Planifikohet blerja e votës për Demarkacion (Video)

Periskopi.com Lajme

Çështja e Demarkacionit me Malin e Zi mund të mos dërgohet në Kuvend këtë javë, për shkak të mungesës së votave nga ana e koalicionit PDK-LDK.

Kjo ka bërë  që kryeministri Isa Mustafa të aktivizohet që të bind deputetët të ndërrojnë mendje, përderisa shtyn procedimin  demarkacionit për në Kuvend.

Burime të Tribuna Channel brenda LDK-së, kanë pohuar se kryeministri do të insistojë që deputetët e “padëgjueshëm” t’i bind me ndonjë post eventual të ambasadorëve, siç ndodhi rasti me deputeten Alma Lamajn, e emëruar ambasadore në Francë, pasi këmbej votën për zgjedhjen e presidentit Hashim Thaçi.

Madje ky burim ka thënë se në listën e përfitimit të posteve të tilla janë tre deputetë të kësaj partie.

Televizioni ka tentuar të marrë një përgjigje nga zyra e kryeministrit, por këshilltari i tij, Faton Abdullahu nuk ka qenë i qasshëm për medie.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës, po tenton që këtë javë të dërgojë marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi për ratifikim, në Kuvend.

Deputeti i PDK-së  Bislim Zogaj ka thënë se kanë insistuar që marrëveshja të procedohet, megjithatë shpreh mendimin se në  këtë javë është e pamundur mbajtja e seancës, me këtë pikë të rendit të ditës.

Çka është mocioni i mosbesimit dhe çka nëse nuk ka vota të mjaftueshme

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se mocioni i mosbesimit ndaj kryeministrit pa pëlqimin e deputetëve, siç ka thënë ai, të pushtetit është i pamundur.

Periskopi.com Lajme

Ka numëruar arsyetim që gjenden në Neni 30 Mocioni i mosbesimit për Kryeministrin

  1. Me propozimin e një të tretës (1/3), përkatësisht të 40 deputetëve të Kuvendit, mund të merret mocioni i mosbesimit për Kryeministrin.
  2. Mocioni i mosbesimit, i nënshkruar nga së paku një e treta (1/3), përkatësisht nga 40 deputetë, pranohet kur për të voton shumica e të gjithë deputeteve të Kuvendit.
  3. Mocioni i mosbesimit vihet në rendin e ditës, jo me vonë se pesë (5) ditë dhe jo më herët se dy (2) ditë nga dita e parashtrimit të tij.
  4. Nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje.
  5. Nëse mocioni i mosbesimit dështon, një mocion tjetër i mosbesimit mund të parashtrohet vetëm pas nëntëdhjetë (90) ditëve të ardhshme.

Edhe njohësi i çështjeve të Kuvendit, Albert Krasniqi, ka thënë se opozita e ka të vështirë inicimin e mocionit ndaj Qeverisë.

Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, që monitoron punën e Kuvendit, në një intervistë për kp, ka thënë se opozita e ka të vështirë inicimin e kësaj nisme meqë duhen 40 nënshkrime të deputetëve, të cilat pa ndihmën e deputetëve të pozitës nuk mund t’i arrijnë.

“Konsideroj se do të jetë e vështirë vet inicimi i kësaj procedure, sepse kërkon një të tretën e votave të deputetëve, përkatësisht 40 nënshkrime të deputetëve dhe në rast se votojnë për këtë mocion të mosbesimit të kryeministrit duhen që të jenë së paku 61 vota për, çka nënkupton se duhet të dalin përtej votave të deputetëve opozitar, pra të ketë përkrahje edhe të partive që janë në pushtet. Në rast se i merr 61 e më shumë vota, atëherë qeveria konsiderohet e shkarkuar dhe vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme. Mirëpo në rast se nuk kalon ky mocion i mosbesimit atëherë për 90 ditë të tjera nuk ka të drejt të inicimit të një mocioni të ri të mosbesimit të Qeverisë”, tha Krasniqi.

Por, për zgjedhje të parakohshme janë shprehur edhe disa nga deputetët e pozitës e në veçanti ata nga Partia Demokratike e Kosovës. Shaip Muja, Shukri Buja dhe Nait Hasani tash e disa javë edhe publikisht kanë kërkuar që të prishet koalicioni LDK-PDK dhe vendi të shkojë në zgjedhje.

Dy partnerët e koalicionit, kur kishin nënshkruar marrëveshjen për bashkëqeverisje, në një prej pikave të marrëveshjes është edhe pika për mospërkrahjen e mocioneve që vijnë nga palët tjera.

Zyrtari i PDK-së thumbon LDK-në: Ne i kemi votat për Demarkacionin, po ju presim juve

Rexhep Hoti nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë në Zona e Debatit në Klan Kosova, se PDK-ja i ka votat për ta votuar Demarkacionin me Malin e Zi, por po e pret partnerin e koalicionit që edhe ata të grumbullojnë votat e nevojshme.

Periskopi.com Lajme

“Partia Demokratike i ka votat për Demarkacionin, ne jemi duke e pritur Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka deklaruar Hoti, njofton Klan Kosova.

“Jo vetëm që i kemi votat për Demarkacionin, por PDK është unike dhe ka mirëkuptim për Kryeministrin që ka problem me 30 për qind të deputetëve. Por ne në PDK-së kemi vendim unanim për ta votuar Demarkacionin, mund të mos jemi një votë ose dy, por jo më shumë kurrë”.

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, ka vazhduar më tej duke lavdëruar partinë e tij për organizimin dhe funksionimin.

“Sistemi i partisë Demokratik është sistem që është larg të tjerëve”, pohoi Hoti.

Urcan: Thirrjet për vëllazëri mes Turqisë e Kosovës, veç për vota

Thirrjet për vëllazëri dhe afrimi i Turqisë karshi Kosovës nuk ka ndonjë interes të veçantë.

Periskopi.com Lajme

E gjithë kjo bëhet për tërheqjen e votave, thotë gazetari Birol Urcan.

“Përshtypja ime është që interesi i Turqisë, interesi i AKP-së në këtë rast është më shumë për marrjen e votave me prejardhje drejtpërdrejt shqiptare se nuk munden me pas interes të veçantë, ndoshta në Shqipëri po”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.

Haziri këmbëngul se i kanë votat për Demarkacionin

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka theksuar se koalicioni qeverisës i ka votat për të kaluar Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Periskopi.com Lajme

Ai ka theksuar në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, se votat janë porse duhet, sipas tij, të mobilizohen që deputetët të votojnë pa qenë nën presion dhe pa shantazhe.

“Ky koalicion i ka pasur votat me e zgjedh Isa Mustafën kryeministër dhe Hashim Thaçin president. Në momentin kur votojnë 30 deputetë të LDK-së pro një çështje, cila është arsyeja që tre deputetë të votojnë kundër. Do të duhej që këta persona, në të ardhmen, të gjejnë forume politike, ku mendimi i tyre përputhet me vendimet e partisë”, ka shtuar Haziri.

Deputetët që votuan PËR dhe KUNDËR mbrojtjes së vlerave të UÇK (Dokument)

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me shumicë votash sot një rezolutë në mbështetje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila e obligon Kuvendin që brenda gjashtë muajsh të nxjerrë ligj për vlerat e luftës.

Periskopi.com Lajme

Vetëvendosje abstenoi, ndërsa partitë tjera e votuan pro.

Më poshtë është dokumenti kush votoi pro dhe kush abstenoi.

Y është pro

N është kundër

A është abstenim

  14826232_10211717434709318_2002536429_n

Deputeti i LDK-së thotë se koalicioni jo lehtë i siguron 80 vota

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sadri Ferati, ka thënë se koalicioni qeverisës është stabil për shumicën e çështjeve, por ai ka pranuar se koalicioni i madh nuk e ka të lehtë t’i sigurojë dy të tretat e votave që janë të nevojshme për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Periskopi.com Lajme

Ferati ka thënë për “Epoka e re” se për ratifikimin e demarkacionit do të ishte mirë të arrihej një konsensus nacional.

Ai ka shprehur drojën e tij se, pavarësisht asaj çfarë do të ndodhë në Kuvend me demarkacionin, Kosova do të jetë humbëse.

Ferati ka vlerësuar se në këtë rast palët nuk kanë ditur të bëjnë politikë.

Ai ka thënë se sfida kryesore të Qeverisë mbeten zbatimi i ligjit dhe luftimi i korrupsionit.

Haradinaj: Qeveria nuk i ka votat për Demarkacionin edhe pikë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk i ikin takimeve për demarkacionin me Malin e Zi, porse kryeministri Isa Mustafa duhet të reflektojë.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se deklarimi i Mustafës për ta riproceduar këtë version është fantazi e tij, pasi nuk ka vota për të.

Në një takim me qytetarët e Kosovës ai ka thënë se janë para dy sfidave të mëdha që mund të shkaktojnë çrregullime të përhershme: demarkacioni me Malin e Zi dhe marrëveshja për Asociacionin e komunave serbe.

Për Asociacionin ai tha se Qeveria ka dalë jashtë Kushtetutës.

“Me Asociacionin do të shkonim në një eksperiment ku do t’i krijonim dy Kosova. Është fat i madh që rezistenca, puna që ka bërë opozita, qytetarët, mediat, shoqëria civile dhe njerëzit e partive në pushtet, e kanë ndal dhe nuk ka nevojë të vazhdohet me të”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se jep përgjegjësi nëse dikush e gjen një hartë që thotë se kufiri me Malin e Zi ka qenë në Kuqishtë.

“E vetmja herë që dikush njoftoi se kufirin me Malin e Zi e kemi në Kuqishtë, është komisioni ynë shtetëror, me Murat Mehën. Të gjithë dokumentet vërtetojnë se kufiri është në Çakorrë dhe Kullë. Me këtë logjikë siç ka vepruar Komisioni, kur e ndajmë kufirin me Serbinë, kryetari i Zubim Potokut mund të thotë që nuk kemi kadastër për liqenin e Ujmanit. Imagjinoni në çfarë kurthi ka hyrë Kosova”, u shpreh kreu i AAK-së.

Ai shtoi se energjia e Qeverisë nga këto dy tema do të duhej të fokusohet për votimin për Ushtrinë, Trepçën, luftimin e korrupsionit, ligjshmërinë për veriun dhe dialogun me reciprocitet me Serbinë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve se me pengimin e demarkacionit është ndal liberalizimi i vizave, Haradinaj tha se janë dy çështje që ndikojnë në liberalizimin e vizave siç: disponimi tek qeveritë në BE dhe vlerësimi për shkallën e lartë të korrupsionit dhe krimit në Kosovë.

Ndërkaq, i pyetur se a do ta bënte një koalicion me PDK-në, ai tha se nëse shpallen shpejt zgjedhjet nuk e di si do të dalin rezultatet. Por, shtoi se zgjedhjet do të ndryshojnë shumë skenën politike dhe se qytetarët janë lodhur nga qeverisja shumëvjeçare e PDK-së.

Duke folur për LDK-në, Haradinaj u shpreh se rogovizmi është prishur nga një person – brenda një nate.