bombë

Së paku 40 veta kanë humbur jetën nga shpërthimi i makinës bombë në një fshat pranë qytetit Al Bab të Sirisë.

Periskopi.com Lajme

Burimet lokale dhe Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut thanë se shpërthimi në një postbllok ushtarak në fshatin Sousian ka lënë të vrarë rreth 35 civilë dhe rreth pesë luftëtarë të opozitë siriane, transmeton REL.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup, por, një ditë më parë, luftëtarët e opozitës, të mbështetur nga Turqia, kanë thënë se kanë rimarrë kontrollin e Al Babit nga grupi militant Shteti Islamik.

Fshati Sousian ndodhet rreth 8 kilometra në veriperëndim të Al Babit.

Rusia vret gabimisht tre ushtarë turq në Siri, Putin kërkon falje

Kremlini ka konfirmuar se aeroplanët luftarakë rusë kanë qëlluar gabimisht tre ushtarë turq në sulmet ajrore që shkuan gabimisht në veri të Sirisë, raporton BBC.

Periskopi.com Lajme

Ushtria turke në mëngjesin e së enjtes njoftoi se aeroplanët rusë kanë vrarë gabimisht tre ushtarë turq dhe kanë lënduar 11 të tjerë në një operacion ndaj Shtetit Islamik.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka shprehur ngushëllime homologut Tayyip Erdogan përmes një bisede telefonike.

Incidenti kishte ndodhur në qytetin al-Bab në veri të Sirisë.

Ridvan haqifi

BIK-u i Gjilanit: Vdekja e Ridvan Haqifit na ka shqetësuar

Naim Aliu përfaqësues i Bashkësisë Islame në Gjilan, ka shprehur shqetësimin e këtij institucioni për vdekjen e Ridvan Haqifit i cili ishte pjesëmarrës në luftën e Sirisë nën strukturat e Shtetit Islamik.

Periskopi.com Lajme

Gjatë një interviste në Klan Kosova, Haqifi ka deklaruar se vdekja e tij dhe e kujtdo që shkon në luftë, është diçka që pritet.

“Kemi dëgjuar për vdekjen e Ridvan Haqifit mirëpo vdekja e tij nuk është konfirmuar. Ai thuhet të jetë vrarë në luftën e Sirisë. Meqenëse rasti në fjalë ka të bëjë me një pjesëmarrës në luftë, vdekja e tij është e pritshme. Ne shprehim shqetësimin tonë që kemi humbur një fjalë të ri. Nuk kemi gjak të njomë që të ujisim shkretëtirat e Arabisë”.

Ai ka deklaruar se Bashkësia Islame në Gjilan, ka kohë që po mundohet të promovojë vlerën e vërtetë të islamit duke promovuar paqe në vend të dhunës, por thotë se ky është një problem i tërë botës dhe edhe vendi ynë mbetet i përfshirë.

“Ky është problem global dhe Kosova është pjesë e këtij problemi. Disa të rinj tanë janë pjesëmarrës të këtyre luftërave që nuk janë as të shenjta e as të drejta. Bashkësia Islame e ka ngritur zërin me kohë. Këshilli i BIK-ut në Gjilan po jep kontributin e vazhdueshëm për njerëzit të cilët janë në rrezik, në mënyrë që të evitohen këto raste. Me ligjëratat tona javore, japim mesazhe të cilat e thonë qartë se feja islame është e paqes dhe jo e dhunës”.

Aliu mendon se varfëria dhe propaganda e gabuar e fesë islame, janë dy shkaqet kryesore që kanë ndikuar tek të rinjtë që i janë drejtuar luftës së Sirisë.

“Prej shkaqeve që të rinjtë tanë i kanë shtyrë që të shkojnë atje, do kisha evidentuar gjendjen e rëndë ekonomike të familjeve të tyre dhe te disa të rinj kemi vërejtur euforinë dhe mos-dijen për fe”.

10 vjeçarja vdiq pas “kafshimit helmues” nga femrat e ISIS-it

  Një vajzë 10 vjeçare nga Irani vdiç pasi u kafshua me një mjet torturimi mesjetar, të helmuar nga idhujtaret femra të ISIS-it.

Periskopi.com Lajme

Kjo ndodhi për shkak se nëna e vajzës vendosi që ta sakrifikonte vajzën në vend të saj.

Pasi që në Mosul është e ndaluar që gruaja të dalë nga shtëpia, nëna e saj doli jashtë kur ishte duke e pastruar shtëpinë dhe dikush e pa dhe e lajmëroi .

Kjo nënë u pyet nëse dëshironte që të dënohej ajo apo vajza e saj për këtë gjë që kishte bërë.

Asaj iu tha se vajza vetëm do të “pickohej” pak nga një femër aty, por në fakt anëtaret e brigadës Khansa e prodhuan atë lloj mjeti dhe e helmuan vajzën për vdekje, transmeton Daily Mail.

Horror në supermarket, polici vret me thikë gruan shtatzënë (Video +18)

Një polic ka goditur me thikë gruan e tij brenda një supermarketi duke e lënë atë të vdekur në vend.

Periskopi.com Lajme

Sipas websajtit Metro, bëhet fjalë për Angie Katerine Herrera, e cila ishte shtatzënë.

Mendohet se bashkëshorti e ka ndjekur gruan nga shtëpia deri në supermarketin e qytetit në Tunjuelito në Kili.

Imazhet e kamerave të supermarketit tregojnë momentin e sulmit të policit ndaj gruas së tij.

Pas vrasjes, polici është përpjekur të largohet por është ndaluar nga një kalimtar dhe është arrestuar.

 

Asnjë i arrestuar për vrasjen e rëndë në Dumosh të Podujevës

Ishte pikërisht data 28 nëntor 2016, kur në orët e para të mëngjesit është raportuar për gjetjen e një kufome mashkulli rreth 45 vjeçar, buzë rrugës që lidh fshatin Dumosh me fshatin Batllavë.

Periskopi.com Lajme

Përpos viktimës në fjalë, në afërsi të kufomës ishte arritur të gjendeshin edhe dy gëzhoja të një arme.

Ndërsa nga Zyra e Informimit të Policisë është thënë për Indeksonline se lidhur me këtë rast është duke u punuar intensivisht deri në përfundim të hetimeve.

Po ashtu është bërë e ditur se për më shumë se 2 muaj pas gjithë kësaj ngjarje nuk ka ende asnjë person të arrestuar, raporton Indeksonline.

“Policia në koordinim me Prokurorinë kompetente, janë duke punuar intensivisht në hetimin e të gjitha pistave të mundshme që lidhen me rastin në fjalë. Deri me tani nuk ka te arrestuar për këtë rast”, është thënë në përgjigjen e këtyre të fundit.

Gjithashtu është bërë e ditur se rasti nga ana e Prokurorit të shtetit është cilësuar si vrasje e rëndë, por që hetimet e rastit janë aktualisht në një fazë tejet të ndjeshme dhe për këtë arsye detajet vazhdojnë të mbesin brenda përbrenda hetuesisë.

“Pasi që hetimet e rastit aktualisht janë në një fazë shumë të ndejshme dhe mund të ndikoj keq në vazhdën e hetimeve.  Gjithsesi pas përfundimit të hetimeve lidhur me këtë rast, mund të merrni përgjigjet e kërkuara”, është përfunduar nga ZIMP.

Duhet përkujtuar që varrimi i personit me inicialet SH.P, është bërë menjëherë një ditë pas vrasjes.

Rexhep Qosja: Qytetarët jetojnë me frikë, një nga ta e vrau shteti në burg

Akademiku Rexhep Qosja ka thënë se është e vështirë jeta në “Kosovën e oligarkëve”, të cilët sundojnë për shkak se intelektualët kanë interesa të lidhura me ta.

Periskopi.com Lajme

Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar, Rexhep Qosja në Zona e Debatit në Klan Kosova, ka thënë se qytetarët e vendit sot jetojnë me frikë, të llojeve të ndryshme.

Ai ka përmendur arrestimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe vdekjen e njërit prej tyre, Astrit Dehari, si një nga llojet e frikës me të cilën kalojnë jetën ata.

“Në jetën tonë sot sundon frika. Njerëzit frikësohen. Më parë jemi frikësuar nga UDB-ja. Sot shumica nuk i frikësohemi burgut. Megjithëse jo të gjithë. Disa aktivistë të Vetëvendosjes mbahen në burg tash e disa muj. Dhe nuk mund t’i gjykojnë, sepse nuk kanë fakte. Një qytetar na vdiq në burg. E vrau shteti në burg”.

“Por sot në përgjithësi kemi frikë tjetër nga kjo. Ta përzë djalin nga puna, atë tjetrin nga puna dhe t’i bën njëqindmijë të zeza. Kjo është politika e oligarkisë tonë”.

Sa i përket heshtjes së intelektualëve për nepotizmin, korrupsionin dhe krimin e organizuar në vend, Qosja ka thënë se kjo është rrjedhojë direkte e interesave të tyre, të lidhura me këto dukuri.

“Sot kemi profesorë që japin mësim në pesë fakultete. Kemi një profesoreshë që ka qenë pjesë e pesë bordeve. Ndaj nuk flasin. Nuk duan t’i prishin punë vetes. Prandaj nuk u pengon korrupsioni, nepotizmi, krimi i organizuar. Kështu është gjendja jonë. Ka korrupsion të përgjithshëm. I niveleve të ulëta dhe të larta”.

Vdekja e mistershme e prokurorit Xhevat Hana, rrëfehet vajza e tij

Ashtu si 5 vjet më parë, kur prokurori Xhevat Hana ndërroi jetë në spital, edhe sot familjarët hedhin dyshime për rrethanat e vdekjes së tij.

Periskopi.com Lajme

 

Ndonëse zyrtarisht, më 5 janar 2012, u raportua se Hana ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje të pashërueshme, të afërmit ngritën menjëherë dyshimin se vdekja e tij mund të kishte ndodhur si pasojë e një helmimi të mundshëm.

Në përvjetorin e pestë të ndarjes së tij nga jeta, familjarët e Xhevat Hanës kërkojnë nga shteti shqiptar që të zbardhet e vërteta e vdekjes. Në një mesazh të shpërndarë për disa media ditën e përvjetorit të vdekjes, të afërmit e Hanës shprehen se atij ia morën jetën për drejtësinë. Por më e rezervuar është vajza e prokurorit, Albana Hana, e cila nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Facebook”, veç falënderimeve për ata që e kujtuan të atin zgjedh të mos aludojë rreth vdekjes apo largimit të tij të tij nga jeta.

Ndërsa shprehet e hapur për të gjithë ata që duan të diskutojmë me familjen e saj, madje edhe për raportet mjekësore. Ndërsa duke folur për karrierën e tij të ndershme e të suksesshme, e bija e Xhevat Hanës shprehet se ai sot mund të ishte bërë edhe drejtor i Byrosë së Hetimit. E megjithatë sërish e ka me dyshim, pasi sipas saj, edhe pse ai e meritonte më shumë se kushdo, këto standarde mund të mos i duam ende.

VAJZA E HANËS

Albana Hana, vajza e Xhevat Hanës, prokurorit që ndërroi jetë 5 vjet më parë, ka bërë një postim në profilin e saj në “Facebook”, në përvjetorin e vdekjes së të atij.

“I falënderoj në emrin tim dhe të familjes time të gjithë ata që e kujtuan Xhevatin në këtë ditë, veçanërisht ata të cilëve nuk u erdhi në ndihmë ndonjë postim në rrjetet sociale, sepse mua nuk më pëlqen shumë t’i bëj publike ndjesitë e mia, edhe pse këtë nuk e evitoj dot gjithmonë. Faleminderit kush e kujton me zemër, edhe pse ata qe janë afër nesh që nga data 5 janar 2012 janë gjithmonë e më të pakët, sa gishtat e njërës dorë ndoshta. Lexoj komentet e njerëzve nëpër gazeta dhe mbushem me dhimbje, për atë që ai nuk mund të jetë dhe nuk do të jetë.

Ndoshta ai mund të ishte bërë shumëkush, drejtori i Byrosë së Hetimit etj. E meritonte më shumë se shumëkush. Ndoshta jo. Ndoshta akoma nuk i duam këto standarde, nuk jemi gati t’i mirëpresim. Çdokush është i lirë të shprehet, kudo. Nuk dua të bëj asnjë aludim për asgjë; gjithsecili le të mbajë bindjen e tij për sëmundjen apo largimin e tij nga kjo jetë; as dua të luftoj mentalitete të ndryshme. Kush të dojë është i mirëseardhur të diskutojë me mua apo familjarët e mi, edhe raportet mjekësore. Por unë doja t’u bëja thirrje gazetarëve që të jenë më profesionistë në trajtimin e çështjes, më të distancuar nga kërkesat emotive dhe me patos; të jenë më të ndjeshëm ndaj dhimbjes, sepse fjala vret dhe krijon lloje të ndryshme realitetesh.

I falënderoj vërtet shumë që e nxjerrin si lajm të parë dhe kujtojnë profesionalizmin dhe standardin që ai u mundua të vendosë pa pasur asnjëherë si synim të parë suksesin apo paranë, sepse kështu ndoshta nuk harrohet aq shpejt. Por le të sjellin ndonjë gjë të re apo të trajtojnë të vjetrën me risi dhe delikatesë, me profesionalizëm. I falënderoj edhe një herë ata që e kanë në zemër. Ju garantoj që vendi në zemrën tuaj është i shpërblyer”. Ky është statusi i plotë në “Facebook” i vajzës së Xhevat Hanës.

FAMILJARËT

Ndonëse vajza tregohet e rezervuar, vëllai dhe familjarë të tjerë të Xhevat Hanës e thonë qartë që atij ia morën jetën. “Si sot 5 vjet më parë ndërroi jetë vëllai jonë i shtrenjtë, Xhevat Hana. Njeriu që gjithë jetën e vet ia përkushtoi drejtësisë dhe po për drejtësinë i morën jetën. Trupi jot u prehtë në paqe dhe shpresojmë një ditë drejtësia të vihet në vend. Me mall, familja”, thuhet në një dedikim që familjarët ia dërguan gazetën “Panorama”.

Cilat ishin dosjet “e nxehta” që hetoi prokurori Xhevat Hana

Prokurori Xhevat Hana, i cili humbi jetën pesë vjet më parë, iku nga kjo botë në një kohë kur kishte në hetim dhe në gjykim dosje me të vërtetë “të nxehta”. Ai ishte i vetmi prokuror në vend që pati kurajën që të ngrinte akuza penale për të dyshuarit dhe të dërgonte në gjykatë dosjen penale për rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës. Kjo dosje kishte mbetur “pa autor” për shumë vite dhe ishte arkivuar e pluhurosur në sirtarët e drejtësisë shqiptare, derisa hetimet u rihapën.

Kalimi i procedimit penal në fjalë në duart e Xhevat Hanës solli edhe dërgimin e dosjes në gjykatë me disa të akuzuar. Dosja e Remzi Hoxhës mund të ishte një nga rastet misterioze e të pazgjidhura në dekada, së cilës prokurori Xhevat Hana i dha zgjidhje, por ajo nuk ishte dosja e vetme “e nxehtë”. Prokurori Hana njihej edhe si përfaqësuesi i akuzës për një sërë dosjesh ndan anëtarëve të bandave famëkeqe të Vlorës në lidhje me krimet e vitit 1997.

Në karrierën e tij njohu edhe shkarkimin, por me vendim gjykate Xhevat Hana fitoi dhe u kthye sërish në detyrë. Më pas prokurori i ndjerë hetoi për disa muaj edhe dosjen e famshme të “Rrugës së Kombit”, më konkretisht abuzimet e dyshuara financiare me tenderin e rrugës Durrës-Kukës.

Presionet dhe kërcënimet ndaj prokurorit Hana

Xhevat Hana nuk shprehej kurrë, madje dukej sikur i injoronte presionet apo kërcënimet që i bëheshin. Edhe kur gazetarët e pyesnin në lidhje me presionet apo kërcënimet që mund t’i ishin bërë për shkak të dosjeve që hetonte, prokurori Xhevat Hana rezervohej në të shprehur. Kur ishte në humor ndalonte dhe pasi mendohej pak, fillonte të tregonte ndonjë barsaletë plot humor dhe ironi e sapo mbaronte rrëfimin e tij largohej, duke thënë “ika se kam punë”. Në rastet kur nuk ishte në humor të mirë, prokurori reagonte me një nënqeshje mistike në rast se e pyesnin për kërcënimet.

E megjithatë, prokurori Hana duket se ishte përballur me presione e kërcënime në punën e tij. Një i pandehur e qëlloi me çakmak në sallën e gjyqit kur jepej dënimi nga togat e zeza. Në një rast tjetër, Xhevat Hana i shkarkua nga detyra për motive që asnjëherë nuk u bënë të qarta plotësisht. Më pas kur u rikthye në detyrë, teksa hetonte disa dosje të bujshme u përfol se anëtarë të familjes së tij dhe persona të afërt ishin lëvizur nga punët që bënin duke u ulur në detyrë ose duke u transferuar./Panorama

Policia saudite vret 2 pjesëtarë të ISIS-it që kishin jelekë vetëvrasës, ky është polici hero (Foto&Video)

Policia saudite ka vrarë 2 ekstremistë të dyshuar në Riad.

Periskopi.com Lajme

Autoritetet në Arabinë Saudite kanë raportuar se kanë vrarë 2 persona që dyshohet se ishin pjesë e Shtetit Islamik.

Ministria e Brendshme tha se dy militantët e dyshuar kanë hapur zjarr para policisë pasi janë rrethuar në lagjen veriore të kryeqytetit Yasmeen, duke e detyruar oficerët t’i vrasin ata.

Ministria ka publikuar fotografitë e militantëve, të cilët me vete kishin xhaketa shpërthyese, pushkë dhe municion. Gjithashtu, materiali i gjetur në shtëpinë  e dy militantëve sugjeron se ata prodhonin bomba.

Arabia Saudite është përballur me një seri sulmesh të kryera nga militantët e Shtetit Islamik.

Ndërsa në video shihet momenti kur polici i vrau ata dhe dëgjohen britma nga personat që kanë xhiruar, raporton Periskopi

Më poshtë është edhe fotografia e policit, tashmë hero.

 

 

c1lsqdyweaeptob

Ky është vrasësi në aeroportin e Floridës (Foto)

Sapo janë publikuar fotografitë e para të Esteban Santiago, 26 vjecar, i cili ka kryer akt terrorist në aeroportin Fort Lauderdale, në Florida të Amerikës

Periskopi.com Lajme

 

auto_santiago1_11483741347 auto_esteban-santiago1483741349 auto_c1g-e-4uaairlgb1483741351

 

 

Shkon në pesë numri i të vdekurve në Florida, pamje dramatike (Video)

 

 

 

Ushtari izraelit gjuan për vdekje një të plagosur palestinez

Periskopi.com Video

Pagoi 7 mijë dollarë për të vrarë bashkëshorten, shokohet kur e shikon në varrimin e saj (Video)

Pesë ditë më parë, bashkëshorti i Noela Rukundo-s, kishte paguar dy vrasës për të ekzekutuar bashkëshorten e tij për arsye ende të pa ditura. Ngjarja ka ndodhur në Australi.

Periskopi.com Fun

Por, gjërat nuk shkuan sikur ai dëshironte, pasi njëri nga vrasësit ishte shoku i vëllait të Noelës dhe kur e kishte parë atë ishte shtangur. Ata e lanë atë të lirë pas dy ditësh, por duke e gënjyer të shoqin e saj dhe duke i marrë kështu edhe 7 mijë dollarë sipas marrëveshjes.

Pas pesë ditësh, ajo qëndroi për disa minuta jashtë shtëpisë së saj, duke parë se si njerëzit ishin duke përcjellë një arkivol, arkivolin e saj. Pak më vonë ajo pikasi personin që donte të shikonte, bashkëshortin e saj.

E ndërsa ky i fundit e pa vuri duart në kokë duke thënë: “O Zot, ç’po më shohin sytë?!..Një fantazmë”. Ajo uli xhamin e makinës duke i thënë: “Surprizë, jam akoma gjallë!”.

Personat që ishin paguar për vrasjen, për t’i vërtetuar që e vranë, e morën në tel atë dhe e lanë të dëgjonte “Vrite atë, vrite”, e sigurisht ky ishte një inskenim që ata bënë për ta mashtruar.

“The Washington Post” shkruan se pas gjithë këtij tmerri, Noela e ka denoncuar në polici krimin që bashkëshorti i saj donte të bënte.

Pavarësisht lutjeve të tij ajo nuk e ka falur. Mësohet se ai është dënuar me 9 vjet burg për tentativë vrasjeje. “Unë vazhdoj të qëndroj si një grua e fortë. Situata që kalova?! Kaloi… tani do të nis një jetë të re”, shprehet Noela.

Vritet një shqiptar me armë zjarri në Greqi

Një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është gjetur i vrarë në zonën e Atikës në Greqi.

Periskopi.com Lajme

Mediat greke raportojnë se vrasja ka ndodhur rreth orës 10:00 të ditës së sotme.

Pas një sherri verbal shqiptari është qëlluar dy herë, në kokë dhe stomak nga autori. Dëshmitarë në vendngjarje kanë treguar se kanë dëgjuar të shtëna, por pa identifikuar autorin, shkruan gazeta Shekulli.

Uniformat blu po punojnë për kapjen e personit përgjegjës dhe zbardhjen e plotë të krimit.

Një ekip rus me hetues u nis për në Turqi

Një ekip hetues i përbërë nga përfaqësues të shërbimeve speciale ruse, Komitetit hetimor dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme u nis për në Turqi që të inkuadrohet në hetimin për vrasjen e ambasadorit rus Andrej Karlov, deklaroi sot zëdhënësi i presidentit rus Dimitrij Peskov. “Në ekip ka gjithsej 18 persona”, tha Peskov.

Periskopi.com Lajme

Sipas tij, grupi do të jetë pjesë e hetimit për vrasjen e Karlov. Peskov theksoi se marrëveshje për këtë është arritur gjatë bisedës telefonike të presidentëve të të dy vendeve, Vladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan.

 

Babë e bir kosovarë vranë krushqit, shokohet prokurori zviceran

Më 5 korrik 2012, dy shqiptarë të Kosovës, babë dhe bir, mbushën makinën  me armë dhe shkuan te një shtëpi, ku banonte vajza  e shtëpisë së tyre me burrin e saj. Në fjalë e sipër ata vranë dhëndrin dhe babanë e tij.

Periskopi.com Lajme

 

 

Krimi u krye me një pushkë të ushtrisë zvicerane dhe me një revole SIG 225, të blerë ilegalisht.

Sipas gazetës «Oltner Tagblatt» arsyeja e vrasjes ishte kjo: babë e bir akuzonin familjen po ashtu kosovare se po e trajtonte keq vajzën e tyre.

Në shkurt të vitit të kaluar dy vrasësit u dënuan me burg shumëvjeçar. Babai mori 17 vjet burg, ndërsa djali i tij 20 vjet. Ndërkohë ata janë ankuar kundër vendimit të shkallës së parë dhe që nga e hëna ndodhen sërish para gjyqit. Djali kërkoi që dënimi t’i reduktohet, sepse kishte sulmuar në vetëmbrojtje dhe jo për arsye egoiste. Babai i tij mohoi të ketë shtënë dhe kërkoi të shpallet i pafajshëm. Ai nuk ishte i pranishëm në seancën e djeshme.

Avokati i tij tha se ishte informuar prej tij se gjendej në Kosovë, ku do të qëndronte edhe disa ditë për t’u mjekuar nga disa probleme me zemër.

Në paraqitjen e tij para trupit gjykues, avokati i djalit gjeti disa arsyetime skandaloze mbi vrasjen. Ai tha se bëhej fjalë për një vrasje të paplanifikuar. Si punëtor i një firme të sigurisë, klienti i tij nuk kishte fjetur tri ditë dhe rrjedhimisht ishte agresiv.

Avokati shtoi se «në kulturën kosovare, dhuna është diçka normale». Disa plumba të shkrepur, sipas avokatit, ishin të shtëna paralajmëruese, jo hapje zjarri ndaj viktimave.

Këtë version të ngjarjes e kundërshtoi prokurori, duke thënë se nuk bëhej fjalë për vetëmbrojtje, por për vrasje, me ç’rast viktimat ishin bërë shoshë nga plumbat.

Një avokat i familjes së dëmtuar tha ngjarje ishte një ekzekutim tejet brutal, një masakër e vërtetë.

Para gjykatës djali deklaroi se është rritur me vlerat e Kosovës, ku solidariteti familjar luan rol të madh. Ai tha se vetëm kishte dashur ta ndihmonte motrën e tij. Nga perspektiva e sotme «do të veproja ndryshe», tha ai. Vendimi i gjykatës shpallet të premten.

Ky është shqiptari 40 vjeçar që u ekzekutua në Kanada (Foto)

Ardian Kaloshi, është shqiptari i cili është qëlluar për vdekje në një bar nate në East York të Kanadasë.

Periskopi.com Lajme

Identifikimin e tij e ka bërë Policia e Torontos, ku thanë se Kaloshi u qëllua në portikun jashtë klubin  pranë Woodville Avenue, njofton Klan Kosova.

Mësohet se Ardian Kaloshi, është 40 vjeçar dhe raportohet se ai pësoi dëmtime të dukshme në kokë.

Kaloshi u transportua në spital nëpërmjet ambulancës emergjente por më vonë iu konstatua dhe vdekja, shkruan CBC,  njofton Klan Kosova.

Shqiptari Ardian Kaloshi, ishte i njohur për policinë për të kaluar të tij kriminale, ai ka jetuar në veri të Torontos por sipas hetuesit Mike Patterson nuk u përcaktua vendi i banimit të tij.

Ardian Kaloshi është identifikuar si viktima e 64-të e qytetit për vrasjet e vitit 2016, ka thënë policia e Torontos.

ardian-kaloshi

Ja si ndodhi vrasja në Prizren

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha ka rrëfyer për Gazetën Blic tërë ngjarjen se si ka ndodhur vrasja në këtë komunë.

Periskopi.com Lajme

Ai tha se kjo vrasje ka qenë aksidentale. Sipas tij, autori i dyshuar që e ka kryer vrasjen, 20 vjeçari, që ishte edhe nipi i të vrarit, aksidentalisht ka shtënë në drejtim të xhaxhit.

“Dje pasdite rreth orës 16:00, dy vëllezër e kanë marrë edhe nipin ose djalin e vëllait me vete  dhe kanë dalë afër shtëpive me një livadh, që t’i provojnë dy pistoleta për të gjuajtur. Dhe pasi kanë gjuajtur këta me siguri i`a kanë dhënë pistoletën edhe djalit të vëllait, por ai i ri në moshë diku i vitit 96-të, është i lindur”, tha Haziri për Gazetën Blic.

Sipas tij, ai aksidentalisht e ka shkrepur revolen edhe e ka shkrep në drejtim të xhaxhait të tij. “Viktima ka fituar një plumb, e kanë dërguar menjëherë në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren, por plaga ka qenë shumë e rëndë dhe s’ka mundur të mbijetoj”, tregon Berisha.

Sipas tij, Policia e Prizrenit ka dal në vendin e ngjarjes  i kanë kryer procedurat.

“Në vendin e ngjarjes ka qenë edhe prokurori i rastit dhe kryeprokurori. Ai tha se janë konfiskuar dy pistoleta  dhe disa fishekë, më duket 14 fishekë dhe pastaj është bastisur edhe një shtëpi edhe aty është konfiskuar  një pushkë e gjuetisë. Kjo është  përgjithësisht ngjarja, kufoma ka shkuar  për autopsi, kurse i dyshuari është ndalur nën masën e arrestit”, tha ai për Gazetën Blic.

I mituri që dyshohet për vrasjen në Mitrovicë, u rrit mes armëve të gjata (Foto)

Një zënkë mes dy të rinjve, që thuhet të ketë filluar rreth gjashtë muaj më parë, të mërkurën i mori jetën një të riu.

Periskopi.com Uncategorized

Në Mitrovicën e ndarë, një 22 vjeçar mbet i vdekur, e në vendin e ngjarjes ku dëshmitarët treguan për të shtëna dhe u gjetën armë, aty u përdor armë tytëgjatë e njohur si kallashnikov, e Policia raporton se kanë gjetur dy gëzhoja, një shufër metali, një shkop druri, raporton Periskopi

Dy të mitur u arrestuan, nga 17 vjeç, e për njërin prej tyre thuhet se është dorasi, për çka kështu deklaroi gjatë ditës edhe babai biologjik i tashmë viktimës, Valon Sadiku. (ngase Valoni u rrit nga xhaxhi i tij, që nuk është i gjallë)

Pikërisht armë tytëgjatë, me çfarë ia morën jetën 22 vjeçarit, që është e paqartë si një i mitur mund të posedoj një të tillë, shihet se Valdrin Beqiri, njëri nga të arrestuarit (i akuzuari kryesor), i njeh moti armët e tij.

Në disa fotografi shihet edhe vëllai i tij më armë të gjata, armë këto që nuk do duhej të ishin as në duart e një të rrituri, raporton Periskopi

Nëna e të rinjve të armatosur, është asambleiste në Kuvendin Komunal të Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Valbonë Beqiri, ndërsa babai i tyre, Esat Beqiri, është staf i përhershëm i Kuvendit të Kosovës dhe mban pozitën e zyrtarit të lartë për pagesa.

Kjo familje nuk kanë pranuar të flasin gjatë ditës, por axha i të dyshuarit ka deklaruar ka thënë për Klan Kosova se u vjen keq për atë që ka ndodhur dhe bënë me dije se bashkë me një hoxhë, janë duke u përpjekur për të gjetur një zgjidhje të kësaj situate të rëndë.

Këtu thanë se nuk e kanë patur asnjë indikacion që djali i tyre mund të vrasë dikë, ndërsa u deklaruan se nuk ishin në dijeni që po i njëjti ka patur armë.

Përveç Valdrin Beqirit, Policia ka arrestuar edhe një të mitur tjetër, poashtu 17 vjeçar që dyshohet se ka të bëjë me vrasjen./ Periskopi

familja beqiri 15424603_10153974076286022_1190245507_n 15203207_1685529404795450_2565897859710161870_n 15171165_1685529408128783_5031441727178242455_n 12274218_10207811982078672_8234691745261819369_n 12662659_10208318985193433_1546541378466144847_n 10686852_1516796761897356_3196578550960343280_n

I riu që e vranë në Mitrovicë, shpërndante fotografi që përmbajnë dhunë (Foto +18)

 

I riu që e vranë në Mitrovicë, shpërndante fotografi që përmbajnë dhunë (Foto +18)

Fotografi dhune, me mjete të forta e edhe të tjera me gjak shihen në profilin e tashmë të vdekurit, që u vra të mërkurën në Mitrovicë, raporton Periskopi

Periskopi.com Lajme

Valon Sadiku në fotografitë e tij shihet shumë edhe me qenë.

Madje, askund pa qenin duket se nuk shkonte.

E një mitrovicase që pretendon se e njihte, thotë se ai rrinte me disa grupe të rinjsh, rrugëve e që bënin jetë gangsterësh.

 

Disa nga fotografitë që i shpërndante me përmbajtje dhune:

1511021_437623923059483_7464815570658003270_n 11402717_511340362354505_461885801166039564_n 11855662_526869314134943_7147057629056032503_n 11903934_531337297021478_9186672938052971414_n 11935032_534474303374444_3124305968096109352_n 12046616_542603089228232_1257193303273154137_n 12079502_547015245453683_1468887066297790422_n 12119038_547864235368784_4520865777686321444_n 12239516_558962567592284_3526350051060583811_n 13315252_645972468891293_2392941955724690014_n