Vota Ime

Qeveria ka proceduar në Kuvend vetëm 28 projektligje

Qeveria e Kosovës për vitin 2016 kishte paraparë të sponzorizojë 87 ligje mirëpo deri në fund të muajit tetor ka sjellë në Kuvend vetëm 28 prej tyre, ose 32 % të projektligjeve të planifikuar për procedim në Kuvend.

Periskopi.com Lajme

Nga këto 28 projektligje, vetëm 15 prej tyre kanë arritur që të kalojnë në shqyrtim të dytë në Kuvend, prej nga kanë marrë miratimin përfundimtar, kështu thuhet në publikimin e Vota Ime.

Kurse 13 vazhdojnë të mbesin në procedurë, nëntë nga to janë në mes të shqyrtimit të parë dhe të dytë në komisionet përkatëse, kurse katër prej tyre do të procedohen për lexim të dytë në seancën e ardhshme, raporton Periskopi

Projekti Vota Ime që është i Institutit Demokratik të Kosovës KDI, përbëhet nga tre komponentë kryesore:

i) Monitorimi i rregullt i aktiviteteve të Kuvendit, që shërben si bazë për mbledhjen e të dhënave të shumëllojshme statistikore të cilat publikohen në platformë, me mundësi të shumta krahasimi në varësi prej fushave të interesit;

ii) Mbledhja dhe  përpunimi i të dhënave nga procesi i monitorimi analizohet me kujdes dhe publikohet në raporte të veçanta periodike. Publikimi i raporteve monitoruese analitike bëhet pas përfundimit të çdo sezoni të Kuvendit, të shoqëruar me tryeza të rrumbullakëta dhe konferenca avokuese për media;

iii) Pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje bëhet përmes parashtrimit të pyetjeve publike nga qytetarët për të zgjedhurit e tyre, dhe pranimit të përgjigjeve publike përmes platformës. Qytetarët mund të dërgojnë edhe komentet e tyre për projektligjet të cilat janë në diskutim publik. / Periskopi