Putin: Rusia nuk ka asnjë lidhje me sulmin kibernetik

Periskopi.com Lajme

Rusia nuk ka asnjë lidhje me sulmin kibernetik të pazakontë, që goditi 150 vende që prej të premtes, theksoi sot presidenti rus, Vladimir Putin.

Hakerat rusë janë akuzuar herë pas here për sulme informatike të përmasave të mëdha, veçanërisht në SHBA.

“Rusia nuk ka asnjë lidhje me virusin informatik, sulm që infektoi dhjetëra mijëra kompjuterë nga Rusia në Spanjë dhe nga Meksika në Australi duke kaluar nga Kina”, konfirmoi presidenti rus në një konferencë shtypi në Pekin.

SHBA-të e kanë akuzuar disa herë Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale amerikane, duke konfirmuar veçanërisht se hakerët rusë kishin vjedhur e-mailet e kandidates demokrate, Hillary Clinton.

 

Reklamë
Reklamë

Zyrtare: Kjo është data kur do të takohen Putin dhe Trump

Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti amerikan Donald Trump, kanë planifkuar të takohen personalisht në samitin e G20 në korrik, shkrun RT, përcjell Periskopi.

Periskopi.com Lajme

Dimtry Peskov, zëdhënësi i Putinit tha se, nuk ka pasur asnjë marrëveshje të veçantë për këtë mbledhje e cila do ta mbahet më herët.

“Ne nuk kemi asnjë informacion specifik në lidhje me takimin e mundshëm ndërmjet Putinit dhe Trumpit, nuk është caktuar asnjë datë deri më tani. Meqenëse samiti i G20 supozohet se do të mbahet në korrik të këtij viti, presidentët do të takohen atje, por, siç e dini është folur për një takim të mëhershëm, nuk ka asgjë të veçantë deri tani në këtë drejtim”, tha Peskov për shtypin

Putin, javën e kalur kishte thënë se është e mundur që takimi me Trumpin, mund të jetë në Ljubljan, Slloveni, por ka deklaruar se zgjedhja e vendit nuk varet vetëm në Moskë, pasi edhe me heret ai u takua me ish-presidentit amerikan Barack Obama në kryeqytetin slloven.

Të dy presidentët në mënyrë të përsëritur janë shprehur se duan të ndreqin marrëdhëniet amerikano-ruse, sipas tyre të dëmtuara rëndë nga ish-presidenti Obama.

Për shumë njerëz në Moskë dhe Uashington po shihet si “një fillim i mbarë”, dhe një ndryshim i rëndësishëm i politikës amerikiane /Periskopi/

Reklamë
Reklamë

A është Vladimir Putin njeriu më i pasur në botë ? (Foto)

Thonë se paraja është e barabartë me pushtetin, dhe Vladimir Putin për momentin po gëzon diçka të tillë, shkruan BBC, transmeton Periskopi.

Periskopi.com Lajme

Por, sa para në të vërtetë ka ai ?

Edhe pse prej kohësh pasuria e tij është diçka që i intereson shumë njerëzve, natyrisht që këtë gjë ai nuk e tregon.

Pasuria e Putinit ish-agjentit të KGB, pothuajse është e pamundur për tu marrë vesh, kjo ngase është e shpërndarë në një faqe të fshehtë të kompanive, pasurive të patundshme dhe llogaritë e njerëzve të tjerë.

Lufta për të përcaktuar pasuritë e Putinit tregon për mënyrat e fshehta si ai e ushtron autoritetin e tij mbi Rusinë.

Putin Drinking Champagne

Një ish-këshilltar i Kremlinit i quajtur  Stanislav Belkovsky, pretendonte se Putini kishte një pasuri me vlerë prej 40 miliardë $, shifër kjo e cila do ta rendiste atë në top 10 e njerëzve më të pasur të botës në revistën Forbes.

Qeveria Amerikane gjithashtu e ka lidhur Putinin edhe me Gunvori-in, ” Ai mund të ketë qasje edhe në fondet Gunvor “.

Gunvor që në vitin 2012 kishte pasur 93 miliardë të ardhura vjetore, kishte thënë se Putini asnjëherë nuk kishte pasur pronësi në kompani.

Putin Holding Bar of Gold

Kritikë të tjerë thonë se pasuria e tij mund të arrij deri në 200 miliardë $.

Putin Recieves Baby Tiger for Birthday

 

Putin looking through binoculars

Ndër zotimet e tij është edhe një pallat në Detin e Zi që vlen 1 miliardë $.

Kjo ju kujton njerëzve pallatet e carëve rus të ndërtuara gjatë shekullit 18 raporton BBC.

Shtëpia përfshinë edhe një teatër privat, një vend-ulje për tre helikopterë,  dhe natyrisht strehim për rojet e sigurisë.

Putin's Black Sea Palace

Pallati është ndërtuar personalisht për Putinin, derisa një biznismen rus kishte ofruar prova për BBC se ky vend përdoret nga një grup i oligarkëve rus.

Skema e dyshuar sugjeron një sistem në të cilin  fuqia e Kremlinit i jep qasje Putinit jo vetë për pasurinë korporative të vendit të tij, por edhe për llogaritë e oligarkëve më të pasur rus.

Grand Kremlin Palace

Por nuk mbaron me kaq, sipas një dosje skandaloze të një ish-zëvendëskryeministri  në vitin 2012, thuhet se ai posedon  20 pallate, katër jahte, 58 aeroplanë, dhe një koleksion të orëve me vlerë £ 400,000.

Vladimir Putin's Yacht

Putin in Sunglasses

Putin working out in cashmere sweatpants

Putini nuk mohon një nivel të caktuar të zotërimeve të pavlefshme, thotë Steven Lee Mayers reporter i New York Times .

” Unë jam njeriu më i pasur jo vetëm në Evropë por në gjithë botën:  unë mbledh emocione”, ka thënë Putini

” Unë jam më i pasur dy herë sesa njerëzit e Rusisë mendojnë, unë udhëheq një komb të madh si Rusia, besoj se është pasuria ime më e madhe “. /Periskopi/

 

Reklamë
Reklamë

Putin braktis retorikën e luftës: Ne nuk kërkojmë armiq

Presidenti Vladimir Putin deklaron se Rusia nuk kërkon konflikte me askënd, nuk është dhe nuk ka qenë kurrë në kërkim të armiqve, ndryshe nga disa kolegë të huaj, një referencë e qartë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Periskopi.com Lajme

Gjatë fjalimit të tij para kombit, Putin shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me administratën Trump, me qëllim luftën kundër terorrizmit dhe çështje të tjera në interes global dhe rajonal

“Ne nuk kërkojmë konflikt me askënd”.

Ka qenë kjo fjala kyçe e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin në fjalimin vjetor para parlamentit dhe para kombit.

Vladimir Putin: “Ne nuk duam konfrontime me askënd, as ne, as partnerët tanë, e as komuniteti ndërkombëtar nuk ka nevojë për një gjë të tillë. Ndryshe nga disa kolegët tanë të huaj që e shohin Rusinë si një kundërshtar. Ne nuk jemi në kërkim dhe kurrë nuk kemi kërkuar armiq. Ne kemi nevojë për miq, por ne nuk do të lejojmë askënd të shkelë ose injorojnë interesat tona”

Ai tha se Rusia është e gatshme të punojë me administratën e re amerikane dhe të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara në luftën kundër terrorizmit.

Vladimir Putin: Bashkëpunimi mes Rusisë dhe SH.B.A. në zgjidhjen e çështjeve globale dhe rajonale është në interes të të gjithë botës. Ne kemi një përgjegjësi të përbashkët për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin ndërkombëtar. Ne duam të forcojmë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara për të luftuar vertëtë terrorzimin ndërkombëtar, dhe këtu nuk ka asnjë kërcënim. Është pikërisht ky qëllimi i ushtarakëve tanë qe janë duke luftuar terroristët në Siri.

Presidenti i Rusisë paralajmëroi se çdo përpjekje për të “thyer barazinë strategjike mund të jetë globalisht katastrofike – një referencë e qartë për bilancin bërthamore ruso-amerikan.

SHBA dhe BE kanë kritikuar fushatën e bombardimeve të rënda ruse në Siri, veçanërisht në Alepo. Ata akuzojnë Rusinë si mbështetëse të presidentit sirian Bashar al Assad, duke hedhur poshtë deklaratat e Moskës se po lufton shtetin islamik.

Reklamë
Reklamë