VLora Çitaku

Të mërkurën në OKB raporti për Kosovën

Më 16 nëntor Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara diskuton raportin e rregullt për Kosovën.

Periskopi.com Lajme

Kjo është bërë e ditur në agjendën javore të Kombeve të Bashkuara në të cilën saktësohet se në Ditën Ndërkombëtare të Tolerancës, “Në orët e paradites do të flitet për Lindjen e mesme, dhe pas dite Këshilli do të mbajë takimin për Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë.”

Gjatë kësaj seance ambasadorët e Këshillit të Sigurimit në debatet e tyre do të  përqendrohen mbi  zhvillimet e fundit në Kosovës sidomos rreth  ngecjes së procesit të dialogut të Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë.

Aty do të flitet edhe për demarkacionin, krizën dhe paralizimin e institucioneve kosovare si dhe funksionalizimin e Gjykatës Speciale.

Zahir Tanin do të flas për zhvillimet kryesore si përfaqësues i sekretarit të përgjithshëm, dhe shef i UNMIKut, Serbia do të përfaqësohet nga niveli i lartë, ndërsa Kosovë nga ambasadorja Vlora Çitaku.

Raporti,  mbulon periudhën nga 16 korriku deri në 15 tetor 2016.

Për më shumë ndiqeni kronikën.