c1de0a7wiaa4m5t

Ky është terroristi që vrau 39 persona në Turqi (Video)

E gjithë bota u tmerrua në orët e parë të vitit 2017, kur një person vrau, tashmë 39 persona, në një lokal nate në Stamboll.

Periskopi.com Lajme

Ai ishte i veshur si një Babadimër, e raportohet se së paku 14 nga viktimat janë shtetas jo të Turqisë.

Lokali nga më të mëdhenjtë, kishe rreth 700 persona brenda.

Kamerat jashtë tregojnë se si personi ka shtënë me armë jashtë lokalit, në një taksi  të verdhë, e dikur edhe në një polic që ishte i stacionuar jashtë lokalit.

Sulmi u kry në lokalin “Reina” ku përveç të vrarëve të plagosur mbetën rreth 70 persona të tjerë.

Në klubin ku po festonin njerëzit, sulmi është kryer me kallashnikov.

Raportet fillestare thanë se ishin dy persona të armatosur që sulmuan ndërtesën, por autoritet janë në kërkim të një personi.

Mediat turke raportojnë se vrasësi kishte bërtitur arabisht gjatë sulmit.
/ Periskopi

c1de0a7wiaa4m5t

 

 

 

 

 

presidenti-palestinez

Presidenti palestinez: Do tregojmë vrasësin e Arafatiti e të gjithë do tronditeni

Presidenti palestinez Mahmud Abbas paralajmëroi se së shpejti do të shpalosë detaje të vrasjes dhe vrasësit të liderit palestinez Yasser Arafat, i cili nën kushte të dyshimta ndërroi jetë para 12 vitesh.

Periskopi.com Lajme

Lëvizja palestineze Hamas sot në Ramallah organizoi shënimin e 12 vjetorit të vdekjes së Arafatit, ndërsa në fjalimin para të pranishmëve presidenti aktual Abbas theksoi se hetimi për vdekjen e dyshimtë të Arafatit edhe më tej zgjat, raporton AA

“Nëse më pyesni mua, unë shumë mirë e di kush është vrasësi i tij. Megjithatë dëshmia ime nuk mjafton për zbulimin e identitetit të vrasësit. Komisioni hetues doemos duhet të konfirmojë të gjitha detajet. Në afat sa më të shkurtër do të shpalosim se kush është vrarësi dhe autorët, ndërsa të gjithë do të jenë të tronditur nga rezultati i hetimit”, deklaroi Abbas.